INTERVISTA/ Shuplaka e Eduart Selamit për Bashën: Nuk ngjall shpresë, ka zhgënjyer demokratët

25 Nëntor 2015, 18:50Politika TEMA

Një nga zërat më seriozë në Partinë Demokratike, Eduart Selami, ka kritkuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, opozita nën drejtimin e Bashës, edhe pse gjendet përballë një qeverisje shumë të keqe, nuk ngjall shpresë.

Duke folur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Selami tha se Basha ka zhgënjyer demokratët.

Qeveria Rama-Meta është me e keqja e viteve të fundit, mirëpo opozita akoma nuk ofron alternativë dhe nuk ngjall shpresë.

Kjo për shkak të lidershipit të PD-së.

 Ai nuk ngjall shpresë, ndaj edhe kjo qeveri rri në këmbë në një kohë kur shqiptarët lartohen për azil ekonomik në vendet e BE-së”, tha Selami.

Lidershipi i PD-së më ka zhgënjyer mua dhe një pjesë të mirë të demokratëve”, vijoi me tej ai.

Zoti Selami, Shqipëria ndodhet në një periudhë, ndodhet përballë shumë sfidave që ajo i kishte edhe 25 vjet më parë, është e kotë ta themi por institucionet demokratike janë të dobëta, ka probleme në respektimin e të drejtave të njeriut, korrupsioni mbizotëron në të gjitha nivelet dhe pyetja ime natyrshëm për ju është: Si e mendonit Shqipërinë 25 vjet më parë dhe si e mendoni atë sot?

Selami: Nuk mendoja kurrë që 25 vjet do të kalonin dhe Shqipëria do të kishte akoma probleme të cilat janë probleme të kuptueshme për pak vite në demokraci sesa tani. Pata rast edhe përpara disa javësh të isha në fondacionin Konrad Adenauer dhe theksova mendimin që fatkeqësisht Shqipëria gjatë këtyre 25 viteve nuk është një histori suksesi. Thashë që është në rrugën e drejtë se nuk mundet dot që të argumentohet që rruga e demokracisë, rruga e lirisë, rruga e Europës nuk është rruga e drejtë por nuk është në drejtimin e duhur sepse nuk ka krijuar institucione demokratike, nuk ka sistemin e drejtësisë, ka probleme të mëdha me korrupsionin, ka probleme të mëdha me inkriminimin. Ekonomia vuan dhe prapë është një nga vendet më të varfra, kështu që për mendimin tim, këto 25 vjet nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhet nga shqiptarët dhe përgjegjësiaq kryesore i bie elitës politike.

Ndërkaq ju jeni një i brendshëm i Partisë Demokratike. Si shpjegohet që ka kaq pak demokraci në partitë politike në Shqipëri duke përfshirë edhe partinë tuaj. A ka korrupsion brenda partive? Brenda udhëheqjes e kam fjalën…

Selami: Mendoj që partitë politike fatkeqësisht që janë organizatat ndër më kryesoret, sidomos në problemin e institucionalizimit të lirisë që është demokracia, në Shqipëri kanë shkuar në drejtimin e gabuar. Ka më pak hapësirë dhe demokraci sot në partitë politike sesa në fillimin e saj dhe ky është një drejtim i cili është mjaft shqetësues. Unë mendoj që Shqipëria është një republikë partiake, ku partitë janë institucionet më të fuqishme, i cili është një problem mjaft i madh për Shqipërinë por dhe vetë partitë janë thjeshtë prona personale të drejtuesit që nga vendimmarrja, nga përzgjedhja e politikave, nga gjithçka tjetër dhe ky është një problem mjaft shqetësues për politikën shqiptare, problem i cili është në të gjitha krahët dhe që po vjen duke u përkeqësuar

Zwri I Amerikws: Shumë interesant konstatimi juaj. Prona private të udhëheqësve thatë? Mund ta sqaroni më shumë këtë koncept se çdo të thotë pronë private në këtë kuptim?

Selami: Personale sesa private. Unë kam shumë respekt për pronën private dhe ne jemi në një vend (SHBA) ku prona private është në krye. Personale ka dallim. Ato thjeshtë nuk trajtohen si prona private por personale ku drejtuesi pasi merr mandatin dhe mënyra e marrjes së mandatit është e kontestueshme, pastaj nuk pyet më njeri. As institucionen, as strukturat, as vendimmarjet si  për probleme të vogla ashtu dhe për probleme të mëdha. Kjo është në të gjitha, për të gjithë ata që e ndjekin dhe e njohin Shqipërinë sadopak, mendojnë që e kuptojnë fare qartë se çka unë po them

 Udhëheqësit dhe deputetët nuk merren me problemet.

Selami: Pikërisht. Po ta shikosh me kujdes, nga 2008 janë ata që vendosin dhe kur ngrihet zëri me të drejtë për dekriminalizimin, pyetja që del është pse i vutë atje? E dyta, kur flitet për dekriminalizimin e njerëzve që kanë bërë krime shumë të rënda, brenda dhe jashtë Shqipërise, ka mjaft krime të tjera të cilat mbahen dhe nuk kanë shkuar në gjykatë akoma dhe kur flitet për reformë në drejtësi, krerët e partive, janë ata të cilët e kanë mbajtur peng sepse nuk duan që të japin llogari dhe kanë promovuar kulturën e mosndëshkimit.

Zwri I Amerikws: Meqënëse ju jeni deputet i Partisë Demokratike, një nga detyrat e opozitës, më duket është që t’u japë njerëzve në shoqëri për të ardhmen e tyre por më duket se këtë nuk po e realizon dot partia Demokratike?

Selami: Megjithëse ne kemi një nga qeverisjet më të këqija të këtyre 25 viteve me Kryeministrin aktual, me Ramën dhe me bashkëpunëtorin e tij Meta, unë mendoj përsëri se fatkeqësisht nuk kemi arritur që të ngjallim shpresë. Lidershipi i sotëm i opozitës, i Partisë Demokratike nuk ngjall shpresë. Megjithëse kemi, u premtuan vendet e punës? Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, me mijëra, me dhjetëra mijëra; u premtua arsimi? Është më dobët se kurrë; Po kështu reforma në drejtësi, të gjitha premtimet nuk janë mbajtur. U premtuan reforma të thella… nuk bëhet fjalë fare. Është një nga qeverisjet më të këqija por fatkeqësisht ju keni të drejtë, bashkohem me konstatimin tuaj që lidershipi aktual i PD nuk ngjall shpresë dhe besim.

Zoti Selami, me sa duket ju i përkisni grupit të pesimistëve që nuk janë pak, janë shumë. Ç’mendoni për çështjen e dekriminalizimit të parlamentit? U arrit një marrëveshje kohët e fundit midis dy partive kryesore, a keni besim tek kjo marrëveshje?

Selami: Nuk kam qenë asnjëherë pesimist dhe tani nëse tingëlloj pesimist po bëj një analizë për 25 vjet të realitetit të demokracisë shqiptare dhe në këtë pikë mendoj që edhe hapat që u bënë për dekriminalizimin, janë hapa në drejtimin e duhur por janë shumë pak dhe shumë vonë dhe nuk janë të thelluara dhe pikërisht ata që e kanë shkaktuar këtë dhe akoma vazhdojnë, ky dekriminalizim pa zgjidhjen e reformës në drejtësi është thjeshtë një formalitet dhe dhe reforma në drejtësi pa forcimin e institucioneve të pavarura është një formalitet dhe reforma e institucioneve të pavarura, forcimi i institucioneve të pavarura pa demokracinë e brendshme të partisë dhe pa një kulturë të re dhe pa një elitë politike që të jetë në të njëjtin hap me pjesën tjetër të perëndimit, për mendimin tim janë formalitete, janë gjëra të pamundura dhe do të japin këtë rezultat siç kanë dhënë deri tani, shumë pak, shumë vonë dhe një demokraci anemike, ku shumica e shqiptarëve mezi presin të largohen nga Shqipëria dhe nuk e shikojnë të ardhmen e tyre atje. Le të marrim një rast të tillë. Ata që kanë lindur në fillimet e demokracisë, në vitet ’90, edhe në rastin më të mirë, janë në shkollë, kanë investuar tek vetja, familja investon tek këta, janë të rinj, 18-22 vjeç; nga 10 prej këtyre, 7 nuk kanë vend pune me statistikat e tanishme. Ja po i ulim pak, përsëri janë shifra mjaft të larta. Për të mos folur pastaj se ata punësohen jo aty ku e kanë vendin e tyre.

Edhe në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit që kanë qenë në të njëjtën situatë…

Selami: Me ato po e krahasoj. Me vende të tjera si Europa dhe këtu në Amerikë, vende të bekuara ku njerëzit punojnë dhe qeveritë punojnë për popullin, nuk bëhet fjalë fare. Kështu që në këtë pikë unë mendoj që nuk bëhen përpjekjet e mjaftueshme për këto gjëra. Ky realizëm i imi, kjo përgjegjësi si një nga pjesëmarrësit, kjo përgjegjësi si një njeri që ka vendosur për të dhënë diçka nga koha e tij prapë prapa pas një shkëputje të gjatë në Shqipëri, këtë unë e shikoj me shqetësim.

 Zoti Selami, jam i sigurtë që partia juaj ka bërë një farë analize për humbjen në vitin 2013. Në ç’frymë është bërë kjo analizë dhe a ka një konkluzion të qartë nga ajo që është diskutuar? 

Selami: E përgjithshme dhe e sipërfaqshme. Ato gabime që na sollën në 2013, u përsëritën përsëri në 2015. Nuk ka qenë një analizë e thellë, nuk është një analizë e thellë realisht sepse nuk i drejtohet problemeve kryesore dhe për mendimin tim dhe lidershipi i ri aktual i Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të Partisë Demokratike që duan ta shikojnë edhe njëherë Partinë Demokratike si parti e shpresës për shqiptarët, që kësaj qeverisje të keqe, nga më të këqijat që po jep kjo qeveria Rama-Meta, ne kishim një shpresë që për 1 vit, për 2 vjet të ishim ata që i jepnim një drejtim tjetër. Nuk po arrihet kjo gjë. Qeverisje të këqija Shqipëria ka patur edhe më përpara. Dhe qeveria Nano në 2003-2004 ka qenë nga më të këqijat por opozita e atëhershme arriti që të ngjallë shpresë, erdhën në pushtet, fillimi qe i mirë, pastaj gjërat nuk ecën ashtu siç duhet.

 Zoti Selami, është proverbial mosbashkëpunimi i partive kryesore politike në Shqipëri. Ç’do të ndodhte përshembull në rastin e një sulmi terrorist, në rastin e një ngajrjeje të skajshme në Shqipëri? A do të bashkëpunonin dot këto parti? A janë të përgatitura ato?

Selami: Besoj që po. Kur janë gjëra të tilla ekstreme besoj që po, por kjo s’është e mjaftueshme. Bashkëpunimi duhet i përditshëm. Elita politike duhet të kuptojë që është atje në radhë të parë për qytetarët, t’i shtojë oportunitetetet, ëndrrën e shqiptarëve, i ka lënë shqiptarët fatkeqësisht pa një Shqipëri demokratike ku nuk e shikojnë të ardhmen aty, është një elitë e paaftë me standardet bashkëkohore perëndimore, është një elitë thellësisht e korruptuar e thënë kjo dhe nga vet ata dhe është një elitë, guxoj të them dhe e inkriminiuar dhe kjo është një problem shumë serioz për demokracinë në Shqipëri.

32 komente në “INTERVISTA/ Shuplaka e Eduart Selamit për Bashën: Nuk ngjall shpresë, ka zhgënjyer demokratët”

  1. Arben Dauti says:

    Demokratet dhe shqiptaret kane vetem nje mundesi per te dale nga e keqja ku jane zhytur. Selami kryetar i PD

    1. xoni says:

      Selamit i ka ardh radha per tu rrahur edhe nje here nga lulka se e paska harruar drurin qe i dha salehu dhe e emigroi ne ameriqi.
      Po rri o selam alekum se edhe je martuar rishtaz me ilven.
      Rri rehat se do shkosh te takosh Olldashin me kembore.

    2. beni says:

      Islami esht i njellojte si gjith islamiket e tjere e kerkoj te mare postin sepse i biri i enverit nuk e leshon njelloj si koci xoxe me enverin lufte per pushtet islami apo cdo islamik lufton per pushtet e jo per shtet!
      Pd duhet ta mare kryetar nje i krishtere jo mysliman e bota do tna shohe ndryshe?

  2. Altini says:

    Selami nje legen mashkull. Kujton se ai ngjall shprese ne PD ………o zot…..

    1. Cubi says:

      Ka nje Shpetim te Madh: barazi per partitie politike ne Kodin Zgjedhor pastaj populli te njerre jashte politikes politiqenat asnje deputet i deritanishem ne Parlamentin 2017 eureka.

  3. Toni says:

    Lidershipi i kti te timit:)

  4. Informer says:

    O Lul idjoti lere partine terhiqu se sje per ate pune o koqe

  5. Demokrati says:

    Bravo z. Selami. Demokratet e vertete sot kane nevoje me shume se kurre, per njerez si ti, per te ringjallur shpresen dhe udhehequr ata ne luften kunder kesaj qeverie te korruptuar.

    1. Maryland says:

      @ Demokrati

      Selami duket qe eshte hipokrit kur flet, si nje kuader i brendeshem i PD-se, per demokracine e brendeshme neper parti.
      “Tani, thote Selami, nuk ka demokraci te brendeshme neper partite, kurse me perpara ka patur… ( kupto, kur udhehiqte fyhreri qe e perzuri dhe e nxorri perbythe perjashta Selamin)

      1. lulja says:

        Asnje presje nuk i heq komentit tuaj ne lidhje me kte shitsin e makinave me emrin eduard.
        Ja theu turinjt sala e prap u kthye te baba si djali plangprishes.
        Patytyrsia e ktij ska fund, edhe ne kte intervist.

  6. Zekthi says:

    PD ka 20 vjet qe mbeshtet rrugetimin e saj vetem tek karizma apo autoriteti i nje emri. Pas perdeve ne sfond te Berishes nuk kishte asgje. Ja ku shfaqen tani te gjitha dobesite. Tani problemi i PD eshte qe duhet te rifilloje nga e para. Kjo parti duhet ti largohet ankthit per te marre pushtetin, por te rishikoje thelle dhe ne kohe rindertimin e saj.

  7. Krize says:

    Foli ky… Edhe shpresa qe vdes e fundit, ka vdek nga ju te pd-se.

  8. naftetari says:

    Na mbyten alabaket ty të degjeneroi Salala ti u ule ne preri e tije si të besojme ty ne theniet e tuba

  9. Lemi says:

    PD , dmth partia e dudumeve e ka udheheqesin, madje shume te zotin, Hoxhe Artanin apo sic njihet ndryshe Skypioni…po e morì ky drejtimin do te shikoni qe shqiptaret do te kene vete m dite te lumtura , por do te kete nje problem se shqiperia do te behet shume atraktiv per te gjitha qeniet e gjalla…

  10. Arben says:

    O SELAM ,Pas stazhit ne Amerike si LAVAZHJER MAKINASH,je vertet i pergatitur per te drejtuar PD-ne.

  11. england says:

    O Selam i nenes ke te qash me par,Luli eshte krici,dhe Saliu gomar!Po a nuk ishe ti z.Eduart qe ike u “arratise” nga Shqiperia pikerisht kur partia jote ishte ne pushtet?me kete dua te them se shqiptaret kane qene gjithe kohen ne ikje nga ai vend edhe ne qeverisjes nga plakushi Sali kur gjendja gjithmone ka qene katastrofe,pra ti Selam me kete shkrim po i bie dhe Saliut,pra me nje gur qellon 3 zogj ne te njejten kohe duke perfshire dhe Ramen!Nje mut jeni te gjithe,por meqe muti juaj filloi te perhapet dhe mbaje shume ere,nga keta akoma nuk kemi pare ndonje tragjedi te permasave te Gerdecit,apo vrasje te tipit Berishist ne mes te dites.

  12. Kulaku says:

    Haaaa ske ci ben samarit dhe Godet Gomarin…..se ka fain Basha….se nuk mund te imitije Saliun ne Intrigat dhe krimet e tije dhe del Bllof….Ai Saliu saliu duhet cduk nga Politika se ai Vetem ai nuk i le radhen Bashes te Degjohet…por Pushteti i tije Stalinist do te pushoje se Lulezuari vetem kur sali te plaket te Vdese Deri atehere de te ve shume Kundershtare te tije duke i cuar ne atejet se Vet eshte i forte fizikishte dhe ka kohe shume akoma Kjo evtregon qe asnje Bure nga ju nuk ka kurajon ta godas dhe ta shpore kete njeri qe Themeloi Krimin ne shqiperi kete Tiran te pamposhtur qe zhuku mbretin duke share ate per tu bere vete Sulltan i ketije vendi per 25 vjet….. Ku jini Buracaket frikacaket ne PD qe sala ju ka bere tu shkoje shura ne Brak….. Dhe duke goditur Lulin ngrini akoma me shume pushtetin e Berishes qe pret i sigurt mbas Nishanit te Behet President ky pra eshte endra dhe fakt qe nje dite do te realizohet nga Sulltani miljarder Sali Berisha ….qe nuke pjerdh njeri ne ket bot….e quajn si plak dhe gjoja i Hapin Ruge …jo jo shura u shkon te gjitheve nga kjo pantere e Zeze pjell e gjithe Ligesis per shqiptaret si agjentim me irezikshem per ket vend ne dobi te Stalinismit dhe ne dem te demokracise ne ket vend

  13. mirdash.agolli says:

    UNE NE PERGJITHESI JAM ME EDUART SELAMIN PER KRITIKEN QE I BEN BASHES.POR AMAN AI VETE ESHTE TASHME I PAVLERE.ESHTE I PAVLERE SE ESHTE BERE NJE ME GRUAN E TIJ TERESISHT KOMUNISTE DHE E PAKORRIGJUESHME.ME NE FUND EDUARD SELAMI FILLOI TA NXJERRE KOKEN PER TE DREJTUAR PD.JO,UNE KAM VERREJTJE PER BASHEN,POR AMAN AI ESHTE NJEMIJE HERE ME I SIGURTE SE SELAMI PER TE UDHEHEQUR PD.NE PD DUHET REVOLUCION PER TE PERZENE EDUARDET.BASHA DUHET TE ECE SHPEJT PER TE SHPETUAR VENDIN DHE NE ECJE E SIPER DUHET TE BEJE REFORMIMIN E PD PER TE MOS THENE RIFORMIMIN E SAJ.UNE E KRITIKOJ BASHEN PER NGATHTESI,POR ESHE SHUME GJERA NUK I DI.BERISHA DUHET TI JAPE BASHES GUXIM NGA GUXIMI I TIJ,FORCE NGA FORCA E TIJ DHE SE BASHKU TE RREZOJNE PERDHE KETE QEVERI QE NE KRYE KA NJE TE DROGUAR,NJE TE APASIONUAR PAS BUDALLALLEQEVE.LUL BASHA DUHET TA RREZOJE KETE QEVERI ME LEHTESINE ME TE MADHE.AJO ESHTE E RREZUAR NE DHJETOR PO NUK I DHANE BORXH BANGAT QEVERIA SHPALL FALIMENTIN.FALIMENTI KA NDODHUR,POR KOMUNISTET NUK DORZOHEN,DO HANE EDHE BAR DHE SOCIALIZMIN E RILINDUR NUK E DORZOJNE NE DUART E ARMIKUT.TE SHOHIM MESDHJETORIN,DO MUND TA MBAJNE?!QEVERIA KA RENE,AJO KA FALEMENTUAR KETE DUHET TI KERKOJE BASHA PERENDIMIT.MOS ERDHJA E KERRYT NE SHQIPERI ESHTE SHPRESE E MADHE PER SHQIPTARET.

  14. roni says:

    “U zgjua dhe ku vule humburi” thote populli,,, e vertete vule-humbur eshte se te kthehesh nga washing cars and pickup trucks ne amerike e kuptoni vete ju o shqiptare se ne cderexhe ka perfunduar ky leshkoja selam aleku hehehee . Po mos tja heqim te gjitha meritat se nje merite te vetme ka,,,qe e ka kuptuar edhe pse nuk eshte shume ndryshe nga i vulehumburi tjeter Basha, por qe i fiton ca pike kur thote pak a shume qe ne fytyren e atij idiotit basha ska kurre fare elememti shprese dhenes. Ky konstatim eshte fund e krye per vetveten se ne si shqipetare ketu ne Shqiperi e kemi ditur ohu shume kohe me pare qe a basha ska bosht, por sic e thashe me lart ky kaqoli looser Selami nga qe ka qene shume kohe me furce ne dore duke lare makina, ska pasur mundesi i gjori qe ta dije. Por qe jane te dy njeri coli e tjeteri loli ska asnje pike dyshimi.

  15. vlonjati says:

    sa te jete gjalle sali qeni nuk ka shprese per pd, historikisht malokeria eshte pabesi

  16. lume e det says:

    Ζ.Selami… Trishtimi eshte i madh dhe i pa shprese ne shqiperine e pa fat!!! Ju e dini qe te gjitha jane te rekomanduara… Ne qofte se nuk shkoi “te Cezarit te Cezari “…shqiptari dhe per nje here tjeter ne historine e tij, do te behet gaz i botes me “vetevrasjen qe po krijon me vetedijenine me te plote….. Dhe pasojat do te jene me te dhimbeshmet ne historine e Shqiperise… Shqiperia po tregon se nuk ka inteligjence!!! Ka vetem pasardhes te politikave te shkuara dhe te gabuara totalisht.

  17. jeta says:

    Shoku Edurad Selami, pse ju bashkuat Sali Berishes ne nje kohe qe ai u be dhe kriminel i shqiptareve dhe hajdut dhe kur ty te perzuri me bisht ne shale per ne Amerike? Ik ore se dhe ti je o idiot o gomar se mendove se nga shites makinash te vjetra do beheshe milardier si Saliu, se gjithnje mendoje se do fitonte Saliu ndaj edhe erdhe. Apo erdhe se te shqetesonte demokracia e brishte? Ik ore gomar se ti ishe aty kur u emrua Lulezim Basha ne krye te Pd-se, njesoj si atehere si u emrua kryetar bashki. Ti je nje brashnjare me shume se ata te tjeret, jo se Lulezimi eshte nje vegel kriminale e 21 janarit dhe paskeni bere dhe dekriminalizimin! Pika qe s’u bie, kujtoni se njerezit i shtypni si te doni. Figurat e pd-se se Sali kriminelit! Apo Ristani…

  18. Qazim Gura says:

    O cun i Aqifit,
    Pika qe ste bije,
    Gjithe jeten tende,
    Ke qene vec hafije.

    Ishe petagog pa vlere,
    Se kush te beri nder,
    Per nje gje jam garant,
    Ishte petagog injorant.

    Spiun ka qene Aqifi,
    Por dhe ti spiun,
    Ishin sigurimasat,
    Qe ne krye te vune.

    Ike larg o mik,
    Andej tutje ne Amerik,
    Nga partia shpejte u ndave,
    Ne nje lavazh,makina lave.

    Po te kishe aftesi,
    Do e ndrrisje ne Amerik,
    Do studjoje si te tjere,
    Dhe sdo rrije sii dhjere.

    Ta di suma o Edo,
    Se ne Shqiperi behet paraja,
    Por me pare puthja Sales,
    po deshe qofte te daja.

    Erdhe si hije,
    Dhe po rri si hije,
    Gjith jeten hafije,
    Pika qe ste bije.

    Profesor pa grada,
    Si Aqif kapteri,
    Tek suma o Edo,
    Aty te rri nderi.

    1. lulja says:

      Aferim o Qazim..
      Te lumte dora, per kto vargje, qe e nxjerrin lakuriq hafijen ed selami.

  19. Shqiponja krenare says:

    More Selami Eduard, po pse tani u kujtove ti te ngresh zerin kunder PD. Po pse i lejove ti shoket e tu kur ishin ne pushtet te benin bemat qe qe te gjithe i dime.Po ku i kemi ne ato politikane qe te punojne per popullin qe i zgjedh. Politikanet tane ne te dy krahet historikisht e kane treguar se ckane bere ,se dhe pas 25 vjetesh demokraci jemi vendi me i prapambetur ne europe.Ju politikanet tane per vete i keni siguruar te gjitha ne jete visheni si te jeni mbreter kur popullin e keni te varfe ,nuk mbyll dot muajin me buke, ndersa ju beni moden si te jeni ne sfilate dhe jo ne sherbim te popullit. Nje cunam te bjere te gjithe politikaneve tane qe e lane vendin ne balte dhe per faqen e zeze te tyre dhe tonen.Kur ju te gjithe te jepni llogari si i bete pasurite tuaja kur dihen sa jane rrogat ne Shqiperi dhe jepni doreheqje sepse skeni bere asnje lek pune kete e tregon realiteti shqipetar athere do themi po behet analize e po ndryshohet.Para se vini ne pushtet ju te jithe majtas e djathtas vringelloni dhembet do i vemi ne fund kesaj e asaj padrejtesie do i burgosime shkarkojme shkaktaret e gjendjes mjerane te vendit dhe pastaj hop hypni ne karrige dhe gjithcka zhduket si flluske sapuni dhe ju rini e mendoni si te shtoni pasurite tuaj per afain qe jeni zgjedhur. Ja kush jeni ju klasa elite politikane e shqiperise. Turp tu vije ku na keni katandisur ju te gjithe. Ai vend kurre nuk do te behet perderisa te kete njerez te kalibrit tuaj. Ja pse inteligjenca dhe rinia vlerat me te larta te kombit jane larguar e vazhdojne te largohen.Ne Shqiperi ska shprese sa kohe ska politikane ne sherbim te vendit e popullit. Te dyja palet e keni humbur besimin.

  20. koco says:

    Edhe Selami eshte nga ata Kollona e Peste te perzgjeurit e Ramiziut , prononcimi i tija per Bashen eshte goja e Sahli Kriminelit e fjalet e vena ne goje te Selamit vihen qe te shiten si te besueshme , pune intrigantesh , hipokritesh , fytyra te shplara tashme , xhakete e Sahli Xhiadistit .

  21. petrit zela says:

    Neqoftese ka ndonje person te pa qendrushem ne politike,Eduart Selami mbetet numer njeshii.Kur beme zgjedhiet e kryesise se tiranes,te gjith perfaqesuesit e seksioneve te PD-es ,ripropozuam perseri Kalakulen..
    Por ndodhi cudia e cudive,se fytyra tipike anti demokrate,dhe tipike komuniste, na I manipuloi zgjedhjet,duke vendosur klyshat e sigurimit te ish shtetit komunist,ne kryesin e PD-es..Dhe se fundi Berisha e nxorri me shqelma nga PD-eja,por ky person as nuk u skuq,dhe as qe u nxii..Por duke qene si person pa moral politik,ju ngjit si m.. pas kepuces Sali Berishes,per tu rikthyer perseri ne gjirin e PD-es..Ky eshte portreti I Eduart Selamit,njeri I pafytyre,dhe pa moral te qendrushem politik..Po te rikthesh ne pozicionet e me parshem pleqt e PD-es ata do te transformohen ne perbindesha,fatmiresisht do te jene pa dhembee…

  22. Profesori says:

    Mos Edushka, mos keshtu. Mos krijo percarje. Nese ajo gruaja nga Berati ishte gati te hante bar, vetem qe udheqjen e PS – t’a shihte te bashkuar, ne te PD – se jemi gati te hame edhe mut qe ju jo vetem te jeni te bashkuar e te lumtur, por qe edhe ju dhe familjet tuaja te gezoni, te pasuroheni edhe me shume se deri tani. Boll keni vuajtur me nder nesh tutje – tehu ne gjithe globin. Nuk ju thote njeri te mos ndaheni nga grate, por aman mendoni edhe per ne e martohuni prape e prape e te na e shtoni Shqiperine dhe PD – ne me femij bucko ashtu sic ju ka hije, o udheheqes te papare te partise. Njehere deri dy here ne dite lindin njerez te kalibrit tuaj, njerez te sakrificave e mundimeve qe ne femijeri ( qe ne cerdhe ). Nese ju thoni qe me date 8 Dhjetor eshte dita e madhe e shembjes perfundimtare, atehere ne populli ketu poshte jem gati qe me 6 Dhjetor te shtrire ne shesh me batanije megjithe gra, halla, teze, daja, xhaxhallare,femije,komshijte,romet me saze, gerneta, fagota, tromba,violina e me daulle te shporrim ” Aleancen e Qelbesirave ” qe te vijne perseri ajka e kombit, si : Genc Ruli, Arben Imami, Fatmir Mediu, Ardian Fullani, Florion Mima, Ernest Haxhinastua,Nasip Nacua, Yllka Manjani, Petrit vasili, I madhi Ilir Meta, Lul basha, Enno Bozdo,Gjergj Bojaxhi,Arben Seferi, Ardian Cela,Ju dhe te tjeret qe nuk ju kemi provuar asnjehere ne drejtim dhe qe keni shkrire pasurine dhe jeten per kete vend. Punoni edhe nja kater vite ” fort ” per ne dhe pastaj shkoni ku te doni : Lushnje, Skrapar,Uashington,Kayman,Barbados,

  23. Profesori says:

    Oh me falni qe te mos harroni Nard Ndoken,Zef Bushatin dhe paharruarin Dashamir Buzen me partine e tij aq e shumte ne numer dhe aq e qarte ne mendime.

    1. lulja says:

      O profesori pa shkoll…vet e ke pranuar, shkoll ske, por prap shejtan budalla je…
      Po si mor profesor harrove kryesoret SALEN E XHOZIN ???!!!

  24. Shaban Marina says:

    Per Shqiprine, shpetimi eshte venia ne kushtetute i dytr neneve te veçaanta ne menyre qee paralmenti te mos komandohet nga dy keret e Partive politike qe jane bere nje trup qe ecen me te dykemetet, te majten dhe te djathten e Enver Hoxhes, ne kushtet e kthimit te Kapitalizmit ne Shqiperi.
    – Se pari te percaktohet ne kushtetute, qe kryetari i Partise s’ka te drejte te zgjidhet deputet. Kjo do te demokratizoje se pari Partite dhe mandej parlamentin dhe shtetin. Ketu duhet perkufizuar qe s’e ka te drejt edhe kur ka qene kryetar me shume se 4 vjet brenda 15 vjeteve te fundit.
    – Se dyti Presidenti tgE mos zgjidhet nga parlamenti, por me vote direkte.
    – Te percaktohet qe Krytari i pushtetit Juridik te zgjidhet direkt nga populli midis disa pretendenteve, jashte partie politike.

  25. Demokrati says:

    Ju o komentues te paguar, qe hidheni si qente ndaj nje njeriu qe thote te verteten hapur per te miren e partise se tij,jeni nga ata qe jane gati te rikthejne ligjin famekeq “Per agjitacion e propagande”. Ju keshtu e doni opoziten , pa nje drejtim te qarte qe te zgjatni sa me shume agonine tuaj. Prandaj keni frike nga z.Selami qe eshte vlere e shtuar per Partine Demokratike dhe demokracine shqiptare. Era e ndryshimit po afron…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje