Amnesty International mbështet Avokatin e Popullit mbi gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për familjet rome tek liqeni

14 Tetor 2015, 10:34Sociale TEMA

Amnesty International mbështet Avokatin e Popullit lidhur me qëndrimin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për familjet rome dhe egjiptiane që jetojnë pranë Parkut të Liqenit në Tiranë. Në një qëndrim publik të bërë gjatë ditës së djeshme, Amnisty International thekson se këto familje kanë nevojë emergjente për strehim të përshtatshëm dhe jo zhvendosje me forcë.

Në rekomandimin e bërë nga Avokati i Popullit, drejtuar institucioneve përgjegjëse kërkohet pikërisht: gjetja e zgjidhjeve sa më të qëndrueshme, afatgjata dhe të pranueshme nga vetë këta banorë; plane konkrete nga ana e institucioneve, të cilat mund të verifikohen fizikisht; zhvendosje jo përmes ushtrimit të dhunës, por vetëm me pëlqimin e banorëve.

Respektimi i të drejtave dhe sistemimi sa më i shpejtë i këtyre familjeve, po monitorohet me shumë vëmendje nga Avokati i Popullit deri në gjetjen e një zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate për këta qytetarë.

Në deklaraten e bërë,  “Amnisty International  i kërkon Ministrit të Zhvillimit Urban dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të ndalojnë dëbimin me forcë të 44 familjeve rome dhe egjiptiane (200 individë) nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, dhe të garantojnë se në qoftë se një zhvendosje është e domosdoshme, të kryhet në mënyrë të ligjshme, dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

Organizata u kërkon autoriteteve t’u sigurojnë këtyre familjeve një zgjidhje të qëndrueshme  strehimi, siç është propozuar nga Avokati i Popullit. Nga kërkimet e Amnesty International rezulton se shumë prej tyre kanë qenë zhvendosur në mënyrë të përsëritur me forcë nga viti 2011 (shih më poshtë “Backround”) pa pasur kurrë mundësinë e një strehimi alternativ të përshtatshëm.

Kjo është e papranueshme dhe ekspozon familjet egjiptiane dhe rome ndaj shkeljeve të përsëritura dhe të shumta të drejtave të njeriut. Personat në rrezik dëbimi duhet të konsultohen plotësisht dhe njoftohen për arsyet e dëbimit të tyre. Për më tepër, atyre duhet tu sigurohet strehim i përshtatshëm alternativ. Si shtet palë në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe të drejtave kulturore, Shqipëria është e detyruar të respektojë, mbrojtur dhe përmbushur të drejtën për strehim të përshtatshëm”.

 

1 komente në “Amnesty International mbështet Avokatin e Popullit mbi gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për familjet rome tek liqeni”

  1. papuli says:

    Hallall avokatit te popullit per romet, por ka mundesi

    te merret dhe me ceshtje te tjera, se po na duket vetja me keq se romet

    me ligjet qe shteti po con ne parlament.

    Shkoni shikoni ato ligjet per kodin e punes se kane bere nje pacavure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje