Lulzim Basha lindi si një udhëheqës i vdekur

25 Nëntor 2015, 19:28Editorial TEMA
Lulzim Basha lindi si një udhëheqës i vdekur

Nga Mero Baze

 

Zërat kritikë në adresë të Lulzim Bashës po shtohen dhe po fokusohen tek fakti që ai është një udhëheqës, që nuk frymëzon dhe nuk ngjall shpresë. Kritikat në të vërtetë, më shumë se me ndonjë zbulim, kanë të bëjnë me një pritshmëri të gabuar për Lulzim Bashën në krye të PD. Që të frymëzosh dhe të ngjallësh shpresë si një lider partie, së pari duhet të shikohesh si shpresë nga partia, qyshkurse zgjidhesh në krye të saj. Lulzim Basha nuk ka ardhur me ndonjë betejë personale në krye të PD dhe nuk ka mundur askënd që dëshpëronte PD. Ai jo vetëm që është emëruar, por është emëruar në mënyrë të shëmtuar dhe fyese edhe për vet atë.

Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë t’ia linte atij partinë pa e poshtëruar, por ai komandoi një proces zgjedhjesh të turpshme në parti, ku nuk kishte qëllim vetëm ta zgjidhte Lulzim Bashën, por dhe t’u tregonte të gjithëve, se e zgjodhi vetëm se deshi ai. Ishte kjo arsyeja, që ai u angazhua personalisht me kërcënime dhe shantazhe ndaj disa figurave kryesore të PD, duke u kërkuar të tërheqin mbështetjen për Olldashin, dhe që njerëz tërësisht fanatikë të tij, qoftë dhe në mënyrën qesharake si Noka apo Topalli, t’i bënte mbështetës të Bashës. Ai komandoi një proces votimi me fletë votimi të matrikuluara me numur rendor, ku secilit mund t’i lexohej vota dhe e bëri tërësisht qesharak procesin më pas, duke ndërmarrë një aksion spastrimi ndaj ish- mbështetësve të Olldashit në parti.

Pra, arsyeja përse Basha nuk mund të ngjallte shpresë qysh ditën e parë të shkuarjes në krye të partisë, është se ai lindi si një udhëheqës i vdekur, nga një tjetër udhëheqës që nuk donte të vdiste, edhe pse ishte mundur nga 1 milionë shqiptarë.

Berisha u kujdes që Basha të shkonte në krye të partisë, por jo si një i zgjedhur dinjitoz dhe frymëzues, por si një i emëruar i tij. Në këtë mënyrë, Basha nuk u bë kryetar i PD si një shpresë për të ardhmen, por si një ngushëllim për ikjen e Berishës. Ai shikohej dhe shikohet gjerësisht si një kryetar dezhurn, dhe diplomatët kryesorë në vend konsultohen me Berishën si faktor kryesor në PD.

Por, nuk mjaftoi vetëm lindja e tij si një udhëheqës i vdekur, por dhe mënyra se si ai po e qeveris PD. Përgjatë më shumë se dy viteve në krye të saj, ai është përpjekur të krijojë një strukturë burokratike të vetën, e cila shpreson se do ta mbrojë nga ndonjë sulm i brendshëm politik, dhe është kujdesur dhe ka harxhuar energji më shumë se si ai mund të mbrohet me strukturat e veta nga kundërshtarët në PD, se sa si të mundë kundërshtarët politik që ka përballë. Duke i lënë fushë të plotë veprimi Berishës, dhe duke e imponuar Berisha lojën politike, gjuha politike e Bashës ka humbur kuptimin dhe ai po bën një përpjekje të stërsforcuar për t’i ngjarë Berishës dhe në fjalorin politik. Njësoj si Tritan Shehu në vitin 1996, kur e imitonte Berishën dhe në gjeste, Basha mendon se kjo është e vetmja rrugë për të qeverisur PD-në dhe ka filluar ngre zërin, sforcohet dhe kërcënon me gisht si Berisha, duke thënë broçkulla.

E vërteta është se Basha do të ngjallte shpresë sikur të fliste ngadalë, me zërin e tij natyral të qetë dhe të mos thoshte budallallëqet që thotë Berisha. Ka muaj të tërë që bën opozitë jo vetëm të stilit Berisha, duke demonizuar një ministër dhe duke shpikur legjenda urbane rreth tij, por dhe duke mos u kujdesur fare për faktin që gënjeshtrat nuk dëshpërojnë kundërshtarin, por më shumë mbështetësit e t’u, të cilët zhgënjehen që nuk ja qëlluan dot të thonë përsëri të vërtetën. Kur nxjerr Alibeaj p.sh në podium dhe thotë që “një furgon me drogë u arratis nga komisariati dhe e rrëmbyen kushërinjtë e Saimirit”, të gjithë e kuptojnë që je brenda përrallës së shpikur të Berishës, që Saimirit i ka caktuar disa kushërinj që merren me drogë, dhe që pastaj ata rrëmbejnë furgona, makina, vrasin, presin, përdhunojnë, vjedhin supermarkete e çfardo tjetër e keqe që ndodh në botë, edhe pse janë disa qytetarë normalë, pa asnjë kallzim penal dhe pa asnjë dënim në adresë të tyre. Pasi sqarohet situata që është e gjitha gënjeshtër, nuk besoj se mërziten as kushërinjtë e Saimirit, që u është rregjur lëkura dhe as socialistët, po demokratët, të cilët shpresonin të ishte e vërtetë, që ta demonizonin qeverinë. Nëse bie në këtë shkollë shpifjsh të Berishës dhe nëse ato përpiqesh t’i interpretosh me zëra të hollë, që trashen vetëm në podium, natyrisht që jo vetëm nuk ngjall shpresë, por vetëm zhgënjen.

Lulzim Basha nuk ka shumë për të bërë në opozitë, se për të bën plot punë qeveria. Ai ka rëndësi të jetë vetvetja, të jetë i qartë dhe të mos jetë i kapur nga klientelistët e gjithë pushteteve, të cilëve nuk u zu dot emrin në gojë dhe kur kërkon të bëjë sikur denoncon.

Është kjo arsyeja përse ai nuk erdhi si shpresë në PD dhe nuk ngjalli dot shpresë as në të ardhmen. Ai dhe kur ka shkelur për herë të parë në PD, nuk ka shkelur si shpresë për PD, por si shpresë për familjen Berisha dhe po vazhdon të rrijë si ngushëllim i tyre. Pjesa tjetër e PD, as ngrohet, as ftohet prej tij.

26 komente në “Lulzim Basha lindi si një udhëheqës i vdekur”

  1. dojcland says:

    ka pallu dhe gjithe komentusit e agimit te arte ketu ne tema.kujdes merkelin

    1. Skypion says:

      Lulzim Basha eshte lideri me i mire qe mund te kete Partia Demokratike,pas doreheqjes se liderit te saj historik,Sali Berishes.
      Eshte kjo arsyeja,se pse,qe kur u zgjodh si kryetar i PD-se,ai u be nje target i sulmeve te egra nga ana e pushtetit.
      Fillimisht,u akuzua fort per raportet e tij me Berishen,ne kuptimin qe do te ishte nje vazhdues i te ashtuquajturit “berishizem” ne PD.
      Akuzat i vinin kryesisht nga media e majte dhe bashibozuko-analistet e saj,qe me shkarrashkrime te pafundme,rrekeshin te provonin kete.Deshtuan.
      Mepastaj,bashibozuket e Rames,ndryshuan taktike,duke e akuzuar bash per te kunderten,dmth,se eshte “shume i bute” si lider…!Deshtuan perseri.
      Tashme,te mbetur pa “kauze” anti-Bashe,bejne rezymene e gjithe akuzave,te vetedijshem,megjithate,qe forca e tyre goditese eshte shume e dobet.Madje,ka syresh qe,ne mungese te argumentave anti-Bashe,jane terhequr;nuk e sulmojne me,por tere pezm e mllef,hedhin ndonje fjale aty-ketu.
      Por,pse ky deshtim socialist ne betejen anti-Bashe?!
      -Se pari,Lulzim Basha,ka krijuar profilin e vet,krejt te ndryshem nga lideri historik,gjithe duke respektuar trashegimin e tij ne PD,sic ndodh rendom ne partite e djathta.
      Opozita e Bashes,e ndryshme ne stil nga ajo e liderit historik,ka rezultuar shume efikase.Ne te gjitha aspektet.
      Eshte po aq efikase,pothuaj,sa c’ishte opozitarizmi i rrebeshem i Berishes.Por,nese Berisha,me opozitarizmin e tij luftarak,arriti qe t’i mposhtete me sukses socialistet e korruptuar te Nanos ne 2005 – zoti BAsha,me opozitarizmin elegant,do te arrije patjeter te mposhte socialistet e superkorruptuar te Rames,qe tashme jane kthyer ne oligarke.
      Dy lidere te nje partie.Dy lidere te ndryshem ne shume aspekte.Dy linja opozitarizmi.Dhe,i njejti efekt.Merita e BAshes ketu eshte e padiskutueshme.
      Se dyti,Lulzim Basha,ne ndryshim nga te gjithe lideret e tjere politike te sotem,ka profilin me europianist.Ne te gjitha aspektet.
      Qe nga ai si person privat,si njeri familjar e qytetar korrekt,e deri tek sjellja e qyteteruar politike.Me sakte,eshte i vetmi lider politik ne Shqiperi,sot per sot,me nje profil te qarte europianist.Eshte ai lideri i ri,i politikes se re,per te cilen eshte folur dhe abuzuar shume nga politikanet e politikes se vjeter,sidomos nga perfaqesuesi me i dalluar i saj,Edi Rama.
      Per ironi,kur Rama,para ca vitesh,derdelliste e derdelliste papushim,per politiken e vjeter,fundin qe i’u dashkes dhene asaj,e paska pasur fjalen per veten e vet.Nje fjale e urte thote:”beresi,kujtuesi”!
      Dhe,kur llapaqeneronte per politiken e re,e paska pasur fjalen per Lulzim BAshen!Kjo eshte me te vertete ironi!
      Per ta kuptuar me qarte kete,vendosni perballe BAshen me Ramen!Krahasimi eshte shume kontrastues.
      Eshte si te krahasosh nje rrugac te lagjes,me nje student te edukuar.
      Eshte si te krahasosh haram te droguar,qe ia ka nxjerre bojen e zeze prinderve dhe familjes,me nje djale te kulturuar.
      Eshte si te krahasosh nje klloshar,laper,kodosh,rrugac qe poshteron femrat,me nje xhentellmen qe i respekton ato.Kjo ne planin individual,si person privat.
      Ne ate politik,kontrasti behet edhe me i thelle.
      Se treti,pikerisht per shkak te ketij profili europianist,Lulzim BAsha,eshte perzgjedhur nga partneret perendimore,si interlokutori i vetem i besueshem e serioz ne Shqiperi.
      Kjo u be e qarte,per te gjithe shqiptaret,me rastin e publikimit te raportir,te ashtuquajtur,konfidencial te OSBE,me ane te te cilit Bashkimi Eruopian dhe ShBA,sulmuan haptazi dy lideret kryesore politike te maxhorances,ortake ne pushtet,Edi Ramen dhe Ilir Meten.
      Asnje fjale per liderin e opozites.Asnje fjale per kryetarin e PD-se.Asnje fjale per Lulzim BAshen.
      Kjo u be edhe me e qarte akoma,ne shpjegimin talles-ironik,qe OSBE-ja beri per rastin ne fjale,duke thene qe ishin “te dhena te marra nga mediat”…!
      Mediat kane perfolur edhe Lulzim Bashen.E s’behet fjale per nje a dy akuza,por per shume te tilla.E megjithate,asnje fjale per te.ASnje.Hic.
      Kjo heshtje per Bashen binte edhe me shume ne sy,kur per here te pare,dolen akuza shume te renda ,si per Ramen ashtu edhe per Meten,e qe i’u bene te njohura opinionit publik,jo nepermjet mediave ne vend,por bash nga OSBE-ja(kupto,BE-ja).Akuza per dy vrasje te Metes,dhe ajo e 200 milion eurove te RAmes te investuara ne ShBA,nepermjet vellait te tij.
      E prape,per BAshen asnje gje.ASnje.Hic.A thua sikur shtypi shqiptar,nuk na paskej shkruar per Bashen ansjehere!!
      Ne fakt,sic edhe e thame,edhe per BAshen eshte shkruar e akuzuar shume.Por,OSBE-ja,dmth BE-ja dhe ShBA,nuk i kane marre parasysh ato.Nuk i kane marre,sepse,nuk jane vertetuar nga burimet e tyre te posacme,dhe ndryshe nga akuzat ndaj Rama-Metes,per te cilet kane te dhena se jane me shume se thashetheme,ato per BAshen,u kane rezultuar vetem thashetheme.Pike.
      Keshtu,zoterinjte perendimore,kane vendosur te perzgjedhin Lulzim BAshen si interlokutorin e tyre me te besueshem.Qe ketej edhe heshtja e tyre per te.
      Raporti i OSBE-se,dmth,i BE dhe ShBA-se,shkaktoi nje hidherim te madh tek te gjithe te majtet,qe pane dy lideret e tyre te portretizuar si mosmekeq.Por,hidherimi me i madh ishte se,nuk permendej askund Lulzim BAsha.Asnje akuze per te.Asnje thashethem per te.Dhe,hidherimi u be i stermadh,kur kuptuan qe BAsha ishte i perzgjedhuri nga partneret perendimore.Per nje socialist,kjo eshte,pothuaj,e padurueshme.
      Lulzim Basha,ka edhe nje dallim te madh,cilesor,demokratikisht cilesor,nga Edi Rama.
      Ky dallim duket qarte po te krahasojme opozitarizmat respektive.
      Rama,per te ardhur ne pushtet,ka bere nje opozitarizem kriminal,antishqiptar,antikombetar,ne te gjitha komponentet,qe i kemi thene e sterthene(si protesta e pergjakshme nazifashiste e organizuar prej tij me 21 janar 2011),kur per dy vite rresht i vuri flaken Shqiperise.
      Per fatkeqesine me te madhe te shqiptareve,per turpin e madh te shume prej tyre,per ironine me te zeze,Rama ia arriti,qe pikerisht me anen e ketij opzitarizmi kriminal e antikombetar,te vinte ne pushtet!
      Per fatin e mire te shqiptareve,Lulzim BAsha,po ben nje opozite tejet qytetare,demokratike dhe europianiste.
      Per fatin e mire te shqiptareve,Lulzim BAsha,do te vije ne pushtet,pikerisht prej ketij lloj opozitarizmi.
      Nese RAma erdhi ne pushtet,totalisht i percudnuar,me dhune e kurbane – BAsha do te vije me ate buzeqeshjen e tij karakteristike simpatike,qytetarisht,demokratikisht,europianisht.

      1. I zhgenjyer nga censurimi says:

        Wow. Nuk u lodhe qe i ke bere gjithe kete koment Kryekarit tend? Nxirre koken nga bythha e tij se po te zihet fryma. Do te jesh i njejti qelbesire si ai ,qe e adhuron. ! Po te kujtoj qe Basha erdhi si hajdut, me pas u be tradhetar , dhe e mbylli qeverisjen me Partine e tij si VRASES!!!!!!!!!!!.
        Ti besoj qe je njesoj,hajdut ,Tradhetar i kombit dhe vrases gjithastu,vetem se nuk te eshte dhene mundesia ta provosh nje gje te tille. Shko lahu se qelbesh.!!

        1. agim says:

          E vertete. Hallall.

      2. Spartaku says:

        Lulezim Basha eshte lideri me i dobet dhe me i paafte te drejtoi pd-ke.Ka dy arsye: E para se ai nuk vjen nga nje fushe qe ka dhene kontribut per pd-ke.E dyta,se sali Berisha drejton lulzimin por dhe partine demokratike.Keshtu qe nuk del dot ne shesh puna e Bashes.Pra Basha nuk eshte ne gjendje te perballoi furine,egersine e Berishes.

      3. Tironci says:

        cari im eshte me i fuqishem si lider sesa basha.

    2. E vertete says:

      Ore Mero,lere opoziten ne punet e veta,shkruaj per xhamite jashte kontrollit te BI dhe rrezikut te ISIS qe rrezikon ta digje bythen ty dhe mbare korrakve si ti.Shteti eshte ne rrezik,kurse ti shkruan muhalife te perditshme,monotone dhe nuk perbihen dot.

  2. e patem thene qe ne fillim:lul basha nuk eshte per ate pune.robt tfgs.

  3. lifi says:

    Basha as ka lindur dhe as nuk vdes,ai jeton si vemje e shoqerise se kalbur ,ushunjzat e politikes,Asnjehere Basha nuk eshte dalluar per ndonje gje,asnjehere ai nuk shkelqeu ne te gjitha postet qe i dha BabaSaliu,edhe si mashkull eshte i veshtire,pak i squllet dhe aspak mashkullor.Si person i ngarkuar nga familja Berisha per te vjedhur,pastruar,mbrojtur me cdo kusht pjellat e Vicidolit.Edhe vete Basha e di qe eshte i paafte dhe fshese e shtepise se Saliut,Ai mezi pret qe ta heqin dhe te iki ne Hollande,por pse e heq Sala ate,me mire me nje mut qe s’mban ere se nje mut qe mban ere.Akoma Sala nuk njeri te vetin qe te mbroje Familjen,nqs e gjen ,Sala e peshtun mbas murit dhe e heq,por gjer tani nuk gjen dot nje qe te jet dhe idiot dhe i afte per mbrojyu bythen e vet nga burgu.

  4. ,,,,gjenerali ushtrise vdekur i vuthajve.. says:

    Mero ke gjetur sakte vetem fjalen vdekje.

    Te vdekur jane ata qe fituan ne 23 qershor qe moren votat per ti vene hekurat ketij DEBELI DHE DEVILI

    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

    Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    .
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova

    I vdekur lindi edi rama ne 23 qershor por jo keto miljarderra ..qe 25 vjec

  5. Shqipetaret te TRADHTUAR says:

    @@ Luli i “Vozerr” na u be me demek “Dashi” i madhe qe do te Udheheqe “Kopene” e PD_se..Shperndare dhe ber Koqe -koqe…ne Shqiperine e Varfere, me Politikane te Pasur..
    Pra Lulezim basha “Kumandar” i Madhe….nuk ma do mendja…dhe nuk do ta kete te gjate…ka shume arsye..per kete..Ju @ Mero Baze i dini me mire se une…dhe ato i permend nje Komentues me siper..
    @@lulezim Basha KRIMINEL–lol

  6. Kulaku says:

    Ai gjalperi ajo panter qe sduron njeri mbi kok Saliu ai e vuri por sduron dot e shef filloi vete ta minoje se e shef qe nuke ka ligesin dhe dinakrine e Tije dhe Luli nuke munde te eci dhe ai ne rugen E Krimit te Parardhesit …nga ana tjeter Pushteti i Sulltanit Berisha nuk mbaron ketu …ai eshte ende shume i fuqishem ne PD ku te gjitheve u shkon shura nga ai dhe skane burerin ta kundershtoje ta bllokojne duke i Thene Boll stop tashi kemi kryetar te ri….Selami ska ci beje Samar Saliut qe vret Gomarin ….. Dhe godet gomarin …ketu kemi Buracak frikamn politikan … Ja me keta kopuka do qeverisim vendi Servila Frikacak dhe vjen vete pastaj fjala njerez te pa afte Mero se ka fain Luli jooooooo gabim e ke e kafain Neperka qe sa te jete gjalle sdo le njeri mbi kok dhe kush do i kundershtoj do shkoje te gjeje ….Olldashin ne Parajes atje qe e cuan per te pushuar i qete…..Neperka e Zeze ….. Enderon dhe nje here postin mbas nishanit si President i vendit duke sunduar deri ne fund ashtu se e meriton Sulltani Jone i Nder i Kombit Sali Berisha komisari stalinist

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha nuk eshte kryetari real,nuk duhet te besojme se maska e Berishes,per imazhin e ri te tij,do bente cudine e rradhes.
    Sistuata e krjuar nga koha kur PD-ja ishte ne pushtet,perseri ia gjurmet e fresketa.
    “8 Dhjetori” nuk eshte dite shprese per permbysje te pushtetit me dhune,por nje feste rinore,ne kujtim te perpjekjeve te deshtuara per demokraci.
    Ata qe fituan betejen ne 8 dhjetor,kane zhgenjyer shqiptaret,duke i detyruar te emigrojne,te dy krahet kane qene ne sherbim te politikave kapitaliste,te grupeve te pa ngopura,gjakperse.
    Endra e demokrateve,per marrjen e pushtetit si me “8 Dhjetor” eshte nje mashtrim i rradhes,analiza e shumemunguar e humbjes se thelle ne zgjedhje,te krijon bindjen se asgje nuk ka ndryshuar,ujqerit jane ne prite !

  8. Edkari says:

    Shifni enderra me sy hap.
    Ne realitet ju perfitoni nga personaliteti Bashes mbasi derri do plumb.
    Kjo mazhorance duhet larguar nga pushtei me cdo menyre dhe cdo menyre eshte demokratike dhe ne se populli ngrihet ne kembe dhe permbys kete mazhorance dhe jo vetem kaq.
    Jo vetem kaq se mbas rrezimit nga pushteti grupimi rilindas duhet nxjerr dhe nga politika si pjesa me e keqe e ketij vendi ashtu si thenia brilante e popullit tone-gjarperit do shtypur koka dhe koka eshte grupimi rilindas.
    Shpresoj qe dita e shume pritur te vij sa me pare.

  9. DR says:

    vetem ky cubi ketu poshte i kinte nonen lulbasheve..dhe do thonin i vrau inteletuhalet…per kete litari eshte pak

    Të shajnë të tutë,
    o shoku Enver,
    vetëm gjysmë dite,
    dil edhe një herë!

    Vetëm gjysmë ore,
    dil e luaj fenë,
    në Shtëpinë Qendrore,
    ta pimë kafenë!

    Në Shtëpinë Qendrore,
    more Komandant,
    ku tani i parë,
    është një intrigant!

    Ty – ky shkretëtirë,
    as të shkon në mëndje,
    i ligu të ligjve,
    në partinë tënde!

    Ç’djall të tha në kokë,
    nga shpella ta nxirrje,
    të ngjiste ca shkallë,
    veç me bythëlëpirje!

    Në hatër s’të bie,
    ty mender Saliu,
    sa të ta ndjejë erën,
    do fshihet si miu!

    Rri veç pak sekonda,
    jo një gjysmë ore,
    ta çlirosh nga bandat,
    Shtëpinë Qendrore!

    Dhe mos shko aspak,
    në të tjera vënde,
    sepse një besnik,
    ke në zyrën tënde!

    Ai ta ka mbajtur,
    emrin të florinjtë,
    se ti mbi të gjithë,
    i ke skraparllinjtë!

    Ai ngjan nga ty,
    shoku Komandant,
    ndaj me të pushtetin,
    e kemi garant!

    Në zyrën e madhe,
    të shokut Mehmet,
    është djalë i Kristaqit,
    që qe deputet!

    Ai ndonjëherë,
    bën sikur të shan,
    po nga ana jote,
    kandarin e mban!

    Eh, edhe në zyrën,
    e shokut Haxhi,
    ësht’ një oficer,
    pak mustaqeli!

    Vetëm pak mustaqe,
    siç i kish Haxhiu,
    dhe për këtë punë,
    i hoqi i ziu!

    Kaq – o Komandant,
    s’kemi më ç’të themi,
    se pushtetin tënd,
    neve prapë e kemi!

    Se do të humbiste,
    kot mendoi shpellari,
    kur në mes të natës,
    të krreu nga varri!

    Tani ik i qetë,
    dhe nuk ke pse vuan,
    se këtu shumica,
    akoma të duan!

    Ka dhe që të shajnë,
    e të hedhin gurë,
    për inat të tyre,
    unë të mburr – o burrë!

    Unë të mburr – o burrë,
    se jam realist,
    se s’jam njohur kurrë,
    si një enverist!

  10. ii says:

    Keshtu ndodh kur ngrihe artificialisht…

  11. Toni G-VL says:

    Le ta marre PD-ne Jamarbri dhe Eduard Salami me Gjergj Bojaxhiun te krijojne nje parti te re te djathte te hajrit. Cdogje tjeter eshte humbje kohe…

  12. akil ylli says:

    Po hajt se po ja falim qe eshte nje guak, i paafte, Obllomov, por ai nuk ka asnje mundesi te jete nje lider, sepse asht persozhi politik ma i krimalizuar ne bote.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, e kam thene dhe me pare.. Gramafoni e luan Lushon si te doje.. Eshte vetem nje gur shahu per te sic ka edhe ate qe e solli nga Dealershipi I Makinave me Kaca e Dogjana.. Po nuk u fut Gramafoni ne burg, s’ka opozite.. Opozita e sotme te shohi Ramen dhe te ngrohet ne diell.. Lulushi mbas zgjedhjeve te 2017-es te vesh opingat dhe t’ja kellcase ne Hollande me miljonat e shqiptareve qe u ka vjedhur.. Ai eshte thjesh nje karagjaoz DHE GENJESHTAR I SKRUPULLT.. Te futet Bamir Topi ne krye te PD-se, PD-ja MUND te humbasi zgjedhjet me nje marxhin shume te vogel..

    I bej thirrje Partise Demokratike qe te hapi gojen dhe heqi kete Pitkin qe I prezanton.. Zgjidhni Bamir Topin dhe do e shihni… Do ta keni ne bashkeqeverrisje dhe Shqiperia do bashkohet..

  14. Arber says:

    Me sa duket pergatitet te dale ne skene perseri Sali Berisha.

  15. eli-tiv says:

    …Basha skaqene asnjehere zgjidhje per pd….ai eshte problemi i pd…eshte i afte te mos bej asgje….e i eshte mbushur mendja qe po te shaje e te sajoje situata behet i forte politikisht…..”marifetet” i quan politike…Nuk besoj se e cmon berishen ..por ashtu sic berisha e shfrytezoi ate..ashtu edhe ai e shfrytezoi berishen..Pra nuk i qahet halli…prandaj do ta shtyje per bukuri…nja 10-vjet ne krye te pd

  16. robi says:

    Nje gje eshte e sigurte: Qe kjo qeveri duhet shporrur nje here e pergjithmone.me kete qeveri po shkohet gjithmone e me poshte,ne te gjitha drejtimet.por mbi te gjitha arroganca e kryeministrit eshte e papare.

  17. 8 dhjetori 1990 lindi i vdekur.. says:

    Ke 10 vjet I nderuar Mero qe merresh me banden kriminale 2B (berisha-basha) dhe megjithese ato kane bere gjithe krimet qe permban kodi penal I krimeve te renda ne Shqiperi ,ato jane perseri ne skene shume me te forte se edhe ne 22 mars 1992.

    Ju gjithmone keni deshtuar sepse llogjikisht duhet te shtoni dhe ne “B” tjeter Biberaj (elez) qe ka qene eshte dhe do jete fytyra ,dora dhe truri I dyshes Bash-Berisha.

    Kam peshtypjen se kete person ju zoti Mero ose keni ndonje miqesi te vjeter ose keni frike ta ngacmoni se eshte I fuqishem dhe mund tju prese krahet dhe e keni lene te qete.

    Kane dale aq shume dokumente,filmime dhe deshmi orgjinale sa qe Elez Biberaj jo vetem qe duhet te kerkonte falje dhe te mos I shkelte kemba ne Shqiperi se eshte nje antishqiptar qe koha do ta vertetoi.
    Jo vetem qe nuk kerkon falje por ka dale hapur ne mbrojte te dyshes krimianle 2B duke bere barazimin midis gafave te Edi Rames me krimet e Bash-Berishes.

    Te kuptohemi
    Kam qene nje perkrahes I madh I Edi Rames ne 23 qershor 2013 por ai fatkeqesisht eshte treguar nje tradhetar & frikacak kozmik me 1 miljon votuesit dhe jetimet e 21 janarit & gerdecit dhe kjo eshte e frikeshme.

    Tradhetia apo deshtimi I turpshem I fitores se 23 qershorit 2013 eshte ndoshta ngjarja me e hidhur qe nga 1912 se u vra shpresa tedrejtuesit tane por dhe u vra besimi I shqiptareve qe kane te Europa dhe Amerika qe ne menyren me te shemtuar kane toleruar aktet fashiste te berishizmit me perrallat e elezbiberizmit.
    ——————————————————————.
    Ne fakt artikullshkruesi duhet ta ngreje steken me lart,sepse nuk eshte problem qe Basha lindi apo udheheqes I vdekur….eshte problem me I parendesishem sot ne shqiperi.

    Frika per te pare te verten me sy eshte ajo qe po vuajme sot.

    Me sakte eshte te themi se levizja studentore qe lindi 25 vjet me pare lindi I vdekur dhe kjo eshte aresyja qe ky popull po vuan sot.

    Kush e vdiq levizjen studentore dhe vendosjen e demokracise ?

    Per fat te keq njeriu shqipfoles me I fuqishem ne shqiperi ka qene dhe eshte ne keto moment Elez Biberaj dhe mbi te rendojne te gjitha deshtimet dhe krimet e ndoshura ne keto 25 vjet .
    Ky person ne vend qe te jape llogari per deshtimin tij vjen si burre I mire dhe jep leksione se shqiperia qenka ne udhekryq.

    Fakti qe rreth 90 perqind e komenteve (edhe pse ka qindra te censuruara) jane kundra Elez Biberajt biles nje pjese e mire dhe e mallkojne duhet te shikohet me kujdes dhe nga I nderuari Mero se kemi te bejme me nje Bash-Sali Elezbiberishen qe eshte si vellezerit siameze.

    Ishte banda e tropojes me Saliberishen,azemhajdarin,mehmet elezin,besnikmustafen malberisha I kurbinit qe e shakteroi ate vend me teorine e Biberajt te vene ne zbatim nga” ideologu” Gramoz Pashko” per nivelin zero…ceku I bardhe..xhon megou…qe genjyen shqiptaret te prishin shtetin bashke me ideologjine.

    Pra zoti Mero jo vetem Basha lindi I vdekur por dhe levizja juaj fisnike e dhjetorit u vra qe foshnje ne 8 dhjetor 1990.
    Pra shqiptaret nuk kane cfare te festoje ne 8 dhjetor ne kete 25 vjetor.

    Ju dhjetoristet (nqs ju ka ngelur pak gjak shqiptari ) duhet ti beni gjyqin atyre qe abuzuan me aspiratat tuaja dhe ne vend te sillnin pajtim kombetar dhe investime ne 1992 u moren si kanibale me sistemin e kaluar duke kaluar cdo kufi njerzor.
    Shkurt muhabeti

    Siamezi Sali Elezbiberisha duhet te jape llogari ne kete 25 vjetor per

    1-abuzimin me studentet e dhjetorit
    2-shkaterrimin biblik te shtetit dhe perdhosjes kombetare

    dhe jo te na mbajne leksione burrokratesh baca Elez si dikur Foto Cami

    Pra zoti Elez te mos na tregoje qe demokracia eshte ne udhe kryq..por te jape llogari pse e varet shqiperine ne kryq si krishti me litarin serb berishe

  18. andro-meda says:

    Për SHBA por dhe për vulgun shqiptar (të shtuar si pasojë e masave shtërnguese të qeverisë) që sot përbën shumicën dërrmuese të votuesve, Luli është ‘ylli në ngjitje’ i politikës shqiptare dhe zgjidhësi i halleve. Pavarësisht se një njeri i kultivuar e kupton se Luli është një ‘koqe kandari në ereksion’, ai e ka fituar terrenin kryesisht sepse Edi Rama nuk mundi ta menaxhojë si duhet rotacionin e pushtetit edhe pse kishte besimin e 1 milion shqiptarëve. Tashmë para shqiptarëve Rama ka humbur shumë kredenciale dhe është e sigurtë që në garën e ardhëshme elektorale do t’a humbasë pushtetin në mos qoftë kjo humbje e parakohëshme po të kemi parasysh agresivitetin e kundërshtarit të tij.

  19. BB says:

    Sakte,
    Ai eshte me i dobti nder njerezit qe shansi e nxori si krytar partie, se per udheheqes ti thuash nuk e meriton aspak. Ai do te kujtohet si me impotenti dhe me karagjozi kryetar partie.
    Por problemi nuk eshte ai, problemi i vertete eshte, kush do ta zevendesonte ne rast se e heqin si nje lecke?
    Kujt i intereson me shume sulmi i organizuar ndaj tij me se fundi?
    Duket sikur koha po therret ne skene “Partine” perseri. Plaku Mere po behet gati tja kaloje PD familjes se vet. Udheheqesi tjeter po gatuhet ne gjirizet e politikes opozitare (ose nuk do te ishte aspak surprise qe kryeshkerdhata te kthehej edhe njehere ne krye, sigurisht me kerkesa te egra nga baza, per tua bere mizerje jeten shqiptareve edhe njehere sic ja do qejfi komshinjve te veriut)
    Eshte turp te mendosh qe impotenti mund te zevendesohet me nje paranojak te semure ose ndonje debil akoma me te keq.
    Sa kohe qe kryeshkerdhata ben ligjin ne PD, nuk ka shprese.
    Vaj me det ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje