Kastriot Ismailaj mohon akuzën e “pastrimit të parave”

20 Nëntor 2015, 16:16Kronika TEMA

Kastriot Ismailaj, mohon akuzën e “pastrimit të parave” të ngritur nga prokuroria, në lidhje me kompanin Adriatic Development Corporation” në llogaritë e të cilës janë sekuestruar rreth 5 mln euro.

Ismailaj, në procesin gjyqësor të konfiskimit të kësaj shume, i tha Gjykatës së Krimeve të Rënda, se të gjitha paratë që kanë ardhur në Shqipëri nga viti 2006 – 2008 janë të ligjshme.

Ai tha se shumat kanë ardhur nga vende të ndryshme në rrugë bankare dhe në asnjë rast në rrugë informale.

Çka sipas tij, këto para janë të ligjshme dhe nuk janë burim i ndonjë veprimtarie kriminale dhe nuk ka bazë ligjore që të ngrihet kjo akuzë, raporton ABC.

Ndërkohë, avokati në seancat e kaluara gjyqësor, kërkoi nga gjykata që mos të konfiskohen paratë që janë sekuestruar në llogarit bankare, me arsyetimin se parat kanë ardhur në Shqipëri para vitit 2010, kohë kur ka hy në fuqi ligji “Antimafia”, mbi bazën e të cilit kërkohet konfiskimi i rreth 5 mln eurove që ndodhet në llogarit e tij bankare.

Gjithashtu, avokati ka pretenduar se në llogarit bankare të kompanisë “Adriatic Development Corporation”, paratë e bllokuara janë transferuar në Shqipëri dy vjet para se kompania tjetër e Ismailajt, DIA ka nënshkruar kontratën për mbledhjen e borxheve me CEZ-in.

Në sallën e gjyqit, prokurori dorëzoi si prova materiale 3 vendimet e pushimit të hetimeve ndaj Ismailajt dhe kompanive të tij nga Prokruoria e Tiranës, vendime këto që janë shfuqizuar me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla në vitin 2014.

Sipas Ismailajt dhe avokatit mbrojtës, në këto 3 vendimet e pushimit,  sqarohet shumë qartë ligjshmëria e veprimtarisë së kompanive të Kastriot Ismailaj ndër vite.

Por, i mbetet Gjykatës së Krimeve të Rënda që gjatë shqyrtimit gjyqësore dhe administrimit të provave, të vendosë pro ose kundër konfiskimit të rreth 5 mln eurove që ndodhen në llogarit bankare të kompanisë së Ismailajt dhe të afërmve të tij.

Ndërkohë seanca gjyqësore u shty që t’i vihen në dispozicion të paditurit Ismailaj të gjitha fashikujt hetimor të Prokurorisë së Tiranës, të cilët edhe kanë arrestuar të paditurin.

4 komente në “Kastriot Ismailaj mohon akuzën e “pastrimit të parave””

  1. Profesori says:

    Nxirreni kete te shkretin nga resorti se eshte gjynah. Ky duket qe nga surrati se cfare plehre eshte. Nga njera ane ky nuk ndonje faj te madh . Syte njeriu per te pare i ka. Kur sheh profesioniste me te zot se vetja, si : Ilir Meta, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Dritan Prifti, Mimi Kodheli, Milena Koleka, Fate Fela, Vilma Nushi, Valentina Leskaj, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Eglantina Gjermeni, Erion Veliaj, Blendi Klosi, etj. me nje lukuni hajdutesh te vene qindra milione euro me djersen e by…s, edhe ky qyqari thote pse te mos e fus edhe une garuzhden se ketu eshte bere deti kos. Nxirreni jashte dhe pastaj pas 25 vjetesh kur qeveria te beje ne menyre urgjente dekriminalizimin dhe reformen ne drejtesi, futeni prape brenda. Aty e keni perseri. E njoh mire nga larg. nuk iken ai, eshte besnik i partise.

  2. lulja says:

    Profesor..harrove kryesorin..salefendin…kryesorin…
    si ka mundsi qe te harroj nje profesor ???!!!

  3. Profesori says:

    Une ngaqe jam pa shkolle kam vene pseudonimin ” Profesori “, si Xhaxhi im Enver ne Liceun e Korces. Keshtu moj Lule.

    1. lulja says:

      Me kte pergjigje qe dhe o profesor, e mora vesh sa shkoll ke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje