Ben Blushi-deputetëve të PD-së: Ju jeni në krahun e armës gjithmonë, veproni me Kanun. Po 14 shtatori çfarë ishte?

21 Janar 2016, 19:19Politika TEMA
Ben Blushi-deputetëve të PD-së: Ju jeni në krahun e

Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur i tronditur nga fjalimet e deputetëve të opozitës në seancën e kësaj të enjte, në lidhje me 21 janarin.

Ai priste reflektim për vrasjen e 4 personave, por sipas Blushit, kjo nuk mund të ndodhte, pais PD gjithmonë ka qenë në krahun e armëve.

Blushi tha se ka qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna.

Njëherë ka qenë më 14 shtator të vitit 1998, dhe herën tjetër më 21 janar të vitit 2011.

Dhe në të dyja herët, tha Blushi, armët në duar i kanë pasur demokratët.

Ai tha se nëse PD dënon 21 janarin, atëherë duhet të dënojë edhe 14 shtatorin.

Por, sipas Blushit kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi PD është gjithmonë në krahun e armës.

Sipas tij, demokratët veprojnë ende me Kanun.

Nuk jam i vetmi që jam shokuar nga ato që kam dëgjuar për 21 janarin.

Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë.

Në 20 vjet kam qenë dy herë në bulevard kur ka pasur të shtëna.

Një herë më 14 shtator 1998 dhe 21 janar 2011.

Në të dy rastet armët i kishit ju. Unë u pyes sot ca ishte 14 shtatori? A ishte grusht shteti?

Me kë jeni ju me 14 shtatorin apo 21 janarin?

Thoni që më 21 janar ju sulmuan, po më 14 shtator kush sulmoi?

Në të dy rastet jeni në krahun e gabuar, si në opozitë dhe në pushtet.

Kjo është zgjidhja juaj historikisht. Sa herë vjen puna për të ndarë diçka ju jeni në krahun e armës.

E dini pse? Sepse i shkoni Kanunit!

Ka ardhur koha për të bërë një lavazh shpirtëror që dhuna dhe arma nuk është një instrument për të zgjidhur problemet tona”, tha Blushi gjatë fjalimit të tij.

Ai vijoi më tej, duke thënë se PD i ka vrarë për herë të dytë 4 viktimat e 21 janarit, duke mos e pranuar krimin që ka kryer ndaj tyre.

Blushi tha se më 21 janar është shkurtuar lista e njerëzve që mund dhe duan të protestojnë kundër qeverisë, pasi është ngritur frika se nëse dalin në shesh, ata edhe mund të vriten.

“Duke mos pranuar që keni vrarë Aleksin, Hekuranin, Faikun dhe Ziverin, i keni vrarë dyfish.

Ju keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri në qoftë se proteston kundër qeverisë edhe mund të vritesh.

Ju shkurtuat lisën e njerëzve që mund të reagojnë kundër qeverisë.

E dini çfarë do të bënin këta katër burra? Do të kishin arsye për të protestuar sërish sot. Por, nuk mundet se janë vrarë.

21 janari është shumë më kaq sa themi ne. Kemi shkurtuar numrin e protestuesve. E kemi kthyer në një ditë aleatë me çdo qeveri.

21 janari në fakt, mund ta them me ironi, por nuk është ironike kjo që do të them mund të shpallet si dita e fitores së çdo qeveri kundër popullit të vet.

Kjo është arsyeja se pse nuk kam besim se për 21 janarin të ketë drejtësi, pasi sot për sot në Shqipëri është fatkeqësisht e pamundur që populli të fitoi një gjyq ndaj qeverisë së vet dhe kjo është çështja”, tha Blushi.

Ndaj komenteve të tij reagoi deputeti demokrat Edi Paloka.

Ai tha se “më 14 shtator, ishte një reagim i njerëzve, që vetëm një ditë më parë iu ishte vrarë lideri i tyre.

Një turmë njerëzish e revoltuar që ishin nisur të varrosnin atë dhe që raguan në mënyrë spontane dhe pa marrë urdher, siç bënte Rama në 21 janar. Nuk ka asnjë krahasim”.

“Pushteti nuk merret me dhunë, por kjo s’do të thotë që qytetarët s’mund të protestojnë”, vijoi Paloka.

17 komente në “Ben Blushi-deputetëve të PD-së: Ju jeni në krahun e armës gjithmonë, veproni me Kanun. Po 14 shtatori çfarë ishte?”

  1. Kellira says:

    Blushi mos bej edhe ti sofizma!
    Protestuesit me 21 janar dolen kunder korrupsionit me video dhe ze te Ilir Metes. Nese sot nuk ka protestues nuk eshte se u vrane 4 por se ju bete Aleancen e Qelbesirave me Ilir Meten.

  2. tomori i beratit says:

    Paloka pa frik mund te them qe eshte bur dhe bir kurve.E meriton kete titull te larte ne diten e zeze te 21 janarit

  3. IP says:

    Ben Blushi me kete fjalim ke treguar pjekuri prej njeriu te ndershem, te ditur e te ndjeshem ndaj problemeve te medha te shoqerise shqiptare. falemnderit dhe nderime. Ben Blushi eshte per President.

    1. Pilo Lala says:

      Tamam e the, na duhet nje dembel dhe pordha.c President.
      Blushi do te vere President Nanon, se ai e rriti emrin Blushit, jane krushq apo kusherinj me duket.

  4. Vjosan says:

    o PALOKE, O LOQE, je me mijra vjet drite larg asaj qe thote nje i mencur. te duhen 100 vjet studim te l
    kuptosh filozofikisht se cfare po thote Blushi. O shpelle, eshte e pamundur ta kuptosh… O zot, cfare fatkeqesie na ka rene duke patuir ne parlament sa e sa si ty, nga te dtja krahet…

  5. Sadush Cani says:

    Degjova ketu ne Amerike parlamentin si c’do te enjte. U degjova edhe ju zoti Blushi .U pershendes per fjalen qe thate sot per 21 janarin,po edhe per 14 shtatorin. PD-istet per pushtet lene edhe te vdekurin ne rruge. Qajne Azemin keta qe e vrane., keta qe nuk lane gje pa thene ,madje e kane share edhe nga nena……

  6. duno says:

    Mrgjithse per Ben BLUSHIN kam konsiderate , sot me duket sikur ka fjetur ne nje shtrat me Edvin Ramen . Nuk mund te krahasohet 14 shtatori , kur u vra Hajdari ,ashtu sic ishte me mekatet e veta , me 21 janarin . Blushi u shpreh se Azemin nuk e vrame ne , kur ne fakt e vrane gjithe kreret e komisariatit te Tropojes te emeruar nga socialistet. Cfare pretendon Blushi ,qe Azemin nuk e ka vrare Fatos Nanua me doren e vet? Mu duk se kete radhe me shume se 21 jamarin Blushi mbrojti Fatos Nanon.

    1. kreator says:

      O duno..pre urgjentisht ilacet e skaduara ose kthehu
      ne planetin toke. He vellai…

      1. Nje qytetar says:

        Dunoooo , ik e perdor me mire ilacet qe merr Berisha ! Rrot cari !

    2. doni says:

      por azemi sa kam lexuar akuzohej per korrupsion tregti armesh etj pra? pra? PER KE AZEM FLISNI AKOMA? ktej thoni ai eshte mare me tregti armesh ktej thoni akoma azemi .po per tregti armesh futesh gjith jeten ne burg? lerini pra emrat se kta emra po e mbajne shqiperine vite drite lar europes dhe shtetit ligjor .berisha nano meta etj etj se lista eshte pa fund ishministra e drejtora se po te ket shtet te forte nuk pyet njeri per te forte dhe emra por t gjith politkantet shqiptar do ishin kalb ne burg per vjedhje dhe pasuris te shqiptarve. po ngelet vip ky e vip ai pse kehtu do beni shtet ligjor ju kaluan 23 vjet dhe tallni bythen kur ligjet i keni gati i ka ber europa para jush? s keni deshire t behet drejtesi ne shqiperi se dilni t gjith te zhyt ne vjedhje e korrupsion

  7. DRENICA E KUQE says:

    Jo, Z. Blushi, kater te vraret e 21 janarit 2011, u ekzekutuan nje here dhe po masakrohen per çdo vit, ne çdo pervjetor perkujtimor, pasi qe nuk po vihet ne vend drejtesia. Dhe kulmi i eriekzekutimit te tyre u be nga “Presidenti” Nishani, kur dekoroi vrasesin Sali Berisha! Sali Berisha eshte fajtor edhe per keto qe thoni ju ne Kuvendin Shqiptar, eshte fajtor edhe per Gerdecin!…

    DRENICA E KUQE

  8. sherifi says:

    Ky Paloka duket si i lajthitur,kur thote: pushteti nuk meret me dhune,por kjo nuk do te thote qe qytetaret te mos protestoin.
    Po proteste ishte ajo more idiot,apo kryengritje e armatosur,proteste quhet kur pushtohen institucionet me te rendesishme si kuvendi,parlamenti,kryeministria dhe Radio televizioni shqiptare,qe ne ate kohe ishte i vetem.

  9. komisari drites says:

    shum mir jua bojn ju bythpamukve!
    ata,maloket,kur shofin se jeni friksa dhe bythcjerr ju bijn me arm.
    nese ju boheni trima dhe delni edhe ju me arm,atehere bytha e malokut bohet sa shpella e dragobies nga te pallumit,dhe kur ti shofsh ti trimat malok duke u qi n byth per me ndrru identitetin.”jem skrrapardhi mo”! do fillojn tu gerthit maloket. e tregoji 1997 a kete gje,kur u kapen maloket e sales nga populli dhe fillun tu qajt si kalamaj11
    bjerini malokut m plumb qe t dali e drejta

  10. sulo Permeti says:

    Ky Blushi eshte djale i mencur!

  11. SocialSSalisti pe Blushi says:

    PO 25 VJET KUR SALI NERONI DOGJI SHQIPERINE E POPULLI MORI ARRATINE ‘DINASTIJA BLUSHI’ KU KA QENE!?

  12. GK says:

    Falemnderit dhe nderime Zoti Ben Blushi.Ju jeni perballe dy hienave Rama dhe Meta.Por e verteta eshte se shume njerez me opinionin me te mire per ju Zoti Blushi diskutojne per figuren tuaj ketu ne Kanada.Kjo eshte e vertete.Ju uroj per te miren e vendit tone ,e tuajen,dhe te ketij populli tejet te dermuar nga keta politikane te poshter dhe te pabese qe shkojne per darka ne diten e vrasjes se kater heronjve te 21 janarit.

  13. Ed tironci says:

    Kete paloken e kom pas ne polikum…kur u bo ne ky politikan ….haxhi qamili duhet me u bo hero komtar!!gjithe kohes me femnat rrite…ne kujtojshim se ishte pede!dreqi e merr vesh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje