Propozimi radikal: Shkarkojini të 800 gjyqtarët e prokurorët që keni, e kanë bërë edhe vende të tjera

25 Nëntor 2015, 09:19Politika TEMA

Sistemi i drejtësisë është pika më e dobët e Shqipërisë dhe për këtë arsye, ndërkombëtarët po këmbëngulin fort për reformimin e tij.

Kreu i EURALIUS Rainer Deville, ka bërë një propozim radikal dje, duke thënë se një zgjidhje është edhe shkarkimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka Shqipëria.

Kjo, pasi sipas tij, sistemi i drejtësisë në Shqipëri, është më i korruptuari në Europë.

“Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj. Shqipëria e përdori këtë lloj zgjidhjeje disa kohë më parë, si edhe disa shtete të tjera” u shpreh Deville.

Sipas tij, duhet të pritet qarku i korruptuar.

Në asnjë vend tjetër në Evropë nuk kemi një nivel kaq të lartë korrupsioni, madje edhe në vendet që ka korrupsion, më i ulëti gjendet në gjyqësor. Ndërsa në vendin tim ëështjet e korrupsionit në gjyqësor mund të numërohen me gishtat e dorës. Ky është një problem që ndodh në të gjitha vendet tranzitore. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen procedurës së kontrollit, nuk ka asnjë mënyrë për t’ju shmangur, sië janë anëtarët e Gjykatës së Apelit, të Gjykatës së Lartë, të Kushtetueses dhe këshilltarët ligjorë të cilët kanë qenë moderatorë të veprimtarive korruptive. Ky është edhe një lloj disiplinimi pasi, si mundet që një gjyqësor i korruptuar të vlerësojë të tjerët. Ndaj për ta bërë këtë ushtrim të suksesshëm duhet që të ndërpresim qarkun. Por është shumë e vështirë për të gjetur edhe personat që do ta bëjnë këtë gjë, mundësisht jo anëtarët e Kuvendit apo ministri i Drejtësisë, pra dikush që të jetë shumë pranë gjyqësorit, por jo i brendshëm”, tha shefi i EURALIUS.

Duke folur për reformën bë drejtësi, Deville tha se fillimisht të gjithë duhet të tregojnë se ku i kanë gjetur milionat.

Do të ngremë tri komisione për Gjykatën e Shkallës së Parë dhe një për Gjykatën e Apelit. Pjesa e parë lidhet me kontrollin e pasurive. Të gjithë gjyqtarët duhet të paraqesin një deklaratë të pasurive, se sa miliona kanë dhe se ku i kanë gjetur ato. Nëse nuk jeni në gjendje të justifikoni milionat tuaja kjo do të thotë se keni një problem dhe hyn në lojë masa disiplinore për shkarkimin e tyre. Ky sistem nuk është më kompetent për të mbrojtur vetveten”, u shpreh Deville.

41 komente në “Propozimi radikal: Shkarkojini të 800 gjyqtarët e prokurorët që keni, e kanë bërë edhe vende të tjera”

  1. Te gjithe po flasin per gjyqesor te korruptuar dhe prokurori te kalbur por keta se marin mundimin te bejne asnje gje. Edhe ata persona qe burgosen per energjine apo kuponin tatimor perseri ketyre gjyqtareve ua japin leket per te dale te pafajshem

    1. Lidi says:

      1.Nuk jane te gjithe Gjygjtaret te korruptuar! Por si zakonisht do ta hane te

      ndershmit dhe do te shpetojne te korruptuarit!

      Kjo ndodh sepse te korruptuarit paguajne dhe shpetojne, kurse te ndershmit

      nuk kane te paguajne.

      2.Nuk mund te jete kriter vetem pasuria e gjygjtareve, se mund te kene antaret e tjere te familjes bisesmene etj.

      1. Spartaku says:

        Nje gjyqetar apo deputet a minister,mjafton te thote se, une miljonat qe KAME BERE VILEN APO BISNSISIN,kame marre kredi ne banke dhe mbaroi puna.Ata i kan rregulluar mire keto justifikime se nuk jan budallenj.Ai qe beri shtemben,i vuri dhe vegjen.Pra keta qe kane vene miljona dhe miljarda duke vjedhur,dine dhe ti fshehin.Jo nje komision te ngrihet,por edhe njeqind te ngrihen nuk zbulohet dot korupsioni.

      2. nora says:

        Mos je gje gjyqtar ti Lidi ose ka mamain a babin> Te gjithe dihet qe jane te korruptuar, te gjithe pa perjashtim duhen pushuar. Mezi presim te vije ajo dite

    2. endri says:

      ti shkarkojne posi !
      te gjithe te korruptuar jane ndaj edhe sistemi jone i drejtesise eshte ne kte gjendje

  2. eklipso says:

    Ik mër kar.
    Tek ne gjejnë vend e bëjn eksperimente dhe budallenjtë e Europës jqj. Te ne dhe burokratët bëhen revolucionarë, revolucion për të tjerët, jo për vete, kuptohet.

    Nuk ke faj ti sepse ti do që të rrish në Shqipëri dhe nja 20 vjet “duke ndërtuar sistemin e drejtësisë” me rrogën mujore prej 20 mijë euro.
    Tema, interesohuni pak sa e marrin rrogën gjithë këto të mençur që na sjell evropa dhe do ta kuptoni se pse japin këshilla për revolucione të vazhdueshme.

  3. Tunxh, bir says:

    Or tej i EURALIUSit, ore jane te korruptuar deri ne brendesi te palces, e ska medikament qe ju ben derman ketyre. E para te deklerojne pasurite marramendese qe kane vene, se nuk kishin breke ne bythe, dy pal kishin e i ndronin nje here ne jave.

  4. roni says:

    Ti more bucko se ke keq fare, dhe shume mire do ti bente ketij vendi qe eshte rrjepur ne menyren me spektakolare nga kjo lloj bande ne drejtesi dhe jo vetem. Se pari por dhe per vatin tone super te djallosur ka nje POR te madhe dhe mallkuese…kush ta beje kete gje….deri tani nuk e di se kush ben vetevrasje ne kushte normale te trurit… pra kush do ta zhduke vete vetveten????

    Pra rritet dyshimi qe do tja dalim,,,,dhe kush do tja dali,,,heehehehehe.

    Se dyti, moj po ja fusim prape kote sepse sa kohe kemi qe themi do ti kapim do ti denojme , do ti ndjekim qe te gjejme pronat dhe paret etj etj si tek tek ai filmi,,,germo Tare germo, ore ose kjo eshte nje loje e madhe e piste si gjoja do ti kapim ose jemi aq tyca e naive qe mbas kesaj zhurme te madhe qe kemi bere besojme qe ata po na presin neper vilat e tyre me sundukun e pareve te hapur gati qe tja dorzojne shtetit sapo ti bi deres,,,hehehheeeee

    Po e mbyll me nje pra tjeter,,,pra keta jemi ne, dhe kete meritojme ne!!!

  5. e verteta says:

    Perjashto Gjin Gjonin te tjeret duhet te japin dorheqjen sa me pare.
    Ah sikur te kishim dhe nja 100 si Xhini dhe do te shikonin nderkombetaret sa sa u vlente lekura.

  6. Akili says:

    Nuk eshte fare radikal ky mendim.Duhet shtuar edhe vendimi per 20 vjet burg,si dhe denimi me 15 vjet burg,pa te drejte apelimi,per avokatet dhe noteret.

  7. eklipso says:

    Pra Shqipëria e paska bërë njëherë këtë punë dhe paska rënë prapë në batak.

    Pse nuk bëhet diçka e thjeshtë. Rritja e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të ulet nevoja për tu korruptuar. Sigurimi i karrierave në mënyrë që humbja në rast se kapet, të jetë një karrierë e tërë.

    Dhe në fund, ndryshimi i ligjit që të detyrojë KLSH të shqyrtojë çështjet brenda afateve të caktuara.

    Shto shpërblimin për punën e mirë, rrit dëmin për punën e keqe dhe ta shohësh si nuk është më interesant korrupsioni.

    1. Albi says:

      Eklipso kjo qe thua ti e ka radhen pasi te hiqen te korruptuarit .Dhe me qenese nuk ka dale ndonje i ndershem brenda radheve te tyre qe te pakten te denocoje aferat brenda lloji i bie qe te jene te gjithe njelloj te koruptuar .Dallimi mes tyre eshte qe ne kete lloj gare per te abuzuar dikush ka vene miljona euro dikur qindra dhe dukush dhjetra por kjo nuk i ben disa me te mire e disa me te liq. Ata jane te gjithe njelloj .

      1. eklipso says:

        Ku i ke faktet për secilin prej të 800 ve?
        Kush do ta gjykojë se çfarë është korrupsion , dhe kush ka bërë korrupsion?
        Ky loqja i Euraliusit?
        Pse ai?
        Apo Ylli?

    2. LORA says:

      Ti qenke anetar I bandes se dreqesise se 25 vjetve te fundit,,,,,,,dhe si I tille duhet te pirdhesh pergjithmone nga sistemi I drejtesise qe presim te themelohet qe nga rrenjet.

  8. Arberesh i Tradhetuar says:

    Po qe se e kane bere edhe vende te tjera,dhe i ka dale me sukses pse te quhet radikal?Ne emer te disa precedeneteve qe i quajme rendom norma Perendimore,nuk mund te pranohet mosdhenia e drejtesise.Vetem ne Shqiperine e Hoxhes e Saliut politika ben akuza penale,ne Perendim eshte organi i akuzes e drejtesise

  9. LORA says:

    Propozimi nuk eshte aspak radikal.
    Ai perben ilacin e vetem te nxjerrjes nga koma e dreqesise se llallerive e gjin gjoneve.

  10. FLAMUR_VLORE says:

    Gjyqsori po merr zvvarr te ARDHMEN E SHQIPTAREVE!!!

  11. .... says:

    Shume mire. Cfare prsin akoma. Jepini fshesen se e shkaterruan kombin, njerzeve ua humben shpresen dhe po krijojne destabilizim lokal, rajonal dhe nderkombetar.

  12. Gjobvenesi i Drejtesise says:

    Do na e rruani para dhe mbrapa. Ne kemi ne dore gjithe pushtetaret. Kruajeni me ne dhe do te shihni. E marrim pusht-tetin brenda dites. (Ne fakt ne e kemi edhe tani. Me njerezit tane qeveriset nga Manjani deri tek Xhafa-Bylykbashi) Ju shkelim me kembe o krimba popullore

  13. Fotaqi says:

    Kujt ja mban bytha ?

  14. zaho says:

    Kte gje e ben vetem diktatura si Enver tope madhi p.sh .Qe te shkarkosh 800 duhet te shkarkosh ata qe duhet ti shkarkojne kjo gje ne Shqiperi ndodh vetem me nje revolucion prandaj,rrini te qet se nuk ndodh kurr edhe per ti rralluar duhen ca Avni rustema qe Sqiperia nuk ben me

  15. Greece is shit says:

    Ketij njeriu i duhet bere nje monument prej floriri ne mes te Tiranes. BRAVO!

    1. You are shit says:

      Ua sa i mencur je ore shpatone

  16. arben says:

    Sugjerimi eshte i sakte.Me mire pa keta prokurore e gjyqtare te dale nga shkolla e plepave te Saliut qe ne tere keto vite nuk bene gje tjeter vecse i sherbyen me zell e besnikeri padronit te tyre dhe ne te njejten kohe zbrazen xhepat e popullit fukara e mbushen te tyret.Por mendoj se kjo nuk mjafton per te pastruar sistemin tone te drejtesise qe ngjan me nje kufome te kalbezuar.Ne radhe te pare duhet qe te gjithe ata qe jane pasuruar duke abuzuar me detyren te japin llogari para ligjit e tu konfiskohet edhe kacidhja e fundit.Me kete veprim nuk shkelet asnje ligj dhe as lirite e te drejtat e njeriut por vendoset drejtesia e popullit.Pas kesaj le te perzgjidhen bijte me te mire te popullit (qe ka plot e jane te shkolluar me se miri) e te ndertohet sistemi gjyqesor e prokuroria nga e para duke mos perseritur gabimet e se kaluares.Ne te kunderten kurre nuk kemi per te dale nga rrethi vicioz ku ka hyre sistemi i drejtesise.

  17. VFLP says:

    Kemi me shume se dhjet vjet qe e themi kete po kush degjon..ndoshta e bjne tani

  18. lisi says:

    Shyqyr qe e pranuat qe keni desghtuar me miliona euro assistence…

  19. Zekthi says:

    Duhen shtuar edhe notere, doganiere, tatimore, administ. hipotekave, mjeke, pedagoge, deputete, te gjithe punonjesit dhe drejtuesit e OSSHE…Ne te semes te gjithe. Me siguri qe te nesermen Shqiperia do te ndjehej e lehtesuar.

  20. Konservatori says:

    Asnje sec me shume mos e zgjasni,shume mire qe pranoni edhe ju te huajt qe keni d,eshtuar 100% me miiona euro asistence per sistemin e (zh)drejtesise me te korruptuar ne Europe e ndoshta me tej,time its now…SHKARKOJINI te gjithe,pas pavaresise se 1912 do ishte gjeja me pozitive qe do ti ndodhte ketij vendi!

  21. Zyfer Caco says:

    Bëni ligjin që jo vetëm gjyqtarët, prokurorët, zyrtarë, por çdo qytetar të argumentojë milionat e tij, për ndryshe jo të shkarkohet nga funksioni, por të dënohet dhe pjesa e pa argumentuar e vënies ligjore të pasurisë të sekuestrohet nga shteti.
    Kjo reformë radikale i duhet Shqioërisë.
    Për ndryshe ve tëm llapim kot!

  22. Viktor Emanueli III says:

    ….e thjeshte fare, nje kontroll ne shtepi te gjitheve, t’ju vlersohen siperfaqet e banesave, mobiljet, bizhuterite, cantat, kostumet madje edhe stilografet dhe stilolapsat…..dhe do dalin tek ara e Tares pastaj.

  23. Tili says:

    Gjendja është kaq alarmante sa do hequr të gjithë mundet të ketë rimarrje në punë vetëm në rastet e studjuara mirë. Tani nuk ka nevoj për kurse të plepave ka me mijra jurist të merren në punë me biografi të paktën dy breza familje jo mbi baza politike por morali.

  24. joooooooooooo oooo te 800 gjyqtare e prokurore ,por shkarkoni edhe shoferat e tyre por edhe komshite e tyre i kontrolloni ,se ata kane rrjepur miliarda euro ne keto 25 vjete te arta per ta !

    vetem ky lloj propozimi te mbush me fryme !

  25. “”Te me hani mutin mu ne bythe mua dhe te gjithe kolegeve te mij, sa kemi pare neve si kombetare dhe nderkombetare keto vite aq me shume jemi forcuar dhe as qe kini per te na bere dot as edhe nje gje, kot bucisni dhe therisni.”” Sic ka qene do te jete………….

    1. real says:

      Te fundoseni ne mutin tuaj te parave kombetare dhe nderkombtare me gjithe rodin e fisin tuaj.

  26. fusha says:

    Kjo rregullohet ne qofte se te gjithe ngrihen ne demostrata derisa te largohen dhe denohen te gjitha te korruptuarit.

  27. delete says:

    Shkarkimi i gjyqtareve duhet te behet vetem pasi te shkarkohen te super-korruptuarit e politikes shqiptare nga i pari deri tek i fundit pa marre parasysh status politik apo pozicioni social. Fshesa dhe burgu jane solucionet e vetme te mbetura pas 25 vitesh kliptokraci ne ate vend. Kush pretendon se Shqypnia ka demokraci eshte i lene….Deville nuk mund te pretendoje demokraci e drejtesi ne sistem kur ne njeren ane kerkon shkarkim gjyqtaresh per korrupsion dhe nga ana tjeter ulet per te bere marreveshje me simbolet e korrupsionit albanes si corapekuqi me vlere 200 miljone euro, apo bajga e Vicidolit. Po skane thone kot – me doren e huj mos vrafsh as gjarperin.

  28. Enigma. says:

    Te shkarkohen dhe te fillohet nga e para.Boll me me hajdutet dhe te korruptuarit .Ka vajtur puna atje ku nuk mban me!Mirese i shkarkojme,po kush do ti gjykoje Keta gjyqetare?

  29. Mentari says:

    Ai flet qarte se ata qe nuk e justifikojne pasurine qe kane te largohen dhe me pas ti konfiskohet pasuria dhe ata jane te korruptuarit kurse te tjeret jane ata te pafajshmit,eshte e qarte se kush eshte i korruptuar.duhet nje lufte e pameshirshme kunder tyre.

  30. Vjollca says:

    Eshte zgjidhje e domosdoshme, te gjithe duhen larguar. Nese nuk veprohet ne kete menyre thuajse nuk eshte bere asgje. Pak ose aspak te njome do te digjen me te thate.

  31. A doni me per Petin says:

    Ne prokurori ka prokurore dhe oficere gjyqesore te cilet nuk kane mbaruar arsimin e mesem pasi kane punuar ne emigracion dhe kur jane kthyer ne Shqiperi para 15 vitesh kane blere deftesen e shkolles se mesme dhe pastaj kane mbaruar diten shkollen e larte.
    Zbuloini se i kini ne rradhet tuaja.
    Jane njerez qe shqip me drejteshkrim nuk dine te shkruajne por i kane shpatullat e ngrohta per shkak te lidhjeve me politiken.

  32. Dio Dionisios says:

    Erdhi drita e shumepritur. Ti zhdukim halerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje