Ndotja akustike në Tiranë, 20% mbi normat e lejuara

10 Dhjetor 2015, 17:15Sociale TEMA

Flet për TemA TV kreu i AKM-së: Nga 31 pika monitorimi, vetëm 2 brenda parametrave të OBSH-së

Shqipëria vijon të ketë një nivel të lartë të ndotjes akustike. Listën e kryeson Tirana, ku nga 55 decibel që është vlera e lejuar gjatë ditës nga OBSH, në kryeqytet ajo kap vlerën e 67dB.

Në një intervistë për TemA TV, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, sqaron se në muajin tetor është kryer një monitorim në 31 pika, në 5 qytete të ndryshme, ku Korça rezulton të jetë qyteti më pak i ndotur, ndërsa Tirana dhe Vlora me nivelin më të lartë të zhurmave.

Sa i përket kryeqytetit, “Rruga e Elbasanit” rezulton të jetë zona më e ndotur gjatë ditës, ndërsa gjatë natës “Farmacia 10”.

Shkaktar kryesor i nivelit të lartë të zhurmave mbetet trafiku i rënduar.

– See more at: http://46.183.121.35/video/Pxe9327ENS1cMf2LqpCo#sthash.yPRwoVst.dpuf

7 komente në “Ndotja akustike në Tiranë, 20% mbi normat e lejuara”

  1. Mira says:

    Zoteria i Drejtorise ne fjale nuk eshte se po na thot ndonje gje te re apo te madhe.
    Do ishte mire qe ne kete artikull te shpjegoje masat qe ka marre apo planet (strategjite) per uljen e ndotjes akustike.
    I kemi derguar disa here njoftim per lavazh te hapur ne mes te lagjes “Tirana e Re”, Rr. Nikolla Tupe”, te licensuar , pra te ligjeruar nga ky shtet, dhe nuk ka denjuar te ktheje pergjigje. Eshte fatkeqsi qe mu ne mes te shtepive ku banojne njeres te gumzhijne veshet gjith diten nga presioni i ujit te lavazhit , pa pushim nga mengjesi ne darke dhe te shtune e te djele…………., besoj se keto raste jane te pranishme ne shum lagje ne kryeqytet, ashtu sikurse lulezojne pikat e furnizimeve me karburatne mu ne mes banesave…………
    Pra julian nuk eshte vetem trafiku shkaku, por keni shumë te tjera, levizni te rregulloni dicka ne vete te konstatimeve… kjo eshte një NGA arsyet qe u votuat masivisht.
    tung

    1. komunalja says:

      Vetem 20% ?! Per cilin standart matjesh e ka fjalen artikullshkruesi, per superlogaritmikun?

  2. pjatalarsi says:

    Fillon me artopalantet e xhamive ne pese te mengjezit, dhe (nuk) mbaron ne mes te nates me motorra te ndryshem!

  3. goni says:

    Ke nje shtepi ne katin e pare …e heq muret mbajtese ..i heq dritaret dhe e kthen ne lokal.Pas ze lulishten perpara pallatit dhe e kthen ne bar lulishte .Vendos 10 Bokese qe terbon gjithe pallatin dhe Bashkia apo policia nuk i thote gje por e quan te ligjshem.Nje fiton para dhe 100 veta te pallatit as nuk flejne as nuk gjejne rahat ne shtepin e tyre….Ku eshte Polica …..ku eshte Bashkia k7 eshte shteti…Shikoni Pallatin Nr.16 te Abdyl Frasheri .Te gjithe katet e para kane hequr Muret dritare dhe muret mbajtese dhe ask7sh nuk i thote gje

  4. beso says:

    zoteria ne fjale eshte konstatues, nuk mer masa…thjesht te njofton, e kjo po ndodh vetem vitet e fundit

  5. doku says:

    ke borite e autobuzeve urban me bori vapori

  6. Robert says:

    Kjo është një matje joprofesionale. Dhe në matje është marrë për bazë vetëm zhurma e trafikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje