Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin i ka konsideruar të ngjashëm për nga rëndësia realizimin e reformës në drejtësi dhe lëvizjen studentore të 25 viteve më parë kundër regjimit komunist.
Duke sugjeruar guxim, ambasadorja Vlahutin theksoi se reforma nuk do të ndalet pasi është e vetmja rrugë që Shqipëria të bëhet si Europa.
“25 vjet më parë njerëzit thanë ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Ky është thelbi i refromës. 25 vjet më parë duhej shumë më tepër guxim për të dalë në rrugët e Tiranës për të kërkuar liri, sesa duhet sot për të realizuar këtë reformë. Prandaj, nuk ka justifikime dhe të gjithë ata që mendojnë se me arrogancë, manipulime apo lobime agresive do ta ndalojnë këtë proces, janë të gabuar”, deklaroi Vlahutin.
Përpara studentëve të Magjistraturës, Vlahutin nënvizoi se reforma nuk po bëhet kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, por për prokurorët dhe gjyqtarët, në mënyrë që të ndiqet vetëm një autoritet, ai i ligjit dhe i së vërtetës.
“Është koha që brezi juaj te përfundojë atë që studentët nisën 25 vjet më parë. Ajo përpjekje nuk ka mbaruar ende. Dhe mos kini frikë, veçanërisht mos kini frikë nga ata që duan të besoni se janë të paprekshëm. Të paprekshëm nuk ka”, theksoi Vlahutin.
Ambasadorja vlerësoi tryezat me publikun në të cilat duhet të informohet publiku, pasi në demokraci, sipas saj, dialogu është thelbësor./ TCH
Me reformen fundamentale ne drejtesi nis udhen demokracia e shtetit te se drejtes,qe shqiptaret e deshen qe 25 vjet perpara.
Respekt per zonjen Romana Vlahutin,si ambasadorja me dinjitoze dhe e besueshme ne te mire te Shqiperise,e cila perfaqeson Bashkimin Europian ne Shqiperi.
Bravo, ja fut bukur “demonkrateve ” te rreme….dmth i thote ju qe aspiruat per demokraci keni qene/jene akoma pengesa e pamvaresise se gjyqesorit e drejtesise ne Shqiperi…
Eshte komenti i gazetarit qe ja fut demokrateve se ambasadorja nuk ka thene ate qe eshte shkruar ne titull. Lexoje edhe nje here shkrimin ne se mund te gjesh diku qe ata qe therrisnin “liri demokraci” 25 vjet me pare t’i hapin rrugen reformes per drejtesi. Megjithese kam respekt te madh per kete ambasadore te BE-se, perseri ne Shqiperi ngelet problem gjuha e rrumbullakosur e te shprehurit te perendimoreve, gjuhe ne te cilen gjejne argumenta mbeshtetes te dy krahet kundershtare te politikes ne Shqiperine tone te dashur e te mjere.
jo mi ti!
kte ta kishit thon 25 vjet me pare,kur perkrahet turlilloj krimineli dhe mafjozi dhe i hypet ne pushtet.
tash osht bo shum von!
tash s ka njeri t dali neper rrug me gerthit “drejtsi drejtsi” sepse te tjeret do ta qujn t marr!
te drejtet dhe te nershmit iken
iken bashk me diktaturen.
tash jan te tjer.
kjo europsja po na nxit ne te dalim te gerthasim per rikthimin e drejtsis dhe nershmis,dy tipareve te “njeriut te ri” komunist me te cilin tallet gjith demokracija sot.
dhe kam frik se mas disa vitesh,do dali nanji kolegja jote e ardhshme qe do ofroj qe njerzit te dalin neper rrug per tu rikthy sistemi i kuq.
po a do dal kush me e ndigju a?
nuk besoj.
djalli ka dal nga shishja dhe nuk futet me brenda!!
tash gzojeni djallin ju europsa!
ju boft mir
mut deshet mut moret!
Po se voton ligjin Sala, se è di se c’ far e pret! Po kur do vij ajo dite qe ta shohim te pa prekshmin Sali prapa hekurave?
Mos ki dert qe thone andej nga anet tona ne Veri se do e bejne! Ata qe bertiten ne dhjetor te 2015 ja kane vdekur, ja kane ikur. Ata qe ke aty dhe u flet jane te vdekurit e gjalle te perhershem te atij vendi! Te presesh nga ata eshte prit gomar, te mbij bar!