A na pret të gjithëve kjo e ardhme në seks?

25 Nëntor 2015, 11:26Lifestyle TEMA

Dikush nga ne, si duket, e pret të ardhmen për të cilën kanë ëndërruar, por për dikë kjo nuk do të jetë përvojë aq e këndshme.

Sipas fjalëve të futurologut të famshëm Ian Pierson, atë që e ardhmja na sjell është shumë më e avancuar sesa mund të paramendojë përgjithësisht truri ynë i vogël.

Ai thekson se as që kemi mundur ta vërenim, mirëpo shërbimet rotobike pothuajse të gjithë tashmë i konsumojmë, siç janë, p.sh., vibratorët, ndaj gjithashtu na presin edhe shumë gjëra të tilla në një të ardhme të largët.

Pierson paralajmëron që për 15 vjet njerëzit do të bëjnë seks virtual ashtu siç tani shumica shohin pornografi në internet, transmeton Telegrafi.

Parashikohet që personat me të ardhura më të mira vetëm pas një dekade do të kenë mundësinë që ta kënaqin veten me robotë seksi, prandaj vetëm disa vjet në vonë, numri i personave të cilët më me dëshirë do të vendosin të bënin seks me robotin, do të jetë dukshëm më i madh.

Po ashtu, Dr.Driscoll, njëra ndër profesoreshat më autoritare në psikologjinë e seksit dhe mbi marrëdhëniet seksuale, ka deklaruar se ‘teknologjia seksuale’ është duke avancuar aq shpejt, saqë në vitin 2070, marrëdhëniet fizike në mes njerëzve do të ngjajnë si veprim primitive.

Njerëzit vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja që ta plotësojnë jetën seksuale, ndaj s’është çudi që thëniet e tyre të bëhen realitet.

8 komente në “A na pret të gjithëve kjo e ardhme në seks?”

  1. B*esa says:

    Me mire,te pakten nuk do kete me trathti e ngacmime nga meshkujt vetem per sex. Ndoshta drejt dashurive te perjetshme. O me ate qe dua ose me robot gjith jeten sex deri ne vdekje.

    1. Bobi says:

      Pastaj do degjosh: e ndava gruan se me tradhetoi me robotin e komshiut

      1. nn says:

        hahahahahaha……….e forte kjo

    2. Wendy-B says:

      B*esa
      O marr cunin e Jovan Bregut, o plas ?

      1. B*esa says:

        Ndac beso ndac jo, Jovani hangu fiq e vdiq…po na u ben fotot fiks….robot….ka filluar ajo epoke.

  2. Ironik says:

    5mije vite perpara njerezit kryenin marredhenie si sot,keshtu qe nuk besoj se deri ne 2070 mund te ndodhe nje gje e tille…

  3. z says:

    [email protected]
    haha sa e qelluar,po te kem jete edhe 100 vite, do beje seks bio dhe vetem bio.

  4. Ali Pash Tepelena (.oqet jashte e .ari brenda) says:

    Hahahah…100 mije robote te shpiken ne kete planet nuk do te heq dore nga seksi bio deri sa te kem shpirtin…
    Te na rrojne femrat qe i kemi si shpirte dhe ne duhet i mbajme dhe trajtojme sa me mire ato…
    pa ju jeta nuk do te kishte asnje kuptim…
    Zoti ju bekofte… Puc…xxx

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje