Rama: Ndjesë për dekorimin e hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, ishtë një gabim pa dashje

15 Dhjetor 2015, 17:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për dekorimin e hetuesve të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, dekorim ky i ndodhur vitin e kaluar.

Rama tha nga qyteti i Shkodrës, se Ministria e Mbrojtjes ka dekoruar tortueruesin në bazë të statusit të veteranit, i cili është miratuar si listë e përpiluar nga një Komision i Posaçëm, që është ngritur nga qeveria e Berishës.

“U kërkoj ndjesë At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, profesorit të nderuar, për dekorimin e tortueruesit të tyre.

Unë jam po aq i befasuar nga të gjithë shqiptarët nga ky lajm. E kërkoj ndjesën për të gjithë, jo se kemi gabuar me dashje”, tha Rama.

“Kërkoj ndjesë të detyrueshme.

Dekorimi i torturuesit nuk nisi vjet, por shumë vite më parë.

Ministria e Mbrojtjes bëri një veprim mekanik.

E nxori vendimin për dhënien e këtyre medaljeve duke iu referuar kategorisë së parë, që është përcaktuar me ligj shumë kohë më parë.

Berisha është kapur pas medaljes, por e ka paguar torturuesin për 25 vjet me pension.

 Këto janë akuza monstruoze për të trazuar gjakun e atyre që kanë vuajtur persekutimet”, vijoi Rama.

Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, tha se ka qenë Berisha ai që e ka mbajtur me pension tortueruesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, Shyqyri Çokut, duke i dhënë statusin e kategorisë së parë të veteranit.

Ramës tha se Berisha mbajti me pension edhe Nexhmie Hoxhën.

Kreu i qeverisë foli edhe për bunkerin e djegur nga opozita gjatë protestës së 8 dhjetorit:

Ai nuk është bunker, por hyrja simbolike e një muzeu. Është çmenduri të thuash ishte i shëmtuar dhe bënë mirë që e prishën. Është i bukur apo jo nuk e përcakton as partia dhe as logjika e forcës”.

31 komente në “Rama: Ndjesë për dekorimin e hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, ishtë një gabim pa dashje”

  1. Zvicer says:

    Keto jane si COLI ME LOLIN .
    GABIMET QE KA BERE BERISHA DUHEN KORIGJUAR DHE JO PERMENDUR.

    1. Thoma says:

      Sali Berisha ka bere edhe krime kunder nesh ish ushtarakeve duke na mbaktur 50% te pensionit,por ti nuk po e korigjon,o MASHTRUES!
      Vazhdon akoma te zbatosh ligjet ANTIKUSHTETUESE TE Sali Berishes!
      Dhev kete e ben se u frikesove nga protestat e opozites!
      TURPI TE MBULOFTE O FRIKACAK!
      Mos u merzit se edhe ne ish ushtaraket do te ta shperblejme kete POSHTERSI NE ZGJEDHJET VE ARDHESHME!
      Mos llogatit per vete 500 mije votat tona,te familjeve dhe te te afermeve tane!
      MALLKUAR QOFSH,o mashtrues frikacak!!!

    2. lalzi says:

      Se mos do merrej kryeministri te shfletonte secfare dekoratash ka dhene krykrimineli. Tashti ata te PD te mbyllin gojen me mut se doli qe komunisti i E.Hoxhes i ka dekoruar ata.

    3. Thoma says:

      Ja kush eshte Edi Rama i vertete!
      Ja cfare shkruan ai ne librin “Refleksione” ne vitin 1991:

      -“Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandien qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist.
      Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’ u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurrim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhënjimtari ose të munduri. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve në Luftën Civile (dhe trashëgimia e tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.
      Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.
      Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik.
      Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik. Mendojmë se shkak për këtë ishte organizimi i mbyllur i tipit partiak-komunist që i drejtohej vizionit të ngushtë për demokracinë të intelektualëve të establishmentit, shumica disidentë të dhjetorit ’90. Ky vizion i ngushtë për partinë e drejtuar nga ish-komunistët është me sa duket i pashmangshëm, sepse është fryma kolektiviste ajo që ka infiltruar tashmë dhe ka zënë vend në inkoshientin e gjithë komunistëve. (Do të mjaftonte si provë e vetme për këtë sektarizëm jo-demokratik, edhe vetëm fakti që organet opozitare të shtypit deri më tani kanë botuar deri në lodhje dhe ekskluzivisht kujtimet e figurave të njohura komuniste. Vetëm komunistë ka pasur Shqipëria?

  2. jumanji says:

    Po ndjese per mos ndeshkimin e llumit Berishian a do kerkosh ndonjehere?

  3. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    edhe sa gabime me/pa dashje do besh or lum miku?

  4. . says:

    *************************************************************************

    Bravo Z.RAMA … the nje te “vertete” qe populli nuk e dinte.

    Berisha, krimineli-komunist historik eshte “AI” qe i njohu me ligj “DEKORATAT” e sigurimsave dhe Nexhmije Hoxhes.

    O popull,
    Z.Rama i vetmi njeri qe mund te shpetoje SHQIPERINE.

    O popull,
    Nese iken Z.Rama, SHQIPERINE do t’a marre “lumi” per te treten here … do kthehet perseri ne COLUMBI dhe shtet “RRUMPALLE” drejt “shuarjes”.

    O popull,
    Z.Rama duhet te qendroje … “AI” i vetmi qe po ben shtet dhe mbron SHQIPETARET kudo ne BOTE.

    ************************************************************************

    1. Beni says:

      Sakte dhe bukur! Nuk kemi cfare te shtojme me!

  5. lili says:

    errare humanum est ,persevare diabolicum est!
    Edhe ketu nuk kemi te bejme me nje gabim po per nje perseritje te qellimshme! Vetem fakti se prek At in edhe sami Repishtin ‘detyron’ kryeministrin qe per kerkim falje!
    Po pyetja eshte pse e kush po kembngul n’ate ministri per keso ‘gabime’? Pse mimi kotdeli nuk kontrolon pak cka dekoron perpara se t’i dekoroje e perpara qe te shkaktoje dhimbje te kota per nje pjese te madhe te popullit e sidomos per ato qe vuajten gjate diktatures?
    sepse mezhah eshte subliminal , edhe Mimi si bije e regjimit vazhdon dhunen e terrorin psykologjik!
    Se po te mos ishte Sami Ripishti, as nuk e kishit pa’ gabimin’ tuaj,apo jo?

  6. rebel says:

    Po ky akoma meret me pensionin e Nexhmies.Ka filluar te flase pa menduar tani.Kryeministri nuk meret me te drejtat e fituara te njerezve.Nexhmien nuk e ka mbajtur me pension Berisha po puna dhe lufta e saj.Nuk mund tu mohosh te drejtat njerezve ne menyre arbitrare mor zoti kryeminister.Eshte tjeter dekorimi dhe tjeter pensioni.Nese mer shperblimin e veteranit e mer se ka luftuar ,apo jo?Shperblim veterani ne vendin tone marin dhe bashkepunetoret e pushtuesve te huaj.

  7. Kolonja says:

    Po. burreni eshte te kerkosh edhe ndjese . kjo tregon se c’do gje duhet pare nga ato qe ka servirur Sali Berisha. Saliu e dinte kete ngjarje,po e shfrytezoi per inters te vetes se tije e jo se iu hap barku per At Zef Pellumbin ,apo per xe y. Po Rames bravo I qifte qe kerkon falje dhe te korigjohet ajo poshtersi qe ben Saliu vetem e vetem per te percar popullin.

  8. . says:

    ———————————————————————

    Ligji “DEKORATAVE” firmosur nga ish-presidenti krimineli Sali Berisha, qe nuk mund te preken nga askushi, por vetem me vendim dhe ndryshim ligji ne Parlament …

    Z.Rama nuk thyen ligjet sic bente krimineli Sali, nese po atehere do t’a kishte shkarkuar me kohe:
    krye-prokurorin,
    KLD-ne,
    SHISHI-n,
    gjykaten e Laret,
    gjykaten kushtetuse … dhe do kishte futur brenda Berishen.

    Z.Rama i vetmi qe po shpeton SHQIPERINE dhe i vetmi qe po mbron sot SHQIPETARET.

    ———————————————————————–

  9. E po kjo pune! says:

    cfare prisni nga Rama, eshte kapitalizem, tek ne ai i egri fare… o Mete per vete.

  10. paemer says:

    “Meqe gabove pa dashje, do na e sjellesh mamin?”- Edi Paloka

  11. B says:

    Mire Berisha, por ti ku je mo zoteri bashke me ministren e mbrojtjes. Je zgjedhur te drejtosh nje vend
    apo nje kopesht kalamajsh apo azil pleqsh ?

  12. joel shkodra says:

    Besoj se Sh.çoku, N. Hoxha e te tjere vazhdojne ta marrin pensionin edhe ne qeverine e Rames dhe do ta marrin sa te jene gjalle. Perse permenden keto gjera, kur pensionet u takojne te gjitheve, pavaresisht se ç’pune kane bere. Prandaj rri drejt, o Rame, e jepu pensionet te gjitheve. Nese jane fajtore, futi ne burg, por me pensionet s’ke pune. Me medaljet po. Duhet t’i kishit kontrolluar mire e te mos dilnin emrat e torturuesve dhe jo per çdo gje t’ia lini fajin Berishes.

  13. besa says:

    Per nje problem te tille autokritika te zhburreron.Ka 25 vjet qe spekullohet ne menyren me te ulet per hitorine e popullit shqiptar.Mire Saliu,po Rilindja? Ende do degjojme kryeminister qe flet me gjuhen e nje injoranti te qellimshem Nje kryeminister qe i sherben vendit te tij,stimulon hapjen e dosjeve dhe hartimin e Historise se Shqiperise nga historiane dhe jo nga permbledhje artikujsh te gazetave

  14. maks says:

    kush ka dijeni te shkruaj te veteten pse jan denuar ky prifti miku i rames dhe ky sami rrepishti per ligjet e kohes kishin shkel ligjet apo jan denuar kote

    1. KOZi says:

      Jane denuar per politike dhe besim fetar. Ketu qendron problemi . Nuk mund te denohet asnje per besimin dhe mendimin. Prandej parlamenti ,komplet deputetet e majte dhe te djathte sebashku ne 1991 nxoren ligjin qe hidhte poshte denimet politike te cilat perbenin kapitull ne kodin penal.tung

  15. astrit says:

    Rama tregoi burreri duke kerkuar falje per nje gabim thjesht teknik dhe jo politik. PS pa bere zhurme, pa denime dhe ndeshkime, duhet te ndryshoje bazen ligjore qe i ka lene ne dere PD. Shume zhurme po behet per kete gje nga ata qe vete i mbajten me pensione dhe krijuan bazen ligjore per ti dekoruar, por shqiptaret kane halle te tjera, pertej dekoratave qe nuk ju hyjne shume ne pune. Kaq zhurme duhet te behet per ekonomine, per varferine, per te ardhurat e shqiptareve, per pensionet e te tjera halle qe ju rendojne mbi koke shqiptareve. Edhe nje here e perseris se eshte zhurme qe nuk ju intereson shume shqiptareve dhe duhet te mbyllet me kaq nga PS. PD le te vazhdoje ti bjere legenit sic e ka zakon.

  16. ilirjan says:

    Perse bere derr dhe Sali-ne?
    Po c’kusur te kishim
    Qe na proftase Edi-ne?
    Eh mor Zot!
    Fatkeqsi per te gjithe shqiptaret qe e pesuan nga infeksioni kronik i Sistemit Kapitalist, sistemit shume te deshiruar te Sali Berishes dhe Edi Rames – antikomunistit te thekur dhe radikal, cfaqur menjehere kur Ramiz Alia vuri ne jete tradhetine ndaj Partise Punes dhe shumices se Popullit Shqiptar.
    Poshte kriminelet dhe mashtruesit!

  17. petrit Zela says:

    Trim eshte ai burre qe pranon gabimin.Vetem kriminelet dhe frikacaket
    nuk e pranojn ate..

  18. Abc of democracy says:

    Zoti “Thoma”!
    Pensionistet jane “5 milion” dhe jo 500000
    Sipas llogarive te tua dhe te mija zgjedhjet e ardheshme jane te “humbura”

    1. Thoma says:

      @Abc of shkerdhatokraci!
      Meso te lexosh sakte,per me teper te kuptosh se cfare shkruhet,o dallkauk Abc…!
      Shifra prej 500 mije qe kam dhene nuk jane PENSIONISTET,por ish ushtaraket,familjet e tyre,familjet e femijve te tyre,te afermit e tyre etj!
      Ti ben mire te numerosh ballistet dhe zogistet qe u vrane perkrah pushtuesve dhe e ke teper!
      Na rrufsh per dimer se….!!!

  19. Crusader says:

    Ndjese per Taksat, ndjese per bastisjen e bizneseve nga tatimet, ndjese per gjobat dhe ndjese per dekoratat e krimineleve.

    Po mire xhanem, kush po e qeveris ate vend ne fund te fundit? Apo mos ndoshta Kryeministri merr vendime nen efektin e narkotikeve. Mjere ai popull ke ka ne krye. Eshte kthyer kryeministria ne shesh karagjozash.

    Kryeministri duhet te konsultohet me ndonje psikolog, ose te shkoje ne qender rehabilitimi.

    1. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      lartegjatesia e tij mister ndjesa

  20. . says:

    Bravo Z.RAMA … the nje te “vertete” qe populli nuk e dinte.

    Berisha, krimineli-komunist historik eshte “AI” qe i njohu me ligj “DEKORATAT” e sigurimsave dhe Nexhmije Hoxhes.

    O popull,
    Z.Rama i vetmi njeri qe mund te shpetoje SHQIPERINE.

    O popull,
    Nese iken Z.Rama, SHQIPERINE do t’a marre “lumi” per te treten here … do kthehet perseri ne COLUMBI dhe shtet “RRUMPALLE” drejt “shuarjes”.

    O popull,
    Z.Rama duhet te qendroje … “AI” i vetmi qe po ben shtet dhe mbron SHQIPETARET kudo ne BOTE.

    ************************************************************************

  21. koli says:

    Ju z.Rama, nuk e paskeni lexuar, librin e At Zef Pllumit.Ne librin e tij ,ai e permende 37 here kriminelin Shyqyri Coku. Genjeshtare dhe mosmiranjohese.

  22. agroni says:

    Sa te lehte e ke te kërkosh falje mor langaraq! Po cfarë të bën mrika ne ate ministri ? Ne qofte se ai ka marë statusin e veteranit e ka marrë se e meriton mase se di, por ta dekorosh e pastaj: jo po e ka bërë Saliu , jo po mrika se ka parë. Po cfare sheh mrika jote mor kryeministër? Sheh burrat e gjatë ? Gjynah per ty kryeministri im që se ke problem te kërkosh falje të qash vetem që të mbash një copë mrikë , beqe, gjiknurë, ametë etj. Me ndjesën tënde mbesa e AT PELLUMBIT prap duhet te dali ne protestë.

  23. Lëmi Llukës says:

    Kush më shumë e kush më pak , Sali Berisha , Fatos Nano dhe Edi Rama janë të padenjë për ti vënë në krye .
    Do të votoja jevgun e parë që do kërkonte votën time por , këta të tre maskarenj – kurrë

  24. "Horri i Bulevardit". says:

    Jam shume dakort me kryeministrin, por ne qofte se familja berisha, nuk arrestohet deri ne fund te mandatit, te akuzoj fajtor, zoti kryeminister.
    Sta pranoj as arsyen, se nuk jam prokuror dhe gjykates.
    Cojeni dosjet ne prokurori dhe po te duan prokuroret apo gjykatesit, ti falin hajdutet e rruges Durres Kukes, apo 21 janarin, apo vjedhjen e pronave, atehere e ke shume kollaj, vetem dil dhe thuaj, se ky prokuror dhe ky gjykates e mbrojne krimin dhe eshte populli qe i ben keta, te hajne dhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje