Hakerat i vjedhin 215 mijë euro kompanisë së ilaçeve në Tiranë

10 Nëntor 2015, 17:11Kronika TEMA

Një kompani farmaceutike në kryeqytet ka rënë pre e mashtrimeve kompjuterike nga hakerat bullgar të cilët kanë arritur t’i vjedhin 215 mijë euro.

Kallëzimi për këtë rast është bërë një ditë më parë në Policinë e Tiranës e cila tashmë ka nisur hetimet duke i kërkuar ndihmë dhe interpolit.

Burime për “Shqiptarja.com” bënë me dije se kompania e cila ka rënë pre e mashtrimit është D.Ph me seli në Tiranë dhe kallëzimi për këtë rast është bërë nga financierja e kësaj kompanie në polici.

Por si u arrit të vidhen 215 mijë euro?

Ka qenë një e-mail i mbërritur në zyrën e fiancës që njoftonte financieren L.T për një pagesë që kompania shqiptare duhet të bënte në një llogari bankare në Sofje të Bullgarisë.

Kjo pagesë është kryer me anë të transaksionit online nga llogaritë bankare të kompanisë në drejtim të një banke në Bullgari.

Pa kaluar shumë kohë nga bërja e pagesës është kuptuar dhe vjedhja pasi firmës shqiptare nuk i rezultonte një borxh i tillë apo porosi e bërë nga ndonjë grosist në Bullgari. Ky kallëzim i është referuar dhe sektorit të krimeve kompjuterike në Prokurorinë e Tiranës të cilët tashmë kanë nisur letërporosi drejt bullgarisë për të identifikuar personat që kanë tërhequr shumë prej 215 mijë euro.

17 komente në “Hakerat i vjedhin 215 mijë euro kompanisë së ilaçeve në Tiranë”

  1. Po keta kontrollin nese kishin apo jo ndonje pagese per ne Bullgari nuk e benin dot para se ti dergonin leket?!?!?!

    1. i says:

      Ska hakera ketu. Ka vetem financiere kaq.

    2. Euro Maloku says:

      Si financjerja edhe gazetari jane “kristaline”…

  2. Gjirokastriti says:

    Futjani kot pa porosi dhe pa borxh kalojne 250 mije €!!!!!
    Shikoni financieren me shoke shume

  3. valbona says:

    mir ja bene kur flene ne bythe ka njerez qe kane syte e skifterit dhe slene gje me rrene ne toke

  4. eklipso says:

    Hahahahaha
    Klasike!

  5. Lymi says:

    Cfare lesh hakerash. Nuk vjedhin keshtu hakerat. Ata nuk kane nevoje ti thone financieres. Pikerisht ketu qendron roli i hakerit. E ben ai ate qe do te bente financierja.
    Keshtu qe na del se hakeri eshte vete financierja me dashnorin e saj.

  6. Geri says:

    Shume e thjeshte ty te vine tatimet.Te kerkojne arken…Ti nuk i ke se ke dhene rushfet dhe nuk e justifikon dot.
    Te sjellin nje email nga bullgaria…Ti bashke me drejtorin e bankes beni nje kalim fiktiv
    Edhe Briselda te rruan topet pastaj

  7. Claus says:

    Po kjo nuk eshte vjedhje. Dhe ata qe kane derguar ate e-mail nuk kane qene hakera. Eshte bere nje xhirim me ndergjegje te plote kundrejt nje E-Mail-i me se normal ku thuhet, se me keni borxh aq dhe kaq.
    Teper normale per keto kohe. Sa e-mail-e te tilla qarkullojne sot ne bote nuk do te thote se te gjitheve duhet tu xhirosh aq para sa kerkojne.Ku ka qene ketu kontrolli?
    Asgje nuk ka per polici. Eshte xhirim on-line nga vete punonjesit e firmes dhe ketu mbaron muhabeti.
    Nese kane patur aq mend ka qene puna e tyre.

  8. Koli says:

    Shifni ndoj skeme tjeter mashtrimi me medikamente si puna e insulines apo ketosterilit.

  9. Bra,ho,ho says:

    Keshtu esht kur ben farmacistin me fillore.Ka rrezik qe edhe deftesat e fillores ti ket ble me lek,ose ja kan sjell nga Bullgaria.
    Per kete ka paguar 215 mije euro,jane deftesat per vitet e fillores.

  10. figaro says:

    Cfare budallenj ka ky vend .Keri veprime nuk i bejne as femijet .

  11. Hajduti says:

    I kane vjedhur vete thuaj, po lere Bullgarine.

  12. .... says:

    Ky eshte lajm …hec perqark e pirdh ne mes…,ceshte mo kjo pasi u paguan 215 mije euro u pa qe skishim borxh,talleni me lexuesit??

  13. Perllat kasapi says:

    po ç’hakera more ? op po ju jeni bere eksperte te gjithe ! Edhe un qe kam punuar me hanxhar tere jeten e kuptoj se budalleku eshte bere nga “financier leshi” i farmacise, ose po bejen ndonje puç per ti shpetuar taksave te shtetit se kaq budellenj ska mundesi qe te jene

  14. roni says:

    Kjo nuk quhet hackers job ,,ore bucko,, dhe si gazetar qe je ,,,duhet te jesh nje kaqol,,,i papare,,,kjo (nesse eshte vertete sic paraqitet ketu) mund te quhet nje fun game per ata qe dergojne emails te kapim cfare te kapim,,,,dhe nje super mega koke leshi te departamentit te finances apo vete financierit te kesaj kompanie,,,jo informacion ne bullgari te coni por ku te doni te coni,,, ato pare kane merdhiv….bucko,, hajde me kaq dhe kujdes heren tjeter,, se me keto financiere qe kemi ska nevoje per hakera,..se edhe little kids mund tju a ngulin mire ,,,,hehehheee

  15. Dori says:

    Ca gazetar “rikard”, ca kompanie farmaceutike “inteligjente” qe dun me mcef veprimet pa fature. Hakerat thone… Hahahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje