Dëngje me plehra, baltë, kasolle prej kartoni, pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, pa banjo, fëmijë zbathur që jetojnë mes fekaleve, në kushte çnjerëzore, nën kërcënimin e sëmundjeve. Ky është realiteti ku prej 4 vitesh vitesh, çdo ditë, 48 familje të komunitetit Rom jetojnë pranë Parkut të Liqenit Tiranë. Fotot janë shokuese, po aq sa edhe gjendja shumë e vështirë ku jetojnë këta fëmijë të vegjël.
Bashkia e Tiranës është shprehur se nuk mundet që të tolerojë që anëtarët e cilitdo komunitet në kryeqytet të jetojnë në ambiente totalisht të pasigurta, që përbëjnë rrezik serioz për ta e veçanërisht për jetën e fëmijëve të tyre. «Strehimi i pasigurt dhe lehtësisht i prekshëm nga çfarëdolloj epidemie është diçka të cilën nuk mund ta tolerojmë dhe kjo është arsyeja kryesore se pse po ndërmarrim këtë nismë», tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një takim të zhvilluar dje me përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, Bashkia e Tiranës ka informuar se familjeve të këtij komuniteti do t’u ofrojë mundësi dhe mbështetjen me subvencione në formën e qerasë mujore, si dhe do të asistohen nga një staf i specializuar që do t’i udhëzojë përgjatë këtij procesi, në mënyrë që ata të kenë mundësi të jetojnë në kushte dinjitoze, si çdo qytetar tjetër në Tiranë. Nga ana tjetër, familjeve u është dhënë mundësia të zhvendosen për të jetuar në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, ku kanw njw strehw, ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.
Familjet të cilat janë të regjistruara në qytete të tjera dhe zotërojnë apartamente në to, mund të zgjedhin që të rikthehen në shtëpitë e tyre, ose të përfitojnë nga mundësitë e mësipërme të ofruara në Tiranë, nëse rikthimi është i pamundur për ta. Disa prej këtyre familjeve janë të regjistruara në këto qytete nga të cilat përfitojnë edhe ndihmë ekonomike mujore.
Nëpërmjet fondeve të Bashkisë dhe mbështetjes së organizatave partnere apo donatorëve, të gjitha familjeve do t’u ofrohen paketa ndihme, në mënyrë që të mbështeten gjatë kësaj periudhe tranzitore, për gjithsecilën mundësi që ata zgjedhin. Departamentet Sociale në Bashkitë e Tiranës, Beratit dhe Elbasanit do të asistojnë të gjitha procedurat, logjistikën dhe me financat e nevojshme përgjatë këtij procesi.
“Bashkia e Tiranës dhe stafi i saj vepron vetëm pasi ka studiuar çdo situatë specifike dhe ka marrë informacion të detajuar mbi secilin rast, e sidomos më shumë në ato raste që ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e qytetarëve, pa asnjë lloj diskriminimi,” tha kryetari Veliaj.
ncnncnc c’njerez paskan qene!
Kur nuk u bene njerez, keta te kesaj race ne kohen e E.Hoxhes, nuk kane per t’u bere kurre.
Shtepite qe kishin i shiten e dolen prap ne baraka ne mes te lumit…
Jam shume dakord qe jetojne ne kushte skandaloze dhe vendin e kane bere
per faqe te zeze, por nuk e di sepse mendoj qe aresyeja e largimit eshte
krejt tjeter.
Mos Eri ka ndermend te jape ndonje leje ndertimi aty?
Edhe në Itali kështu jetojnë këta, buzë lumenjve dhe me kasolle kartoni. Do të ishte mirë që mbledhja e plehrave në qytete t’u lihej këtyre, po duke i organizuar si firmë.
Le te punojne qe te jetojne me mire ! s’do punojme ne per ata se nuk ja kemi per borxh. Kane leke per raki, per varese floriri e per xhel flokesh, po nuk paskan per arsim e per kulture !
Po keta keshtu duan vete..
… dhe mqs ra fjala per punen, jo te gjithe romet jane dembele e parazite, megjithese per shumicen mund ta thuash me plot gojen statistikisht.
Ata qe punojne si gjithe dynjaja nuk ankohen as per diskriminim, as per terci-verci, po jetojne me dinjitet me djersen e ballit – njoh te tille personalisht.
Ata jane romet qe duhen promovuar si shembull per te tjeret, jo pjesa tjeter parazite !
Ne ate qytet ku jetoj une nese nuk jane rraca e ketye njerzeve te varfer me zemer te pastert grumbulli i plehrave shkon matan parashikimit, prandaj bashkia ti sistemoj si qytetar te republikes shqiperis.
Shume e vertet eshte. Duhet te gjithe te ndergjegjesohemi per punen e jashtezakonshme qe bejne romet per mbledhjet e mbeturinave. Ne mungese te plote te diferencimi te mbetjeve (qe me kulturen tone qytetare eshte mision i pamundur), po te mos pastroheshin kazanet e plehrave nga plastika edhe kanacet, landfield-i i tiranes do te mbushej per nje muaj, edhe ketij vendi do ti ndodhte nje katastofe ekologjike.