Veliaj përuron çerdhen e rikonstruktuar në Kodër-Kamëz

19 Tetor 2015, 11:10Sociale TEMA

Nga sot, banorët e Kodër-Kamzës kanë një çerdhe të re për të vegjlit e tyre. Në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi pikërisht këtë zonë të qytetit për të përuruar ambientet e reja të çerdhes Nr. 59 “Kësulëkuqja” në Kodër-Kamëz, rikonstruksioni tërësor i së cilës u bë i mundur falë nismës “Adopto një çerdhe” e shpallur nga bashkia në fund të muajit gusht.

“Ashtu siç ka edhe emrin, më vjen mirë që historia e kësaj çerdheje të ndërtuar që në vitin 1955, përfundon si përralla e Kësulëkuqes: pas 4 viteve në ‘barkun e ujkut’, çerdhja vjen si histori suksesi për gjithë banorët e Kodër-Kamzës”, tha Veliaj. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka theksuar se nuk ka simbolikë më të mirë në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, se sa përurimi i kësaj çerdheje, e cila vjen si kontribut i solidaritetit të shoqërisë.

Ky është një investim rreth 28 milionë lekë, duke mundësuar një nga çerdhet më moderne sot në Tiranë. Më vjen mirë që nisma “Adopto një çerdhe” përkoi po ashtu, edhe me javën e solidaritetit, ku duam të përkujtojmë ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, jo me fjalime, por me vepra konkrete në komunitet. Të gjithë ata që kontribuuan duke mbështetur këtë nismë, tregojnë se ne jemi pasardhës të shenjtores, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, tha Veliaj, teksa falenderoi bizneset e zonës që kontribuuan në rikonstruksionin e çerdhes.

Ndërsa, e ka cilësuar nismën “Adapto një çerdhe” si të suksesshme, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se ajo do të vijojë edhe për rikonstruktimin e objekteve të tjera si kopshtet dhe shkollat. “Dua t’ju informoj se në këtë fazë thuajse kemi përfunduar me rikonstruksionin e 31 çerdheve të qytetit të Tiranës. Po fillojmë një operacion të ngjashëm me kopshtet e shkollat, për t’u siguruar që u japim prioritet fëmijëve, qytetarëve më të vegjël të Tiranës, dhe për të filluar një risi edhe në menaxhimin e qytetit, ku mendojmë për brezin tjetër dhe jo për zgjedhjet e reja”, përfundoi kryetari i Bashkisë.

1 komente në “Veliaj përuron çerdhen e rikonstruktuar në Kodër-Kamëz”

  1. ministri says:

    tamam me parate emamase adoptove nje cerdhe,tani nderro emrin adopto nje shurrtore sepse ne Tirane ske ku te besh shurren,vecse tek shtepia e Fullanit apo Kocos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje