Demokratët kanë zgjedhur një ditë plot simbolika për të zbritur në protestë kundër qeverisë.
Tabaku: Është 25 vjetori i Lëvizjes studentore, është dita e rinisë.
Deputetja Jorida Tabaku në studion e lajmeve të Ora News se protesta e 8 dhjetorit bën bashkë kauzat e opozitës me kërkesat e qytetarëve, ndërsa e vlerësoi si mënyrën më të mirë për të përkujtuar lëvizjen e studentëve 25 vjet më parë.
Tabaku: Ka pasur ide sesi do të festohet 8 dhejtori në kuptimin e 25 viteve. Ndërkohë që ne vendosëm në fund që kjo të ishte një ditë proteste, sepse kështu kujtohet më mirë, pas 25 vitesh pse u ngritën ata student?
Tabaku pranon se protesta e 8 dhjetorit është një test për opozitën e Lulzim Bashës dhe qeverinë e Edi Ramës.
Tabaku: Testi është për Lulzim Bashën është për secilin prej nesh që punon përditë me elektoratin, testi është edhe për qeverinë për të parë sesa pakënaqësi ka ngjallur tek qytetarë, testi ndoshta është edhe për cdo anëtar të PD.
Nësë opozita do t’i vijojë protestat, Tabaku thotë se vendimi do të merret në vijimësi, por për deputeten demokrate tubimi i 8 dhjetorit do të japë efektin e saj.
Tabaku: Qeveria do të friksohet nga forca e numrave, nga pjesëmarrja ashtu sic u friksua në nënëtor të vitit të kaluar.
o jorida nuk behet opozite me ju qe e keni mendjen per kar dhe sa te jeni ju nuk mblidhni me shume nga 5 6 mije vete se pergjigjen e moret ne 21 qershor
perca do vene njerezit ne miting o shkerdhatat e pd qe mos te paguajne taksat po ne qe i paguajme si tia bejme.e shkaterruat kete vend duke mos vene taksa dhe duke vene gjoba si puna e gjin gjonit.mos gjetshi paqe as ne varr o robqira