OSHEE “fali” 40 milionë USD kamatvonesa për 192 mijë debitorë. Priten të tjera lehtësi

7 Tetor 2015, 14:29Sociale TEMA

Me nisjen e operacionit mbarëkombëtar për rikthimin e ligjshmërisë të pagesat e faturave të dritave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i vetëdijshëm për numrin e madh të debitorëve që kishte trashëguar nga keqmenaxhimi i kompanisë në vite, hartoi disa skema lehtësuese për pagesën me këste.

Prej muajit dhjetor 2014, e deri në shtator 2015, OSHEE ka lidhur mbi 340 mijë aktëmarrëveshje me debitorët, ku mes tyre futen konsumatorët familjarë, ata me ndihmë ekonomike (27 mijë aktëmarrëveshje), bizneset, etj.

Për debitorët që pranonin të paguanin menjëherë të gjithë detyrimin, u ulej me 80% kamatëvonesa.

Burime zyrtare nga OSHEE, bëjnë të ditur për Tema Online, se nga zbritja e kamatës, për ata që paguan menjëherë borxhin, rreth 192 mijë debitorë përfituan rreth 40 milionë dollarë falje të kamatëvonesës!

Sakaq, kompania po shikon të tjera lehtësi për abonentët debitorë, në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithëve për të përmbushur detyrimin ligjor të pagesës së faturës.

8 komente në “OSHEE “fali” 40 milionë USD kamatvonesa për 192 mijë debitorë. Priten të tjera lehtësi”

  1. Luan says:

    Kjo eshte e vertete, por OSHEE duhet te komunikoje me abonentet e saj per shkak se ne asnje rast nuk jep faturat e prpambetura te vulosura me boje te njome per shkak se do ti shmanget mosmarrveshjeve gjyqesore.
    kemi disa muaj qe kerkojme faturat e prapambetura te faturuara aforfe por ne asnje menyre nuk na jepen. Asnje zyre apo zyrtare nuk e merr persiper te nxjerre keto fatura me vule te njome, kjo dhe per shkak se nga ana e gjyqesorit kerkohen te tilla.Kujt ti qahemi shtetit qe kerkon te mbush arken me prapambetjen e trashiguar apo qytetaret qe kerkojne drejtesi.Drejtesia qe kerkohet dhe trumbetohet me te madhe nga qeveria duhet te zbatoje dhe te drejten per informim.
    Ne se kerkojme te shkojme ne drejtimin e duhur zbatoni ligjin.

    1. Falmerajer says:

      Gjendja e nderë e trasheguar si pasoje e keqmenaxhimit beri te domosdoshem nisjen e aksionit nga ana e kesaj qeverie. Heret a vone kjo duhej te ishte bere, eshte merite e kesaj qeverie qe u be. Lehtesirat per debitoret jane nje lajm i mire.

      1. klajdi says:

        kjo eshte kluture e re, nuk ka me falje faturash ose amnisti sic bente sala, duke futur kompanine ne kolaps, por te pakten, u jepet mundesia gjithkujt te paguaje nje here detyrimet qe ka, dhe pastaj, te rregulltit u falen kamatvonesat

  2. trimi says:

    Duam apo sduam vjedhja e energjise eshte vjedhje si gjithe te tjerat. Masat lehtesuese për konsumatoret jane nje domosdoshmeri për tu futur njehere e mire ne kulturen e te qenit te rregullt me shtetin dhe taksat.

  3. koli says:

    Bravo. Keq mire dritat duhen paguar dhe mos kete amnisti te plote sepse gjithmone eshte ajo shpresa e faljes

  4. vesi says:

    Priten te tjera lehtseria.po ndryshon menyra e punes se qeverise dhe e perkushtimit te saj ndaj klientit dhe konsumatorve.

  5. nino says:

    Ska me amnisti te pergjuthshme sic bente sala,fillimisht paguaj detyrimet dhe merr lehtsimin e kamatvoneses.sShtetberje konform rregullave

  6. goni says:

    SHume mire po ben osshe qe po i mbledh leket por ado pergjigjet njeri per kete katastrofe.Sali qeni ne c do fushate thoshte do ju falim dritat keshtu qe ky aksion te kete taman sukses duhet te pergjigjet dordomuz Sala,vetem atehere ky aksion ka sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje