E vërteta e Ramës para bankierëve amerikanë

7 Dhjetor 2015, 11:05Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Të premten paradite, në Parlament, Edi Rama mbajti fjalimin për buxhetin e vitit 2016. Disa orë rresht me disa ndërprerje sherresh në mes. Ishte ndoshta fjalimi më i gjatë i karrierës së tij të nisur me fjalime dhe të mbushur me fjalime të përditshme. Dhe Edi Rama nuk flet shkurt pothuaj në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Të premten në mbrëmje, në Galerinë e Arteve në Tiranë, Edi Rama mbajti fjalimin më të shkurtër në karrierën e tij. Sërish histori “buxheti”, por pakkush e kuptoi si të tillë dhe askush nuk e komentoi një ditë më pas si të tillë. Të shtunën shumëkush ishte më i interesuar të dinte nëse kryeministri i kishte thënë “zemër” Albana Vokshit, nëse i kishte përmendur sërish tryezën Edi Palokës dhe mbi të gjitha, çfarë kishte pasur parasysh “me të dalën jashtë të Doktorit”, në momentin që Doktori doli jashtë sallës.

Paradite në Parlament, Rama foli edhe për buxhetin. E bëri një gjë të tillë në ndërkohën që merrej me Doktorin, Bashën dhe gjithë çfarë i shihte syri dhe i tallte mendja në krahun e tij të djathtë. Më shumë batuta se shifra, më shumë shifra sesa prova, më pak prova, por shumë më shumë optimizëm, besim dhe premtim se edhe nëse buxheti i tij nuk është më i miri i mundshëm, është më pak keq se buxhetet e paraardhësit të tij. Ky ishte stili kryeministror i prezantimit të buxhetit.

Dhe siç ndodh rëndom edhe batutat, edhe shifrat, edhe provat, edhe optimizmi, edhe besimi, dhe premtimet e kontrasti me të shkuarën sipas parimit ç’kemi qenë dhe ç’do të jemi, u lexuan në dy mënyra të ndryshme. Kundërshtarët thjesht e sulmuan, të vetët thjesht e duartrokitën. Pavarësisht se çfarë besonte secili “privatisht”, në votimin e buxhetit të gjithë ishin korrekt politikisht me ngjyrën në fanelën politike partiake.

Po në të njëjtën mënyrë u nda edhe publiku: ata që e besuan dhe shpresuan sërish tek Edi Rama në njërën anë dhe tek ata që e nuk e besojnë atë edhe kur prezanton veten me emër dhe mbiemër në anën tjetër.

Të premten në darkë, çuditërisht në fjalimin e tij më të shkurtër të karrierës, kryeministri foli me një elokuencë absolute pikërisht për “buxhetin” e qeverisë së tij. Më saktë për klimën e biznesit të qeverisë së tij. Apo akoma më saktë, përdori batutat, dhe afroi një  provë të fortë optimizmi e besimi për të nesërmen ekonomike të vendit.

I ftuar në ceremoninë e inagurimit të bankës më të re shqiptare, me një mbiemër të fortë në mes të emrit – Banka Amerikane e Investimeve – Rama tha disa të vërteta të njëpasnjëshme. Fillimisht ai refuzoi falenderimet plot kortezi që i bëri CEO i Bankës për mbështetjen që ai kishte afruar si kryeministër. “Kryeministrat marrin shpesh edhe sharje të pamerituara, edhe lëvdata të pamerituara. Nuk kam dhënë asnjë mbështetje për këtë bankë. Por lajmi i mirë është që qeveria shqiptare nuk është bërë pengesë për hapjen e kësaj banke”, tha gjysëm me të qeshur Rama në një sallë që heshti. Sepse të vërtetat më serioze zakonisht thuhen me humor.

Më pas nuk e la t’i shpëtonte rasti që të fliste dhe për nevojën e kreditimit të ekonomisë, edhe për shpresën që banka e re, ABI, të bëhej shembull për bankat e tjera dhe mbi të gjitha, të ndalej më gjatë në emrin e saj për të bërë pak politikë. Duke folur për ekonominë. Dhe duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Që sipas tij dhe gjithkujt tjetër në Shqipëri, politikisht janë të shkëlqyera, por që kanë nevojë për një frymëmarrje tjetër në marrëdhëniet ekonomike: “Jemi të vendosur ta çojmë përpara me ç’ka mundemi materializimin e kësaj dashurie, shqiptaro-amerikane, me prani edhe më të madhe kapitalesh në vendin tonë, kjo edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë me kulturën e sipërmarrjes, me shpirtin e aventurës që amerikanët e kanë po kaq të spikatur, ashtu sikurse edhe disiplinën”, tha Rama.

Me të njëjtin stil, lakonik si bankier, i qartë si diplomat dhe i drejtpërdrejtë si amerikan, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u përfshi në një prognozë “buxheti” për të nesërmen e ekonomisë shqiptare. Ai tha: “Banka Amerikane e Investimeve! Tingëllon tërheqëse”!

Lu kujtoi se një tjetër investim amerikan në fushën bankare kishte ardhur në Shqipëri në vitin e largët 1999, atëherë kur vendi ende nuk kishte tejkaluar dhembjet e krizave ciklike e të përgjakshme të 1997-ës, të 1998-ës dhe ishte në pikun e luftës së Kosovës. Atëherë Banka Amerikane e Shqipërisë, në maj 1999, hapi sportelet e para duke u bërë një histori suksesi. Dhe një Kasandër gjithashtu mjaft e vlefshme: Amerikanët nuk i hedhi kurrë kot paratë! Dëshmitare e tejkalimit të krizave atëherë, duket se shpresa simbolike që afrohet paradëshmon se nesër do të jetë më mirë. Si një fall i hedhur në sportelin e një banke.

Një koincidencë: edhe atëherë, edhe tani, me diferencë 16 vjeçare në mes, një italo-amerikan arkitekt i suksesit të dikurshëm, është pjesë e ekipit të sotëm të bankës së re. Lorenzo Ronkari, një “i njohur” i vjetër i Ramës, siç tha vetë kryeministri, duket se është garancia e të bërit “bis” me bankën e re.

Edhe përshëndetjet e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, edhe kortezia e CEO-s shqiptar të bankës Andi Ballta, ishin më shumë se kortezi. Sepse gjithçka ishte politikë. Edhe pse pakkush e kuptoi. Edhe pse pakkush e di të vërtetën elementare që politika është gjithashtu një lloj kartmonedhe dhe politikanët janë bankierë gjithashtu.

Të premten e buxhetit 2016, politika po luante një akt dramatik në një segment me dy skaje vetëm pak qindra metra larg. Nga Parlamenti Shqiptar në një anë, tek Galeria e Arteve në anën tjetër.

Në skajin e parë Rama si kryeministër foli sipas zakonit të tij. U tall me kundërshtarët, mezi fshihte padurimin për të ikur nga salla ngaqë ka kuptuar detyrimin për të ndenjur në sallë. Në atë ambient që ai e përbuz dukshëm dhe e nënvleftëson pafund qoftë për produktin që krijon, qoftë për njerëzit që në shumicë i ka futur vetë aty dhe sot nuk e kupton se pse e ka bërë.

Në mbrëmje, i rikthyer në shtëpinë e tij të dikurshme, në Galerinë e Arteve, Rama ishte ndryshe. Shumë më elokuent se paradite. Ai foli për ekonominë si pakkush nga kryeministrat e tjerë shqiptarë: “…Të paktën qeveria nuk është bërë pengesë dhe ky është një lajm i mirë”!, tha ai.  Një e vërtetë e hidhur e shumëvjeçare që pothuaj gjithmonë i është fshehur publikut me fraza të parfumosura shprese të kotë, besimi të zhgënjyer, optimizmi të shtirur dhe provash të gënjeshtëra. Rama nuk e bëri të premten në mbrëmje. Përpara amerikanëve që investojnë në sistemin bankar ai ishte artisti rebel i dikurshëm, genetikisht i programuar të jetë kundër çdo qeverie. Edhe kur për koinçidencë, e drejton po vetë! Mëkat që nuk e kuptuan Ramën të premten  tek Banka Amerikane e Investimeve.

Javanews.al

25 komente në “E vërteta e Ramës para bankierëve amerikanë”

  1. Prologu i një vjedhjeje tjetër në emër të kombit' says:

    Rama eshte injorant total ne ekonomi

    1. Arli says:

      Hartim per vitin e 3 gjimnaz

      1. Bureto says:

        Ule, ule ca. Eshte per vitin e III te unikes (klasen e e VIII).

    2. dg says:

      Si e asaj te rruges se kombit nga berisha,,po mendon??
      Duket qe te marrka gjumi duke lexuar FB e sali idjotit

    3. Luan says:

      Ca ekonomie a politike rama. Ku do jete ekspozita e rradhes e rames.

  2. Arti says:

    Sa per koincidence Z Vangjeli kur mundoheni qe ne mes rreshtash te shantazhoni Ramen lereni kte pune se e ben me mire punedhensi juaj ose me thjesht per te besuar atyre qe shkruan duhet te pranosh se je ne konfilkt interesi, me beri pershtypje dy gjera mllefi qe punedhensi juaj u ka ngarkur te beni ndaj te ashtequajturit mik I rames por ndryshe nga punedhensi juaj qe miqte I ka per partine e tije kjo bank I sherben popullit shqiptare! Dhe e dyta sa per parlamentin qe Rama nuk e paska qejf fare do beje mire we kte tia kerkoje punedhensit tuaj qe e ka kthyer parlamentit ne bordello dhe pronari eshte Meta, atij dhe berishes gjithmone I pelqen te flitet per pergjime , contrabande e ku di une por asnjehere per çeshtjen e dites qe ka parlamenti ne program, keshtu qe ben mire te rrishe afer metes dhe ti tregosh ndonje te vertet te hidhur per ty dhe per ate qe ta kuptoni se shpejt perdja juaj do ju çahet…!

  3. lulja says:

    Vetem GAZETAR.nuk j.Z.Vangjeli…

    Nuk po them qe je nje IDJOT ..

  4. bra,ho,ho says:

    Per dekorimin e punonjesve te sigurimit nuk tha ndonje gje ?

  5. Futja kot says:

    Sa “amerikane” eshte, kete e tregon kapitali dhe investimet, sa “amerikane” do te jete, kete do ta tregoje koha … Beni kujdes njerez, jo cdo gje qe shkelqen eshte flori …

  6. Enigma. says:

    Nga gjithe Ky artikull more zVangjeli ,qe na nise te mbushnim uje , por pus nuk kishte.Keshtu more zotni ,se ku è kishe
    hallin ne gjithe ate faqe fletore ,nuk te mora veshe !hajt….te faLa Sales dhe jepi kurajo qe ti hipi perseri kalit ,se mezzi Po e pret diten e neserme ,te bertase si GOMARI!

  7. Roberto says:

    Investimi per BANKA ESHTE PER VETE,ndersa investimi direkt ne ekonomi,ky na duhet ne sot.SHBA PUNOJNE PER VETE E JO PER NE.

  8. dhembeli says:

    Servil I shitur I Likes.

  9. kurkushi says:

    O ti Arti ne raste se ti pranone qe Ilir Meta e ka bere Parlamentin Berdello duhet te pranoshe se edhe Edi rama e ka kthyer Qeverin dhe shqiperin ne Berdello.Shiko nje cik o dite zi se kush punone ne administraten shtetrore ca kurva,kriminel,hajdute,njerz ordiner pa moral dhe dinjitet.

    1. dg says:

      mos kujto se punon ne shtet vec familja jote,ka dhe te tjere!!

  10. Mondi says:

    O VANGJELI O GJELI

    PO JE I VOGEL TI ORE QOFTE, PER TE KRITIKUAR EDIN .
    JO TI PO PAK JANE ATO QE E KUPTOJNE INTELIGJENCEN E ATIJ NJERIU.
    PO EDI ESHTE POLIGLOT ORE MIOP.
    PO PSE THUA TI FLET AI AQ GJATE ? PO PRA PO SEPSE KA ARGUMENTA ESHTE ORATOR DHE KA VENE NE PUNE MENDJEN E TIJ PER TE MBUSHUR MENDJEN ATYRE SI PUNA JOTE ???
    PO MERU MENDONJE SHKRIM TJETER ORE BURRE I DHEUT, PO JO TE NA THUSH BROCKULLA SE GJOJA PO NA KRITIKON EDIN TI SI ARMALIST ?
    INTELIGJENCA E GJITHE OPOZITES NE PARLAMENT NUK MUND TE ARRIJE AS TEK GJYSMA E ” IQ ” SE EDIT.
    KUSHDO QE KA PAK TRU NE KOKE E SHIKON SE KUSH ESHTE ED RAMA , E KAM FJALEN NE QOFTE SE E VE TRURIN NE PUNE DHE JO INATIN APO BINDJET POLITIKE POLITIKE.

  11. Nje shqiptar says:

    Bankat private investojne kur ka siguri per nje fitim me dy shifra ne perqindje. Ata kreditojne mesatarisht me 13 perqind. Ekonomija e jone tashme e renduar edhe nga taksat nuk e jep kete norme fitimi keshtu qe mos te shpresojme se do te kreditohemi nga bankat private. Edi Rama duhet te kuptoje se vetem nje banke e fuqishme me kapital publik ( p.sh Banka Posta) mund te konkuroje privatet dhe te kreditoje strategjite e qeverise shqiptare, ndryshe shkojme drejt rritjes pakufi te borxhit publik, rritjes se taksave, rrenimit financiar, rritjes e papunesise, deshtimit te tere projekteve ekonomike, ngadalesimit te qarkullimit te parave dhe ne fund renien e qeverise.

  12. SHKODRA says:

    Z.Vangjeli,per dijeni tuaj,( nuk marr persiper te them nqs z.Kryeminister e di apo nuk e di ),ne doganen e shkodres vazhdojne te paguhen referencat doganore dhe dokumentacioni doganor nga BE,dergesat bankare te vertetuara me swift perkates,nuk merren parasysh;PAGUHET ME REFERENCA.
    Natyrisht,doganieri perkates,qe behet pengese serioze per pune dhe konkurence te ndershme,nuk eshte Qeveria por I SHERBEN QEVERISE !!

    Sot,dogana shqiptare ka te gjitha mjetet e nevojeshme per te verifikuar dokumentacionin per te cilin subjekti mban pergjegjesi absolute por dogana kete nuk do ta beje…

    Per sa siper,kundershtoj batuten e z.Kryeminister se ” por lajmi i mire eshte qe qeveria shqiptare nuk eshte bere pengese per hapjen e kesaj banke….!! ) ….kjo fjalia ,nuk eshte bere pengese,duhet te jete e kudogjendur ne ambientin e ekonomise shqiptare

  13. sovjetiku says:

    Qerrata analist ky lorenci..po ta lexosh kete shrim me kujdes…dhe natyrisht mos te kuptosh asgje se cndodh ne shqiperi..
    Thua me vete..po ky rama qenka si mesia shpetimtar i shqipetareve..ne fakt ky shrim eshte thjesht nje lavazh truri dhe asgje me shumee

  14. Seit vërra says:

    Meazallah se mora vesh gjë. Ka kruajtur bythen duke kaluar doren e djathta nga veshi i majte, nen sqetull, mes shaleve, per te kapur trapin

    1. s.h. says:

      ok…seit verra …duhet te jesh nga vlora, me bere te qesh !

  15. gjeologu says:

    Ngele duke u zvarritur drejt kepucee te Rames. A nuk ke dhimbje nga te gervishturat e rreshqitjes. C’mut burrash jeni.

  16. arben says:

    O Lorenc mos u tall me Ramen senuk i dihet cte ndodh

  17. BUJARI JU DEGJON says:

    Nuk e mora vesh se ku ishte … “mekati”… ?

  18. Tili says:

    Lorenc nuk ka asnjë bank me kapital amerikan kanë vetëm emrin Amerikan po ti je një lolo i Metës

  19. sokol says:

    O shoku Lorenc, po pse je kaqe injorant? Te pakten mos shkruaj, por shko e lepiu te pasmet shefit tend; ky eshte i vetmi talent qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje