Sëmundja, ndërron jete drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi

8 Dhjetor 2015, 00:20Politika TEMA

Gjergji Filipi, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Statistikave nuk jeton më. Ai u nda nga jeta, në moshën 38-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, teksa kurohej në një klinikë të specializuar jashtë vendit.

Ai ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme të cilën e zbuloi vonë. Gjergji Filipi që prej 24 tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Më parë, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.

Gjegji Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.

Ai ka patur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.

Filipi ishte baba i dy fëmijëve të mitur, 6 dhe 2 vjeç.

35 komente në “Sëmundja, ndërron jete drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Gjynah.. Ishte shume korrekt me punen..

  2. USA 2005 says:

    Ngushëllime families , u preftë në paqe .

  3. teodor says:

    Ngushellime. Tragjedi per familjen dhe hidherim dhe humbje e madhe per miqte dhe shoket e tij. Per ne qe e njihnim vetem nepermjet ekranit te tv, keqardhje. Ngushellime familjes. T’i jete dheu i lehte. Te prehet ne paqe.

  4. teodori says:

    Ngushellime familjes,ti rrojne femijet RIP.

  5. Kaqaki Junior says:

    Shqipe e bastardizueme: ‘nderron jete’?, korrekt: ‘sot vdiq drejtori…., sidoqofte ngushllime Familjes!

  6. elena says:

    Eh , me vjen shume keq . Nje keqardhje per gjithe keta te rinj qe semundjet kanceroze po ju marin jeten . Vecse nuk cuditem aspak se si mund te vdesin kaq shume njeres nga kjo semundje ne nje vend kaq te vogel si yni . Ne kemi kohe qe ja pregatitem Vdekjes rrugen . Hidhni nje veshtrim mbi gjithe Shqiperine dhe do te shihne se cberi masakra Berishjane per mjedisin .Shkateroj edhe pemen e fundit , tani nuk ka aq osigjen sa te rrojme te gjithe . Kush e ka rradhen neser ??? Ndoshta une , ndoshta ti , ndoshta te gjithe ne ..

    1. @@ says:

      Ndaj te njejtin mendim me ty elena.

    2. Anisa says:

      Elena sa te drejte ke moj moter po kunt ja thua… Ktej ne jug, ne Fier vetem te semure me kancer dhe leucemi ka. Shtrohen me dhjetra raste cdo jave ne Tirane. Dhe nga se…. Nga gaze qe leshohen ne natyre. Flas edhe nga eksperienca sepse nderkohe qe kisha bashkeshortin semure me leucemi akute (nga e cila nuk mundi te shpetoje) ishein edhe 5 te tjere ne ate repart te hematologjise te semure me leucemi. E kusb mban pegjegjesi???? Asnje… Fajtori mbetet askush…

  7. edi says:

    Ngushellime familjes. Njeri i mire dhe i zoti. Ti rtojne femijet dhe te afermit.

  8. XXX says:

    teknicien bindes dhe njeri me integritet. ME vjen sh sh keq.respekte !!!!!!!!!!

  9. Kosovari i revoltuar says:

    Ngushellime familjes..!

  10. Eri says:

    Ngushellime familjes dhe te dashurve te tij!

  11. Qelemen kocibelli says:

    Ikin te rinjte dhe te miret….rrojne plehrat dhe qafiret….

    1. LORA says:

      EKZAKT,,,me shume dhimbje.

  12. altin erindi says:

    Ngushellime dhe fat te mbare femijeve dhe gruas se tij. Jeta eshte e veshtire pa shtyllen e familjes.

  13. Lorenc says:

    Ngushellime familjes. E veshtir humbja per shoket dhe koleget, pasi ishte nje djal i kompletuar dhe me plot norma. Lus Zotin te kete perkrah meshiren e tij.

  14. Tunxh, bir says:

    Ngushellime familjes, per kete humbje te parakoheshme.

  15. niku says:

    Ngushellime. Ishte nje djale perfekt, korrekt profesionist dhe mbi te gjitha qytetar. Eshte me te vertete nje humbje e madhe per nje njeri te mire.
    U prefte ne paqe

  16. Shperthyesi says:

    Ngushellime familjes.

  17. Genti says:

    Ngushellime per prinderit dhe bashkeshorten.
    Gjergji ishte nje djale model dhe nje teknokrat qe i duhej shtetit shqiptar.
    Lamtumire miku im!

  18. liku says:

    shume lajm i keq!ska fjale, ngushellime familjes per humbjen e madhe!

  19. Altini says:

    Ngushellime. Shume gjynah kaq i ri te vdesi. O femijet e shkrete do rriten pa baba.

  20. Era1 says:

    Kaq i ri!U prefte ne paqe!

  21. Treviso says:

    Ngushullime familjes.
    Ngushullime dhe qeverise
    se njerzit e mire dhe korekt nuk jetojne gjate ne kete sistem pa drejtesi.

  22. SHKODRA says:

    Shume i ri ! U prefte ne Paqe ! Ngushellime te sinqerta Familjareve te te ndjerit !

  23. Nje shqiptar says:

    Nje shqiptar i mire, i ri dhe specialist na iken. Ngushellime familjes

  24. Likja says:

    Gjergjin do ta kujtoj gjithmone si nje djale shume te pregatitur,te ndershem dhe si rralle kush,drejtues ne nje sektor qe e “dashuronte” dhe e mbulonte besoj me shume kapacitet.Ne ato pak kontakte,krijova pershtypjen e nje zyrtari te devotshem per detyren qe i ishte besuar.Shteti humbi nje zyrtar ekselent,shoqeria nje nga elita e saj dhe Gruaja e femijet njeriun e tyre me te shtrenjte.Ngushellime te sinqerta dhe u dhente Zoti force ta perballojne kete humbje.U prehte ne paqe ! I

  25. Njishi says:

    Ngushellime familjes, kaq i ri, shume gjunah! RIP.

  26. Anisa says:

    Ngushellime familjes. Ikin te rinjte, te zgjuarit dhe punetoret. Njerez te tille do te kujtohen gjithmone nga shoqeria.

  27. Marsida Kallupi says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes. Gjergji ishte dhe do te mbetet inspirues per te gjithe ne.

  28. Agron Seiti says:

    Ju prehte shpirti ne paqe.
    Ngushellime thellesisht te ndjera familjes se tij dhe profesorit tim te nderuar Kristaq Filipi.
    Shteti humbi nje administrator te zot e profesional qe do ta kishin zili koleget e tij ne Europe, Tirana humbi nje njeri ekselent dhe QYTETAR.

  29. Elvin says:

    Une jam nje nga ata qe e kane njohur mire dhe qe kane punuar me te,
    Filipi ka lenduar shume njerez, iu ka pervetesuar punen shume njerezve pasi ata e mbaronin ate. Ka bere shuem njerez te derdhin lot

    Ka vjedhur nga projektet sa eshte shqepur, merrte euro dhe kur vinte koha te dorezonte punen zhdukej ose nderronte pune
    Ishte servil i shefave, nuk e kish problem t’ua fuste kolegeve me te cilet pinte kafe cdo dite per interesin e vet personal

    Sillej keq me ata qe kish poshte vetes. Nuk besoj te ishte i keq ne thelb, po ishte nje njeri i kohes tone
    Merrte forme, nuk kishte karakter.

    Ane te mira, kishte intelegjencen e spikatur, iu jepte drejtim gjerave shume shpejt- Jack of all trades

    Me vjen keq per humbjen gruas dhe femijet qe do rriten pa baba, iku i ri……
    Me vjen shume keq per gruan, per babain per motren, shume

    Do te doja te ktheheshim pas ne kohe kur lendonte te tjeret ne vitet 2001-2005 per arsye te punes e t’i thosha- Sikur ta dije qe ke edhe 10-15 vjet jete cdo besh Gjergj? Me siguri do te sillej ndryshe.. Ku e di njeriu i shkrete kur e ka te shkruar, ne sillemi sikur do jetojme 1000 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje