Bashkia mirënjohje për drejtuesit e Fondit Amerikan të Zhvillimit/ Veliaj: Kontribut transformues për ekonominë

6 Tetor 2015, 19:16Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës nderoi sot me titullin “Mirënjohja e qytetit” anëtarët e bordit të Fondacionit Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri. Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi se ky çmim është një kompliment për punën disa vjeçare të Fondacionit shqiptaro-amerikan.

 

Kontributi i Fondit Shqiptaro-Amerikan në Shqipëri ka qenë një kontribut revolucionar dhe transformues për mënyrën se si funksionon ekonomia shqiptare. Fondi ka qenë një bashkëudhëtar i Shqipërisë gjatë tranzicionit të saj të vështirë, por edhe një udhërrëfyes i transformimit të saj, duke kontribuar me dije e ekspertizë”, tha Veliaj.

Ai solli në vëmendje se në vitin 1998 nuk kishte kartë debiti dhe krediti dhe Banka Amerikane e Shqipërisë hodhi themelet e asaj që sot është industria bankare në Shqipëri.

Veliaj përmendi edhe dy nisma të reja të Fondit Amerikan të Zhvillimit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si hapja e zyrës së parë të grupit financiar “Crimson” në Tiranë dhe rigjenerimi urbanistik në Pazarin e Ri, për të sjellë më shumë punësim dhe të ardhura për zonën. “Fondi e nis për herë të parë me një bashkëpunim në Tiranë, i cili është provuar si i suksesshëm edhe në disa bashki të tjera, si Bashkia e Korçës, Krujës, Shkodrës dhe zona të tjera të zhvillimit të biznesit dhe turizmit, ku rigjenerimi urbanistik i një zone sjell më shumë punësim, më shumë të ardhura dhe rrit vlerën e pronës në ato zona”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se zona që është caktuar për të filluar këtë bashkëpunim në Tiranë është zona e Pazarit të Ri. “Nga nesër kemi 6 muaj kohë për ta shndërruar plotësisht një nga zonat më depresive të Tiranës, ku ka mungesë të theksuar higjiene, dhe treguar se si bashkëpunimi eficient midis Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan, me një pjesë të financimit nga qeveria shqiptare, mund ta transformojë një zonë në mënyrë të paimagjinueshme në 25 vitet e fundit”, tha Veliaj.

Në përfundim të fjalës së mbajtur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau medaljet e mirënjohjes dhe titujt e nderit të akorduar nga Këshilli Bashkiak për anëtarët e bordit të Fondit Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri.

2 komente në “Bashkia mirënjohje për drejtuesit e Fondit Amerikan të Zhvillimit/ Veliaj: Kontribut transformues për ekonominë”

  1. TRONCO says:

    keta te fondit shqiptar- amerikan jane ca kokrra hajdutash te pa-pame!
    kush i heton “investimet” e tyre!?pastrim parash me permas gjigande….e njohim mire kete fondacion.

  2. Toska says:

    Mos flisni kot. Fondi ka arritje te prekshme. Nje pjese e stafit jane shume kompetente dhe te dedikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje