Zëvendësimi i mandatit të Mark Frrokut ka investuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar mundësinë e përfitimit të mandatit nga i vëllai, Arben Frroku.
Po ky hetim ka zbuluar një tjetër dënim për Arben Frrokun, raporton Report TV.
Për të verifikuar plotësimin e kushteve të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, KQZ me shkresën nr. 7999, datë 04.12.2015, i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë informacion nëse kandidatët për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy), 3 (tre), dhe 4 (katër) plotësojnë kushtin e përcaktuar në nenin 45, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për tu zgjedhur deputet në Kuvend.
Referuar shkresave kandidati për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy), z. Arben Preng Froku rezulton i dënuar si më poshtë:
Dënimi 1
Në bazë të vendimit nr.10 datë 27.02.1991, Gjykata e Lezhës ka deklaruar fajtor për veprën penale të përvetësimit të pasuris socialiste në bashkëpunim në shumën 900 lekë në bazë të nenit 63, 31/ B,31/2 të Kodi Penal Dënohet me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës me ndalimin e 1/5 e Pagës.
Dënim 2
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.73, datë 29.06.2015, ka vendosur:
-Ndryshimin e vendimit nr.52, datë 03.04.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandeurit Arben Preng Frroku për veprat penale:
-Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal (Ligji i Kohës në momentin e kryerjes së veprës penale) dënim me burgim të përjeshëm,
-Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit parashikuar nga neni 278/2 Kodi Penal (Ligji i Kohës në momentin e kryerjes së veprës penale), dënimin e tij me 5 vjet Burgim,
-Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal dënohet përfundimisht me burgim të përjetshëm.
Kandidatët për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 3 (tre) dhe 4 (katër) përkatësisht Zj Mirela Riza Ferracaku dhe Ndok Gjelosh Kola rezultojnë të padënuar.
Nga verfikimi i dokumentacionit të sipërcituar, kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy) z. Arben Preng Froku nuk plotëson kushtin e parashikuar nga neni 45, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për tu zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Për sa më sipër, mandat i ndërprerë i përket kandidates së radhës, pas z. Arben Froku, e renditur me numër rendor 3 (tre) në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate e Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Shkodër, znj. Mirela Riza Ferracaku.
Jepi Ambasadori Lu, se me te vertete po pastrohen plehrat.
Zgjedhjet e vitit 2017 do vendosen njerez te paperlyer.
Lajm i mire.
po ata qe I emerojne deputet a duhen spsatruar apo duhen ngritur shoku Pilo????
Jo te paperlyer, te padenuar. Jane dy gjera te ndryshme.
O Pilo, shko ha pilaf por hidhi edhe pak leng se mos mbytesh dhe i shkakton dem te madh partise dhe Edvinit.
Perse je kaq pa tru dhe kaq miop?
A nuk ishte kryetari yt qe deklaronte se : ” Deputetet qe une vura ne liste kishin deshmi te paster “, dhe “do t’i vija perseri ne liste”.
Ketij Arbenit, pasi e nxorri nga burgu, pasi i hapi kufirin dhe e largoi ne “drejtim te paditur”, sot i kerkon edhe “A ka lozur me llastiqe kur ishte femije” per t’a skualifikuar, kurse per disa deputete dhe QINDRA ne administraten publike nuk shikon dhe nuk kerkon asnje dokument, per te mjafton dashuria per te dhe bindja si dele.
Po ai qenka i persekutuar, more…
Per kte nuk ka merite asnji tjeter perveç PD-s
……ky tipi pidh lala ; po ja jep nji mendje lu-hus , ah koqe -koqe shif punet tuaja mor analfabet koti