100-vjeçarja e braktisur, 2 muaj në errësirë dhe pa bukën e gojës!

21 Tetor 2015, 16:06Sociale TEMA

Barbulle Pepa është plot 100 vjeç.

Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme ekonomike në një dhomë, e cila vetëm emrin ka të tillë pasi nuk ka asnjë kusht që aty të mund të jetojnë njerëz.

Banesa e cila më shumë i përafrohet një stalle bagëtish, ndodhet në Fang të Mirditës shumë pranë Rrugës së Kombit.

Të vetmit që i bëjnë shoqëri të moshuarës janë macja dhe dy bagëti të imta, pasi vajza e vetme që ajo ka është e martuar dhe jeton në Tiranë.

Shteti është kujtuar për këtë grua vetëm për t’i ndërprerë energjinë elektrike, e cila mungon në këtë banesë prej mëse dy muajsh, raporton Report TV.

Nënë Barbulla tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilët i duhet që të sigurojë bukën e gojës. Ajo rrëfen që prej tre muajsh nuk ka pasur mundësi që të paguaj energjinë elektrike.

Mes lotësh në sy e moshuara tregon se në shumë raste i ka munguar edhe buka e gojës për ditë të tëra, ndërsa të vetmit që janë kujdesur për ta kanë qenë fqinjët. Ajo apelon për ndihmë, pasi në këto kushte e ka të pamundur që të jetojë.

Ky është realiteti i hidhur i kësaj të moshuare e cila sot po vuan për bukën e gojës… Apeli i saj për ndihmë i drejtohet çdo kujt.

14 komente në “100-vjeçarja e braktisur, 2 muaj në errësirë dhe pa bukën e gojës!”

  1. erjoni says:

    Po vajza ku eshte? Ne Tirane jeton, nuk eshte ne fund te botes. Le te kujdeset ajo per te jemen.

    1. ben says:

      Fajin e ka shteti shqiptar qe vetem shtet nuk eshte .

  2. Angela says:

    ne radhe te pare turpi eshte per vajzen e saj qe nuk kujdeset per nenen e vet se ne cdo vend te botes e kane te detyrur ne qofte se plaku nuk ka te ardhura te paguajn femijet per te atehere eshte turp per ata punonjes te shtetit qe i kane nderprere dritat e me vjen shum keq se jan braktisur shume te moshuar ne shqiperi shpresoj qe me kete ngjarje shteti te perkushtoj me vemendje per te moshuarit

    1. e verteta e hidhur says:

      Ne vendet perendimore pleq te mbetur vetem ndihmohen nga shteti materialisht dhe nga organizata te ndryshme sociale e humanitare ,duke bere qe ata mos te ndjehen kurre te vetmuar dhe braktisur.

  3. Miri says:

    Rilindja kombetare…. Kush do e sjelle Rilindjen mor aman Edi Rama me Ilir Meten me suportin e Gramoz Rucit? Koto jane plehra te gjithe. Jam kurioz si do benin po ti kishin prinderit e tyre ne kushtet e kesaj places se shkrete? Shpreso kur ti vije rradha ta kalojne vete pleqerine keto monstra si kjo plaka.

  4. Paqesori says:

    Kush ka vajza , boten ka ! tralala tralala ….

  5. ik o xhaxhi says:

    jo jo per te emen kujdeset vajza, por kujdeset edhe shteti si shprehje e shoqerise (shtetit plotesisht kapitalist demokratik e social). ne te gjitha vendet e evropes njerezve qe jane ne nevoje u ofrohet ndihme e asistence nga shteti. plasini syte si marrin te varferit asistence ne gjermani e suedi. plasini syte se si po dynden turmat e shqiptareve drejt ketyre vendeve sociale. shqiptaret paguajne taksa ne menyre qe shteti te realizoje edhe qellime sociale, kur keta moterqire qe na kane qeverrisur e qeverisin per nje pucer qe u del ne bythe shkojne e kurohen me paret e shtetit (qofte edhe ato gjoja private te cilat ja kane vjedhur shqiptareve, se me rrogat prej plitikani shqiptar, ne klinikat e evropes max qasesh deri te sporteli i pritjes se klienteve), ndersa kesaj zonje qe eshte plake me pafytyresine me te madhe moterqiri piktor, ne kuadrin e aksionit me goditje te perqendruar, pa dalluar mes hajduteve dhe te varferve, ne shkelje te cdo principi njerezor, i pret dritat, cfare duhet te mendojme ne te tjeret. ne se ndihmon e bija e ka per detyre te pergjigjet shteti dhe jam i sigurt qe pjesa me e madhe e shqiptareve do te ishin me te kenaqur qe paret e taksave te shkonin edhe per te ndihmuar rimekembjen e nje pjese te shoqerise qe eshte ne nevoje, se sa te behen rrush e kumbulla nga palaco-politikanet. po mire more ju qifsha ato motrat ku ti keni, po vitet qe kjo zonje dhe te tjeret kane punuar ne ndermarrjet e shtetit shqiptar po djersa e ketyre qe tani per njemije arsye nje pjese e mire e te cilave nuk jane faji i tyre, pacin qene ato edhe te shtetit komunist shkon e humbur keshtu? ju qofshi dhe te gjitheve je qe beni kapadaiun neper keto komente u uroj te keni fatin e kesaj fatkeqeje ne menyre qe ta shikoni vete c’do te thote. dhe mos u beni karderra me vuajtjen e te tjereve se tregoni vetem burracakerine dhe asgje tjeter. mire eshte qe ne te mos i braktisim njerezit tane.

    1. arjani says:

      O njeri i mire,,,
      nuk kam fjale te flas ,,, si esht e mundur qe ne shqipekaret te jemi kaq
      Bastarde,,nuk kam fjale te pershkruaj sinqerisht !!!
      Hi raft kanceri komplett politikaneve te gjithe pa perjashtim qe nga 91 e mbrapa,,
      mjere ky popull qe rri fle gjume,,,populli me bageti i Kontinentit!!!!
      Dilni ne demostrata dilni bertisni neper rruge per futbollin o mjerane te dhjere,,,por MOS dilni ne rruge per kta ndyresire qe po ju shqyejn cdo dite die reine si bagetia ne gjume,,,,
      ptuuuuu rrace leshi me demek ‘arjane’,,,,,

  6. A says:

    O Zot i madh, sa keq… Sikur ta ndihmonin

  7. @@# says:

    po ca vajza thoni me ,,vajza 80vjec se aq i bi ta kete ,,me ca ta ndihmoje apo duhet te kete pensionin me re madh mqs jeton ne tirane?

    1. Nuk ka ndonje komshi te shkruaje nr.e telefonit. ..ta ndihmojme…se eshte nene…Sa e lumtur isha deri para 32muajsh e kisha nenen time ketu…me eshte boshatisur shtepia…zere se e kam nenen time kete

  8. Pelasgian says:

    mire qe se ndihmojne po i paskan pre edhe dritat —-pupuuuuuuuu ….si ja u ka bo zemra apo skan zemer , kan kazem ne vend te saj !!!!

  9. megi says:

    Po nuk e deshi vajza nenen e saj do ta doje shteti? Eh moj nenen ti u befsh edhe 200 edhe zoti qoft me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje