Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton dhënien e ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar

21 Tetor 2015, 19:20Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku edhe u miratuan dy vendime shumë të rëndësishme, dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe pagesa për Personat me Aftësi të Kufizuar.

 

Këshilli miratoi vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 deri 31 tetor 2015. Një vendim ky që vjen më herët në këshill për të bërë të mundur që të gjitha familjet dhe personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ta marrin në kohë atë dhe pa asnjë vonesë.

 

Në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për ndarjen e pagesës për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Invalidët e Punës për periudhën 1 deri në 31 tetor. Një tjetër vendim ky që i vjen në ndihmë një kategorie të tërë sociale që përfiton mbështetje financiare nga institucionet shtetërore.

Ky vendim do të sjellë përfitime për personat me aftësi të kufizuar, kujdestarët e një personi me aftësi të kufizuar, personat e verbër, kujdestarët e një personi të verbër, paraplegjikët – tetraplegjikët, kujdestarët e një paraplegjiku – tretraplegjiku dhe të gjithë invalidët e punës.

Sipas këtij vendimi që prek 24 njësitë administrative të qytetit të Tiranës, përfitojnë 22.282 Persona me Aftësi të Kufizuar.

Këshilli diskutoi gjithashtu, mbi kërkesën e këshilltarëve të opozitës për dhënien e informacionit me debat me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për disa çështje jashtë rendit të ditës. Kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, pranoi në këtë kërkesë duke lajmëruar se seanca do të zhvillohet në mbledhjen e ardhshme.

2 komente në “Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton dhënien e ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar”

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    O gazetar, po shuma se sa eshte ndihma ekonomike ku eshte, po var leshte shumes, rendesi ka qe u aprovua.

  2. Aimir says:

    MIREDITA
    KISHA NJE PYETJE
    KAM NJE MOTER TE SEMURE ME AFTESI TE KUFIZUAR MENDORE
    KA MBI TETE VJETE
    QE.NJESIA BASHKIAKE NR 10
    I KA HEQUR PAGESEN PREJ 2000 LEKESH
    KU ME ANE LIGJITIMOHET I TAKON POR NUK E MER
    A MUNDET TE GJE TE JEPNI NDONJI SQARIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje