Historia e zymtë e një medaljeje dhe një ndjesë e imponuar nga kjo histori

15 Dhjetor 2015, 19:32Politika TEMA

Nga Edi Rama

E kam përjetuar me trishtim befasinë e lajmit se në 70 vjetorin e çlirimit të vendit tonë, Ministria e Mbrojtjes paska dekoruar, ndër të tjerë, torturuesin e dy shpirtrave të bukur të rezistencës antikomuniste shqiptare; Padër Zef Pllumin, kalorësin e besimit që i mbijetoi të gjithë rrathëve të ferrit ateist të Enver Hoxhës, e që do të mbetet përgjithjë edhe një pasuri e çmuar e jetës sime personale, sepse më dha privilegjin e madh të miqësisë së tij, qysh në ditët e para të tranzicionit të gjatë; Sami Rrepishtin, profesorin kryelartë të mërgatës shqiptare në Amerikë, që s’kam patur fatin ta njoh dhe ta falenderoj personalisht, për shembullin e tij frymëzues, për mua e shumë të tjerë, të përfshirë në lëvizjen universitare kundër regjimit komunist, po kam sot detyrimin t’i kërkoj të falur për tronditjen e kuptueshme që i ka sjellë medalja e marrë prej torturuesit të tij.

Në këtë kërkesë faljeje për të nderuarin Sami Rrepishti, është brenda ndjesa edhe për këdo tjetër që ka kaluar në duart e torturuesit famëkeq, përfshirë dhe të gjithë familjarët e të afërmit e tyre të lënduar me plot të drejtë nga ky lajm, shumë i befasishëm edhe për mua.

E kërkoj ndjesën e këtyre njerëzve, po edhe të gjithë të tjerëve që janë ndjerë keq nga një lajm i tillë, jo pse kam gabuar apo kemi gabuar me dashje. Jo, kjo nuk ka ndodhur! Madje e vërteta është se në kuptimin formal të përgjegjësisë, ne nuk kemi gabuar as padashje (dhe do ta shpjegoj pse). Por ndjesa është e detyrueshme sepse, edhe pse krejt padashje, edhe ne jemi bërë pjesë e një historie shumë të zymtë, ku ndër vite janë përfshirë lloj-lloj kokëtrashësh, hipokritësh e hileqarësh.

Kjo histori kaq e zymtë nuk ka nisur vjet, në 70 vjetorin e çlirimit, po shumë vite më parë. Torturuesi famëkeq i Padër Zefit dhe i Profesor Rrepishtit, nuk e ka marrë për herë të parë vjet, përmes medaljes së Ministrisë së Mbrojtjes, shprehjen e mirënjohjes së Qeverisë Shqiptare si veteran i luftës. Ai dhe të tjerë sivëllezër e simotra të sojit të tij të torturuesve, pushkatuesve, internuesve, përvëluesve të zemrave e të familjeve të panumërta shqiptare, përfshirë edhe vetë Nexhmije Hoxhën, janë nderuar prej kohësh dhe që shumë kohë më parë, si veteranë të luftës.

E vërteta e hidhur është se Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë vendimin për dhënien e medaljeve, duke i’u referuar të ashtuquajturës kategorisë I, jo duke qëmtuar emra të përveçëm. Kjo do të thotë se, kategoria I, është përcaktuar me ligj e vendime të veçanta kohë më parë dhe askush, asnjëherë, për arsye të panjohura për mua, nuk ka marrë mundimin të qëmtojë emrat e përveçëm të përfshirë në këtë kategori. Ose, më keq akoma, ka bërë të dy sytë qorr dhe në mënyrë hileqare, u ka hapur rrugë të tërë minjve të parakalojnë për plot 20 vjet nën mustaqen e shtetit.

Në vitin 1994, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori i 25 vjetëve të fundit, po me siguri edhe njëri ndër akuzatorët dhe falsifikatorët më të mëdhenj në historinë politike të Shqipërisë, ishte President i Republikës kur dekretoi Ligjin Nr. 7874, (pak ditë para festës së çlirimit, bash me rastin e 50 vjetorit të çlirimit), për Statusin e Veteranit të LANÇ-it. Ai është ligji që sot e gjithë ditën përcakton bazën ligjore të statusit të veteranit të LANÇ-it. Disa muaj më vonë, në vitin 1995, qeveria e këtij përçudnuesi të paskrupullt të çdo norme e vlere të politikës e të kulturës demokratike, miratoi vendimin me nr.190, dt.3.5.1994, që rregullon administrativisht statusin e veteranit. E pra, zanafilla e faktit të trishtueshëm të medaljes për torturuesin famëkeq të Padër Zefit e të Profesor Rrepishtit, i përket bash asaj periudhe dhe qëndron pikërisht mbi atë bazë ligjore, të ndërtuar asokohe nga ky shpërdorues ekstremist, i çdo fakti e prove, që nuk i vjen për shtat politikës së tij të shpifur, dhe shpifës i paepur, i çdo monstruoziteti e paturpësie, që prej 25 vjetësh ua mvesh kundërshtarëve të tij, duke e kthyer mjedisin e debatit pluralist në një gropë septike ku kush më shumë e kush më pak, jemi ndotur që të gjithë.

Ky skandaloz, që është fatkeqësia që na shoqëron si një mallkim i Partisë së Punës dhe po ashtu, turpi ynë shoqëror që e kemi pasur majë më majë e shteg më shteg prej 25 vjetësh, nuk ka lënë të vdekur pa trazuar e të gjallë pa përbaltur 25 vjet me radhë, po jo vetëm as dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk i hapi (përkundrazi asgjësoi e dëmtoi sa mundi me mashat e tij në SHIK-un famëkeq), e as të përndjekurve politikë nuk ua bëri kurrë respektin e pendesës shtetërore, po veç i lau e leu me lotët e krokodilit të dalë nga pishina e vilës së Enver Hoxhës, por u ka siguruar statusin më të lartë të veteranit dhe u ka paguar që prej 20 vjetësh pension ekstra çdo muaj, jo vetëm torturuesit të Padër Zefit për të cilin na akuzon ne me ulërima, po edhe Nexhmije Hoxhës, Aranit Çelës e disa të tjerëve të këtij soji, të cilët i ka fshehur skuthërisht mes rreshtave të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Saktësisht në vitin 1996, (me vendimin nr. 34, datë 6.5.1996), i ka dhënë statusin e veteranit të LANÇ-it pikërisht atij që sot e hedh në oborrin tonë si “ish-xhelat të Padër Zef Pllumit”, njësoj siç bënin tinzarët e sojit të tij që fusnin armët nëpër kisha për t’i përdorur si prova të inkriminimit të klerit katolik.

Medalja që ky zanatçi i sherrit e i rrëmujës përdor për sot si provë, për të na kriminalizuar ne dhe joshur të verbërit që i shkojnë pas me gurë e me hekurishte nëpër duar, është dhënë në zbatim të ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, dekretuar nga po ky vetë si President i Republikës së Shqipërisë. Eshtë kapur pas medaljes si i marri pas hijes së vet dhe ulërin e bërtet për medaljen e një torturuesi, të cilit prej njëzet vjetësh, taksapaguesit shqiptarë i paguajnë pension ekstra si rezultat i firmës së Sali Berishës dhe në zbatim të akteve ligjore e nënligjore, të miratuara nga ai vetë e nga qeveria tij.

Për çfarë meritash ia dha atëherë statusin e lartë të veteranit të Atdheut, torturuesit të Padër Zefit e të Profesor Rrepishtit apo edhe të tjerëve si ai, dhe pse u desh të plakej ky marifetçi pa din e iman, që të na i zbulonte pas 20 vjetësh krimet e pasluftës së këtij veterani?

Si ka mundësi që kaq e kaq vite në pushtet e në mes të mexhelisit politik e mediatik, ku s’ka lënë mbrapshti pa bërë kundër historisë së Shqipërisë e të vetë LANÇ-it e s’ka lënë pështymë pa lëshuar kundër veteranëve të asaj lufte heroike, e ka lënë torturuesin të ushqehet me pension ekstra pa nxjerrë një llaf goje as për të, as për të tjerë që janë në listën e të dekoruarve të Ministrisë së Mbrojtjes, me bekimin e tij dhe nën kujdesin e tij të veçantë për njëzet vjet rresht?

Këto janë pyetje krejt retorike natyrisht, njësoj siç është retorike edhe pyetja pse xhanëm ky antikomunist i zjarrtë nuk i hapi kurrë dosjet e spiunëve të Sigurimit, duke e katandisur Shqipërinë të vetmin vend në krah të Rusisë, që mbajti kyçur 25 vjet haurin e persekutimeve e të torturave komuniste?

Thelbi logjik dhe aspekti ligjor flasin qartë, se medaljet e dhëna për 70 vjetorin nga Ministria Mbrojtjes, s’kanë asnjë lloj motivimi politik në emër “të etërve” dhe nuk janë asgjëkundi ndonjë formë rehabilitimi, për torturuesin në fjalë apo këdo tjetër, që njësoj si ai, nuk e ka merituar kurrësesi të jetë asnjë ditë, e jo më për njëzet vjet me radhë, në listën e nderimit të shtetit shqiptar për veteranët e LANÇ-it. Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjëherë dhe as këtë herë, as përgjegjësinë për përmbajtjen e asaj liste dhe as detyrimin ligjor për të gërmuar në të kaluarën e personave të përfshirë në kategorinë I të veteranëve të LANÇ-it. Ne kemi nisur me urgjencë punën për të propozuar ndryshimet përkatëse të ligjit që ka hartuar dhe firmosur kryeakuzatori kryefalsifikator i Shqipërisë, në mënyrë që qorrsokaku njëzet vjeçar, ku na futi edhe ne së fundmi ligji ekzistues të shembet njëherë e mirë.

Kjo është një histori tipike e kriminalizimit të kundërshtarit me mjetet e botës së errët të gënjeshtrave, shpifjeve, fabrikimeve, që kryefajtori për shumë e shumë gjëma e bëma në 25 vitet e fundit të këtij vendi, i eksportoi nga organizata bazë e PPSH-së, në Partinë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë, në Presidencën e Republikës, në Këshillin e Ministrave e kudo ku shkeli dhe i dha gojës në sytë e shqiptarëve.

36 komente në “Historia e zymtë e një medaljeje dhe një ndjesë e imponuar nga kjo histori”

  1. ,,,,kush eshte gjenerali ushtrise vdekur i vuthajve.. says:

    zoti rama!

    jo vetem je kthyer ne kanibal envero-fagos por dhe nje prostitute politike.

    supozojme se ke 100 % te drejte ne rastin ne fjale,,,

    NE KETE LLOGJIKE DHE USA DUHET TE KERKOJE FALJE PER NAZISTIN

    XHAFERR DEVA DHE NEONAZISKININ LUL BASHA QE VRANE NE 4 SHKURT 1944 DHE 21 JANAR 2011

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.
    Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.Ky akt është antiligjor. Në nenin 11 të ligjit të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2000, me konsensus të plotë të të gjitha forcave politike parlamentare, pra edhe të PD-së (në opozitë në atë kohë) thuhet: “Në shenj nderimi për dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut ose të bashkisë (komunës), ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidarë, pllaka përkujtimore, përmendore etj., si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike”. Është shumë e qartë se ky nen i obligon drejtëpërdrejtë organet e pushtetit për të nderuar dëshmorët dhe jo për t’i shkurorëzuar ata. Për qartësuar edhe më mirë këtë kërkesë, në nenin 12 të këtij ligji thuhet: “Zhvendosja e permendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe objekteve të tjera që kanë lidhje me dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur këtë e kërkojnë interesa të larta shtetrore. Zhvendosja bëhet me vendim të këshillit të qarkut… Ky këshill përballon shpenzimet për zhvendosjen. Objektet e mësipërme rivendosen në një mjedis publik të përshtatshëm, para se të fillojnë punimet në vendndodhjen e mëparshme të objektit”.
    Pra ky ligj nuk lejon të hiqet pllaka përkujtimore, që emërton rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për të vendosur në vend të saj një pllakë tjetër, me çfarëdo emri qoftë. Mbi dëshmorët nuk mund të dalë askush, me emrin dhe me gjakun e tyre nuk mund të luhet, nuk të lejon ligji, as morali.Por me sa duket, Kryebashkiaku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Por “sekreti” i xhaferr deves qendron ne faktin se ai ne vend te dorzohej nga autoritetet amerikane si kriminel lufte dhe te gjykohej ne shqiperi sipas konventave nderkombetare,perkundrazi u inkuadrua ne veprime terroriste -diversioniste kunder shtetit shqiptar
    Enciklopedia e figurave politike e pershkruan keshtu Xhafer deven

    In 1956, he immigrated to the United States and briefly lived in New York and Boston.
    In 1960, he moved to Calaveras County, California,[14] and worked as an assistant supervisor at the mailing department[24] of Stanford University in Palo Alto until his retirement in 1972.
    In his years in exile, Deva played an active role in organizing anti-Communist resistance. He died on 25 May 1978, aged 74.
    Files released after his death showed that Deva was one of 743 suspected fascist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
    Konkluzion:
    Eshte krim kunder njerzimit nga kushdoqofte qe per te luftuar gjasme komunizmin te ringjallen dhe te reabilitohen figura te urryera te fashizmit..

    TURP E NEVERI PER KETE KANIBAL ENVEROFAG…

    1. KOZi says:

      Zoteri,edhe po te pyesnit dje ambasadorin amerikan qe ishte edhe po te pyesni sot kete qe eshte sot – si e komenton politiken anglo-amerikane te viteve 1946-1956 ndaj shqiperise dhe qendrimin per emrat konkret.. ju siguroj se do ta mbrojne njelloj si perparsa 50 viteve.Politika amerikane ne keto ceshtje nuk ndryshon. Ato qe jane quajtur Diversante dhe agjente te Anglo-amerikanve ne ato vite politika amerikane dje dhe sot dhe po keshtu edhe une Kozi edhe Kryeministri yne i quajme Luftetare te Lirise. tung

      1. XUME PROTOPAPA says:

        PEDOFILI SAMI BRAHIM RREPISHTI

        Rexhepi, student i shkelqyer ne fushen e kimi-biologjise, ne Institutin e Larte dy vjeçar te Shkodres, ishte njohur rastesisht ne biblioteken e institutit, me Sabahetin, te bijen e Sami Rrepishtit, tek studionte ne degen e histori-gjeografise. Edhe pasi u dipllomuan ata asnjehere nuk e humben miqesine e pare, deri sa nje dite vendosen edhe te martoheshin.

        Ditet kalonin ne ngerth nga sikleti i pergatitjes se dasmes se ardheshme, e “Xhepi”, siç e therisnin, kohen e lire e kalonte me te shumti ne shtepine e “Sabit”, e ndodhte shpesh qe ti bente shoqeri edhe e motra e tij me e vogel Sabrija. Pasi degjonin historite e gjyshit te Sabit, Brahim, tek tregonte se si zbriten nga Rrepishti per ne Shkoder, gjysme te zhveshur e barkthare, Samiu here pas here kendronte me bishtin e syrit, Sabrijen, vajze vertete e formuar ne te gjashtembedhjete pranverat e saj.

        Ndodhi nje here te gjendeshin vetem per vetem, Samiu dhe Sabrija dhe duke shfrytezuar rastin, pasi e vuri ne gjume me nje limonate te narkotizuar, perfitoi duke e dhunuar ate. Ne te kthyer te Rexhes per te marre te motren, e gjeti ate gjysme te fjetur, me floke te shpupurishur e nje shenje kafshimi ne qafe gati te padukeshme. I honepsur per gjendjen e te motres, Rexha po edhe Sabi i kerkuan Samiut se ç’kish ndodhur. Ai thesht e justifikoi me fjalet “nuk u ndie mire” dhe e vura te pushoje pak ne safallek.

        Nuk kishin kaluar as dy muaj nga martesa e Rexhes me Sabahet Sami Rrepishtin, kur ne shtepine e ketij te fundit ndodhi hataja me e madhe qe mund ti binte kujtdo qe kish nje vajze te mitur ne familje. Sabrija ishte shtatezene qe prej gjashte muajsh, qe nga ajo dita e zeze e perdhunimit nga pedofili Sami. Edhe pse pak i ati, e shume Rexha, kembengulen per te ditur nga Sabrija kush ishte babai i femijes, ajo nuk pipetoi as edhe nje fjale te vetme.

        E ndodhi ajo qe askush nuk e desheronte, e nxorren jashte shtepise, ashtu shtatezene, duke e braktisur perjete. Nje meso grua, nje fare Lezja e Serreqit, me semundje kronike te epilepsise, e strehoi te braktisuren Sabrije. Natyrisht femijen e perdhunimit e obortoi.

        Me kohe, pak nga deshperimi e pak e nxitur edhe nga Lezja, Sabrija filloi te frekuentonte mashkujt rrugeve te Shkodres. Aq u be e njohur sa edhe tregoheshin historira se si e sa kushtonte çdo pjese e trupit te saj: nj puthje buzembyllur 5 leke, nje puthje alla franceze (me penetrim gjuhe) 10 leke, nje te shtrenguar te gjoksit 15 leke, penetrim nga para 30 leke, nga pas 50 leke. Ishte bere e vetmja kurve qe mund te kish ne gjithe Shqiperine e kohes.

        Dhe erdhi dita tragjike, u mesua se i ati i Rexhes kish vrare te bijen me pistolete ne mes te rruges. Gati ne te njeten kohe, pak dite me vone, Rexha u nda nga Sabaheti, thuhej pasi kish mesuar te verteten e perdhunuesit te se motres, pikerisht Samiu, i vjehrri.

        Pasi Shyqyri Çokut i takoi te hetonte per kete vrasje te tmerreshme, arriti te mesoje edhe kush ishte perdhunuesi i Sabrijes gjashtembedhjete vjeçare: pedofili Sami Brahim Rrepishti, i datelindjes 07.05.1925. Keshtu filluan hetimet ndaj tij ne gjendje te lire, nuk ka bere as edhe nje minut burg, ndryshe nga genjeshtrat e tij. I gjendur ne daren e drejtesise arriti ti shpetonte denimit duke u arratisur….
        Sot ky perdhunues e marres te jetes se nje gjashtembedhjete vjeçareje, kerkon shpagim ndaj njeriut te drejtesise, njeri nga debatikasit me te njohur te guerriljes shkodrane.

        Dhe i bashkohet poshtersive te rinise se tij edhe imorali Edi Rama. I njohur tashme per deklaraten e tij ne sallen e gjyqit per mosnjohjen e Gregut si i biri, per vethin qe ka mbajtur deri vone ne veshin e majte, per tangat (siç deklaron Prifit), kepucet e kuqe e kokainen qe perdor ne orgjite biseksuale te tij.

        Na doli dhe Anjezja, kushurira e Zef Pllumbit, te ankohet per Shyqyri Çokun, si duket nuk di te lexoje çfare ka shkruar ai vete ne “Rrno per me rrefye”: “..para gjyqit, Shyqyriu, me beri presion psikologjik qe te mos flesja per Enver Hoxhen….”

        Ky o kodoshi i vllahes Anete dhe i boshnjakut Kristaq Vares Poetesh, na qenkerka krimi i debatikasit Shyqyri Çoku ? Hebrejte, edhe sot pas gati nje shekulli vazhdojne ti gjurmojne ne te kater anet e globit, kriminelet naziste, nuk jemi me te manget edhe ne shqiptaret e vertete, nuk ke ku te fshihesh po te cenosh edhe vetem me fjale heronjte e LA-NÇ-it shqipatr. Mendohu mire sa ja vlen nje poshtersi e tille…..

        1. DIELLI mbi KORAB says:

          Komentin duhet ta botoni si shkrim me vetete.
          Po qe se eshte e vertet kjo histori eshte shume tragjike.
          Eshte per tu ber nje film kjo ngjarje e dhimbshme.
          Faleminderit qe shkruani dhe faleminderit Gazetes Tema qe na jep mundesine te komunikojme per te mesuar te verteten

    2. Thoma says:

      Edi Rama i ka tradhetuar idealet e PARTIZANEVE DHE BABAIT TE TIJ!
      Ai ka TRADHETUAR idealet e votuesve te tij qe e bene kryeminister dhe kryetar te PS-se!
      Por ai TRADHETAR ka qene qe ne 1990-ten!
      Ja cfare ka shkruar ai ne 1991 ne librin “REFLEKSIONE”:

      -“Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandien qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist.
      Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurrim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhënjimtari ose të munduri. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.
      Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.
      Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.
      Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe ekskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria?
      Harram votat tona mashtruesi Edi Rama!
      Je bere NJESH me REAKSIONIN ME TE ZI antishqiptar!

    3. Pa emër says:

      Bravooooooooooo!!!!!!!!
      Histori e saktë dhe analizë e shkëlqyeshme gjenerali i Vuthajve!!

  2. ben says:

    Mbas gjithe kesaj mendoj se me mire se cdo pergjigje jane keto vargje te Teodor Kekos per talljen dhe tradhetine.

    SHIKOJ TRADHETINE DHE KUJTOJ:
    KAM MBETUR NJE KOKETRASH I NGRATE!
    GJITHMONE SHFAQET ME NJE FYTYRE,
    GJITHMONE THEM:”E HENGRA PRAPE”.

  3. england says:

    Qe plaku i ndyre ish-kryeminister nuk ka lene pislleqe pa bere ne ate Shqiperi,kjo nuk do shume mend per ta kuptuar,mjafton 21 Janari dhe Gerdeci (po te bej nje liste te gjate do me nevojitet kohe deri neser per ta plotesuar) por qe se cfare do beni ju per ta cu perpara bankes se akuzuarve ate plak mjeran,kjo eshte pyetja qe ka cdo shqiptar.

  4. po ,c’ja ke qendisur bukur ,ketij muti ,more Edo……

    pislliqet e veta ,kerkon ti’a faturoj te tjereve si gjithmone ,maloku me i pabes qe ka pare trualli shqiptar !

  5. lezha says:

    Edo shume mire bere qe kerkove falje,por Berisha ka dekoruar te gjithe kriminelat dhe fashistet dhe kurre nuk ka kerkuar falje.Do te ishte ne dinjitetin tend ti kerkoje falje dhe familjeve qe i vrane te afermit e tyre me 21 janar.

  6. adi says:

    o kryeminister rama mos na hiq vemendjen me histori boshe ti je ketu per nje mision je kryetar shteti i pari i ktij vendi leja historianve dhe shkrimtarve kto gjera s jane per ty
    ti shiko t besh shtet dhe jo t na heqesh vemendjen ne popullit me kto shashka qe ben
    ti shiko korrupsionin shiko ligjet shiko investimet kto shiko ti
    e di ti qe ke dhe pak dhe te mbaron mandati sdo jesh me ne ate karrike dhe pr cfar do mbahesh mend e ke menduar e shikon qe populli s eshte i kenaq me ty dhe ti ske mbajt as nje perqind te atyre qe ke then kur erdhe pushtet
    ske fut ne burg asnje ish minister qe ka vjedh fonde publike dhe sot jane miliardira sot korrupsionin e ke kudo ke i administrad te tejngopur ke ber i piramid gjigande dhe ke plot drejtori e institucione qe hane leket kot
    investime zero ne qytete te medha dhe ne vloren ku ti je deputet e ke len si mesjete ska frymarje qyteti dhe 3km bulevard spo ja ben dot ti lem te tjerat investime zero ben show tv dhe asgje.

  7. emigranti says:

    Shume vone zoti kryeminister. Te eshte parashkruar e drejta per te kerkuar ndjese.

  8. bleta says:

    A ka kerkuar ndonje here falje Sali berisha per ato krime qe ka bere?!

  9. J. says:

    Po ky ben si budall apo na quan te gjitheve ne budallenj? Justifikon nje medalje qe me demek nuk donte ta jepte por u detyrua nga ligji qe kishte bere Berisha dhe prandaj me zor e dha!! E tani kerkon falje!? Ky eshte kulmi i hipokrizise tragjike-komike e politikes shqiptare.
    Po mire mo, cfare ke bere ti per te hapur dosjet se ke 2 vjet ne pushtet me mazhorancen me te medha qe pas 1990? Atehere vendosni o futini ne burg ata per tortura ose jepuni medalje; se o njeren o tjetren, fjalet e tjera leri per ne parlament kur flet me Berishen se me ate merresh vesh vetem ti!
    Dhe kur ke kohe shkruaj dhe per bisnezet e vogla si ja u ke ngopur me keto gjobat e reja, apo shkruaj ndonjhere per cilesine e naftes me cmimin me te larte ne europe! Ose po te duash shkruaj edhe per ligjin e arsimit si po i barazon diplomat ne shtetet perendimore PHD/Ms/Bachelor me ato shqiptaret te marre tel UET/Kristal/UFO e ku di une…Apo me fal ti PIKTOR je nuk kupton shume nga shkenca,per ty mjafton qe bota te kete ngjyra shume!

  10. . says:

    *************************************************************************

    Bravo Z.RAMA … the nje te “vertete” qe populli nuk e dinte.

    Berisha, krimineli-komunist historik eshte “AI” qe i njohu me ligj “DEKORATAT” e sigurimsave dhe Nexhmije Hoxhes.

    O popull,
    Z.Rama i vetmi njeri qe mund te shpetoje SHQIPERINE.

    O popull,
    Nese iken Z.Rama, SHQIPERINE do t’a marre “lumi” per te treten here … do kthehet perseri ne COLUMBI dhe shtet “RRUMPALLE” drejt “shuarjes”.

    O popull,
    Z.Rama duhet te qendroje … “AI” i vetmi qe po ben shtet dhe mbron SHQIPETARET kudo ne BOTE.

    ************************************************************************

  11. tr says:

    ESHTE NJE ANTISHQIPETAR I MBULUAR ME PETKUN E DEMOKRACISE .

  12. POLICI says:

    uaaa. po kur e shkrujte z. km?? sa kohe mor burre . ne po mbytemi me nje pune e spo na del koha me henger as copen e bukes. hallall. prandej je atje qe te shkrush gjate e te flasesh edhe me gjate per gjithcka e per gjithkend. super super

  13. Crusader says:

    Sorosiani dhe Masonisti me emrin Edi Rama nuk ka as fe dhe as atdhe. Ata qe genjehen nga kjo gje e djallit, po pesojne shok perdite nga ato qe ky thote dhe ben. Nuk flas per ata, te cilet jane ende ne gjume apo marrin nje lemosh rroge nga partia. Kjo lidhje satanike midis ketyre njerezve, te cilet ngrihen ne politike nga finacimet dhe mbeshtetja e Elitave Satanike Financiare, nuk mund qe te bejne kurre ato qe thone. Thjesht ju genjejne. Dhe mos mendoni se eshte vetem Edi Rama, por jane te tjeret ne radhe qe po presin per ta zvendesuar. Pergjigjia me e mire ndaj tyre eshte qe te mos votohen fare partite e medha, sepse jane te gjitha te infiltruara nga masonistet e parapergatitur. Doni Erjon Veliajn, doni Lulzim Bashen si shembull apo ndonje tjeter qe eshte ne ndonje shoqate apo parlament dhe po pret rastin e shkalles. Ata jane te gjithe te nje tave. E veshtire eshte te luftohen, sidomos nga nje popull i cili genjehet lehte dhe beson lajmet ne televizor dhe fushatat partiake.

  14. Muzapopullore says:

    Te kerkosh falje duhet karakter i forte, dhe duhet te harrosh qe eshte e lehte te te falin. Por smund te imagjinohej qe malokeria qe kaluam te kerkonte falje

  15. Muzapopullore says:

    Diferencen e ben nese KM Rama do tregoje si ta korigjoje ate per te cilen kerkoi falje

  16. Beso says:

    Keto perralla tregoja rilindasve qe i ke nere si letra higjenike dmth mimit dhe meros

    Po per vito kapon nuk e dije …??

    Po per lutaj ish oficer sigurimi dhe familje xhelatesh nuk e dije

    Po per frrokun ndoken nalken … ke nje rrot

  17. Kastriot says:

    Ky e quan se njerzit jasht bllokut jane dele

    Keto tja thote nje tufe injorantesh deputet si lutaj xhelat cuko qefalia ndoka prenga kodheli …

    Pse nuk e dinte per voto kapon

    Po qene ministri eshte djali sofokli lazrit … perralla bllokmenesh te dhjere

  18. behluli says:

    …nuk dihet nese Rama do te kerkonte kete n ndjese po te mos ish PD qe do ta kthente ne ceshtje te dites, me shume gjase jo.Dmth nuk ka ketu nje perpjekje te sinqerte per ndjese, por nje perpjekje taktike qe plumbit politik te gjuajtur nga opzita ti pergjigjemi me plumb politik.Sa per historine e LANC it as Berisha me pikpamjet e tij pothuaj fashiste, nuk guxoi te bente seleksion mes atyre qe luftuan per clirimin nga Nazistet dhe kolaboracionistet, maksimumi qe ai tentoi te bente ish te zhvlersonte luften duke vlersuar ato figura qe ne fakt as qe luftuan , kunder pushtuesit, por qe ne fakt bashkpunuan me te,Torturues apo jo torturues te Zef Pllumit apo Sami Repishtit, ajo qe ka rendesi eshte qe ata luftuan per clirimin e Atdheut, historia eshte e akullt dhe nuk mund te ndryshoje.Sa per rishikimin e ligjeve qe do te bejne seleksionin , mendoj se eshte fare gabim qe keto figura te goditen.Cdo epoke e historise se ketij vendi ka heronjte e deshmoret e vet, gjithsecili te mari meritat qe i takojn ne kontekstin historik , ku jetoi e punoi, Qeveria e Rames meqe e ka fort per zemer kete kriterin moral ne vlersimin e figurave si Pllumi apo Repishti, le tu jape nje medalje per kontributet ne kohen qe jetuan, por nuk ka pse te ngateroje epokat historike me konsiderata morale apo etike te kohes moderne aq me teper se sot ,nuk po jetojme ndonje forme supreme te lirise apo demokracise qe te mund te jemi te cliret nga cdo lloj gjykimi ,apo paragjykimi, e verteta eshte krejt tjetr kjo shoqeri dhe elita e saj eshte skllave e korrupsionit moral dhe material, dhe vasale e streotipeve te gjykimit mbi te miren apo te keqen te cilat i marrim te gatshme nga ato qe na thone te huajt, se vet kemi frike te themi ate qe mendojme

  19. Janulla says:

    Edi Rama?,
    Na ke dhi tu qesh, je nje bastard sharlatan i pa skrupullt.
    Kriminelet i ke ne parlament dhe ti kerko falje per medaljet o pler qe te zente vila qe ke ndertu n’dajt perfun o pler

  20. Shahisti says:

    Or Edvin Pallosh Rama, po si mer ti edhe per dekoratat qe u jepni xhelateve te popullit shqiptar ju te Ripjerdhjes, e paska fajin Sali Berisha? Qe Berisha ka bere plot budallalleqe, kjo dihet por mos i vishni edhe budallalleqet qe beni ju vete. Sido qe ti kishte lene listat, ju nuk beni verifikime nga ana juaj? Nejse, kjo ndodhi tregon edhe nje here sa te papershtatshem dhe te papergatitur jeni ju te Ripjerdhjes per te bere shtet, sic keni qejf te mburreni. Shiko tani si e hengre e po ta fusin nga te dy krahet, e shiko si jane egersuar te gjithe bole-enveristet qe ti po kerkon falje per dekoraten qe i dhe “heroit te luftes”, kriminelit Coku. Keshtu eshte kur mundohesh ta ndash mutin nga bajgat.

  21. BUJARI JU DEGJON says:

    Uuuuune t’i kerkoj falje Sami Repishtit?????
    Puupuupuu!…
    Saliu eshte nje kriminel e maskara por medaljet jepen per pjesemarrje ne LANCL dhe ASNJE NUK KA TE DREJTE T’UA MOHOJE ATE MEDALJE!!!
    Ndofta dikush u be me vone “inkuizitor” e “i padeshirushem”,por MEDALJEN E VETERANIT TE LANCL ATA E KANE MERITUAR QYSH KUR MOREN PARASYSH SE MUND TE DERDHNIN EDHE GJAKUN E TYRE PER SHQIPERINE!…
    Uuuuune t’i kerkoj falje Sami Repishtit?????
    Puupuupuu!…

  22. o says:

    o rama s jan per ty kto gjera apo do na behesh dhe historian tani normale ti e ben se mendon qe populli eshte budalla tju heq vemendjennga korrupsioni e nga ato qe premtva e nxjerr shashka here pas here por populli nuk eshte budala shkon nga shkon gjuha atje shkon ku dhem TE KORRUPSIONI te ekonomia e te leku per keto fot ti se per kete te vume lerja kto historiane s je per kte gje aty ti.
    merru me reformat meru me korrupsionin qe e ke kudo merru e fut n burg ish pushtetar qe kan vjedh miliarda me fondet publike apo ke frike mos te hapen dhe ty letrat pastaj prandaj e vonon reformen ne drejtesi ti dhe shoket e ty ke dy vjet qe je ti tashme shteti dhe nje flluck sapuni ke ber njerzit kudo jane t pakenaqur me ty e qeverine tende .tu vrane 4 t pasajshem n bulevard dhe ti akoma ske ber drejtesi mbi gjakun e tyre qe je betuar po keshtu gerdeci e plot raste t tjera
    ke i piramid gjigande qe ha miliarda n emer t shtetit 25 fishuar administrada e plot drejtori e institucione qe s bejne asnje pune.cfar shteti po ben ti kudo vjedhje e korrupsion .investime zero shiko vloren qe je deputet dhe e ke lene e katandisur ne meshiren e fatit as 3 km bulevard spo i mbaron dot kur bota me mjetet e sotme i mbaron per nje dite kaluan 2 vjet dhe ti tallesh me populllin e vlores edhe ate pak turizem qe kishin jua hoqe me i eskavator aty qe germon nga pak do besh 3km bulevard ti sabotim ti lem investimet t tjera ne qytet zero kudo vlora bere show tv ne vlore dhe kaq .
    dhe pak dhe vijne zgjedhjet si do ju dalesh qytetarve perpara e per cfar do mbahesh mend ti si i pari vendit se karriken se ke te gjate.

  23. sokol says:

    o ed legen tirone.po fute pra ne burg saliun ca pret .pse ben gam gam.bota dhe amerika po ta jep kartabianken per sistemin e drejtesise.po ti je buthqir e ke mendjen te mjellosesh e te ndash parate me Olsin.

  24. reflection says:

    Po ti o gje e gjate dhe e mbrapshte , kur thua se cdo gje e bere nga Berisha e ne kohen e tij duhet injoruar , pse kete “ligj” e merr kallep dhe as ti as Mimi gjoja s’keni vene re emra si Vito Kapo e xhelate te tjere qe u ke marre tere jeten voten si dhe qeveris me femijet, niper e mbesa te tyre ? E gjithe apologjia e mesiperme kullon mashtrim e hipokrizi, por pikerisht , atje ne detin e mashtrimit e hipokrizise ke per t’u mbytur.

  25. Tunxh, bir says:

    Shkrim Brilant, per kermen sali. Sa bukur! Eshte futur gjithe PDja ne aktivitet komentues kunder E Rames, po nuk e bejne dot pis , sepse jane vete kellira dhe kerma.

    1. J. says:

      O shoki-rilindas lexoji mire komentet se nuk po mbron njeri Saliun, po po thone
      qe Edi eshte imazhi i tij!

  26. FLAMUR_VLORE says:

    RAMA BENE SHTETIN E TE DREJTES ATE QE DUHET ISHTE BERE 25 VJETE –SHTET TRASPARENT PER QYTETARET E TIJ DHE PER FUQITE UE DHE SHBA—KUSH ESHTE KUNDER RAMES KA VETEM INTERESA KRIMINALE PER TE MBROJTUR SEPSE KUSH LUFTON LIGJIN DHE SHTETIN ESHTE I JASHTLIGJSHEM DHE KRIMINEL SI SRB-ISTST MILITSNTET ME TE PESHTIR DHE NJEREZIT ME ITEGRIALITET ME TE ULET –KRIMINELAT ME TE MDHENJ QE PRONES SE POPULLIT KOMUNIST TE VUAJTUR I VODHEN RONEN QE JA KISHIN GRUBULLUAR KOMUNISTAT GJAKATAR E SIGURIMSAT EM SISTETIM E TYRE BARBAR ,SISTEM KU SRB ISHTE 44 VJET KUR BERI GJASME U BE DEMOKRAT DHE UDHEHOQI FATKEQESISHRT GJITH FORCAT ENERGJTI DHE SHPRESEN E SHQIPTAREVE TE DITUR SEPSE TE PADITURIT E INJORANTET I KE THJESHT TI DREJTOSH ME NEJ THES MJELL NE SHQIPERI”!!!

  27. Kolonja says:

    Lexova po thuaj te gjithe komentuesit ,ku sejcili jepte mendimin e vet. Po me prekse eshte ajo qe shkruan komentuesi Xume Protopapa. Eshte nje ngjarje tragjike,nese eshte evertet, e kjo duhet sqaruar me dokumenta e deshmitar te kohes,pasi gjerat ne Shqiperine tone po behen lesh e li ,sa te mblidhen te gjithe popujt e botes e nuk do t’a shkokolizin dot. Keto 25 vjet kemi hyre ne nje rrjedhe ku harburi po quhet I ndershem e I ndershmi harbut. Ka kohe qe kriminelet, Saliu e bashkpunetoret e tij , po quhen heronj dhe heronjte kriminela,tradhetaret patriot e patriotet tradhetar. Hipokriti ,krimineli, fatkeqesia e ketij kombi me emrin Sali Berisha,emrin e babait nuk po ja permend, pasi u prefte ne paq atje ku ka rene ,mbase ka qen nje njeri I ndershem ,po ja qe fatkeqsishte polli nje mosyer. Te dashur shoke bashkqytetar. Ne parim Rama ka bere mire qe ka kerkuar falje duke u nisur nga te dhenat. PO mashtruesi Sali me larot e lareshat e tij po e shfrytezojne kete “Dobic” qe epollen vet ,e duan t;ja hedhin te tjereve. Sa per Nexhmien ,Viton e te tjere te mos flasi ,psi ato kane qene pjesmarrese te luftes. E kete nuk ua mohon dot Saliu ,pasi kur luftonte Nexhmia e Vito , saliu ishte ende ne koqet e Rames . Kur lindi Saliu lufta kish mbaruar……… . Vllezer e motra ! Sot po vrejme se shqiperia po gezon nje respect ne arenen nderkombetare. Edi rama po gezon gjithashtu nje respekt . Besoj se udheheqesit Europian,Amerikan jane me budallenj e saliu eshte I mencimi . Po te ishte Rama ashtu si llomatit Saliu ,nuk do pritej e vendosj ne krah te djathte te Merkelit,Obames e ku di une. Kjo simpati e Amerikes per Shqiperine ,e Europes per Shqiperine, afrimi I negociatave per antaresim ne BE,nuk I pelqen Sebise, ndaj ka hedhur perseri agjenturen e saj me ne krye Sali Berishen per te percare popullin shqiptar e per ta heshur pse jo ne nje lufte civile, e Shqiperia te humbase ate merite qe po e meriton. Ndaj ne duhet te degjojme se c’po thot Amerika e c’po thot Europa. Revorma ne drejtesi po trondit themelet e nje pushteti te korruptuar, po trondit gjakpiresit e popullit,ndaj dhe kane filluar te levizin. Krimineli sali nepermejt tellalleve si Paloka,Vokshi ,Ristani,koke trashin e kuksit Flamur Noka ,po trillojne percarjen veri -Jug,ashtu si ne 1997. Jam I bindur se do deshtojne ,ashtu si ne 1997,po kete radhe pa asnje te vrare ,pasi populli eshte I mencur ,nuk I besoi me 1997 -ten edhe pse pati 3000 te vrare,e kjo mos u perseriste me kurre. POPULL TE JEMI VIGJILENT! SALIU PER PUSHTET VRET EDHE NENEN E VET PO TA KISHTE GJALL!

  28. Lili says:

    Ministrija e mbrotjes ndoshta nuk ka detyrim ligjor,po ka nje detyrim moral,po aq te rendshishme mos ma shume bile,mbasi juive ky detyrim moral po iu bene me reaguar me kete deklarate!
    Pra fodulleku i ministres iu ka pru ne kete gjendje,ku ju duhet te Erioni falje per mosveprimin e saj!
    Se ajo ka firmos edhe fakt ,e ne qofte se ka firmos vetem pse Sali Berisha para saj ka firmos,kjo eshte kulmi i paaftesise se saj edhe e bene ate ministre dy here ma te denueshme n’aspektin moral:nje se nuk kontrolon,e d’y se nuk kontrolon d’y here firmosjet e Berishes,qe eshte siçpo e thoni vete njeri qe vetem sherr ka shkaktuar!
    Doreheqja e saj do ishte po akti vertet korrekt ne kete rast:ajo nuk e dita,e kjo sheh shume kerkimfaljen tuaj,sepse ‘legjitimon’papergjegjesine! Jo,and vitam eternam Berishes nuk mundemi faj me ia lagje sepse ate here ju pranoni se ai qeverise e jo ju!
    Ju kerkoni ndjese per kete rast,po ky rast nuk eshte unik po eshte kulmi i shume ngjareve te vogla qe perfunduan me kete ‘kulm’-kulmi i turpit per disa qe i thone vetit njereze- kulmi i provokacionit per disa qe i thone vetit militante antikomuniste-kulmi i ‘qendresese’ per disa qe i thone vetit bije e babes apo bir i babes!
    Pra keni nje problem me ministrat e juaj,se siç thot ajo fjala:nuk reaguan kur erdhen me shall te kuqe disa ‘pionere’,nuk reaguan kur erdhen me bunker si veper arti-qe lendon po aq ,apo mos ma shume njereze:te gjithe te internuarit – edhe nuk reaguan kur dekorohen ky rast-apo nje tjeter po aq skandaloz per njerezet qe nuk kane famen e Atit apo Profesorit,kur reaguam ishte teper vone….

  29. EDI says:

    Te nderuar komentues

    Harruat elektoratin he!!!! Na duhet elektorati ore te uruar

    Partia jone e Socialrilindjes mbahet ne tre kollona

    1- Lokalizem jugor Greko-coban

    2- Ish nomenklatura e sistemit komunist

    3- Krimi i organizuar (kriminali eshte rekruti me besnik)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje