Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot masterplanin për hyrjen e Liqenit Artificial të Tiranës. Në një event të zhvilluar në zonën e Parkut, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar dhe nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, bëri të ditur se projekti për masterplanin sëbashku me planin për hyrjen e Liqenit do të shtojnë 5.5 hektarë gjelbërim në parkun e Liqenit.
“Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa. Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë. Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se në zonat që janë liruar në Parkun e Liqenit do të nisin investimet si dhe do të ketë një përkujdesje nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, theksoi se hartimi i masterplanit të parë dhe konkursi i hyrjes së Parkut vendosin për herë të parë zonën e gjelbër dhe zonën e ndërtuar. “Përmes dy planeve sipërfaqja e gjelbër e Liqenit shtohet me rreth 50 hektarë. Është një përgjigje ndaj shqetësimit qytetar. Sipërfaqja e Gardës i rikthehet qytetarëve. Shërbimet publike kryesore do të integrohen më pranë dhe për të qenë më transparente. Bashkia e Tiranës është sot këtu për të treguar vullnetin e saj”, tha Peleshi.
Në foton e projektit më poshtë, vija ndarëse paraqet pjesën ku sot gjenden 14 ndërtesat e Gardës së Republikës, e cila shndërrohet plotësisht në pjesë të Parkut të Liqenit.
Hoopaa u pordh e dhe parku !
I japin 5.5 ha tani ne fillim dhe i marrin 25 ha para se te ikin
Komplimenta zoti Veliaj, nese arrin seriozisht te realizosh kete masterplan. Do te jete padyshim gjeja me e mire urbo-hapesinore qe i ka ndodhur Tiranes ne keto 24 vjet.
Ne se mundem tju them ne forme keshille, Peleshin mbaje larg ketyre propozimeve, qe kane fonde se eshte i zoti ti manipuloje. (Pazari i Korces-supermarketi i peleshit ne zemer te tij, e provon qe eshte skile “me lesh”)
Edhe nje pyetje Kryeministri e di kete qe po propozoni?