Veliaj i bashkohet marshimit qytetar kundër kancerit të gjirit‏

16 Tetor 2015, 17:44Sociale TEMA

Marshimit ndërgjegjësues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit iu bashkua sot edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë marshim simbolik, theksoi nevojën për sensibilizimin e të gjitha vajzave dhe nënave për kthimin në rutinë të kontrolleve mjekësore. “Ne besojmë se aseti numër një i qytetit nuk janë ndërtesat dhe rrugët, por njerëzit. Njerëzit e shëndetshëm dhe që jetojnë një jetë të shëndetshme janë në fakt “paja” që trashëgon qyteti ynë nga një brez në tjetrin. Si shumë gjëra që i bëjmë në mënyrë rutinore, ashtu duhet të jetë edhe kontrolli i shëndetit”, tha Veliaj.

Ai ka kërkuar që kontrollet mjekësore duhet të kthehen në një moto për të gjitha gratë dhe vajzat, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen rastet e kancerit të gjirit. “Kjo është mënyra më e mirë për të qenë të shëndetshëm, mjafton vetëm pak kohë dhe informacion për të parandaluar këtë sëmundje”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai vuri theksin se aktivitete të tilla, por edhe gjithë shoqëria, duhet të shfrytëzojë çdo mjet për të ndërgjegjësuar kryerjen e kontrollit e mamografisë, kryesisht në zonat periferike dhe ato rurale, ku dhe vështirësitë janë më të mëdha.

Veliaj u ka kërkoi institucioneve të shëndetësisë që të shfrytëzojnë ditën e dielë, 18 tetorin, ditën pa makina, për të vënë në dispozicion ambulanca në qendër të qytetit ku gratë mund të kryejnë mamografinë. “Qendra e Tiranës do të kthehet në pedonale, do të mbledhim shumë ndihma për gratë në nevojë dhe ndoshta do të ishte një moment ideal që në Ditën pa Makina edhe ambulancën apo shërbimet e tjera mobile, t’i kishim në qendër të Tiranës, ku çdo grua që do të shëtisë me fëmijët, të shpenzojë 5 minuta për të kryer mamografinë”, përfundoi Veliaj.

Në marshimin e zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërive civile.

3 komente në “Veliaj i bashkohet marshimit qytetar kundër kancerit të gjirit‏”

  1. Fotaqi says:

    Pavarsisht se politikanet e Allvanise jan te zhytur te gjith ne m^t, kjo eshte veper e mire, se publikimi i ketyre rasteve dhe mesazhi qe kalon ne populli sjell avantazhe te shoqeria

  2. Azio says:

    Te lumte Erjon!
    Keshtu ti jep shembullin e shkelqyer se si duhet te jene e te veprojne politikanet te cilet me duket se shume prej tyre kane zene myk e te tjeret merren me poshtersira ndaj detyra ve qe kane.
    Vecanerisht ata te PD kerkojne konflikte mundesisht lufte civile per te permbysur pushtetin e dala plebishiti popullor ne zgjedhjet e 2013 dhe te 2015.
    Prandaj te gjithe tu bejme thirrje: Ndiqni inisjativat e ndermara nga Erion Veliaj. BRAVO.

  3. Dn says:

    Sa pare kushton nje mamagrafi per nje qytetaret nga ‘rrethi’? Me rrugen,buken etj etj ? mamagrafia mobile existojne,pse is ministri i mireqenies nuk investoj per nje nga keto Makina?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje