Veliaj: Këtë vit, Nënë Terezën e kujtojmë me vepra, jo me fjalime

17 Tetor 2015, 12:59Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një status në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se këtë vit shenjtërimi i Nënë Terezës po bëhet me vepra dhe jo fjalime.

“Tirana nuk është qytet i madh se ka më shumë banorë, por se ka zemër shumë të madhe. Këtë vit, Ditën e Nënë Terezës, nuk po e kujtojmë me fjalime, por po grumbullojmë ndihma për institucionet sociale e ata me ndihmë ekonomike. Dhuro diçka ose kohë për një prej institucioneve tona. Të dielën‪#‎TiranaPaMakina‬! ”, -shkruan Veliaj në “Facebook”.

Sakaq, janë parashikuar një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen në kuadër të kësaj ditë nga bashkia dhe organizatat e ndryshme që operojnë në Shqipëri.

Aktivitetet më 18 tetor

1. Akademia e Dy Rrotakut
2. Kidical Mass – Gara e Vogëlushëve!
3. Një ditë me Kamping – Këndi i Kampistëve
4. Postierët e Vegjël – 3 biçikleta dhuratë
5. Këndi i Patinatorëve të vegjël! (Mësojmë patina)
6. Biçi Taxi Falas për të moshuarit
7. Historia e Federatës së Shqiptarë të Çiklizmit
8. MTB tour në Parkun e Liqenit
9. Muzeu i Biçikletave
10. Kinema Biçikletash
11. Bicycle Festival – Muzikë & Festë
12. Cicloficina (riparim biçikletash)
13. Akademia e Aktivizmit – Mësojmë të Protestojmë
14. Pedalo Tiranën pa Makina! (udhëtime me biçikleta me 3 rrota për fillestarët)
15. Këndi “Na Bashkoi Biçikleta”
16. Çajtore Çiklisti Dhuron
17. Lojërat Nostalgjike të rrugës
18. Paraglaiding – sërish me parashuta!
19. Piknik
20. Këndi qytetar – Monument
21. Kinemaja e vogëlushëve
22. Panairi i Luleve
23. Markata e Gjelbër
24. Panairi Bio i Komunave të Tiranës
25. Tirana Dhuron
26. Pitupi Dhuron – Ankand bamirësie për Eco Body
27. Art i Riciklimit
28. Provo biçikletën tënde
29. Ecovolis falas 12:00 – 18:00
30. Dhuro një Yll

1 komente në “Veliaj: Këtë vit, Nënë Terezën e kujtojmë me vepra, jo me fjalime”

  1. pirdh-pirdh says:

    Ti merru me Tiranen, se po na mbulon zhuli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje