Bashkia e Tiranës ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.
Gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2000.
“Më pas projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Më tej, ai sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.
“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike.
Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e fasadave pas katër vitesh mungesë dhe që nuk ishte ndërhyrë në asnjë godinë, të cilët kishin degraduar duke prishur estetikën e qytetit.
Fasdat lyen dhe prap godinat ngjajne te kalbura
Bravo ,SUKSESE te metejeshme!
Kanalizimet nuk i nderton njeri se jane nen toke, vetem ne rast permbytjesh bien ne sy.
mut me qep