Ambasadori gjerman sqaron si u ndodh në protestën e opozitës: Ajo foto u keqpërdor, çfarë pashë ishte tronditëse

12 Dhjetor 2015, 01:11Politika TEMA
Ambasadori gjerman sqaron si u ndodh në protestën e opozitës: Ajo

Një foto e ambasadorit gjerman, Helmut Hofman mes protestuesve të 8 dhjetorit u publikua në të gjitha mediat online.

Ambadasori qëndronte diku afër Ministrisë së Brendshme, duke parë nga afër atë që ndodhte tek bunkeri.

Një interpretim i gazetarit Nebil Çika është bërë shkak që Hofman të shpërndajë një email për pse-në e pranisë së tij në proteste dhe për një qëndrim kundër asaj që ndodhi. “Ajo që pashë më tronditi”, shkruan ambasadori.Emaili i plotë i Hofman për mediat:

“Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve. Por artikulli i gazetës “Standard” i datës 10 dhjetor 2015 me titull “Protestuesi i Nderit” shkruar nga një farë Nebil Cika – ribotuar nga Albanian Daily News datë 11 dhjetor – shkon përtej asaj, që mund të anashkalohet.

Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit “si një protestues i zakonshëm”, dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se “kam qëndruar atje deri në të fund”. E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë.

E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme. E konsideroj vërtet mjaft për të ardhur keq faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë”.

18 komente në “Ambasadori gjerman sqaron si u ndodh në protestën e opozitës: Ajo foto u keqpërdor, çfarë pashë ishte tronditëse”

  1. hoffmann says:

    Deklarata e ambasadorit gjerman, dhe e ritheksoj Gjerman, se denon dhunen e demonstrates se organizuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha me 8 dhjetor ne Tirane, dhe pergenjeshtrimi qe ai i beri lajmit te reme se ambasadori Hoffmann mori pjese ne demonstraten e PD se (nefakt ky shtremberim eshte nje incident diplomatik per te cilin Ministria e Jashtme dhe gazetari duhet te kerkojne ndjese) eshte dicka qe PD duhet ta marre shume seriozisht.
    Te dy bashke, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet te kuptojne me ne fund se dhuna ne te cilen ata i kane mbeshtetur shpresat per te rimarre pushtetin Dhunon parimet e demokracise europiane ndaj eshte e papranueshme per Europen e qyteteruar.
    Ata duhet te kuptojne se epoka e politikes se rrugeve dhe rrugacerise nuk mund te tolerohet me as nga populli shqiptar as nga Europa.
    Njezet vjet vandalizmash tuajat, te papara ne historine e Shqiperise nuk i meritonim ne.Shqiperine tanime e cuat aty ku donte Serbi dhe Greku, ne nivelin zero. Shkaterruat ushtrine dhe armatimin e saj qe Shqiperia nuk do te jete ne gjendje t’i ringreje me. Per t’i ribere ato do te duheshin jo me pak se 10 deri 15 miliard dollare qe nuk kemi ku t’i gjejme se ceku i bardhe me te cilin genjyet shqiptaret per t’ju ndjeku prapa nuk vjen. Dhe me kete i dhate nje goditje te rende sigurise sone kombetare (harrojeni NATOn, Shqiperine mund ta mbrojne vetem shqiotaret me nje ushtri te forte, te tjerat jane prralla).
    Shkaterruat industrine shqiptare ndertuar me djersen dhe gjakun e ketij populli fatkeq (fasonet jane artizanati skllaverues qe u sollet shqiptareve se industri nuk mund te ngrihet ne nje te ardhme te parashikieshme).
    Shkaterruat bujqesine dhe i bete shqiptaret te punojne tokat djerre te Greqise e te lulezojne Greqine ne vend qe te punojne e lulezojne vendin e tyre.
    C’qe ky mallkim qe e zuri vendin tone me keto banda vandalesh qe erdhen dhe shkaterruan atdheun tone per te cilin shqiptaret kane derdhur gjak ne shekuj.
    Mallkimi i popullit tone do te bjere me siguri mbi ju o tradhetare e te pabese te ketij populli.

    1. Bushi says:

      Hoffman! Bravo! Je njeri me llogjike dhe me ndjenja patriotike.Qendrojne te gjitha ato probleme, tamam ashtu si thua ne komentin tend.Jemi dakord.Mirenjohje.

    2. DerMann says:

      Ke shume te drejte vlla po per 21 janarin cfare mendimi ke?? Duhet te mbajne pergjegjsi ata qe organizuan??

  2. Ndoshta says:

    Ja fute kot. Ka ligje dhe konventa nderkombatare se deri ku e ke limitin zoteri. Si do qe ta interpretoni nuk mund ta justifikoni, dhe per me teper te injoroni gazetaret. Ndoshta, ndoshta, ndoshta…..??????

  3. Dulia says:

    Te gjithe remujen e ben Sali Berisha krimineli

  4. veriori serioz says:

    Po kujt ja thua, egersires , Barisha.

  5. rebel says:

    Meqe nuk e lexoj RD qe nga 94 jam kurioz te di se si e ka perkthyer ajo e-mailin e ketij ambasadorit.Nuk i kam shume per zemer keta ambasadoret qe duke na trajtuar si popull me bisht na krehin dhe na i lene morrat brenda.Jane keta mbeshtetesit kryesore te politikaneve te korruptuar.

  6. Anton says:

    Eshte mëse korrekte pergenjeshtrimi i ambasadorit si dhe sqarimi perkates . Po gazetari deziinformues cfar tha ? Apo ai per ate gje paguhet ? Gazetar mjeran shtyp i peshtire rrespekt per ambasadorin

  7. Treviso says:

    Zoti Ambasador Kur perdorin vdekjen per interesa politike te tjerat s’jane asgje. Me e keqja e te keqijave eshte se e vrasin vete dhe ja faturojne kundershtarit.

  8. Sofia says:

    Nje fare Nebil Cika…
    Kush eshte ky mor, Nebil?
    Nebil Loqja …

  9. Iliria says:

    Ehh more z.ambasador, çfare prisje nga gazetashitesit shqypo ti, e kane marre diplomen te Kristali ata. Mjaft t’a shohesh nga emri, Nebil, qe dmth debil..

  10. iBaba says:

    Fantastik Hofman

  11. Barboon says:

    e keni vene re, qe Hofman po ben xheloz Lu Lu…si ka kaluar autoriteti ne varesi te mbeshtetjes qe i jep kryeministri ketyre ambasadorve ose udheheqsve te tyre…Edi= Merkel por Saliu=Bush…Lu Lu shinga ana tjeter po mbeshtet Lulushin e Saliut….

    Republika Ambasadoriale e Banana Albanistan

    ole..ole.ole..ole..ole.ole..

  12. agroni says:

    Te gjithe keta ambasador para nje mitingu porositin qytetaret e tyre per kujdes dhe te largohen nga vendi protestes kete e ze turma pa dashje. Bravo ambasador ? Kur del ne pension se ketu keni gjet parajsen

    1. Adi says:

      Ka dashe me pa me syte e vet kafsherine ne veprim

  13. agim nga Maqedonisa says:

    Gjermani eshte gjerman dhe asnje popull ne bote nuk e arrin dot gjermanin. A keni pare keto 25 vjet ndonje veprim kriminal te ndonje gjermani qe punon ne shqiperi, kurren e kurres. Keto jane rob per se mbari. A keni pare ndonje gjerman qe punon ne shqiperi dhe te beje veprime orruptive, kurren e kurres.
    Lereni pallavrat e dy gazetave qe duhet fhsire bythen me to se keto gazeta vetem keqadashes jane.
    Gjermanit edhe po ti propozohet qe te kryeje ndonje veprim ne kun dershtim me ligjet shqiptare, jep doreheqjen nga shqiperia dhe shkon ne vendin e vet.
    Gjermani eshte njesia matese ne pune me nr.1 dhe pastaj vijne vendet e tjera te botes.

  14. Berishes po i dridhen leqet e kembeve says:

    Berisha nuk ka bythe,as me dhune nuk e merr dot pushtetin,por ai kerkon te karikoi PD,nga shpartallimi i plote ne zgjedhjet e rradhes !

  15. Ermira says:

    ore eshte e qarte , ka tmerr nga reforma ne drejtesi, mir tha avokat Ngjela tani e ka rradhen nxjerja e opozites nga kuvendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje