Tahiri–Berishës: Je përgojorja më e shkëlqyer që ka ky parlament!

19 Nëntor 2015, 13:07Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përfshirë në replika në sallën e Kuvendit dhe lëshoi akuza ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Basha, për fshehje nga përballja me drejtësinë.

Ai iu përgjigj dhe akuzave të Berishës për implikim të familjarëve të tij në afera.

Është bërë e zakonshme që një deputet (Berisha) më përmend mua të atin, të ëmën, ministrave u përmend familjarët. Njeriu që di që im atë u merrkërka me drogë. Ky njeri nuk dinte kë kishte baxhanak. Ky njeri që nuk dinte që egzistonte Gërdeci në hartë, ky nuk dinte që i biri merrej me tregëti armësh dhe la 26 të vdekur.

Por unë e refuzoj modelin tënd, që e ka patur familjen një bandë, e ndaj sipas tij çdo familje në pushtet është një bandë.

Por nëse familja jote ishte e zhytur në afera, nuk ke shkuar njëherë në Prokurori. Nuk e ke bërë kurrë, për të verifikuar djalin dhe vajzën e akuzuar me çfarë janë marrë. Je përgororja më e shkëlqyer që ka ky parlament”, reagoi Tahiri.

Ministri iu përgjigj ish-kryeministrit edhe për akuzat, që Berisha tha se i kishin ardhur nga qytetari dixhital, për favorizim në ndërtimin e një pallati pa leje në Tiranë.

Unë kam marrë 150 mijë euro për një pallat më akuzove, sipas asaj që të ka ardhur. Por përmend për të zezën tënde një pallat që e kam denoncuar unë te Prokurori i Përgjithshëm me shkresë.

Policia e ka sekuestruar, por prokurorja e klasifikoi nga “ndërtim pa leje”, në “dhënie ndihme për ndërtim pa leje” për pallatin, duke e liruar pronaren e pallatit në mënyrë të paligjshme.

Si i kam marrë unë paratë, kur i kam thënë Prokurorit të Përgjithshëm se hap sytë se ke një prokurore që po shkel detyrën?”, tha Ministri.

Tahiri tha se Berisha ka përfituar dhe nuk është ndëshkuar nga sistemi i kalbur i drejtësisë. Madje sipas tij, edhe Lulzim Basha që sot drejton opozitën.

Edhe ky që sot bën si kokosh sot, e që drejton SHQUP-in,  kur u akuzua për 220 milion euro nga Prokuroria, bënte si pulë dhe nuk shkoi të përballej me drejtësinë”, u shpreh Tahiri.

Ministri i Brendshëm përmendi edhe operacionin e një nate më parë në Tiranë, kundër shpërndarjes së drogës, si një ndër më të rëndësishmit vitet e fundit në Shqipëri.

 

 

4 komente në “Tahiri–Berishës: Je përgojorja më e shkëlqyer që ka ky parlament!”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    sali ram berisha -SRB -SKA NEVOJE TE SHTOSH ME SHUME ANTISHQITAR DHE KRIMINEL ME PUSHTET 25 VJET KRIME NEN PETKUN E DMOKRACISE DHE DERI NE MOSHEN 44 VJECE RRINTE FAMILJES HOXHA DHE UDHEHEQJES NE PERGJITHSI ME PUNE E PERPJEKJE SI DHELPRA PAS BOLEVE TE DASHIT DHE SA VDIQ DASHI KY U BE UJK!!!

    1. Anton says:

      O tahir a mund ta dime si mundet qe nje minister i brendshem shkel ligjin dhe nuk zbaton vendimin e gjykates se apelit per te paguar gjoben ? Ti fut njerez ne burg se nuk paguajne dritat ndersa vete nuk zbaton vendimin e gjykates.

  2. Spartaku says:

    Te lumt zoti Tahiri! Mos ja bej dy Berishes.Thuaja ballpaball atij krimineli,qe shkaterroi gjithe shqiperine.Ai eshte njeri i paskrupullt,pa seder,se po tikishte keto nuk do dilte te llapte e te shpifte per te tjeret qe po punojn seriozishte per shqiperine.

  3. elona says:

    hahahah,shume e forte kjo shprehja PERGOJORE…..,ja ka thene me delikatese per mos ti thene gojorja e e parlamentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje