Rama kërkon përforcimin e masave të sigurisë

14 Nëntor 2015, 15:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar këtë të shtunë zyrtarisht me ministrat e kabinetit duke u kërkuar që të gjitha institucionet të marrin masa të menjëhershme për të përforcuar nivelin e sigurisë.

Rama ka kërkuar masa shtesë sigurie  në objektet e rëndësisë së veçantë, pikat kufitare, vijën kufitare, repartet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet e grumbullimit të njerëzve, centralet e energjisë elektrike, stacionet e furnizimit me ujë, qendrat e ndërlidhjes telefonike dhe të internetit, stacionet televizive etj, raporton TCH.

Gjithashtu, kryeministri ka kërkuar të bëhet kujdes që masat e ndërmarra të mos shqetësojnë ritmin e rrjedhës normale të jetës ekonomike e shoqërore në vend.

Ndërkohë, zv.kryeministri është ngarkuar për koordinimin mes institucioneve si dhe për ndjekjen e zbatimit të masave për përforcimin e sigurisë.

10 komente në “Rama kërkon përforcimin e masave të sigurisë”

  1. ARGITA says:

    PO PER AMBASADAT TONA QE JANE KU THERET QAMETI ASNJE PIKE SIGURIE MERNI MASA URGJENTE TE PAKTEN VINI DYER TE BLINDUARA DHE XHAMA ANTIPLUMB AMBADADAT JANE COPE COPE PA PIKEN E SIGURISE ,PARIS LONDER ROME JANE KU THERET QAMETI

  2. ZahoKoka says:

    Shoku Rama tha: ” Zotrinj Ministra te punojme dhe te luftojme si ne rrethim!”hahahahahahahahahaha

  3. Angry Birds says:

    …doli edhe gogoli i sigurise, i mjaftueshem per te bere diversion ndaj problemeve te dites per 3 4 muajt e ardhshem, interesant nga ana tjeter te kuptosh se si franca qe kish rene me pare pre e terrorizmit, nuk kish perfituar nga “shtimi i masave te sigurise” apo FRANCE hesapi vari bidonin

  4. petrit zela says:

    Te gjitha qeverit e botes I kan degjuar kembanat e alarmit Boteror..
    Pra vendet e botes duhej me cdo kusht,ta pastronin vetveten me fshesen e hekurt te ligjit,duke bere arrestime massive ndaj kundershtareve te brendshem,me natyra terroristi,neqoftese duam te pengojm dyndiet e terrorizmit nderkombetar,te te gjitha ngjyrave…Ky
    eshte mendimi im personal,neqoftese duam nje siguri- te qendrueshme…

  5. tfgs1 says:

    gjatosh,nderto edhe nje big jami ne mes te tiranes qe sunitet gjaxore te thurin plane kunder njerzimit…………….
    merre gogolet baba mondi e muftiun e tirones e shko ne paris te demostrosh ”paqen” qe sjellin keta leshqene islamike……….

  6. ari says:

    Mbani nen “kujdes” ata qe kane “vizituar” lindjen e mesme !!

  7. Analisti says:

    Nje veprim i pritshem dhe i llogjikshem, duhet te merren masa per perballimin e cdo situate.Mendoj se per te perballuar rreziqet duhet te terhiqet mendimet e shume specialisteve me pervoje qe jane lene menjane Shqiperia ka pervoje ne lufte kunder terroristeve dhe krimit. Duke shfrytezuar te gjitha mundesit mendoj se do tja dalim, jemi nje vend i vogel dhe lehtesisht i kontrollueshem , me djem e vajza te zgjuar e profesioniste

    1. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      kur nuk ja doli franca qe harxhon miliarda per inteligjence dhe teknologji do ja dalesh ti me ate sistemin tend digital te pjerdhur dhe me vishon. mos ja dhente penalltia thuaj se bole ka sa te duash, le qe ne po vrasim njeri tjetrin perdite nga 4 e nga 5.

  8. Kolonja says:

    Zaho Koka do te jesh ndonje tru shkulur duke u nisur nga komenti qe ke bere. Ai qe thoshte te punojme si ne rrethim nuk I hynte as miza nga jashte .Ne raste se nuk e di pyet ata qe edine. Po deshe edhe mua po me mire pyet ata qe ke afer sigurisht ne moshe me te madhe …….

  9. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    do lej jaguaret do blej mercedesa te blindum mesa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje