Transkripti i plotë/ Donald Lu: Receta e SHBA-së për të shpëtuar nga politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar

16 Dhjetor 2015, 19:07Politika TEMA
Transkripti i plotë/ Donald Lu: Receta e SHBA-së për të

Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe jam i kënaqur që së bashku do të bisedojmë mbi korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit janë lodhur dhe duan të shohin ndryshime – që nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma në drejtësi, transparenca financiare e partive politike dhe parandalimi i blerjes së votave.

Ardenal Ferhati: I nderuar Ambasador, ju po flisni me emra konkretë dhe po e përjetoni vetë realitetin e hidhur të Shqipërisë. Pyetje ime për ju është: si mund të kalojmë nga vlerësimi në veprim? Sepse t’u kërkojmë njerëzve të korruptuar që të luftojnë korrupsionin është një problem i madh. Cila është ajo formulë magjike që do të rrëzojë këtë strukturë kriminale në Shqipëri?

Ardenal, pyetje shumë e mirë. Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën në drejtësi. Por vetëm ligjet nuk mund ta ndryshojnë Shqipërinë. Zbatimi i tyre është puna më e vështirë.  Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga udhëheqësit e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet vendore. Ministrat e korruptuar, të kaluar dhe aktualë, duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Shpetim Dervishi: Përshëndetje Z. Lu! Ne shqiptarët, nuk e duam korrupsionin. Ky është sistemi që politikanët tanë hajdutë kanë vendosur gjatë këtyre 25 vjetëve. Këtu, korrupsioni është si ajzbergu dhe vetëm pjesa më e vogël është e dukshme. Por problem është shumë më i madh sesa mendojmë ne. Pyetja ime është kjo: a mund ta luftojnë korrupsionin ata që e vendosën? Faleminderit!

Shpëtim, korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëit e zakonshëm. Njerëzit e zakonshëm që votojnë. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në biznese, në qeveri apo në shkolla. Njerëzit e zakonshëm që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët që të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Hamdi Shehu: Mirë zotnia do përgjigjet, po korrupsionin kush do ta luftojë në këtë vend?

Hamdi, ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të zakonshëm.

Gazmir Gjoni: Pershendetje Z. Ambasador Lu! Ju përgëzoj pa masë për fjalimet pa dorashka dhe përplasjen në fytyrë të realitetit që Ju i bëni politikës dhe politikanëve shqiptarë. Në lidhje me korrupsionin unë mendoj se një nga mënyrat për ta luftuar atë është rritja e rrogave për të gjitha ato pozicione që janë më shumë të ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me këto politikanë që kemi ne, do arrjimë ta luftojmë korrupsionin dhe të anëtarësohemi në BE në 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!

Gazmir, kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në Bashkimin Europian së shpejti. Ajo që unë di është se Bashkimi Europian është serioz në lidhje me kërkesat që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi përpara nisjes së negociatave për anëtarësim. Dhe po, ju keni të drejtë kur thoni se pasja e rrogave të arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Ard Gr: Ambasador, Amerika ka sjellë demokracinë në shumë vende të botës. Përse këtu në Shqipëri Amerika është indiferente për korrupsionin e lartë nga vetë deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptar vuan nga skamja dhe varfëria. A është kjo demokracia që ne shqiptarët kemi kërkuar? Faleminderit dhe pres përgjigje. Me respekt Ardian Elezi, Gramsh, Shqiperi.

Ardian, Sigurisht që Shtetet e Bashkuara nxisin demokracinë duke zhvilluar Organizatat Jo Qeveritare, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu nxisim vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palët, qeverinë dhe opozitën, për të larguar anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive të cilat kanë qënë të arrestuar apo janë dënuar penalisht. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të sjellë largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Redin Hafizi: Z. Ambasador, shpresoj që këtë herë ti shkoni deri thellë këtij problemi. Pyetja ime është nëse edhe në Shqipëri do të jetë e mundur që të zbatohen ligjet e transparencës dhe që ky sistem të kthehet në një praktikë në sistemin qeverisës shqiptar. Unë mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje afat-gjatë për Shqipërinë. Si mund ta bëjmë këtë të mundur, Z. Ambasador? Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara dhe paguaj taksa, por kurrë nuk kam pasur problemin më të vogël nëse paratë e mia përdoren për të luftuar korrupsionin dhe terrorizmin duke ndërtuar shoqëri demokratike dhe qeveri të forta dhe të drejta kudo në botë.

Redin, gëzohem kur lexoj që ju mendoni se taksat tuaja shpenzohen ashtu si duhet. Edhe unë mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e tyre kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i transparencës nuk funksionon siç duhet kur institucionet kanë aq shumë nevojë për reforma, si përshembull sistemin shqiptar i drejtësisë dhe Kuvendi. Tani është e rëndësishme që këto institucione të reformohen, që parimet e transparencës të përforcohen me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.

Kreshnik Veliaj: Dua të pyes përse Donald Lu ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë ndërsa Ambasadorët e tjerë nuk duan t’ia dinë fare?

Kreshnik, unë shpresoja që të më bëhej kjo pyetje. Unë kam punuar për 25 vjet në vende që u kanë thënë amerikanëve të mos përzihen në punët e tyre të brendshme. Ndryshe prej tyre, Shqipëria e mirëpret këshillën amerikane. Qëllimi ynë është që të jemi të përfshirë vetëm në ato çështje të brendshme të cilat janë të rëndësishme për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian — kundër-korrupsionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën në drejtësi.

Flori Myftari: Zoti Ambasador, në shtetet në gjendje lufte shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë. Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?

Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di që shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund ta kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Janë ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Janë ata të cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja

Hamit Shehu: Faleminderit Z. Ambasador! Korrupsioni ështe rrjedhojë e mungesës së demokracisë. Ç’mund të bëjë aleati ynë i madh për të na ndihmuar për vendosjen e demokracisë së vërtetë në Shqipëri? Veçanërisht problematike është demokratizimi i partive politike si baza e demokracisë së një vendi.

Hamit, unë pajtohem me ju se partitë politike kanë nevojë të reformohen për t’u bërë më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa u këshilluar apo mbajtur zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i ngrejë këto çështje. Ndoshta, duke folur publikisht në lidhje me këtë çështje, ju mund të ndihmoni.

Lazër Koçeku: Z. Ambasador LU! Ju përgëzoj për mësimin e gjuhës shqipe, në lidhje me luftën kundër korrupsionit: a mendoni se duhet një sistem i integruar dixhital në të gjitha institucionet që tu vihet në shërbim qytetareve për të ulur nivelin e korrupsionit në Shqipëri? Zoti ju Bekofte JU dhe SHBA-në.

Lazer, sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Platform (Platforma e Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji në qeverinë kombëtare dhe vendore.

Xhev Halili: Z. Ambasador, përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?

Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Gramoz Cekani: Z. Ambasador, 25 vite demokraci kanë kaluar. Mendoni që shqiptarët sot janë më mirë se në vitet e komunizmit, dhe doja të dija që politika shqiptare do ketë edhe ajo gjykimin e saj në gjykata për rastet e shumta që ka. Doja të citoja që Shqipëria me shqiptaret nuk bëhet…Faliminderit.

Gramoz, mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar.

Arben Marku: Z. Ambasador, problemi më i madh në Shqipëri nuk janë 4 – 5 politikanë që pasi u bënë të pasur me drogë dhe prostituta më pas hynë në politike, pasi kaq i gjejmë dhe në Amerikë, por janë pothuajse e gjithë pjesa tjeter e tyre dhe Gjykatës e Prokurorë, që sipas të madhit Gjergj Fishta, i hynë politikës “pa brekë” dhe të nesërmen u gdhinë milardierë. Respekte!

Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Dritan Dervishaj: PYETJA IME ËSHTË: KUR DO KEMI DREJTËSINË REALE DHE TË PAVARUR NË SHQIPËRI? Korrupsioni luftohet vetëm me ndëshkim dhe këtë e bëjnë vetëm prokurorët dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!

Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.

Psikologu Ppv: Zoti Ambasador, shqiptarët kanë shumë besim tek ty por kur të shohim se me cilët do ta bëni dhe uleni në tryezën për reformën në drejtësi të lenë shumë për të dëshiruar nuk mundet të bëhet reform me trrajen, rakipin dhe të tjerë ato janë figura shumë të korruptuara në Shqipëri nuk mundet të bëni reformën të hiqen ca të korruptuar dhe të vendosen disa më të korruptuara si traja e rakipi nuk eshte zgjidhje kjo. Po nuk ndryshuan kodin penal që është si pacavure arrna arrna nuk ka zgjidhje të bëhet një kod i ri i një shteti perëndimor që korrupsioni mos të dënohet me muaj po të bëhet sic e keni ju në Amerikë që e dënoni njëzet vjet atëher do shihni do guxoj njeri të bëj korrupsion, një njeri i thjeshtë kapet duke vjedhur njëmijë ose dhjetë milion lek ose duke bërë një punë tjeter kundër ligjit denohet dhjetë vjet ose më shumë kurse kur organet shteterore vjedhin një ose dhjetë ose njëqind miliard lekë ato janë shumë të nderuar dhe të respektuar se edhe po u kapën nuk bëjnë mëshumë se një vit burg se në burg rrijnë të varfërit dhe viktimat. Kështu është në Shqipëri, Zoti Ambasador Lu.

Psikologu Ppv, është e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot po mbahet një dialog publik i vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.

Kastriot Dinci: Luftën ndaj korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që janë pranë në Kuvend me kriminelë dhe hajdutë dhe që i kanë vënë vetë. Duhet ndërgjegjësohet ky popull që të mos shesë votën për vaj e miell. Pavarësia drejtësisë është kryesore. Deputeti që shtiu me armë doli nga burgu, kurse ata që pritën plumbat u futën në burg. A nuk mbanë erë që shteti vazhdon bën pazare me krimin? Shpresojmë shumë nga ju.

Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.

Saimir Kola: Pershendetje Zoti Ambasador. Une e njoh ne shifra investimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per drejtesine shqiptare, milionat qe keni dhene pa llogaritur ketu investimin ne persona ne kete fushe. E kuptoj gjithe kete, po e mendoni se kjo ju jep te drejte te shpreheni se “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? Une jam gazetar dhe kam infoemacion rreth dy objekteve te sulmuara per te cilat nuk ekziston asnje leje. Ndaj nuk mund te cilesohen as objekte ne mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues? E katerta, mire politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situaten ne cilen ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vertet deshire te kem pergjigje per keto pyetjet e mia, nuk ti paragjikoj aspak ato vetem me tregojne nivelin e njohjes qe kane nderkombetaret e akrdituar ne vendin tone per situaten aktuale ketu. Faleminderit.

Saimir, është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa për çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që kjo shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.

Saimir, gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

Arjan Dullaj: Pyes Z.Ambasador nese nje shtet demokratik duhet te kete kete sistem drejtesie dhe kete nivel korrupsioni si ne Shqiperi? Hapen vende pune me “konkurs” aftesie apo kontributesh per parti? A ka bere USA perkushtimin maksimal per te na mesuar demokracine apo ne se kemi kuptuar drejt demokracine? A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?

Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është përgjegjësia e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.

Sokol Cuadari: Z. Ambasador pergezime per misionin e veshtire qe kini marre persiper per te implementuar rregullat e nje demokracie te vertete dhe funksionale ne nje feudokraci tarafesh dhe nje kase pseudointelektualesh dhe politikanesh te korruptuar te ngritur dhe te panginjur me para te krimit. Reforma ne drejtesi eshte pika kyce e ceshtjes por duke qene se kasa politike krejt e baltosur ne korrupsion pa asnje dallim duke qene se pa perjashtim kane pasur favoret e nje drejtesie teresisht te korruptuar, pyetja ime eshte kjo: A eshte inicimi i kesaj reforme (e cila nuk besoj se do realizohet ndonjehere) per ti treguar kesaj kase politike qe eshte totalisht e deshtuar ne implementimin e nje demokracie te vertete dhe duhet te largohet, pra a mos eshte me mire te thuhen gjerat me troc qe kjo kase po fundos Shqiperine? Respekte. Faleminderit!

Sokol, unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.

Anton Hasanpapaj: Pershendetje Z/Ambasador. Meqense ju flisni shqip e keni me te theshte te kuptoni te vertetat e Shqiptareve. Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy” nxirren jashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte, a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”? Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat. A ndani ju te njejtin mendim?

Anton, është interesante ideja e të pasurit një parti politike kundër-korrupsionit. Unë mendoj se është përgjegjësia e çdo opozite për të kritikuar qeverinë sa herë që ata kanë prova të korrupsionit. Ndërsa mendimi im përsa i përket krijimit të një partie të veçantë të përqëndruar kundër korrupsionit, është që partitë politike duhet të mbështesin diçka, jo thjesht të jenë kundër diçkaje. Sa për punësimin e njerëzve nga fusha të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të zakonshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj), do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë e mbështes idenë që udhëheqësit të jenë njerëz nga të gjitha fushat.

Suela Tahiraj: Përshëndetje! Dihet që korrupsioni nuk mund të eliminohet plotësisht në çdo vend të botës, por të paktën mund të shpresojmë që të ulet sadopak. Pyetje ime është: si student, çfarë mund të bëj unë që vendi im të jetë një vend më i mirë në të ardhmen, sepse thonë që ndryshimi vjen nga studentët? Sepse në përgjithësi, miqtë e mi dhe komuniteti ku jetoj janë të zhgënjyer që nuk mund të bëhet dot asgjë, sidomos kur shohin akoma dhe më shumë raste politikanësh të përfshirë në çështje korrupsioni… Faleminderit!

Redon Veliu: Përshëndetje Z. Ambasador! Pyetje ime është: çfarë mund të bëjmë mund te bejme ne te rinjte, per me shume liri politike, dhe drejtesi sociale? Ne vende si Shqiperia ku liria politike nuk ekziston,dhe per pasoje lind korrupsioni zhdrejtesia sociale, prodhimi kriminalitetit etj.Miqesisht, Redoni.

Suela dhe Redon, unë besoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë studentët është që të kenë pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Unë jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata mezi e presin ndryshimin. Ata duan që vendi i tyre të ketë ekonomi dhe politikë të njëjtë me vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Gjergji Naqo: I nderuar Z.Ambasador! Le ta konsiderojme si te permbushur me sukses misionin e pastrimit te administrates nga te korruptuarit. Thelbi i ceshtjes qendron ketu: hoqem ata, por me ke do ti zevendesojme???!!!! Pergjigja ime: me shqiptare! Ketu po i referohem thenies se te madhit Faik Konica: “E keqja e Shqiperise jane vete shqiptaret!!!!!!!!”

Edmond Banushi: A ka mundesi te luftohet korrupsioni pa departizuar administraten, pa nje polici dhe prokurori te pavarur nga politika, pa gjyqtare te ndershem?!

Ledieltoni Bardho: A mund të gjejmë shqiptarë të hajrit, edhe nëse i marrim ata nga Amerika, për të qeverisur Shqipërinë dhe ekonominë? Pra, a mund ta largojmë këtë qeveri? Pas 25 vjetësh demokraci, njerëzit në Shqipëri janë 30 vjet prapa dhe më të varfër. Ju lutemi, ndihmojeni Shqipërinë dhe largojeni këtë qeveri. Kur votuan, njerëzit në Shqipëri nuk menduan kurrë se të njëjtit kriminelë do të qeverisnin vendin. Ata janë partia komuniste dhe ata po marrin paratë e njerëzve me kompanitë e tyre fallso. Ata bënë reformën territorial për të kursyer €100.000.000 në vit për të ndërtuar rrugë, shkolla, kopshte, për të pasur më shumë para për të moshuarit por asnjë nuk po bëhet. Ata vazhdojnë të thonë se nuk kanë para. Në komunizëm njerëzit kishin drita dhe ujë, ndërsa tani nuk kanë bukë. Ju lutem, nidhmojeni Shqipërinë. Faleminderit dhe gëzuar festat!

Gjergji, Ledieltoni dhe Edmond, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës nxjerr të diplomuar të shkëlqyer që bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se mund të gjenden njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm për të udhëhequr Shqipërinë.

Andi Kumi: A e merr parasysh Departamenti Amerikan i Shtetit në marrëdhëniet me qeverinë shqiptare faktin që politikanët janë të korruptuar dhe a mendon për ata që i fshehin paratë e tyre në llogari jashtë vendit?

Andi, po, lufta kundër korrupsionit është përparësi madhore e Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe e Departamentit të Shtetit. Sigurisht që ne e marrim parasysh korrupsionin në pikpamjen e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore që ngrihet gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Ajo që shpesh mua me çudit është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, njerëzit e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit, në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët, zyrtarët dhe biznesmenët e korruptuar e shfaqin pasurinë e tyre haptazi, në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?

Igli Bisha: Perse Ambasada Amerikane nuk bojkoton çdo aktivitet, konference, takim, qe jane organizuara apo, ku bejne pjese politikane te implikuar ne korrupsion?

Luti Kelmendi: Z. Ambasador, unë jam një ish i dënuar politik gjatë kohës së komunizmit. A duhet që vendi juaj – i cili është miku ynë më i madh – të bojkotojë këta njerëz të korruptuar? Pra, thjesht të mos takojë asnjë politikan të korruptuar? Dhe së dyti, të na mbështesë ne si një komunitet që përpiqet të integrohet?

Igli dhe Luti, ju keni përmendur një prej sfidave që kemi. Është e rëndësishme që të punohet me qeverinë ndërsa punohet edhe për ndryshim. Unë nuk besoj se të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe mendoj se gjërat do të ndryshojnë. Vetëm këtë vit, kemi parë disa prej tyre të japin dorëheqjen ose të pushohen nga puna. Është e rëndësishme që t’i mbani këta persona nën presion dhe të mos hiqni dorë.

Ardian Murizi: Z. Ambasador dua tju pergezoj per misionin tuaj fisnik qe ke ndermarre ne te mire te shqiptareve per presionin qe ben ndaj politikes shqiptare per dekriminalizimin e politikes shqiptare qe per 25 vite e mban peng Shqiperine dhe shqiptaret. Ju lutem qe ta vazhdoni presionin tuaj dhe te qeverise suaj per pastrimin e politikes shqiptare nga kriminelet dhe nga analfabetet qe po mbajne peng fatin e shqiptareve. Zoti e bekofte Shqiperine dhe SHBA mikun e perjetshem te shqiptareve.

Ardian, ne kemi parë shumë zhvillim në procesin e dekriminalizimit gjatë këtij viti. Shqiptarët duhet të jenë krenarë. Ata iu bënë ballë këtyre kriminelëve dhe treguan se nuk do t’i tolerojnë ata në Parlament apo qeverinë lokale. Ka akoma shumë punë për të bërë, por ky është një fillim i mbarë.

Le Aleksi: Zoti Ambasador, kur do kete drejtesi vendi yne, prokuroria, gjykata e koruptuar, shendetesia nuk funksonon, arsimi i dobet, administrate jashte funksionit hipoteka,e korruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim, 25 vjet zvaritje neper gjyqe, cdo instutucion, shteteror eshte i korruptuar, gangrenen e shoqerise, shqiptare.

Aleksi unë shpresoj që në vitin 2016 ju dhe çdo qytetar shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës madhore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.

Artan Toska: Ju pergezoj per temen. Korrupsioni i politikes po Varferon taksa-paguesin dhe po detyron qytetaret te emigrojne pa kthim. Ne keto 25 vite tranzicioni te pakuptimte, shqipetareve po ju zhvleresohen Pronat dhe Jetesa. E vertete eshte eksperimenti i 25 viteve i ka kthyer Qytetaret ne piken 0.

Artan, faleminderit për komplimentin. Unë jam i gëzuar që ju e quani veten një taksa-pagues. Patriotët e vërtetë i paguajnë taksat.

Saimir Allmuça: Zoti Ambasador, une personalisht e denoj korrupsionin se eshte cenim dinjiteti. Por e cuditshme eshte qe ne Shqipri korrupsioni eshte perligjur edhe nese nuk je pjese e grupit perjashtohesh. Keshtu me ka ndodhur mua personalisht ku kam punuar dhe dhene kontributin tim ne nje institucion ne vartesi te Kryeministrit por pranova te jem gardian i ligjit dhe me perjashtuan per motive politike.

Saimir, më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005. Bashkimi Europian kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.

Veronika Hasani: Pyetje per korrupsion?? Hahahhahahhahahah! Ne sa me te korruptuar te jene, me shume i ngreme ne detyre .Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku.

Veronika, është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të fillojnë të kenë frikë.

Luan Kurti: Pershendetje Zoti Ambasador! Faleminderit per ftesen per bashkebisedim dhe per kontributin tuaj dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe ju perfaqesoni ne vendin tone, per forcimin dhe konsolidimin e demokracise dhe institucioneve. Korrupsioni ketu eshte kthyer ne mendesi, persa kohe nuk ndeshkohet askush i pushtetshem. Kriza e besimit eshte me e rende se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqerise civile. E keqja riciklon te keqen, dhe si popull jemi te ftuar gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel. Do me interesonte te dija vizionin tuaj se si mund te dilet nga kjo situate? Me respekt Luan KURTI.

Luan, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

Eros Kroni: Pershendetje, kemi nje thenje popullore qe thote: “duaje atdhen, si shqiponja folene”, amerikanet gjene me te shtrenjte kane Ameriken. Meqe deshironi te ndihmoni shqipetaret per luften kunder korrupsionit, pyetja ime eshte: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i nje vlere te jashtezakonshme, nese do organizonim nje propagande dashamirese per te ngritur larte dashurine e shqipetareve per atdheun dhe krenarin per prejardhjen e tyre te lashte?! Une mendoj se dashuria per atdheun ndergjegjeson shqipetaret qe pasuria me e vyer qe mund ti lene pasardhesve nuk jane pasuria e vjedhur, por nje shtet i forte i udhehequr nga bijte me te ndershem te ketij vendi te cilet do mendojne dhe do luftojne qe te mos lene hajduter ne krye te pasardhesve por ligjvenes qe japin barazi per te gjithe bijte e tyre njelloj!

Nje shembull i kesaj jane profete apo Rilindasit shqipetare me thenjen e tyre te famshme atdhetare: ” Dashuria per atdheun eshte topi qe shkaterron kalate me te forta dhe kalaja qe mund t’u qendroje topave ne te forte.”

Eros, mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.

Hamide Hoxha: Rruga me e mire eshte ti sekuestrohen pasurite atyre qe i kane vene nepermjet korrupsionit dhe ti ndalohet te vendosen ne postet publike. Per mua futja thjesht ne burg eshte e gabuar se do na duhet te shpenzojme perseri taksat per ti mbajtur ne burg.

Hamide, unë mendoj se versioni ekzistues i ligjit për dekriminalizimin e ndalon shumicën e njerëzve të dënuar që të kandidojnë sërish. Ky ligj do të largojë gjithashtu edhe politikanët që kanë precedentë kriminale. Megjithatë, nuk i konfiskon pasuritë e tyre. Mbase ju mund të sygjeroni këtë gjë.

Pano Fejzulla: A e dini egzistencen e organizimit per rrembimin e cfaredo financimi qe del nga shteti dhe donatori te huaj dhe qe pjesa e tyre i perkasin ish persekutorve.

Pano, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Doni Nido: Z.Ambasador, je njeri i shkelqyshem, me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer, nderimet e mia suksese ne punen tuaj.

Nihat Abeli: Pergezime zoti Ambasador per kontributin qe po jepni per ngritjen e vendit tim ne nje shkalle te tille qe popullit tim ti ringjallet shpresa e humbur. Faleminderit!

Doni dhe Nihat, jeni shumë të sjellshëm. Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.

Deni Kroj: Z. Ambasador, më falni se mbasi nuk di të shprehem por doja t’ju thoja që këtu drejton mafia dhe njerëzit janë të varfër. Ju e dini çfarë dua të them. ju lutem, bëni diçka pasi këtu situate është shumë e keqe. Më besoni. Mjaft me vuajtje. Njerëzimi nuk duhet të vuajë për bukën e gojës dhe ne nuk e meritojmë këtë gjë…ne drejtohemi nga njerëzit e mafias dhe nëse kërkojmë diçka, më keq është. Ju jeni në drejtimin e duhur. Ju lutem, mos hiqni dorë.

Deni, Mero Baze shkruante sot se unë jam nuni i reformës në drejtësi. Ne nuk kemi frikë nga mafia apo krimi i organizuar. Dhe mendojmë se as qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë prej tyre. Ne jemi shumica. Ata janë pakica. Ne mund të mos kemi paratë apo banditët që ka mafia, por ne kemi njerëz të zgjuar dhe të ndershëm në anën tonë. Ne do të fitojmë.

