Rritet çmimi i ujit dhe lëngjeve

9 Tetor 2015, 11:32Sociale TEMA

Çmimet e lëngjeve dhe ujit mineral të paketuar kanë pësuar një rritje të pazakontë gjysmën e dytë këtij viti. Pas rënies sistematike dy vitet e fundi, çmimet e pijeve të buta dhe ujit janë shtrenjtuar.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve në fjalë u rritën me 2.7 % në shtator nga një rënie më shumë se 2 për qind vitin e kaluar.

Nga vëzhgimet e mëparshme të Monitor është vënë re rritje e çmimeve me më shumë se 10 lekë në paketimet e ujit dhe të lëngjeve në pikat e shitjes me pakicë.

Tregtarët kanë pohuar se çmimet janë rritur nga grosistët gjatë muajve të verës.

Ndodh që konsumi i këtyre artikujve të rritet në muajt e verës nga shtimi i kërkesës, po këtë vit tregtaret kanë pohuar se shtrenjtimi ka qenë më i lartë, ka përfshirë shumë artikuj dhe është shtrirë edhe përtej sezonit turistik.

Rritja e çmimeve ka nisur të gjallërohet në muajin shtator, pavarësisht se nuk po nxitet nga konsumi i cili vijon të jetë në anemik.

Tregjet kanë reaguar ndaj aksionit antiinfomalitet duke e faturuar formalizimin dhe gjobat në çmime.

Formalizmi ka diktuar çmime më të larta për disa njësi shërbimesh dhe mallrash që nuk kishin paguar detyrimet tatimore më parë.

4 komente në “Rritet çmimi i ujit dhe lëngjeve”

  1. Gjirokastriti says:

    Te pakten te kishim fituar ndeshjen. Keshtu do haronim cmimet dhe hallet per nja gjashte muaj.

  2. filani says:

    Ore gazetare psikopate, qe vendosni foton e ujit te rrjedhshem ne vend te atij ne shishe. Pse i fryni kot njerezve ne vesh, kur thuhet qarte qe eshte per artikuj te ambalazhuar? Idiota!

  3. shvejk says:

    Tamam Filani, mire qe nuk na kane vene foton e liqenit artificial aty.

  4. Eda says:

    Ju lutmi foton e Bovilles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje