Pavarësisht rezervave të shfaqura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama la të kuptohej se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj për të hequr taksat për biznesin e vogël me një xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë dhe për të ulur ndjeshëm ato për fashën nga 50 deri në 80 milionë lekë.
Në fjalën e mbajtur para socialistëve fierakë në kuadër të turit “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri tha se heqja dhe ulja e taksave për biznesin e vogël është pasojë direkte e reformave të ndërmarra nga qeveria.
Ai kërkoi më shumë durim për të parë rezultatet e këtyre reformave, megjithëse, sipas tij, efektet e para kanë nisur të dalin.
“Asnjë operacion nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Reformat janë operacione që kërkojnë pasion, durim dhe kohën e tyre. E vërteta është që në dy vjet ne kemi prodhuar një sërë rezultatesh të dukshme që janë më shumë sesa pikëmbërritja, stacione inkurajimi të madh për të vazhduar rrugën më tutje. Jemi larg nga mbërritja dhe nga përfundimi i kësaj faze historike reformash, por ka rezultate që qysh sot japin rezultate të drejtpërdrejta në jetën e njerëzve”, deklaroi Rama.
Kryeministri tha se ka ende shumë për të bërë dhe se ajo që po bën qeveria me reformat e veta, kryesisht në fushën ekonomike, është hedhja e themeleve për ndërtimin e një shteti në shërbim të qytetarëve.
Rama u ndal edhe tek bujqësia, një ndër prioritetet e qeverisë. Ai njoftoi nisjen e punës nga fillimi i vitit të ardhshëm për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese në bashkëpunim me bashkitë e vendit.
Një lehtësi për fermerët është nisma e qeverisë për kreditimin përmes një fondi kombëtar.
“Qeveria ka krijuar një fond kombëtar të garancisë dhe fermerët mund të marrin kredi nga bankat jo me interesa komerciale, por me interesa të arsyeshme, ose të marrin kredi ku interesat do të paguhen plotësisht nga qeveria”, deklaroi Rama.
Na hengert bycolen. I pafytyri, na shtrudhi mire mire e tani gjasme po ben leshime. Hajt se takohena prap ne ’17
Njoftim :Ka humbur nje burre rreth te 48 tave i gjate 2 m nuk rri asnje dite ne nje vend dje u pa ne Stamboll nuk di cka flet se eshte me mendje te lodhur ,nga droga, nga stresi familjr, nga diabeti dhe nga fakti se ka humbur shokun homoseksual dr .Florin. Kush e sheh te njoftoje pavionin nr. 5 psikiatri pasi ka nevoje te shtrohet menjehere……..
Edi rama me i madhi…
Hileja e kesaj pune eshte diku tjeter.
Taksat do te ulen ne nje vend por te te ngrihen diku tjeter.
Dhe ja , morem vesh se per profesionet e lira sigurimet shoqerore do te paguhen mbi bazen e pages maksimale , pra mbi pagen rreth 95.000 leke te reja. D.mth pavaresisht sa e deklaron rrogen nje profesionist qe ushtron profesionin si privat , sigurimet shoqerore I paguan mbi kete page.
Te bejme nje llogari.
Le te marrim nje biznes te tille I cili ben xhiro vjetore me pak se 5 milione lek .
Sipas vendimit , ai nuk paguan taksa , d.m.th pagesa prej 25.000 lekesh te reja ne vit behet 0.
Por sigurimet shoqerore qe ai I paguante mbi pagen reale qe deklaronte , tani duhet ti paguaje mbi pagen maksimale 95.000 leke. Atehere I bie qe ky biznes cdo muaj do te paguaje rreth 9.000 leke te reja me shume cdo muaj per sigurimet.
Pra iu ulen taksat 25.000 / vit.
Iu rriten sigurimet 9.000 x 12 = 108.000 leke te reja ne vit.
Kush di pak matematike , mund ta llogarise nese ketij biznesi ju rriten apo ju ulen taksat ?
Po pse mor toca dhe per kete qenka keq per ju, qe nuk do te ket taksa, pastaj ju qe komentoni do jeni nga ato larot e shpellarit berisha qe skeni paguar as dhe nje kokerr leku ne shtet, se per ju kemi pagu ne te shkretet ndersa ju shkonit si kope neper mitingje,kto kane qen taksat e tuaja.
KETIJ KRYEMINISRTI I PELQEJNE EKSTREMET: nga burg per kupon ne pa taksa kjo eshte cudi dhe rrezik
Duhet te ulen te gjitha taksat dhe sigurimet sepse jane 25% e rrogave prandaj po te jene 10% e rroges atehere edhe rrogat do te deklaroheshin reale dhe do te paguante secili pjesen e vet dhe te nxirret minimumi jetik per cdo familje me 5 pjesetare ne menyre qe edhe ndihma ekonomike te jete ne baze te minimumit jetik sic eshte ne gjithe evropen qe edhe pagesat te jene ne baze te te ardhurave sepse smund te paguash sigurime mbi nje page fiktive qofte ne minimum edhe ne maksimum te pagave zyrtare.
po u ulen sigurimet dhe tatimet me shume te ardhura do te kete sepse do te rregjistrohen te gjithe dhe me paga reale si dhe per tatimet sa me te ulta te jene me shume taksa do te mblidhen si edhe ne Maqedoni qe niveli i taksave eshte 12-13% edhe mbledhja eshte ne masen 90-100%.