Paloka: Rama t’i përgjigjet deklaratave të ambasadorit Donald Lu

19 Nëntor 2015, 11:21Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka kërkoi në Parlament që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për deklaratat e drejt për drejta të ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Para se të diskutojmë sa herë në ditë do të rruhen policët, do të doja që këtu të vinte kryeministri i vendit dhe t’i përgjigjej fillimisht deklaratave të rënda të ambasadorit të SHBA, deklarata që janë bërë publike dhe tani i dinë të gjithë shqiptarët, deklarata për deputetë të inkriminuar, ministra dhe gjyqtarë të korruptuar, deklarata që së fundmi përmendnin me emër kriminelë që janë lënë të lirë, nuk janë vënë para drejtësisë dhe këtë rast akuzat kanë qënë mëse të drejt për drejta, për ministrin Tahiri dhe këtë qeveri.

Kushdo e di që Shullazi nuk vajti fare para drejtësisë, Frroku u la i lirë të arratisej jo prej drejtësisë, por prej forcave të rendit, prandaj do të doja që këtu të vijnë e të përgjigjen për këto akuza”, tha Paloka.

Paloka u shpreh se për këto raste ka të dënuar, dhe jo siç tha ambasadori. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së janë dënuar tha ai, se kanë thënë të njëjtat gjëra që tha edhe ambasadori.

Njëkohësisht doja të bëja një korrigjim te deklarata e ambasadorit. Nuk është e vërtetë që askush nuk është dënuar për Shullazin dhe Frrokuin pasi është dënuar Sekretari i Përgjithshëm i PD, dhe kreu i grupit të PD, janë dënuar se fakti që kriminelë të tillë lirohen nga policë pasi janë miq të ministrit të Brendshëm. Këto denoncime të njëjta me ambasadorin amerikan, ne të dy  jemi dënuar. Nuk e di se çdo të bëjë Rama a do ta hedhë dhe ambasadorin në gjyq për të nëjtat akuza. Nuk mund të diskutojmë ne sot se si duhet ta mbajën kapelen policët, ndërkohë që ministrin e akuzojnë jo vetëm opozita, jo vetëm mediat, po dhe ndërkombëtarët për lidhje direkte me krimin”, tha Paloka.

Më pas ai kërkoi një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Parisit./ TCH

4 komente në “Paloka: Rama t’i përgjigjet deklaratave të ambasadorit Donald Lu”

  1. Kristo says:

    Pa pa pa, sa bukur qe flet ky Paloqa. Te le pa mend …

  2. Etniku says:

    Befasohem,perse Mero Baze humbe kohe duke kritikuar opoziten,nderesa nuk shkruan asnjehere per rrezikun qe po vjene nga besimi radikal Islam dhe ai ortodoks.Mire kishte qene qe z.Mero te deshmon se keto besime dhe sekte jane teresishte genjeshtare dhe ne vazhdimese,te pa penguat dhe mire te financuar po helmosin te rinjet radikal kunder besimeve tjera.Se keta prijes fetare po c’pikin thenje dhe rrena te Muhametit dhe se uan ta ndryshojne besimin e vjeter dhe liberal Islam.Ky kishte qene kontributi i Meros,ne kete gjendje te veshtire dhe te rrezikshme per sigurine tone te perbashket.

  3. Spartaku says:

    Eshte tamam si ata gomaret e Nartes.

  4. petrit zela says:

    Ne menyre komplekse,ju perfaqesuesit e politikes se PD-es jeni bere per tu qare me “llahinka” mblidhni mendien sa seshte shum vone,se ju nuk keni asnje te drejte morale te flisni ne emer te popullit,se vota e tij ju largoi nga pushteti.Se per 23-vjet vetem lufte I keni I keni shpallur,mbijeteses se ketij populli fakir fukara,duke e ripersekutuar
    ne shkallen me te larte te ekstremit..Prandaj juve perfaqesuesve te
    politikes se PD-es,si te pa afte qe jeni,nuk ju mbetet gje tjeter,por gjeni nga nje shkop [thane] dhe goditeni njeri tjetrin me ashpersine me te madhe,se ndoshta mund te kujtoheni,per te dalur nga bataku,ku jeni zhytur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje