Bashkia e Tiranës punë edhe në fundjave, pastron godinat e vjetra

12 Tetor 2015, 11:38Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës punë edhe në fundjave, pastron godinat e vjetra

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për pastrimin e godinave të vjetra nga mbeturinat që ndotnin lagjet e qytetit.

Një prej zonave ku është ndërhyrë sëfundmi është ajo e ish – Bllokut, në një godinë që prej vitesh nuk kishte shkelur njeri dhe që për banorët ishte kthyer në një shqetësim për shkak të mbetjeve që ndodheshin aty dhe pasojat që sillnin ato për komunitetin.

Jo vetëm banorët, por edhe kalimtarë të shumtë që kalonin në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit kanë ngritur shpesh zërin për situatën e krijuar aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit nr. 1 të qytetit kanë ndërhyrë në një prej godinave të kthyer në vendgrumbullimi mbeturinash. “Për punëtorët e qytetit java s’ka mbaruar ende. Në punë 24/7 për qytetin që boll fjeti 4 vjet e që veç me punë e kap kohën e humbur”, njoftoi Veliaj.

4 komente në “Bashkia e Tiranës punë edhe në fundjave, pastron godinat e vjetra”

  1. teuta says:

    Mir qe punojn por nuk do të thot qe ne çdo pun qe bëni te na e rikujtoni se ata para ti veç paskan fjet….

  2. po says:

    Po si s’ka turp ai Basha qe e kishte lene Tiranen si hale gomeresh? Si guxon te qendroje ende ne politike pas nje deshtimi total 4 vjecar si kryetar Bashkie? Imagjino te behet kryeminister ai nje dite?pupupu lemeri. Tirana ka mundesi dhe potencial te duket e mrekullueshme. Hiqni plehrat, gjelberoni ambientet, krijoni kende lojerash per femije me kangjella per mbrojtjen e tyre (se makinat i ke ne cdo cep), mos jepni me leje per pallate qe ia moren frymen ketij qyteti sa edhe drita e diellit mezi bie ne ca lagje, rregulloni ndricimin e rrugeve, vini sa me shume kosha plehrash me kapake neper lagje qe te evitohen ererat e keqija, mbledhja e qenve, maceve dhe minjve, aman asfaltojeni ate rrugen e qelbur qe te con tek Fresku drejt Dajtit se eshte mizerje. Kaq do populli dhe e ben te ndihet 100 here me mire.

  3. Nje qytetar i thjeshte says:

    Ashtu te behet, me krah te lehte ore djem, punoni se puna nuk i ka bere deme kujt ndonjehere, puna e pasuron njeriun dhe e afron ate me te perditshmen.

    Tirana si qytet eshte i vendosur ne nje pozite relativisht te mire, relievi perreth eshte i pershtatshem per zhvillim e pse jo mos te jete me pune dhe perpjekje qyteti me i nderuar dhe zhvilluar ne tere europen e lindjes dhe jugut.

    Ju pershendes zoti kryebashkiak.

  4. gjergji says:

    Ore ngelet ne Bllok. beni ne xhiro dhe nga pjeset e tjera te Tiranes se ngelet tu rregullu e zbukuru vetem zonen ku keni fituar shumicen socialiste. i keni lene ne harrese te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje