Dhuna në shkolla ndaj nxënësve vazhdon të jetë prezente.
Kjo gjë shihet edhe në këtë video, e cila është bërë një vit më parë në Bushat të Shkodrës, por që është publikuar tani.
Mësuesja, identiteti i së cilës nuk dihet, rreh barbarisht nxënësin e saj.
Turp mesueses
Ketu kjo mesuse po e rraf per nje arsye se nuke kishte bere detyrat, po ne Elbasan qe femijet po shikonin porno ne klase…..cila eshte me e cuditeshme?
Nje femije mund te gaboje, mund te mos mesoje, te bej zhurme ne klase e keshtu me radhe po kjo eshte me te vertete diçka teper e rrende kur nje mesuese qe ne princip duhet te transmetoje edukaten civile ne shkolle te rahe nje nxeenes. Rahja apo dhuna ndaj nje minoreni denohet nga kodi penal shqiptar. Se pari kjo duhet te perjashtohet pasi nuk eshte e denje per te edukuar, dhe se dyti te ndiqet penalisht nga gjykata.
Me e cuditshme? Kjo kucedra!
Porno eshte shume gje e keqe sidomos per nen 18 vjecaret, por kjo e kesaj eshte DHUNE. PO DHUNON femijen e dikujt te cilin DUHEJ TE ISHTE DUKE E EDUKUAR.
E.U,eshte nxënësi i shkollës 9-vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat, i cili në këtë video rrihet nga mësuesja.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë dhe mësuesja është Nevila Duraj.
Normal esht ndonje nga ato qe postin e ka blere me 5 mije euro..gje qe ndodh rendom ne Shkoder
Nuk behet ky popull, sepse dhuna fillon qe ne bark te nenes. Si mund te vesh dore mbi nje femije???edhe kriminel te jete, nuk rrihet nje femije. Njerez pa moral!!
Keto jane thjeshte ledhatime.Publikuesi eshte mashtrues i rendonte.Ku eshte “barbaria?”.
S’ka prind qe te mos e kete bere kete”Barbari”.
Mesuese mos u shqeteso.Ata qe mund te flasin jane edukator te paafte.
druri ka dale nga xheneti sidomos per shqiptaret,te vegjel apo te medhenj.
E papranueshme!!!!!!!
Nese femija im eshte problematik ne shkolle ateher ky femije ka nje prind dhe eshte prindi ai qe duhet te kritikoj/edukoj/mesoj femijen dhe jo te masakrohet nga keta HARBUT mesues/e!
Totalisht e papranueshme!!!!!!!
Mesuesja ka nevoj te beje urgjentisht vizit tek nje psikolog te huaj (jo shqiptar)
Turp me te madh nuk ka!!!!!
Mësuesja ka vërtet shumë nëvojë të bëj një vizitë, por jo tek psikologu, madje as tek neurologu apo psikiatri, ajo ka nevojë në radhë të parë, për një vizitë serioze tek hetuesi, pastaj tek gjykatësi, pastaj tek burgu i grave në Tiranë, një vizitë pak më të gjatë, një deri në dy vjet.
Ndër të tjera, aty tek burgu i grave, siç lexuam tani së fundmi, i jepet mundësia që të bëjë edhe një kurs dhe të marrë një liçensë për babysitter, dmth dëshmi aftësimi për t’u kujdesur për fëmijët dhe që mund t’i vlejë në punën e saj, pasi të mbarojë vizitën paksa të zgjatur ne burg.
Nuk besoj se, kjo zysha jonë Nevila, do ta ketë problem për ta kaluar kursin, përderisa këtë liçensë e kishte marrë edhe njëra nga të burgosurat që kishte vetëm me arsim fillor, që ishte në burg sepse kishte vrarë burrin e saj të dhunshëm dhe që, para se të burgosej, ishte marrë vetëm me rritje dhish a dhënsh dhe me baçene saj, dhe që kishte lexuar aty këtu darkave, para seksit me burrin apo pas dajakut nga burri, vetëm një libër në jetën e saj. Vetëm një!
Tani, do të më lejoni që të bëj lidhjen me situatën politiko-shoqërore, duke marrë shkas nga fakti që zysh Nevilën e kemi nga Shkodra si dhe nga ngjashmëria apo tingëllima e njëjtë e zërave: Përfytyroni në vënd të zysh Nevilës, Jozefina Topallin si mësuese, tanimë pa kamerat e Parlamentit dhe pa ndihmën e shpejtë të bodigardëve të saj për t’i thirrur në detyrë sa herë e lëshonin nervat nga ata qelbësirat leckamanë të opozitës së asaj kohe.
Përveç shpullave në kokë të atij harrakatit zhurmëbërës apo që kishte guximin të vinte në shkollë pa detyra, do të kishim edhe tekstin shtesë, bashkë me pamjet reale që premton të na tregojë ky tekst: Hë mr’ ti k’lysh socialisti, a nuk e din ti se ji’tash pa t’kapi pr’zhelesh, e pa ta shkapis kok’n pr’muri e pa t’flaki p’rjashta n’fe tyt’et!
A ka ndonjë komentues me njohuri mjekësore të na tregojë se në ç’moshë fillojnë dhe mbarojnë menopauzat tek gratë intelektuale në shoqërinë tonë tranzicionale postkomuniste, në shoqërinë tonë të ylbertë që masturbohet në lluksin e çthurjen e saj, që pendohet ne varferinë, mjerimin, papunësinë dhe prostitucioni e saj, në shoqërinë tonë në pritje të Godosë, ops-ups.., të demokracisë deshta me thanë, që fillon me dhunën në Parlament, kalon poshtë Palmave Paqsore Truplëkundëse të Mesilës dhe mbaron tek e shkreta zysh Nevila jonë, në një shkollë diku në Shkodër, por që fare mirë mund të ishte edhe ndonjë shtëpi, e kudogjëndur në hapsirën e gjërë ballkanike ku gjallojnë shqiptarët.
Ndërkaq, mbetet pjesë e hapur e diskursit publik se në ç’masë dhe në çfarë shkalle horrori, këto menopauza të dhunshme te grave tona, që i rrinë Shqipërisë si yll në ballë-sic thotë kënga e njohur, janë të ndikuara apo janë pasoja, janë si të thuash pasqyrime frojdiane të andropauzave të superdhunëshme të figurave maskiliste të burrave shqiptarë në shtëpi apo në Parlament, te burrave shqiptarë në pushtet, në pushtet të çdo lloji dhe të çdo niveli.
Kjo ndërvarësi tipike shqiptare e dhunës maskuliste dhe pasojës së saj në formimin e femrës së dhunshme shqiptare, ka një pamje klasike dhe perfekte në tablonë sa epike dhe tragjike, aq edhe karikaturiale dhe komike që paraqet çifti Berisha-Topalli.
Videot e zysh Nevilave, janë vetëm detaje plotsuese të kësaj tablloje, që ka rastisur në këtë periudhë të historisë sonë të jenë me protagonistë nga e “djathta” politiko-shoqërore, siç ka qënë në të shkuarën me protagonistë nga e majta politiko-shoqërore, shkurt, siç do të jetë, mot e jetë, me protagonistë nga krahu në pushtet.
Ndërkaq,për të mos humbur fillin, ajo zysha duhet ndëshkuar dhe penalizuar, pa mëdyshje dhe pa zbutje, sigurisht edhe pa e tepruar, për një akt të neveritshëm dhe të tejkaluar në kohë për edukatorët, si një shprehje e pastër e impotencës profesionale dhe karakteriale e një edukatori.
Ne qofte se kjo ”mesuesja” do ta bente kete veprim ne CANADA do ta hante per gjithe jeten edhe burgun edhe turkun
Ju: united Kingdom,qenke i ri nga mosha,mesuesit ne kohen e kriminilet me te madh qe ka pare shqiperia,enver hozha,jo vetem qe i rrifnin nxensit por dhe i perdhunonin sexsualisht per nje note te kaloje klasen,kam shembuj
te shumte dhe deshmitare.Tani mos me kthe pergjigje qe ta paskan bere ty.
Shko mer tope. Ne kohen e dulles haje dacka, e vertete, po te perdhunonin seksualisht !? Kush e di se ku e paske bere shkollen ti me duket, ne ndonje sekt orthodhoks grek me shume gjasa
Kush ja u ka dhene diplomen ketyre injoranteve te pashpirt!!!!!Dora copa copa t’u befte o Zot!!!!!Presim ne te na edukojne femijet keto bushtrat!!!!!Keto te fute ne burg qeveria se u bene te gjitha idiotet e ketij vendi mesuese!!!!
Mos e kruaj sumen e zese ti gregu me garuzhde ne brez,se ta djegi fare.
I LUMTE DORA.
Mire ja ka bere qe e ka rrahur.Kot nuk te rreh njeri.Ja ka prur shpirtin ne maje te hundes, prandaj eshte sjell e rrept mesuesja.Na ka gjetur vetem nje gje,mesuesja, mesuesja,po nxenesi nuk paska faj fare.Nje pellembe eshte edukete.Ato qe po degjojme dhe po shohim sote neper shkolla jane te pa imagjinueshme.Nxenesi merret me drog,sillet keqe e mos me keq,shan e ofemndon mesuesen,bene seks ne menyre te hapur,vjene ne klase kur ti doje qejfi,pa le pastaj pa mesuar mesimet e pa bere detyrat.Atehere,edhe ne kete raste mesuesja e ka fajin.Eshte bere praktik e keqe sote,dhe thuhet gjithmon fajin na e paska mesuesja,merren masa drstike duke e larguar nga puna,per qejf te nxenesit te pa disiplinuar.Sote nxenesi urdheron mesuesin,dhe behet me i madhe ai.Kjo nuk eshte e drejte.Familjet,prinderit,shkolla,organizata te ndryshme duhet te merren serizishte me edukimin e nxenesit.
tek shkolla Emin Duraku ; zysha e fizikes nuk i rreh shyqyr zotit po i ofendon gjate gjithe kohes