Ardi Seitllari: I nderuar Ambasador, Z. Donald Lu! Ju mund të keni hidhëruar apo edhe trembur disa nga fytyrat e “gjyqtarëve tanë të nderuar” (sa ironike) në konferencën e gjyqësorit, por jashtë dyerve të asaj konference shqiptarët u gëzuan dhe e duatrokitën fjalimin tuaj. Ashtu sic e dinë të gjithë, fatkeqësisht, këta gjyqtarë nuk janë të vetmit njerëz të korruptuar në Shqipëri. Nëse ju jepet rasti, a do të mbanit të njëjtin fjalim edhe në Parlamentin shqiptar dhe t’u drejtoheni deputetëve, të cilët kanë më shumë sesa ora të shtrenjta.

Ardi, uau, pyetje shumë e mire. Unë dyshoj se do të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar është duke vëzhguar se çfarë makinash ata kanë, çfarë orësh apo bizhuterishë ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprime.

Astrit Hysaj: Z. Ambasador, rreth 6 muaj më parë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë solli në Shqipëri një prokuror amerikan për të ndihmuar prokurorët shqiptarë në hetimin e ish ministrave dhe kryeministrave të korruptuar. A mund ta dimë se me çfarë rasti po merret ai? A mbylli ndonjë hetim? Shqipëria ka nevojë për ndihmë pasi të gjithë kriminelët janë të lirë.

Përshëndetje Astrit, kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë punuar sëbashku në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni. Unë duhet të sqaroj, gjithsesi, se të gjitha këto raste janë duke u drejtuar dhe hetuar nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara kanë vetëm rol këshillues.

Sabina Koka Marsh: I dashur Ambasadori Lu, deri tani, zyrtarët shqiptarë të kaluar dhe aktual janë parë duke përfituar nga kushtet e pazhvilluara dhe të shkatërruara në të gjithë vendin për të mbushur xhepat e tyre dhe për të mbledhur copa të mëdha pronash pa dijeninë e shumë shqiptarëve; si një Himariote, unë shoh bregdetin jugor shqiptar duke zhvatur dalëngadalë nga këta individë në qeveri, ndërsa shumë banorë nuk munden të ndërtojnë edhe në pronat e tyre. Uzurpimi i vendit tonë nga një regjim neo-komunist vazhdon edhe tani, me një koprraci të ashpër dhe arbitrat e tij makiavelik pengojnë pretendimet e të gjithë pronarëve të ligjshëm për pronën e tyre – dhe të gjithë ne që kemi humbur pronën tonë për shkak të historisë së turpshme të vendit tonë tani duhet të ndërmarrim një luftë të përditshme për të kërkuar atë që ka qenë gjithmonë e jona. Për shembull, ka qenë e qartë se qeveria shqiptare nuk ka pasur vullnetin që t’u japë pronën e qytetarëve të saj dhe ka qenë veçanërisht e vështirë për qytetarët shqiptarë që të angazhohen në padi të barabarta ligjore për shkak të korrupsionit në nivele të ndryshme në sistemin e drejtësisë. Ligji 7501 tani është duke u përdorur për të ngritur fshatra turistike dhe për të marrë sipërfaqe të mëdha të pasurive të patundshme nga anëtarët e qeverisë shqiptare, si dhe miqtë dhe partnerët e tyre të ngushtë, ndërsa i mohoet atyre që duhet t’u ishte dhënë me kohë ajo që ishte e tyrja përpara se kjo pronë tu merrej. 

Çfarë mund të bëjë Ambasada e SHBA për të ndihmuar shqiptarët të kuptojnë natyrën dhe shtrirjen e korrupsionit që ekziston brenda qeverisë së tyre? A mundet Ambasada Amerikane të japë udhëzime, apo të sigurojë shqiptarët që ndihen në rrezik në ngritjen e padive për të ndryshuar ose përmbysur disa ligje joetike që janë vënë përpara për të mohuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre?

Ambasadori Lu, shpresa ime e sinqertë është që Ambasada Amerikane do të ndërmarrë hapa me qeverinë Amerikane dhe atë shqiptare për të ndihmuar shqiptarët të marrin sërish në dorë vendin e tyre.

Sinqerisht, Sabina Koka Marsh, Kansas, USA.

Përshëndetje Sabina. Në korrik unë pata mundësinë që të vizitoj Himarën dhe të takohem me disa udhëheqës të komunitetit etnik grek në Shqipëri. Dëgjova nga të gjithë ata në lidhje me konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe mohimin e të drejtave. Ne i ndjekim çështjet e këtij komuniteti me shumë vemendje. Ne e bëjmë këtë gjatë zgjedhjeve dhe sa herë që ka një krizë. Gjithashtu ne kemi anëtarë të stafit që e vizitojnë rregullisht rajonin. Nëse shqiptarët kanë shqetësime personale lidhur me të drejtat e njeriut, ata mund t’i drejtojne ato në Ambasadën Amerikane dhe në zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

Dritan Dema: Z. Ambasador, perceptimi i popullit për korrupsionit në Shqipëri është shumë i lartë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, keni hasur ndonjëherë në një politikan/ gjyqtar/ prokuror të korruptuar dhe si e keni trajtuar atë? Nëse Institucioni që ju drejtoni (Ambasada e SHBA-Tiranë SHBA), janë dyshuar për të njëjtin nivel të korrupsionit siç dyshohet për institucionet e sistemit shqiptar të drejtësisë, çfarë do të bënit ju për të trajtuar atë? E fundit, një fjalë e urtë shqiptare thotë: “peshku prishet nga koka”, a ka një shprehje të ngjashme në SHBA apo të njëjtën gjë? Nëse koha lejon që ju ti përgjigjeni pyetjes time, unë ju falënderoj paraprakisht për mendimin tuaj mbi këtë. Së fundi, ju falënderoj për mundësinë dhe jam mirënjohës për luftën për një kauzë të tillë kaq të madhe. Jini i sigurtë se ju keni mbështetjen e plotë të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe më gjerë.

Dritan, e mbaj mend shprehjen “peshku prishet nga koka” që kur mësoja gjuhën shqipe në Uashington, DC.  Nuk besoj se ne kemi të njëjtën shprehje në gjuhën angleze.  Unë mendoj se ka korrupsion të nivelit të lartë në Shqipëri.  Korrupsioni ekziston në çdo vend në botë. Pyetja e vërtetë është çfarë bëjmë ne për të luftuar korrupsionin. Në shumë raste në Shtetet e Bashkuara, kur ka akuza për korrupsion, ata hetohen, dhe nëse janë të vërteta, njerëzit ndëshkohen.  Unë personalisht, gjykoj se njerëzit me të cilët punoj kanë norma të larta etike në punë, dhe në vendet e tjera në të cilat të kam shërbyer, i kam pushuar nga puna ata të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Përsa i përket pyetjes se si unë personalisht veproj kur takoj dikë që është i korruptuar, do të jem i sinqertë: unë shqetësohem nëse bëj foto apo shtrëngoj duart me zyrtarë, gjykatës dhe prokurorë që njihen si të korruptuar.  Askush nga ne nuk duhet të jetë mospërfillës dhe të injorojë korrupsionin kur e hasim atë në jetën tonë të përditshme.

Denis Dulla:  Z. Donald Lu, dua t’ju pergezoj per kontributin tuaj ne jeten politike e sociale shqiptare! Dhe gjithashtu per paanesine qe po tregon, duke denoncuar cdo parregullsi dhe cdo pseudopolitikan me nje te shkuar kriminale! Zoti Lu mua me duket e pamundur qe nje grup te korruptuarish, vjedhes e ne disa raste edhe kriminela pa bere pergjithsime, mund te votojne nje Reformen ne Drejtesi, pa u sigurur qe kjo reforme sdo preke interesat e tyre dhe vete ata?!

Denis, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

Martin Hicka: Përshëndetje Shkëlqesi Ambasador. Pyetja ime është shumë e thjeshtë: Përse po shtyhet reforma?! A ka dijeni “Departamenti i Shtetit” për këtë zvarritje?! Ju kujtoj që jemi në dhjetor dhe duhet të kishin kaluar ndryshimet kushtetuese.

Përshëndetje Martin. Nuk do të thoja që reforma në drejtësi është vonuar.  Kjo është një reformë e rëndësishme dhe e ndërlikuar që meriton një bashkëbisedim të plotë midis shoqërisë shqiptare. Kjo kërkon kohë. Unë besoj se Komisioni i Posaçëm veproi me zgjuarsi duke i dërguar projekt-ndryshimet në Komisionin e Venecias për komente. Këtë muaj ne presim mendimin paraprak të Komisionit të Venecias. Ky mendim, së bashku me komentet e marra nga 19 tryezat e rrumbullakta publike, duhet të ndihmojë ekspertët që të bëjnë ndryshime në përmirësimin e projektit aktual. Unë shpresoj se në pranverë do të shohim miratimin e këtij grupi ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese.

Artan Resuli: Përshëndetje i nderuar z. Ambasador, urimet dhe falenderimet më të sinqerta për gjithë sa po bëni për Shqipërinë. Pyetja ime eshte: Kush është aksioni që duhet të ndërmarrë cdo qytetar në nivel personal për të ndryshuar në drejtimin e duhur situatën në Shqiperi? Shpresoj që përgjigja juaj të jetë e thjeshtë dhe e drejpërdrejtë.

Artan, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Indrit Sejko: Përshëndetje Z. Ambasador! Si shqiptar ju falenderoj për kontributin tuaj në fushën e drejtësisë sepse është pika e kthimit për çdo vend që do të marrë rrugën drejt zhvillimit dhe demokracisë. Pyetja ime është se çfarë është detyra e studentëve që kanë studiuar jashtë shtetit në këtë moment dhe si mund të japim kontributin nga këtu ku jemi ose të kemi rol aktif në këtë periudhë ndyshimesh? Duke pasur parasysh edhe numrin e madh te studenteve qe janë diplomuar jashtë shtetit. Faleminderit!

Indrit, pyetje e mrekullueshme. Unë mendoj se ata që kanë pasur mundësi që të marrin një edukim të shtrenjtë (përfshirë edhe mua) kanë një detyrim të veçantë ndaj shoqërisë. Unë shpresoj se në cilindo komunitet ju jetoni apo në çfarëdo profesioni që keni zgjedhur, ju po ndihmoni në krijimin e një kulture të bashkëbisedimit dhe debatit aktiv rreth korrupsionit, reformës në drejtësi dhe mënyrat për të përmirësuar Shqipërinë.

Anduel Et’hemaj: Z. Ambasador më lejoni t’ju përgëzoj për adresimin tuaj të drejtëpërdrejtë në çështje konkrete dhe problematike të vendit tonë. Duke parë zvarritjen e procesit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi (pavarësisht presionit të diplomatëve të huaj) si nga pozita ashtu dhe nga opozita a nuk tregon kjo përfshirjen e të gjitha palëve si në korrupsion ashtu dhe në krim? A nuk do të thotë kjo që të gjitha alternativat e ofruara për qeverisje janë të korruptuara dhe të inkriminuara? Atëhere çfare rruge/alternativë mund dhe duhet të ndjekim? Duke marrë parasysh popullin shqiptar dhe mentalitetin e tij i cili ndryshon nga ai i USA.

Anduel: Unë nuk mendoj se amerikanët dhe shqiptarët ndryshojnë kaq shumë. Ne të gjithë duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ne duam të fitojme para mjaftueshem për të mbajtur familjet tona. Ne duam të jetojmë në një botë ku ne trajtohemi në mënyrë të drejtë dhe me respekt. E kemi parë këtë çështje të ngritur shumë herë – nëse ky parlament (me të gjitha problemet e tij) është i aftë për të miratuar reformën në drejtësi. Unë besoj se ka shumë njerëz të nderuar në Kuvend dhe nëse ata kanë mbështetjen e popullit shqiptar, miratimi i kësaj reforme është i mundur.

Kim Krasniqi: Shkëlqesia juaj, Z. Lu! Si ka mundësi që Shqipëria është pjesë e NATO-s por jo e B.E.-së? Ju falenderoj paraprakisht për përgjigjen tuaj!

Kim, siç e dini, Shtetet e Bashkuara janë anëtare të NATO-s por jo të Bashkimit Europian. Kur Shqipëria përpiqej për t’u anëtarësuar në NATO, Shtetet e Bashkuara e mbështetën hyrjen e saj, por edhe e ndihmuan Shqipërinë për të përfunduar reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Tani unë shoh që Bashkimi Europian është duke bërë të njëjtën gjë. Unë jam i bindur se Shqipëria do të anëtarësohet në B.E. Kjo është e ardhmja e saj. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë kjo.

Cerciz Loloci: Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore? Faleminderit.

Cerciz, kjo është një super pyetje. Në fakt, ekziston një vendim presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit të Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Siç e kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse – duke u bazuar në këtë vendim presidencial – atyre duhet t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Odeta Çunaj: Zoti Ambasador, pse besoni qe me reformimin e ligjit do luftohet korrupsioni ne Shqiperi? Kush do e bej kete kur nga parlamenti deri tek roja ne zyren me te pa rendesishme ne fshatin me te humbur te Shqiperise eshte i korruptuar. Ku do gjenden njerez per te zbatuar keto ligje?

Odeta, mosbesimi juaj është i kuptueshëm. Reforma në drejtësi do të jetë e vështirë. Kjo nuk mund të kundërshtohet. Unë pajtohem me mendimin se zbatimi i kësaj reforme do të jetë një sfidë e madhe. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e reformës së propozuar është kontrolli i të kaluarës, përvojës, vendimeve dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Ekspertët kanë propozuar në reformë që ky kontroll të kryhet nga ekspertë ligjorë shqiptarë (të propozuar nga Avokati i Popullit dhe të miratuar nga Kuvendi), të cilët do të mbikëqyren vazhdimisht nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë, personalisht, jam i bindur se ka njerëz të ndershëm në Shqipëri që mund ta bëjnë këtë detyrë të vështirë.

Angela Brahaj: Z. Ambasador, urime për përfshirjen tuaj kundër korrupsionit. Pyetja ime është kjo, si ka mundësi që çdo qeveri që nga viti 1991 nuk ka vënë përpara drejtësisë ndonjë nga udhëheqësit ish komunistë? Berisha Nano, Rama, Meta, Gjinushi, Pllumbi, Ruci, unë mund të kaloj gjithë ditën duke shkruar emrat e tyre, të gjithë këta njerëz janë mbrojtësit e administratës ish komuniste, të gjithë këta njerëz në një pikë kanë shërbyer në qeverinë e Hoxhës. Deri më sot asnjëri prej tyre nuk është vënë përpara drejtësisë, gjyqtarët janë të gjithë ish komunistë. Unë nuk mendoj se ne populli shqiptar meritojmë më mirë, sepse ne nuk e dimë se si të votojmë ose që të votojnë, ne shesim votat tona për një vakt. Korrupsioni do të vazhdojë për aq kohë sa të gjithë këta njerëz të jenë në pushtet. Ndryshimi ndërmjet njerëzve dhe politikanëve është si nata me ditën. Ju lutem, a mund të nxisni dhe ta përfshini në axhendën tuaj mbështetjen e njerëzve që me të vërtetë kanë vuajtur nga të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet. Gjyqtarët dhe prokurorët janë të gjithë pjesë e sistemit të korrupsionit. Gjithë të mirat!

Angela, ju ngrini një çështje të rëndësishme mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Unë kam punuar në disa vende ish-komuniste, por nuk jam ekspert në të kaluarën komuniste apo të dhënat vetjake të politikanëve të Shqipërisë. Mendoj se është e nevojshme që shoqëritë të trajtojnë historinë e tyre dhe të mos përpiqen të fshehin të kaluarën. Pranverën e kaluar, unë i mbështeta përpjekjet e qeverisë për miratimin e ligjit të lustracionit, duke arsyetuar se shqiptarët sot kanë një mundësi për të folur në lidhje me historinë e tyre përpara se ata që e përjetuan atë periudhë të mos jenë më. Me rënien e komunizmit përpara 25 vjetësh, kjo mundësi do të ekzistojë edhe për pak vite të tjera.

Taulant Muka: Z. Lu pershendetje. Une jam mjek dhe po ju them qe rreth 50% e mjekeve ne Shqiperi me pagat qe marrin mezi mbyllin muajin. Pyetja eshte: A ndodh qe ne Amerike nje person me profesion mjeke te mbylli muajin me mundim dhe sacrifice (per mjeket ne sistemin publik)? PS: Mendoj se 2-fishimi pagave te mjekeve do ta ulte korrupsion ne mjekesi ne menyre drastike). Gjithashtu para pak ditesh kam pare nje dokumentar me titull rreth klimes “Cosmos: A Spacetime Odyssey – S01E12” rreth klimes dhe me ka shqetesuar shume. Presidenti Barack Obama po ben shume perpjekje, para 2 ditesh shkaktaret me te medhenj per emetimin e CO2(Kina, India, Arabet) u dakortesuan per ceshtjen e klimes. Ne Shqiperi rreth 50% e pyjeve jane prere keto 25 vite ne menyre abuzive dhe korruptive. Qeveria ka vene moratorium dhe kjo eshte arritje. Pyetja ne lidhje me kete teme: Si mund te kontribojme une, miqte e mi, shteti im ne kete problem kaq serioz dhe te rendesishem per planetin? Ju falenderoj

Taulant, faleminderit për komentet tuaja. Unë jam shumë i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria punuan së bashku me 150 shtete të tjera për të arritur marrëveshjen historike mbi ndryshimet klimaterike. Nipërit tanë do të na falenderojnë. Unë jam takuar me disa doktorë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë qëkur kam ardhur në Shqipëri. Keni shumë të drejtë kur thoni se pagat për stafin mjekësor të kualifikuar janë shumë të ulta. Tani ka edhe shumë diferencë midis stafit mjekësor në spitalet publike krahasuar me stafin e spitaleve private. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston i njëjti problem. Është e rëndësishme që ky problem të ngrihet dhe të punohet që doktorëve, infiermiereve dhe profesionistëve të tjerë t’u jepen rroga të drejta.

Bledi Taho: Pershendetje Zoti Ambasador Lu, ju pergezoj per nismen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe shteti Amerikan jep per popullin Shqiptar. Cila do te ishte nderhyrja me e mire per te ulur korrupsionin e larte dhe permiresuar aksesin e barabarte ne sherbimet publike per komunitetin Rom? Faleminderit, Bledi

Bledi: Faleminderit për pyetjen tuaj në lidhje me komunitetin rom dhe korrupsionin. Përvoja ime më ka mësuar se disa prej njerëzve me të drejta më të pakta në shoqëri janë më të prekshem ndaj korrupsionit. Disa nga nismat aktuale kundër korrupsionit përfshijnë  faqe në internet dhe transparencë të pasurive dhe buxheteve. Në kuadrin e komunitetit rom, ne gjithnjë kemi menduar se një nga pengesat kryesore për qasjen ndaj shërbimeve dhe përfitimeve është mungesa e dokumentave të identitetit. Shumë foshnja janë lindur në komunitetet rome në Shqipëri, por lindjet nuk janë të regjistruara. Kjo mund të shkaktojë probleme përgjatë gjithë jetës së këtij fëmije ndërsa arrin moshën madhore pa dokumenta identifikimi. Ministria e Brendshme dhe Organizatat Jo Qeveritare vendase, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, janë duke punuar në mënyrë aktive për të edukuar familjet rome mbi të drejtat që ato kanë për të pasur shërbime, përfshirë të dhënat e lindjes dhe dokumentat e identifikimit sipas ligjeve shqiptare. Pyetje e mrekullueshme.

Unë dua të falenderoj të gjithë ju që morët pjesë në këtë bisedim në Facebook. Mësova shumë mbi atë që shqiptarët mendojnë nëpërmjet komenteve dhe pyetjeve tuaja. Mirëpres me kënaqësi që të takoj personalisht disa prej jush, si dhe vazhdimin e kësaj bisede. Do të bashkëbisedojmë sërish. Gjithë të mirat, don

16 komente në “Transkripti i plotë/ Donald Lu: Receta e SHBA-së për të shpëtuar nga politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar”

  1. hamit matjani.. hero i popullit ?? says:

    ZOTI LU !

    PO BEHESH SI ALEKS ARVIZU QE TREGOJNE BARCALETA ME NISMEN E TIJ ‘act now’

    VETEM PO TE LEXONI KETO RRJESHTA ME POSHTE JU NE FILLIM DUHET TE KERKONI FALJE PER KRIMET E BERISHES TUAJ…..DHE TE KERKONI PRANGOSJEN E TIJ

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

    BOLL ME KINEZERIRA ZOTI LU…JE BERE GOVERNOR ILEGAL DHE I MERZITSHEM

    1. turi says:

      Amerikanet kane interesat e tyre qe perkojne me interesat tona, pa ameriken nuk do te kishim rrezim te diktaures, eshte e vertet se Sali Berisha u ndihmua nga amerikanet u sponsorizuan nga amerikanet, por edhe u rrezua nga amerikanet, ne qershor te 2013 ,sepse Berisha do te bente njeren per te fituar zgjedhjet e vitit 2013, Populi shqiptar eshte nje popull i vogel qe manipulohet, eshte ne interesin tone dhe te amerikes qe Shqiperia te kete stabilitet politik dhe ekonomik, kete radhe eshte mbushur kupa Profili i Berishes eshte negativ ne syte e amerikaneve, ai eshte shtrudhur bool dhe tani skane nevoje me per Berishen, nese Berisha do te kundershtoj , athere do te jene amerikanet qe do ta qerrojne si plere e keqe ! Berisha ka hedhur rrenje te forta nepermjet korrupsionit, kudo jane njerzit e tij, sidomos ne sitemin e drejtesise , ne presidence, te cilet jane te interesuar , te vij ne pushtet Berisha me qellim qe te vjedhin edhe me shume ! Ambasadori Lu eshte ne favorin e populit shqiptar kete radhe Berisha eshte ne shinjester do ti vij radha te dal para drejtesise , i gjalle ose i vdekur, ska rendesi do vije nje dite qe ai do te gjykohet per krimet e tij ! Do te jete nje kohe tjeter athere per te gjithe, Ai do te behet nje shmebull i mire, ku para drejtesise do te jene te gjithe te barabarte, politikan, ministra, drejtore, shofer, puntor, te gjithe do te jene njesoj, do te denohen nga ligji nese kane shkelur ligjet ! Do te vendoset demokracia e vertete, do te vendoset liria e vertet, dhe do te zvilohet ekonomia e vendit, dhe shqiptaret do te dalin nga varferia ku e kane futur plerat plotike !

      1. gero says:

        Me duket se ke ngaterruar Donald Lu me Donald Duck or taj!

  2. Tunxh, bir says:

    I nderuar z. Ambasador Donalt Lu! Pa u zgjatur duam tju bejme nje kerkese! Mundesisht ju kerkojme ne emer te popullit, boll boll boll u tallet me ne popullin shqiptar, ka ardhur koha, e cila dhe ka kaluar me kohe, qe te na hiqni nje ore e me pare, komunistin sali berisha, jo vetem nga skena politike por dhe nga cdo aktivitet, por jo vetem kete por dhe pjellen e tije te cilet duhet te pergjigjen per cdo gje. Ashtu sic na e keni lene deri tani, jeni po ju qe mund ta shporrni nje ore e me pare, vetem ju mundet, prandaj BOLL se na lodhet.

  3. Patriot says:

    Zoti Ambasador, Ju falenderojme shume per menyre e zgjedhjes per me komunikuar me popullin Shqiptare,kete popull te martirizuar ne vitet e diktatures komuniste dhe te bijve e mostrave te tyre deri me sot, qe sundojne dhunshem ne te tre pushtet,duke mashtruar,grabitur e terrorrizuar me fuqine e pushteteve pa i hyre gjembne kembe megjithse kane nje mori krimesh mbi supe ne kohe e vite.
    Dhe nje here shume mirnjohje USA dhe ju Z.Lu si Ambasador i USA-s.

  4. turi says:

    Ambasadori Lu duhet ti jepet tilli “Qytetar nderi” ne qoftese do te zbatohet e gjithe filozofia e ketij ambasadori te mencur ne Shqiperi Shqiperia do te ndryshoj, dhe plerat politike, te PD, dhe te PS LSI ect do te qerrohen, populi do te marr fryme lirisht ! Respekte zoti ambasador, ,respekte qe flisni fjale te mencura orientuese per popullin shqiptar, ju nuk keni asnje interes personal, qe te merni pushtet politik ne Shqiperi, ju e beni kete sepse jeni nje njeri i paster, i sinqert qe i doni te miret nje populli te vuajtur nga diktatura dhe “demokracia” berishiane ! Respekte respekte !

  5. dfg says:

    Zoti ambasador!
    Kam 5 pyetje per t’ju bere:
    1-Pse heshten SHBA dhe Europa kur Sali Berisha caktoi ne DREJTESI te gjithe njerezit e vet dhe opozita nuk u degjua asnjehere?
    2-Ju thoni me te drejte se gjyqtaret e korruptuar do te hiqen nga puna!
    Po akuzen “i korruptuar” si ndo t’ia percaktoni?
    3- A mendoni se gjyqtarin e korruptuar mund ta kapni kaq lehte sa te pranoje vete qe “MORA KETE VENDIM TE KUNDRALIGJSHEM SE ME DHANE 100 MIJE EURO”???
    4- A gjykoni se pas nje vendimi te kunderligjshem dhe te padrejte fshihet edhe nje gjyqtar i korruptuar?
    5-A mendoni edhe ju se gjyqtaret dhe prokuroret do te jene me te pa korruptuar dhe me te DREJTE ne se nuk do te emeroheshin ,por do te zgjidheshin me votim nga populli sic behej dikur ne SOCIALIZEM???

  6. Agimskendo says:

    Hamit matjani qenke nje legen burre. Izet haxhia eshte nje ordiner rrugac . E kemi pasur ne fakultet .dhe e njoh personalisht shume mire Ti qenke me ordiner se izeti

  7. "BALASHI" says:

    Respekte Zoti Ambasador! I lexova me vemendje shpjegimet tuaja. Ne rast se realizohen ato ky popull mjaft i vuajtur me se fundi do te clirohet. Ju i nderuar e keni kuptuar se c’ i ka bere ketij populli ai njeri? Me siguri e dini. Ju jeni ambasadori i nje shteti te madh, i nje shteti qe ne shqiptaret 99 % e kemi idhull. Atehere pse i krihet bishti atij njeriu? Athua ka bere te mira. Asnje gje nuk ka bere. Ka bere nje shtet moster qe mendoi vetem per zgjatjen e mreterimit te tij dhe pasurimin galopant te tij, familjes e lolove qe i vene nga mbrapa. Ç’ duhet tye beje me nje njeri qe te ndiqet penalisht? Ai nik ka lene gje pa bere.
    -Spostoi levizjen studentore ne 1990 dhe me njemije makinacione mori pushtetin.
    -Filloi spastrimet si Enveri ne 1945
    -Populli e kuptoi shpejt kete moster qe punonte per te huajt ndaj i dha shuplaken e pare pak muaj pas fitores se 22 marsit te 1992 ne zgjedhjet lokale dhe ne referendumin e vitit 1994.
    -Beri baterdine me zgjedhjet e pergjithshme te vitit 1996. “Fitoi” 99 % si Enveri dikur.
    -Ju nuk jeni as ambasadori i pare amerikan Rajerson qe berisha e merrte ne tribune ne fushata e as Arvizu, paraardhesi juaj qe e quajti “burre shteti!”.
    -Futi popullin ne lufte civile e u vran mbi 4000 djem te rinj duke veshur nje komb te tere ne zi e te zezqa.
    Ndau vendin ne veri-jug, dergoi avione LHL ne jug per bombardim, po nuk iu binden pilotet e iken ne Itali.
    -Theu embargon e OKB-s e furnizoi makinen vrastare te Milosheviçit.
    -Ropi popullin nepermjet firmave piramidale.
    – Ka eleminuar njerez qe nuk i shkuan pas karroces se tij te ndryshkur.
    -Ka aftesi te jashtezakonshme per te te hedhur persiper, pra kundershtarit politik, tere bemat e tij te ndyra dhe s’ ka fare turp.
    -Thuaj c’ te duash. I nxjerrin dokumente, fotografi me djemt e diktatorit, me numerin 2 te partise ne Paris sic ishte Hysni Kapo, apo kartolina etj, por si i paturp, ky komunist i ndyre as do t’ ia dije, prap flet kunder disa udheheqsve qe ne ate kohe kane qene pionere e nuk i njihnin keto veprime. Thjesht eshte mjaft i pa cipe.
    -Krijoi shtetin me informal ne bote. Nuk paguheshin drita, uje, mbillej droge ne te gjithe territorin e i perkrahte per te fituar vota, qe prap nuk i fitoi kurre, por eshte mjeshter i vjedhjes e manipulimit.
    -Vodhi bashkine e Tiranes me 2011.
    Beri Gerdecin ku u vrane 26 vete e u gjymtuan dhjetra e qindra te tjere.
    – Beri 21 janarin ku u vrane pa faj, diten me dreke me duar ne xhepa, 4 vete.
    -E sa e sa bema te tjera, ndaj vendi lengon. Rreth vetes mba disa lolo e kriminele qe i ka bere te pasur me djersen e popullit te thjesht e i leshon si zagare ne dite te keqia.
    -Ai eshte kunder dekriminalizimit e reformes ne drejtesi, se e di qe keshtu do te jap ai hesap i pari.
    Shih fjalorin e tij. Fjalor ordineri e inatciu i pa ndreqshem. Fatmiresisht ju e njihni gjuhen tone dhe e kuptoni diarrene qe nxjerr nga goja ky bandit i pandeshkuar.
    Zoti Ambasador! Na i hiqni qafe kete shushunje, kete gjarper qe na ka mberthyer per 25 vjet e nuk na ndahet deri sa te jap shpirt… Ne kemi shume besim tek ju. Ai eshte kaq hipokrit sa do t’ u derdhet edhe juve si qen i terbuar qe eshte. Ambasadori Xhozef Llejk ne 1996, duke pare vjedhjen masive te votave ate vit, nuk i vajti fare ne parlament sic ia donte puna te ish atje po te qe nje parlament normal. Kur e pyeti nje gazetar per kete mungese te ambasadorit amerikan, a e dini pergjigjen e Sali banditit. Po ne -tha – jermi shtet i pavarur e jo republika e 53 e SHBA-s. Ai qendroi vetem 3 muaj dhe e larguan. Kushedi se c’ manipuloi kunder tij lobi serb ne amerike me Biberajn me shoke…
    Vazhdoni rrugen e nisur. Ai duhet te marre fund. Eshte e zeza e ketij vendi. Me zhdukjen e tij vendi qetesohet e merr rrugen e mbare. Provojeni dhe do te bindeni. Me shume respekt… per ju e Ameriken qe perfaqesoni.

  8. Arber says:

    I dashur Don, une po jetoj perkohesisht tek djali ketu ne Amerike, ku jam i mahnitur me Kushtetuten Amerikane, me sistemin qeverises, me drjetesine dhe qytetaret e mrekullueshem amerikane. Per mendimin tim, Shteti shqiptar duhet te kopjoje Kushtetuten dhe organizimin shteteror amerikan, pa manovrime te tipit; ky nen ne na shkon sipas kushtetutes spanjolle; ky tjetri sipaa Kushtetutes italiane, ky tjetrit sipas kushtetutes se Tajvanit e keshtu me radhe.Konkretisht Presidenti duhet te zgjidhet nga populli, sic ndodh ne Amerike dhe te konkurojne sic po behet ketu. Kryetaret e Partive te mos jene Kryeministra dhe te mos kene te drejten e hartimit dhe miratimit te listave te deputeteve, por te kete konkurim te lire ne cdo qark. Gjyqtaret, prokuroret, hetuesit, Komisaret e Lagjeve (Sherifet) te zgjidhen me konkurim ngfa banoret, te gjitha gjykatat te kene juri nga populli etj etj. Koalicioni PS+ LSI te shkrihet dhe te organizohen zgjedhje te parakoheshme sipas Kushtetutes se re.

  9. Company 4000 says:

    Zoti ambasador,
    Sot eshte shume e ishte per ju ambasadoret te luani Rolin e Ponce Pilatit edhe te na thoni :eshte puna e popullit shqiptar,eshte puna e shtypit shqiptar eshte puna e njerezeve te ndershme etj me luftuar korruptionin..e jo e juaja?
    Tash qe punet jane ba mut ,edhe nje mut qe asgje s’e mbulon me -as fuqia e Amerikes-po kujtoheni ju ambasadoret me u thirr ne njerezet e ndershme?po ku ishit déri dje,per te ndihmuar keto njerezet te ndershme?ku shit per te ndihmuar shtypin vertet te lire? Kur protestojshim per ‘grabitjen’ e ‘pervetesimin’ e shtypshkronjes qe USA solli per shtypin,u hoqem nga njerezet e ambassades saj nga printimi…..
    Kur ne protestuam per referendumin,ishit ju ambasadoret qe mbyllet syte e ndryshuat vulnetin e popullit per nje monarki…
    Kur protestuam per piramidat,rrugen e kombit,ishit ju ambasadoret qe pate yll ne ngritje…
    Po,prape po ju besojme:tash si te veproje qytetari shqiptar kur gjithe shteti eshte i kapur nga korruptioni? Ne shtyp,s’ka mundesi me publikuar nje artikel vertete korrekt jashte agjendas politike te pronarit te media-se ! Edhe duhet te presim qe interesat e tij te preken qe ky pronar te publikohet dicka….
    Si te veproje qytetari shqiptar kur gjithe drejtesia eshte e korruptuar edhe as nuk pranon te pranoje nje kallezim pénal,ose si ne rast in Tim e pranon e tash e 25 vjet nuk vepron asnje millimeter?shembull cka nuk beri djali i Zotni Hoxhes per te ditur fatin e babes se tij?Cdo institution i Shteti shqiptar me duket se ka nje kallezim apo nje ankese nga ky qytetaret..te pranojme se jemi 3 million bashke cka mundemi me bâ? Députétet-me ligjin qe ju ambasadoret keni bekur nuk i zgedhim po kryetari i partise i zgedh e kur ne -ne mase absolut me mbi 51% -nuk i votojme , pra kur shumica e popullit shqiptar nuk i voton,cka ndryshon ?asgje ‘ambasadoret prape shohin nje résultat te shqelqyeshme te ‘demokracise’,,,,
    Tallje tallje e vetem tallje
    Pra cka duhet te bejme ne populi tash? cka duhet te bejme ne tash?
    S’na ka mbetur gje vetem te marrim shembull tek révolution Franceze: Aux armes citoyens,formez vos bataillons!….se me ju ambasadoret edhe 100 vjet te tjera do kemi deklaratat tuaja kunder korruptionit e drekat tuaja me njerezet ma te korruptuar te shqiperise,qe kishe i evitoni per nje fotografi!

  10. trapani me kok t trash says:

    Qifto Kompesata.
    pyetje.
    ne shqipni kryetart e shteteve jan t korrupt,deputetet te korrupt,ministrat zv/.,gjykatsa hetusa prokuror polica artista msues nxenes student sportis artist te rinj e pleq.,”te mir e dreq”,shejtan e hajvan,ushtar e kumandar,burra e gra,te pasur e fukara,…
    korrupt jan qytetar e katunar,bixhizxhi e lypsar,…
    i shef perdit rrugve kafeve…
    osht gjith poplli korrupt or taj!
    jan t gjith hajna,kriminela real e potencjal,mashtruesa me dy gishta perpjet si djaj me dy brir apo pa gishta fare(se ja fusin t tjerve n byth),
    t gjith merren me makina t vjedhme,me kurva,me drog, hajni(skiftarat) …
    edhe studentete “shkollohen” mir ne ato universitete ku diploma blihet sikurse letra higjenike ne markat.
    kjo osht demokracija ..
    e kush do ta boj ndryshimin ,kta kriminela a?
    apo me ndryshim kuptohet rotacjoni i korrupsjonit.
    ik ti prift qe t ulet hoxha
    ik ti al kapone se do vij majkell korrleone!
    tash,ik ti korrleon se do vij n fron toto rina kampjon
    prandaj po te knoj at kongen
    pirdh o pirdh ne prill
    kari mu ne pidh
    dhit e dhit symbyll
    shurren perpjet hidh
    karin ne pidh mbill
    o Usta Mehill…

  11. kastriot says:

    Po po te jesh Balash edhe mendimet i ke balash. Kushdo e di, edhe ambasadori e di shume me mire se ne se dikush i cmendur do te sulmonte Shtepine e Bardhe ashtu si u sulmua ndertesa e keshillit te Ministrave me 21 Janar,kush e di sa vete do t’i kishin lene shendene kesaj bote. Institucionet e shtetit jane te paprekeshme.
    Dhe marin pergjigjen e merituar te gjithe qofshin demokrate qofshin socialiste.
    Pushteti ne demokraci nuk meret me gjak, por me vote.
    Edhe ne se dikush do te denohet per 21 janarin, me i pari do te denohet rama, per organizmin e turmave per permbyejen e pushtetit. Eshte kjo aryeja pse rama nuk po ben gje per 21 janarin aq sa ka hyre ne armiqesi dhe me familjet e atyre qe u vrane meqenese na paskerkan pasur duart ne xhep.

  12. SUL KORRIKU says:

    Zoti Ambasador,
    Ne Shqiperi ndermjet shtetareve dhe nepunesve te larte ndodh ky dualog:
    Personi A: Ti je i korruptuar!
    Personi B: Edhe ti je i koruptuar!
    Personi A: Ti je dhe hajdut!
    Personi B: Edhe ti je hajdut, kriminel etj
    Me kete menyre perlyhen te gjithe dhe nuk merret vesh e verteta prej 25 vjetesj.
    Zoti ambasador, kerkojme ndihmen tuaj:
    Nuk eshte e nevojshme qe ju te zgjidhni e te na jepni listen e hajduteve dhe krimineleve tane.
    Duam vetem nje gje:
    PUBLIKONI NJE LISTE , PA I DHENE LLOGARI KUJT, TE PERSONAVE ME PUSHTET QE TASHTI E MBRAPA NUK U LEJOHET TE SHKELIN NE SHBA DHE PO MUNDET TE BASHKERENDONI EDHE ME KOLEGET EUROPJANE PER ZONEN SHENGEN
    … pastaj dime ne populli çfar te bejme.

  13. anticensurë543 says:

    nuk e lexova dot ët gjithë!për ato që lexova pash një nivel shqiptar!!flas për pyetjet!!
    përgjigje me të vërtetë dipllomatike të z.ambasador,por ajo që më bëri dhe nuk më bëri përshtypje është mbyllja “Unë dua të falenderoj të gjithë ju që morët pjesë në këtë bisedim në Facebook. Mësova shumë mbi atë që shqiptarët mendojnë nëpërmjet komenteve dhe pyetjeve tuaja. Mirëpres me kënaqësi që të takoj personalisht disa prej jush, si dhe vazhdimin e kësaj bisede. Do të bashkëbisedojmë sërish.”
    nuk më bëri përshtypje sepse në këtë mbyllje shoh përgjigjen e një dipllomati,politikani ose thjeshtë të një njeriu në tërë kuptimin e fjalës!!
    më bëri përshtypje se si është e mundur që megjithëse në hierarkinë,nivelin politik në përgjithësi zotëria është shumë më ulët se kryeministri i një vëndi,ndoshta i të njëjtit nivel me politikanë të rëndomtë(them gjithnjë për një shshtet e shoqëri normale)dhe shikoj një mënyrë të thjeshtë sjeljeje,një mënyrë që është 180 gradë e ndryshme nga psikopatët,sociopatët,njerzit primitivë që drejtojnë shtetin shqiptar!!në 25 vitet e fundit kemi parë vetëm dy persona që janë sjellë në mënyrë pak a shumë korrekte në momente të shkurtëra kur kanë pasur në dorë drejtimin e shtetit!majko e meta!të tjerët,berishë çmënduria,nano halabaku cinik dhe ramë tyryfyl pordhaci,asqë i afrohen edukatës qytetare në komunikimin me njerzit e jo më të kenë një nivel të tillë komunikimi!!
    gjëja që hasa më shumë në atë pak që lexova ishte një mentalitet i ngushtë i pyetjeve dhe e kundërta në përgjigje!!
    gjëja kryesore që tha z.ambasador ishte “ndërtoni shoqërinë civile”,shoqëria civile lufton korrupsionin i heq fuqinë e tepërt politikanit nga duart!një shoqëri e ndërgjegjëshme civile e fortë bën që të kemi një politikan të dobët!!në këtë rast kemi drejtimin e politikanit nga shoqëria,jo si ajo që kemi pasur gjithnjë!!drejtimin e shoqërisë drejt interesave të politikanit!!
    duhet të ndërtojmë shoqëirnë civile shqiptare,duke filluar me ndërtimin e ndërgjegjes civile personale!!
    flm zotëri për këtë shëmbull njerzillëku!!

  14. XIO says:

    tallje bytheeeeeeeeeeeeeeeeeeee…………………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje