Horror në Patos, 25-vjeçari ndalohet ndërsa qëllonte me thikë nënën e tij

21 Janar 2016, 10:47Kronika TEMA

Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në orën 05:20, policia u njoftua se në lagjen “Naftëtari” në Patos kishte një konflikt në një banesë.

Menjëherë policia ndërhyri në këtë banesë, ku kapi në flagrancë shtetasin Xhuljano Berberi, 25 vjeç, i cili ishte duke goditur me sende te forta dhe me thikë nënën e tij, shtetasen me iniciale H.B., 60 vjeç, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.

2 komente në “Horror në Patos, 25-vjeçari ndalohet ndërsa qëllonte me thikë nënën e tij”

  1. dr says:

    Krimineli me te madh se ate qe vret nene e tij nuk ka , mos e nxirni me ,te kalbet ne burg .

  2. maloku says:

    Nuk ka mundesi duhet te jete malik i ardhur. Nuk ka ndodhur kur kjo. Rdhe vlonjatet qe ne vitin 1997 bene kerdine ne Vlore thonin qe keta qe bejne krime ne Vlore jane nga Mallakastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje