Sondazhi: 60% e të rinjve në Shqipëri duan të ikin një orë e më parë

22 Tetor 2015, 19:06Sociale TEMA

Studimi i fondacionit gjerman Friedrich Ebert: Në raport me studimin e 2011-s është shtuar papunësia tek të rinjtë, çka ka sjellë dhe rritjen e përqindjes së atyre që duan të ikin jashtë vendit….

Një studim i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, Rinia Shiptare 2015 “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah faktin shqetësues që 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si factor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011.

Një tjetër rezultat shqetësues është rritja e papunësisë tek të rinjtë. Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 përqind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 përqind që raportonin se ishin të punësuar në 2011.

Studimi i Friedrich Ebert është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe.

Të dhënat e mbledhura nga përgjigjet e 1200 të rinjve janë të grupuara sipas kapitujve të ndryshëm tematikë të pyetsorit. Në secilin kapitull janë vënë dhe kutiza ilustruese me të dhëna cilësore nga përgjigjet e marra prej fokus grupeve përkatëse. Ky studim është i ndarë në 7 kapituj kryesorë: -Besimi dhe përkatësia; -Familja dhe shoqëria; -Arsimi dhe punësimi; -Shqetësimet dhe aspiratat; -Koha e lirë dhe mënyra e jetesës; -Qeverisja dhe demokracia;-Integrimi europian dhe të rinjtë.

Të gjithë duan të ikin

Nga të dhënat e këtij anketimi rezulton se dëshira dhe synimi për t’u larguar nga Shqipëria vazhdon të jetë ende e fortë mes të rinjve madje me një prirje që vjen duke u rritur në krahasim me vitet e mëparshme. Nga të dhënat e vitit 2014 janë 59.8% e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë,përkundër 53% në vitin 2011. Djemtë vazhdojnë të kenë një përqindje më të lartë me 63.5% përkundër vajzave me 55.2%. Dëshira për tu larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve pavarsisht grupmoshave apo shtresave socilae që i përkasin. Kështu psh 51.7% e të rinjve që vijnë nga familjet e pasura pohojnë se duan të largohen nga vendi cka dëshmon se të rinjtë ndjejnë mungesën e shumë kushteve që garantojnë zhvillimin e tyre arsimor, ekonomik e profesional apo kulturor

Në lidhje me rrethanat dhe faktorët që i shtyjnë drejt emigrimit, të rinjtë vazhdojnë të theksojnë përmirësimin e standartit të jetësës dhe të kushteve ekonomike. Rreth 49.2 përqind e atyre që janë intervistuar në nivel kombëtar shprehen se dëshirojnë të emigrojnë për të përmirësuar jetën ekonomike dhe standardin e jetesës, ndërsa vetëm 14.9% synojnë të largohen nga vendi për arsye që lidhen me arsimin. Megjithëse të rinjtë e moshës 16-17 vjeç kanë qëllim të emigrojnëpër një arsimim më të mirë, ata e shohin këtë edhe si një mundësi punësimi në vendet ku do të kryejnë studimet.Për sa i përket arsyeve për emigrim vihet re një dallim mes të rinjve të gjinive të ndryshme. Në këtë kuadër femrat e reja, rreth 22% dëshirojnë të emigrojnë më shumë për shkak të arsimimit me përkundrejt meshkujve me 8.4%.

Vetëm 22% e të rinjve të punësuar, nga 35% në 2011

Nga të dhënat vërejmë se interesi për mbarëvajtjen e cilësinë e arsimit mbetet shqetësimi kryesor i të rinjve shqiptarë. Megjithëse është shtuar niveli i informimit mbi rëndësinë e dobinë e arsimit profesional për punësim, të rinjtë vazhdojnë të tërhiqen nga ideja e studimeve universitare pavarsisht perspektivës së punësimit.

Ndërkohë që cilësia e mësimdhënies në shkolla e universitete vazhdon të shoqërohet nga perceptimet e pandryshuara të të rinjve për praninë e elementeve të korrupsionit, blerjes së notës dhe provimeve duke cënuar reputacionin e tyre. Kjo pasqyrohet në parapëlqimet e tyre për të ndjekur studimet e larta në shkolla jashtë vendit.

Ndërkohë roli i faktorëve ekonomikë përcakton një seri të sjelljeve e qëndrimeve të të rinjve karshi perspektivave të tyre për arsim dhe ndikon tek lidhja me punësimin.

Në këtë drejtim Punësimi është kryefjala e shqetësimeve të të rinjve sidomos për ata që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. Nga të dhënat e studimit rezulton se praktika e të pasurit një stazhi paraprak pune, apo sic njihet ndryshe internshipi, nuk është e përhapur tek të rinjtë, pasi vetëm 17 përqind e tyre pohojnë se janë angazhuar në një aktivitet të tillë.

Pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se do tju duhet të presin për të gjetur një vend pune pas mbarimit të studimeve, ndërkohë që x përqind janë pesimistë përsa i përket punësimit të tyre. Aktualisht në Shqipëri punon një ndër pesë të rinj, një fakt që tregon një rënie të punësimit të rinjve përkundër rezultateve të vitit 2011 kur shifra ishte 35 përqind.

Vetëm 30 përqind e atyre që janë të punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Administrata publike vazhdon të jetë mjaft tërheqëse për të rinjtë pasi gjysma e tyre pohojnë se do të zgjidhte pikërisht të punësohej në sektorin publik.

Në krahasim me të dhënat e vitit 2011 ka një rritje të lehtë nga 25 në 33 përqind të të rinjve që duan të punësohen në sektorin privat. Ndërkohë të rinjtë mendojnë se rolin më të rëndësishëm në gjetjen e një vendi punë e luajnë njohjet e miqësitë ndryshme që mund ti favorizojnë. Sipas tyre arsimi dhe përgatitja profesionale luajnë rol dytësor dhe kanë të njëjtën vlerë si njohjet politike. Përsa i përket zgjedhjes së një profesioni të caktuar faktori që ka më shumë rëndësi për të rinjtë janë të ardhurat e më pas qëndrueshmëria e vendit të punës.

Gjetjet për arsimin

Të rinjtë shqiptarë ende e shohin arsimin e lartë si një mundësi për të rritur aftësitë e tyre megjithëse nivelin e lartë të papunësisë mes të rinjve të diplomuar

Gjetjet për shqetësimet dhe aspiratat

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 59.8 përqind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit.

4 komente në “Sondazhi: 60% e të rinjve në Shqipëri duan të ikin një orë e më parë”

  1. valbona says:

    te rinjte shqptar si pret askush ne evrope nqs duan te shkojne ne gjermani per pak buk me sallam tjeter gje,por zgjidhja eshte te cohen nga kanapete dhe te qerojne nje here e mire kete qeveri mishngrenese

    1. Pelasgian says:

      SAKTE!!!!

      Nuk e di a kan ne mendje te bejne “hamallin” neper europe apo te ndryshojne vendin e tyre dhe te ardhmen .

      Iku koha e emigrimeve masive , nuk shikon me Polake , Cek , Slloven , Kroat qe te marrin rruget e europes .

      Sot ose emigro si “specialist ne dicka” ose bo hamallin ose ki BOLE per me ndryshu vendin !

      Kaq e veshtire eshte , sot ke web-in , dicka te mrekullushme , me ane te tij mund te ndryshosh shume gjera , mund te bashkosh shume njerez dhe ide te ndryshme !

      Boll ma me Piktora e Doktorra , bij te kuqalshve , nuk e gjen nje person ne kurvament qe mos te ket lidhje me ish pushtetaret ! Te gjithe jan i njejti soj , HAJDUTE ME NAME QE SHTETIN E SHIKOJNE VETEM SI NJI PLACKE TE TYRE DHE SHQIPTARET DHE GJAKU I TYRE ESHTE PLACKA ME E KERKUME!

  2. Agency says:

    Kjo nuk eshte e vertete!
    Jane shpifje vetem te nostalgjikeve te Enverit qe duan te njollosin DEMOKRACINE KAPITALISTE ne Shqiperi!!
    Pse duhet te ikin shqiptaret ???
    Cfare mendimi kane DHJET-oristet???
    A jane te sigurte studentet e dhjetorit,ish bijte e komunisteve,se ne vend te DEMOKRACISE KAPITALISTE pa dashur na prune…DIKTSATUREN FASHISTE???
    Meqenese Shqiperia sot ndodhet ne kushtet e MESJETES,pse duhej nderruar SOCIALIZMI???
    A dine gje keta DHJETORISTET ne se kane realizuar qofte edhe nje nga PREMTIMET E TYRE TE BUJSHME ne 90-ten???
    Shkoni e mbushini mendjen te rinjve qe te mos ARRATISEN nga ky vend i LUMTUR,ku 50% e vendit eshte e…NGUJUAR NGA GJAKMARRJA!!!
    Prandaj TMERROHEN KETA ZAGARET nga fotoja e ENVER HOXHES se edhe i vdekur u shtie DRIDHMAT!!!

  3. stela says:

    Uuuaa, po memedheu i Friedrich Ebert, e shpalli Shqiperine “vend te sigurt”?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje