Drejtoria Arsimore e Elbasanit ka reaguar pas lajmit se drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” dhunon mësueset.
Me anë të një deklarate, ajo hedh poshtë pretendimet e mësuesve.
Sipas saj, mësueset nuk janë dhunuar nga drejtoresha, por janë zënë me njëra-tjetrën
“Nisur nga lajmi i publikuar në media mbi rastin e konfliktit midis mësuesve të shkollës “Jeronim de Rada” në Elbasan, ju informojmë se:
Pas bërjes me dije për këtë ngjarje, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është dërguar një grup inspektimi që së bashku me ekipin e monitorimit të DAR Elbasan, kanë kryer verifikimet pranë shkollës “Jeronim De Rada”, Elbasan.
Pas verifikimit të ngjarjes nëpërmjet këtij grupi, është konstatuar se mësueset janë konflikuar me njëra-tjetrën dhe jo me drejtoreshën e shkollës.
Nisur nga këto konstatime, më datë 05.10.2015 Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan, ka marrë masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për drejtuesen e shkollës znj. Matilda Kala, me Vendim nr.14, datë 05.10.2015, me motivacion “për mosrealizim të detyrave funksionale si drejtore e kësaj shkolle, duke çuar në mosmenaxhimin e situatave konfliktuale të krijuara ndërmjet mësuesve në këtë shkollë”.
Gjithashtu, iu la rekomandim për të marrë masë disiplinore për mësueset e përfshira në konflikt, konform ligjit në fuqi.
Edhe pas marrjes së masës së më sipërme, por edhe pse DAR Elbasan ka kryer disa seanca ballafaqimi e këshillimi me qellim shuarjen e konflikteve, ka rezultuar se situata e krijuar në shkollën “Jeronim de Rada”, nuk është stabilizuar. Për këtë, DAR Elbasan ka filluar procedurat për largim nga puna për drejtuesen e shkollës znj. Matilda Kala me datë 20.10.2015 me njoftimin për zgjidhje të njëanshme të kontratës.
Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan, nuk mund të tolerojë që ngjarje të tilla konfliktuale dhe aspak etike e profesionale të kenë vend në shkollat tona”, thuhet në reagimin e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit.
Mire ato jane zene me njera-tjetren, po ky D(K)AR-i nuk ka sqaruar ne ket’ deklarate, nese drejtoresha e emeruar eshte ish-gardiane……
Pikerisht… U pergjigjen vetem per ate qe duan. Gazetare beni hetimin tamam dhe mos lini te japin informacione vetem per sa duan keta
Po per puinesimin e nje gardiane burgu ne postin e Drejtores se shkolles kush eshte pergjegjese? Sepse peshku qelbet nga koka. Shkelja e pare eshte bere nga drejtoresha e arsimit qe e ka emeruar ne ate post gardianen.
Pse nuk prononcohet drejtoresha per dhunen qe Matilda ka kryer ndaj mesueses pensioniste? Ky per Matilden eshte bere edhe kallezim ne prokurori por prokuroret nuk kane bere asgje pasi ajo i “ka miq”sic eshte shprehur ajo???
Perse dhuna verbale duhet te ndeshkohet njelloj me dhunen fizike? Perse masa e marre eshte e njejte per te dyja mesuesen – ajo qe dhunohet merr te njejten mase me ate qe dhunon?
A mund ti pergjigjet Jonida Cungu ketyre pyetjeve?
Nese jeni gazetare duhet te reagoni ndaj ketyre pyetjeve dhe te ndeshkoni te gjithe. Mesuesja qe ka gjuajtur me kepuce eshte shoqja e ngushte e drejtoreshes Matilda Kala ndaj edhe e ka hedhur kepucen per qejf se i kishte shpatullat e ngrohta. Une them tia heqim pallton asaj Harbutes qe ”ëdukon” femijet tane.
… dhe nese s’ka pasur dhune fizike sic thote Jonida Cungu, a mund te na pergjigjet per dhunen verbale dhe harbute te Matilda Kala ne ambientet e shkolles? Perse duhej te pritej kaq gjate qe te merreshin masat? Mesuesit kane pasur frike te prononcohen per shkak te humbjes se punes. Do shohim tani se cdo te ndodhi me mesuesit qe paten kurajen te flasin dhe u doli emri neper gazeta pasi ne institucionet qe ngriten zerin nuk u mor asnje mase…. SA TURP! Intelektuale qe bien ne nivel gardianesh dhe qe vec planit te punes dhe mbarevajtjes se oreve te mesimit te manaxhojne stresin dha ngacmimin e nervave nga drejtuesja Matilda Kala!
Ca eshte kjo, jo hoxhe po prift… A nuk eshte njelloj sikur te kene rrahur drejtoreshen, sic jane rrahur mesueset.
Mesues permbahuni, tregoni etike dhe seriozitet ne pune.Cfare shembulli i jepni nxenesve? Sa per Drejtoreshen e DAR-s mos ja fusni kot, po folni hakun,ajo ka punuar shume dhe e ka rimekembur arsimin ne Elbasan. Po se zihen mesueset si kalamajt ajo s’ka faj, se nuk do ti ver nga nje roje per te ruajtur mesuesit neper shkolla. Mos flisni secili si mbas qejfit.
Nuk mund te hidhet balte mbi punen e palodhur te DAR-s per nje zenke mes mesuesish ne shkolle. Duhet te sjarohet ceshtja, mos dilni menjeher ne konkluzione.
Te gjithe e dine ne Elbasan se konflikti ka ndodhur mes mesuesve,mos perfitojn kot nga situata per te sulmuar drejtuesit e DAR-s.