Bashkë drejt BE-së

18 Nëntor 2015, 16:54Rajoni TEMA

“Bashkëpunimi rajonal është elementi kyç në çimentimin e pajtimit, marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, dhe stabilitetit e prosperitetit në Europën Juglindore”, tha sot sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal z. Goran Svilanovic.

Duke folur në konferencën rajonale dy ditore për anëtarësimin në BE, z. Svilanovic komentoi strategjinë e fundit të zgjerimit të BE-së dhe progres raportin e vendeve kandidate. Ai tha se duhet të vijojë progresi me reformat në secilin vend pa harruar bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Svilanovic, mirëpriti mbështetjen e Komisionit Europian për Procesin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, (KBR) si dhe Procesin e Berlinit ku KBR është ftuar për të kontribuar dhe koordinaur aktivitetet në dy prej fushave me rëndësi të madhe për rajonin: – rritja ekonomike dhe lëvizshnmëria. Fokusi kryesor i KBR mbeten, konkurrenca, ndërlidhja, qeverisja e mirë dhe mobiliteti.

 Sekretari Përgjithshëm i KBR foli edhe për punën e këshillit në fushën e sigurisë, veçanërisht në zhvillimin e një platforme rajonale kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që prodhon terrorizëm dhe luftëtarë terroristë në Europën Juglindore.

 Konferenca: “Bashkëpunimi rajonal në Europën Juglindore: punojmë së bashku drejt BE-së”, mblodhi 200 ekspertë nga organizatat ndërkombëtare, rajonale si dhe përfaqësues nga akademitë, shoqëria civile dhe ngo-të e rajonit, BE si dhe përfaqësues nga qeveritë e Austrisë, Gjermanisë dhe Komisionit Europian.

Qëllimi konferencës ishte krijimi mundësive për dialog të mëtejshëm dhe ndërlidhje të partnerëve dhe vendeve të rajonit.

2 komente në “Bashkë drejt BE-së”

  1. lali says:

    Bla bla bla hipokritesh e injorantesh ballkanike

  2. Martini says:

    Ky burri eshte kokrra e te paaftit qe te can dhe trapin me leksione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje