Ngarkesa mikrobike e qumeshtit qe tregtohet sot ne rruget e kryeqytetit është qindra herë më e larte së sa norma e vendeve të BE-së. Qumështi që shitet në rrugë dhe nuk kalon procesin e pasterizimit është një rrezik serioz për shëndetin. Ky qumësht ka ndotje të lartë mikrobike qindra herë më të lartë se sa norma
Sot, në rrugët e kryeqytetit gjen të shitet lirshëm qumësht lope, të cilin tregtarët fshatarë e hedhin në bidona plastikë të përdorur.
Askush nuk i ndalon apo kontrollon qumeshtin që shesin këta tregtarë ambulantë. Askush nuk e di rrezikun që kanos cdo ditë banorët e kryeqytetit nga bidonat e qumështit që shesin fshtarët
Sot të gjithë jemi të prirur që të drejtohemi drejt prodhimeve apo produkteve bio, duke anashkaluar sigurinë ushqimore
Në kohën e temperaturave të larta, Fiks Fare ndërmori një vëzhgim në disa tregje të kryeqytetit ku tregëtohej qumësht lope, pa sigurinë minimale të pajisjeve ftohësve e ngrirësve, pa kushte higjeno- sanitare
Fiks Fare madje bleu disa bidona me qumësht në pesë tregje të ndryshëm ambulantë dhe iu drejtua ISUV-it ( Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë), ku u bënë analizat për këto 5 kampione të qumështit të papërpunuar, paketuar në shishe plastike të përdorura.
Analizat treguan se ngarkesa mikrobike në këto kampione ishte shume e lartë.
Nga 5 mostrat e analizura vetëm njëra doli me ngarkesë mikrobike brenda normave, të tjerat ishin me shifra shume herë larg normës.
Mes bidonave që Fiks Fare analizoi në ISUV, u gjetën mostra që kishin ngarkesë mikrobike shumë të lartë. Një prej tyre ngarkesën mikrobike e kishte 45 milion ngarkesë mikrobike për mililitër
Ngarkesa mikrobike e mostrave të tjera varionte 8.5 milion, mostra 1.6 milion, 210 mije dhe 65 mijë ngarkesë mikrobike/ml. Ndërkohë që norma e ngarkesës mikrobike në vendet e BE-së në lidhje me qumështin e papërpunuar është 100 mijë për mililitër .
Altin Telo, mjek veteriner shprehet se këto vlera të ngarkesës mikrobike në qumësht nuk janë normale
Ai tregon se të gjitha produketet me origjinë shtazore duhet të tregëtohen në kushte frigoriferike.
“Qumështi del nga organizmi i kafshës në temperaturën 37 gradë që është temperatura ideale për shumimin e bakterieve. Nuk ka rëndësi në është verë apo dimër se këto baktere shtohen në mënyrë progresive, pas kalimit të dy orëve”, shton mjeku veteriner
Ndërsa mjekja infeksioniste Entela Kolovani tregon se tendenca e njerëzve për të konsumuar ushqime bio dhe për ta marrë të papërpunuar qumështin dhe produktet të tjera, nuk është ajo e duhura. Në këtë mënyrë mund të marrim shumë sëmundje që nga sarmonela, bruceloca, tuberkulozi…
“Asnjë nuk mund të thotë se me anë të zierjes ose vlimit janë zhdukur të gjitha mikrobet dhe është po njësoj sikur të kemi marrë qumështin e kontaminuar dhe nga nënproduktet nëse ai nuk është i pastër” shpjegon ajo.
Ndaj qumeshti zihet dhe mikrobet ngordhin
qumesht me mikrobe,dmth ,qumesht per qelbesira, ca doni me ?
IK more korcari i leshte mos na bej propagande o qelbesire.
oh se harova, fajin e ka sala
Ku eshte Autoriteti Kombetar i Ushqimit qe drejtohet nga Ministria e Bujqesise ? per cfare paguhen 500 veta atje apo per te futur ndonje lek ne xhep ?
Cfare ben Panariti qe rrin gjithe diten ne televizor kot, ne vend qe te vere ne pune strukturat shtetror dhe te kerkoje llogari, pasi kemi te bejme me shendetin e njerzeve. Minister qe ben bla.. bla.. bla gjith e diten dhe nuk ben asnje pune,vetem me Panaritin ben vaki. Fajin e ka ai qe e len Minister !
LSI-ja … pra….
Eeeh… Panariti i shkrete ! Ku ka kohe i gjori te merret me keto pune. Nga 7 dite te javes kater dite rrin jashte shtetit neper seminare e konferenca dhe tre dite te tjera ne televizor. Me thoni tani ku ka kohe te interesohet per sigurine ushqimore ?
“This is a miracle of freedom” – thote ne kesi rastesh makabre ‘i madhi’ SRB!
Qumeshtit i behet halli.E ziejme mire dhe mikrobet zhduken.Por ketu tek ne qarkullojne politikane te ndotur , qe as me zjerje dhe as me djegie nuk i zhduk dot.Pse nuk merr Fiksi disa kampione nga keta dhe te na tregoje c’fare mikrobe vdekjeprurese kane…
Reklam me te mire se kjo nuk ka ku e gjen Lufra.
Kam disa pyetje 1. Me cfare qumeshti jemi rritur? Patjeter me kete lloj qumeshti.
2. A vaksinohen ato bageti? Patjeter qe vaksinohen.
3. A keni i keni pare keta shitesa (fshataret) ta marrin qumeshtin mbrapa dhe ta sjellin perseri te nesermen? JO
Personalisht, kam hequr dore nga qumeshti dhe kosi i amballazhuar dhe jam me shendet shume te mire.
E sfidoj Fiks Fare qe te beje analizat e qumeshtit Lufra, Erzeni etj te nxjerre permbajtjen e vlerave ushqyese, sasine reale te qumeshtit dhe origjinen gjithashtu permbajtjen e mikrobeve pastaj ti krahasoj me ato te ambulanteve. Ne fund eshte konsumatori qe vendos.
E asnje tax mbi mikrobate nuk i ka shkue nder mend qeverise me vu?
Mishi ne duqanet e Tiranes(dhe jo vetem) tregtohet me duar te palara, mishi i pules ngjitur ne te njejtin mjedis me mishit tjeter…nuk ka gje me te piset:me salmonele,E-coli,stafilokok etj.Higjena=0.Prandaj le ta kontrollojme ne konsumatoret dhe si:te mos blejme mish per nje jave…te hame si vegjetarianet…Por kam besim se te pakten E.Veliraj do te kujtohet nje dite…
njerezimi i ka shpallur lufte bakterieve dhe mikrobeve, me nje fjale , eshte duke luftuar per vete zhdukjen ekzistences se njerezimit, o njerez trupi i njeriut eshte bere per te luftuar dhe shkateruar baktieret, por ne mungese te tyre, ai qe quhet imunitet fillon dhe lufton vete organizmin e njeriut deri sa e shkateron ate, pra me nje fjale bakteriet jane vete jeta ne kete planet, pa ato kurresesi nuk mund te kishte jete ne kete planet. nje shembull po ju jap, shikoni ata qe ne i quanim me pare arrixhinjte ose romet, njerez qe nuk kane shkuar asnjehere tek doktori ose ne spital, sepse trupi i tyre ka fituar imunitet ndaj bakterieve dhe mikrobeve dhe i lufton vete ato. prandaj te gjitha keto produkte larese qe perdoren tani , ne nje menyre apo tjeter , po vrasin dhe zhdukin jeten ne toke. asgje tjeter.
haa!
po ne ate foto na po shofim se shiten “GERMAN PRODUCTS. Best Quality”!!!
dhe ai shqiptari,”i dyti pas gjermanit”,me pantolla doku qe po blen qumsht “gjerman”!! ke dyqoni i “gjermon catunarit”!!!
haaaa!!
ja dhe rreclama e tv Clanit!: “Blini qumsht best kualitet ke markaty i gjermon katunarit. osht qumsht gjermon,se ka kush n Tiron!Kampjon mbi kampjon!Ju siguro sala dhe tv Clon”!!!
kurse revista “thumbi n byth” boton :
po harbojn shqiptaret
tuj pi qumesht t zi
osht vec per te paret
mejd in xhermeni!
osht kjumesht xherman
rreklamon katnary
neper bot ka nam
cmimi osht per s mari
po festojne krimbat
dhe bretkoca shume
nen shkumen e qumshtit
party si per t shtun!
hidhen alaupce
edhe ca hardhuca
me alkol s jan de
por me qumsht ke rruga
Ky eshte problemi nr 1 qe duhet te filloje te shqetesoje nje qeveri. Ne vitin 2015 jemi me mbrapa se ne 1960. Hane te gjithe ushqim te qelbur, mish me buceloze, mjalte me sheqer, qumesht pluhur, zarzavate te importuara dhe Genetikisht te Modifikuara, djathera qe i prodhojne neper kantina fshati te baltosura me ere qelbesire dhe kope mizash permbi, shellira me shurre lope, duar te qelbura, qime mbi ushqime, shkopinj ne recel – Kjo eshte situata.
pse nuk thu shqip se “shqiptart po han mut si komb,kolektivisht,te organizu,ne mnyr permanente…”
hani mut o shqipetare
se ju bo shum mir
boll mo keni honger kare
tash boni pushim!