21 janari 2011 në shifra: Më shumë se 500 gjuajtje me armë, plumba edhe godinës së UNHCR dhe Kullave Binjake

22 Janar 2016, 09:50Kronika TEMA

Gjatë emisionit të djeshëm “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku u bënë publikë për herë të parë disa shifra shumë interesante që bëjnë fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 dhe procesit hetimor dhe gjyqësor.

Prej tyre veçohen: 4 protestues të vrarë, 6 protestues të plagosur rëndë, 80 gardistë dhe policë të plagosur lehtë.

Në vendngjarje janë gjetur 439 gëzhoja 7.62 mm, 131 gëzhoja 9 mm nga të shtënat e Gardës dhe policies, si dhe 8 fishekë fishekë luftarakë 7.62 mm të papërdorur.

Janë vërejtur 13 shenja plumbash në kangjellat e Kryeministrisë në lartësinë e trupit të njeriut.

Janë gjetur 9 predha në zyrat e godinës së UNHCR, 2 predha në pemë, 1 në bankën te dy Kullat Binjake, 1 në godinën e Gjykatës Kushtetuese dhe 1 predhë në tabelën e sinjalistikës në bulevard.

Grupi hetimor i prokurorisë ishte përbërë nga 12 pjestarë, prej tyre 6 prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore.

Janë marrë në pyetje 120 persona dhe janë kryer 2 eksperimente special më vengjarje.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg.

Dhe në fund 5 vjet proces hetimor dhe gjyqësor dhe dosja ndodhte për ahqyrtim që prej vitit 2013 në Gjykatën e Lartë në pritje të dhënies së një vendimi.

Gazetari Flamur Vezaj solli për publikin në këtë emision edhe një fakt interesant: Përveç moszbatimit të urdhrit për arrestimin e 6 gardistëve, ditën e dytë pas ngjarjes nga ana e policisë nuk është lejuar as marrja në pyetje e 60 gardistëve të pajisur me armë nga grupi i prokurorëve, duke sjellë edhye dëmtimin e këtij procesi.

Por edhe më i rëndë është fakti se server i kompjuterave i kamerave të sigurisë së Kryeministrisë është dorëzuar pas 22 ditëve, ndërkohë vetëm pas 14 ditësh u dorëzua në magazinë dhe më pas i sekuestroi prokuroria dy pistoletat e komandantit të Gardës Ndrea Prendi, njëra e tipit “TT” dhe tjera “Beretë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje