“Kam 1700 euro rrogë, përse duhet të trafikoj drogë”, zbardhet dëshmia stjuardesës

21 Nëntor 2015, 10:40Kronika TEMA

Një prej të arrestuarve të operacionit antidrogë që vuri në pranga 30 persona është edhe Elisa Tabaku, një stjuardesë që punonte në linjën Durrës-Ankona.

31-vjeçarja nga Tirana thotë se nuk ka pasur nevojë të trafikonte drogë, pasi merrte 1700 euro në muaj, shkruan Panorama.

“Unë kisha një punë shumë të mirë dhe isha e kënaqur me pagën që merrja. Nuk kisha nevojë të ndërmerrja një veprim të tillë, për të shpërndarë apo trafikuar drogë. Kam një njohje shoqërore me një prej të arrestuarve, por vetëm kaq. Njihemi vetëm si shokë,” tha ajo përpara grupit hetimor.

Por Panorama shkruan se ka dyshime se ajo ka përdorur detyrën e saj për të lehtësuar trafikun e drogës.

Ajo e kalonte mallin pa kontrolle të detajuara.

Ndërkohë është mësuar se grupi kriminal furnizohej me mall nga Denis Grabovari nga Shijaku.

10 komente në ““Kam 1700 euro rrogë, përse duhet të trafikoj drogë”, zbardhet dëshmia stjuardesës”

  1. Alphade says:

    Kucka ! Ke do te genjeje ? Vetem naivet….!!

    1. matteo says:

      Nje punetore sherbimi ne nje mjet transporti marrka dy milion e ca lek ne muaj, dmth sa nje president republike?! E paska te shtrenjte lekuren.

  2. Iliria says:

    Lidhje me njerin prej te arrestuarve, e kishte thjesht “shok”. Vazhdon ende ne Albanistan mentaliteti i adhurimit te te forteve dhe shitesve te droges. Nese kjo do ishte aq e paster, do rrinte larg tipave te tille, sepse djem te mire ka plot, qe jane njerez qe punojne dhe jetojne ne menyre te ndershme, por femrat shqiptare duan djem me pare, te pijne kafe ne bllok, te dalin xhiro me makina te shtrenjta, etj etj. Normale, pse u çmenden femrat shqiptare te bejne shoqeri apo te lidhen me muratore dhe kamariere? Jo jo, duan Benza, Bmw, Jete Blloku, restorante, luks..
    Dhe e fundit, rroge 1700 euro stjuardese nuk kam degjuar ndonjehere, stjuardesat, sidomos ato te linjave te Italise, e shumta e shumta e kane 1000, 1100, sepse rrogat e tyre zakonisht jane nga 850, 900 euro..

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ty që nga ekrani
      Drogë të vjen era
      Nashti 17 EURO
      Të ka rënë vlera.

      Edhe $Mona&Likja$
      S’dinë sa pare kanë
      Por, për ca më shumë
      Bëjnë mut dynjanë.

  3. Qelepirxhiu says:

    Stuadesë në një vapor dhe merrte 1700 Euro rrogë…???!!! Hahahahaha….

  4. Qelepirxhiu says:

    Stuardesë në një vapor dhe merrte 1700 Euro rrogë…???!!! Hahahahaha….

  5. durresi says:

    Ku i gjeti 1700 eurot kjo mer se po me heq petllen….?!!!

  6. saa says:

    fuck you…. kete perralle e degjojme shpesh

  7. Arben says:

    WTF? Epo c’po na degjojne veshet keto kohe, njera shet droge se ka mamane ”semure”, tjetra paska rroge 1700 eu. Cudira shqiptare!

  8. 17nentori says:

    si fshatare me prejardhje komuniste qe jemi te gjithe, perfshire edhe gazetarin e artikullit dhe gjithe komentusit e tjere,
    asnjehere nuk flasim nese ka prova apo jo per kete gje?
    ka apo ska prova rendesi ka sensacioni ca ka thene dhe ca supozohet se ka bere, keto na ushqejne neve, provat vete jane pa rendesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje