Pablo Escobar ishte një lord famëkeq i drogës i cili në kulmin e karrierës së tij, furnizoi rreth 80% të SHBA-së me kokainë.
I njohur si “Mbreti i Kokainës”, ai ishte krimineli më i pasur në histori, me një pasuri të llogaritur prej 30 miliardë dollarë në vitet e 90’ta, dhe rreth 50 miliardë dollarë që i kishte groposur në fusha të ndryshme të Kolumbisë.
Ai bëri aq shumë para sa që shpenzonte $1000 në javë vetëm duke blerë llastik gome për t’i mbështjellë grumbujt e parave.
Kështu, pasi që kishte shumë para dhe po kërkohej nga shteti, ai vendosi që t’i groposë disa prej parave të tij nëpër gjithë Kolumbinë. Vendi i çdo grumbulli të parave ishte i njohur vetëm nga Pablo dhe tre bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Kur ai u vra, vendndodhja e këtyre parave vdiq së bashku me të. CIA thotë se janë rreth 100 grumbuj të tillë të parave që ende kanë për t’u zbuluar, që thuhet se secili përmban deri në një miliardë dollarë.
Por, një nga grumbujt e tij duket të jetë zbuluar. Jose Mariena Cartolos, një fermer 65-vjeçar, kohët e fundit zbuloi diçka nën këmbët e tij. Ai zbuloi disa konteiner të kaltër të cilët duket se përmbanin diçka të pabesueshme brenda.
Para – jo vetëm qindra dollarë, qindra mijëra dhe as milionë. Ky 65 vjeçar gjeti një nga grumbujt e parave të Pablo Escobar, që përmbante plot 600 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.
Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodh me paratë, por ka shumë spekulime se Jose Mariena Cartolos nuk do të lejohet që t’i mbajë ato, që me shumë gjasë se do t’i mbesin shtetit për t’u përdorur për çështje financiare dhe programe ekonomike.
Çfarë do të bënit ju nëse do të gjenit një shumë të tillë të parave? Shprehuni në hapësirën për komente më poshtë!
Normal qe do ti mbaja per vete,nuk do i tregoja asnjerit.
…ky lajm ka nja dy jave qe ka dale…..
Natyrisht qe do ti mbaja ,do siguroja te ardhmen e femijeve nepermjet investimeve,do ndihmoja gjithe miqte dhe do beja bamiresi.Psh ne qytetin e lindjes do hapja nje mence falas per te varferit,do ndertoja shtepi per te pastrehet .Pyetja eshte ku do ti fshija parate dhe si do ti justifikoja per ti nxjerre e e te bej ato qe dua.Se sa per ti prishur 25 % te $600 milion do ti perdorja per vete dhe familjen,75% per bamiresi.
Do beja dhe Meten xheloz se do ti afrohesha nga pasuria..
Po ne nje shtet normal do te behej pyetja se ku i gjete parate per ti investuar.
ah mos e thuaj dy here se cdo benim. po me thoni cfare mungon me shume se paraja sot ne keto kohe te veshtira?????????
si konte monte kristo
po ky qenda idiot qe i deklaroj!
Cfare do bente Sali Berisha e Ilir Meta po ti gjenin?
Fshatari ka lindur per te punuar token. Te mbaje ai 600 milione dollare? Nuk ka lidhje! Car do beje ai me aq para? Ja bleu nje traktor e nje zetor, po pastaj? Asgje hic. Me mire shtetit, haha!
Cfare do beja une? Do kisha fshehur nja 5 milione dhe te tjerat do ti dorezoja si burre i ndershem. Nuk mund te mbash fshehurazi 600 milione se diku do dale ajo gje. Edhe 5 e jane shume, jo me 600.
Nuk do ti mbante dot Berisha dhe Meta sepse do u a merrte Rama.
Hahaha
Cdo beja
Hahaha
Do qaja me lot, se ato prerje do kene dal nga qarkullimi.
Une po ti gjeja do ja jepja te gjitha Janullatosit, sepse ai po mban me buke zorraxhijtë tfg -enter -dhe te gjithe pseudo-grekerit arixhinj 300€.
une do ia ktheja te zotit, t”ia fusja brenda tek gropa ku e kane futur, me kusht qe te me jepte 1 mije $ per te blere llastike te rinje per t”i mbeshtjelle edhe nje here
Pyetje apo diskutim
Me sinqeritetin ma te madhe 20 mil.do ti mbaja per veti kurse me shumat tjera do te ndertoja shkolla te reja e fakultete ne Kosove ,ne Shqipni ,ne Maqedoni ne Sangjak e Qameri dhe disa shkolla shqipe ne Turqi nese lejohet nga shteti e qeverija Turke ,kjo do te ishte andrra ime dhe deshira personale.
Wow edhe imagjinata nuk me arrin tek 600 milionshi ahhaha
Do i blija nje shtepi te gjitheve: prinderve, vellezerve, nipave/mbesave, kusherinjve dhe femijeve te tyre.
Pastaj para kesh te gjithe ketyre.
Te tjerat: nje shtepi dhe disa investime per vete.
TE GJITHA TE TJERAT do i jepja per KAUZA TE MIRA: ndertim/rinovim shkollash, ndertim/rinovim spitalesh, ndertim/rinovim kopshtesh…
O Zot, dhe prape mendoj se ka mjaft…
Kush i gjen i merr , por ne kete rast plaku te marri vetem 1/6.
Ju ka zene halli me po ti kishit?? Hahahah
Enderroni per gjelle pasanikesh e shtepi perrallash ?
Mos …tashti do versulet CIA e do gjej edhe paret e tjera dhe shtetit kolumbian do i jap hajdarin latinoamerikan!
Fshatar koqe thuaj!
Si fshihen?
Leri aty Ku i gjete e shpenzoi pak nga pak gjojash tu bo biznes,Mendo per fmijet dhe nipat e avash avash me finokllik largohesh nga vendi
Kujtoi se ishte bombe,pa po ta dinte qe ishin dollare… ?