Kjo fotografi ka në vetvete një romanticizëm shumë të veçantë. Mund të jetë një pikturë. Por historia prapa saj është shumë më e bukur.
Sepse ajo demonstron dy teorema shumë të rëndësishme. Njëra është që, ka vende ku kultura vjen para gjithçkaje tjetër, qoftë edhe ajo e një njeriu të vetëm, teorema tjetër është që një vend civil, është një vend ku të gjithë duhet të provojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta.
Vajza që shihnin ë fotografi quhet Kana Harada. Një studente që jeton në ishullin e Hokkaidos. Çdo mëngjes shkon në stacionin e Kami-Shiratakit dhe merr trenin e saj, që e çon në shkollë.
Eshtë duke u diplomuar. Historia duket normale, pothuaj banale. Por në fakt, këtu qëndron e bukura, Kana Harada ka një tren të gjithin për vete. Në fakt qeveria kishte vendosur të hiqte tre trena, mes tyre edhe trenin e saj, sepse nuk e merrte më askush.
Vetëm se, për Kanan, ai tren është i vetmi mjet për të shkuar në shkollë dhe qeveria bëri një zgjedhje sublime, treni nuk do të hiqej, deri kur Kana të diplomohet. Prandaj ajo ka jo vetëm një vagon të gjithin për vete, por një tren të tërë, një stacion, dhe përse jo, një ditë do të ketë edhe jetën që meriton dhe që ndërkohë ia kanë dhënë mundësinë ta ketë. Ciladoqoftë, një përgëzim për një qeveri që ka shfaqur vëmendje ndaj qytetarit, këtë herë, në kuptimin e plotë të fjalës./Bota.al
Kurse ne kemi patur dhe kemi keto 25 vjet vetem SUNDIMTARE FASHISTE, qe nuk duan t’ia dine ne se kane buke per te ngrene femijte e shumte apo jo!
Kemi sot nje kryeminister,qe ndonese e di se ish ushtaraket jane trajtuar per 25 vjet si KULAKE duke mos u dhene 50% te pensionit qe u ka takuar me ligjet e kapitalizmit,prap nuk ngopet duke na mbajtur cdo muaj edhe 20% te pensionit mujor sepse keshtu e ka formuluar ligjin ARMIKU I ISH USHTARAKEVE Sali Berisha!!
Rendesi ka per Ramen,qe ish te burgosurit,qofshin ata edhe te denuar per PEDERASTI,te marrin kestet e burgut nje per nje!!
Me aq shpenzime sa harxhohen per kete tren, me mire qeveria ti jape nje apartament me qera prane universitetit dhe do kurseje me shume ?