Ambasadori italian: Opozita, jo protesta të dhunshme

16 Dhjetor 2015, 12:00Politika TEMA

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka folur nga Shkodra për aktualitetin politik të vendit tonë, duke i bërë thirrje opozitës që protestat e saj të mos degjenerojnë në dhunë, pasi kjo gjë dëmton imazhin e Shqipërisë.

“Protestat janë pjesë e jetës demokratike, por të mos jenë të dhunshme.

Protestat që degjenerojnë në dhunë dëmtojnë imazhin e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori.

Cutillo foli edhe për reformën në drejtësi. Ai e konsideroi shumë të “rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Reforma në drejtësi duhet të realizohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse. Se kur do të ndodhë, kjo është në dorë të politikës”, tha Cutillo.

1 komente në “Ambasadori italian: Opozita, jo protesta të dhunshme”

  1. portokalipsi says:

    keta ambasadoret e huaj ne shqiperi e kane kptuar se c burdello eshte shqiperia ketu e 25 vjete dhe komentojne cdo here si tu dash qejfi,nuk ka shtet ne bote qe i merr ne konsiderate fjalet e nje ambasadori pasi dihet se ambasadat ne gjithe boten punesohen spiune per te mbrojtur interesat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje