Mos i jepni Serbisë notë kaluese për krimet e luftës

22 Janar 2016, 16:00Rajoni TEMA

Nga Praveen Madhiraju

Viti i ri shënoi kthesë të re në historinë serbe.

Bashkimi Evropian hapi së fundmi kapitujt e parë për pranimin e Serbisë, të kryesuara nga Kapitulli 35 – Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Kjo rezultoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të nivelit të lartë mes dy qeverive. Por çfarë e justifikon Johannes Hahn dhe padurimin e BE-së për të hapur Kapitullin 23, që përfshin përpjekjet e Serbisë për të zgjidhur krimet e luftës?

Pa veprime konkrete nga ana e Serbisë – jo vetëm deklarata apo dokumente – Hahn dhe BE-ja rrezikojnë të zbardhin vuajtjet e dhjetëra mijëra viktimave dhe familjeve të tyre.

Të dhënat e dobëta të Serbisë për krimet e luftës

Ka një konsensus përsa i takon të dhënave të Serbisë për krimet e luftës.

Një raport monitorues i OSBE-së, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, raportet eKomisionit Evropian, Amnesty International,Human Rights Watch dhe Qendra për të Drejtën Humanitare kanë vënë re si më poshtë:

Serbia së fundmi nxori një draft të Strategjisë Kombëtare për Krimet e Luftës.  Drafti përmendte disa nga shqetësimet e cituara më lart, por ka shumë pak prova se liderët dhe prokurorët serbë do të bëjnë ndonjë gjë më shumë me strategjinë sesa thjesht ta lënë atë të mbetet një kërcënim në letër.

Të dyshuarit vlerësohen dhe mbrohen

Edhe pse ata e kanë kalitur retorikën e tyre gjatë viteve të fundit, presidenti Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç kanë vazhduar një zakon 20-vjeçar për të mbrojtur dhe vlerësuar kriminelët e dyshuar dhe të dënuar për krime lufte.

Vitin e kaluar, Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd ngriti akuza të besueshme për krime lufte kundër shefit të shtabit Ljubisa Dikoviç.

Kryeministri Vuçiç sulmoi që para se ta lexonte dosjen, duke e akuzuar OJQ-në që po përpiqej “të shkatërronte” ushtrinë dhe vendin. Presidenti Nikoliç e mbështeti Vuçiçin duke i dhënë një medalje gjeneralit Dikoviç dhe duke i paralajmëruar prokurorët “të bëjnë kujdes me ato që gërmojnë në Serbi”.

Muajin e kaluar, qeveria dërgoi një aeroplan dhe dy ministra në Hagë për të marrë të dënuarin për krime lufte Vladimir Lazareviç dhe për ta kthye atë në shtëpi “me një mikpritje prej heroi”, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Lazareviç ishte përgjegjës për vdekjen e 11,000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e 700,000 të tjerëve.

Në mënyrë të ngjashme, Nikoliç dhe Vuçiç vazhdojnë të mbështesin Goran “Guri” Radosaljeviç brenda rangjeve të larta të Partisë së tyre Progresive.

Radosaljeviç është akuzuar për bashkëpunim në një sërë krimesh luftedhe operacionet e tyre për fshehjen e trupave, përfshirë edhe vrasjen e tri qytetarëve amerikanë – Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Herë pas here, kryeministri Vuçiç ka shkelur premtimet për të zgjidhur çështjen e vëllezërve Bytyqi, në të cilën jam i përfshirë si këshilltar i familjes së djemve të vrarë.

Prokurorë me ndikime politike

Institucionet serbe kanë problemet e tyre.

Prokurorët e krimeve të luftës kanë pohuar në forume publike se ata nuk mund të ndjekin penalisht njerëz që urdhëruan dhe morën pjesë në mbulimin e disa krimesh lufte.

Arrestimet e fundit në lidhje me masakrën e Srebrenicës dhe paditë mbi krimet në Strpci mund të tregojnë një ndryshim, por duhen parë me skepticizëm. Thjesht merrni në konsideratë historinë.

Pasi raportet e medias dhe OJQ-ve shtrënguan dorën, prokurorët “hapën një hetim” për gjeneralin e dalë në pension Dragan Zivanoviç.

Një vit e gjysmë më vonë, nuk është ngritur ende asnjë aktakuzë.

Në mënyrë të ngjashme, prokurorët ngritën vetëm gjashtë padi të reja në vitin 2014. Secila prej tyre ishte kundër të pandehurve të nivelit të ulët dhe u ngritën pasi prokurorëve iu dha një dosje e plotë hetimore nga homologët e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për rreth një dekadë, prokurorët kanë folur herë pas here për bashkëpunimin e dyshuar të Radosaljeviçit në vrasjet e vëllezërve Bytyqi.

Pothuajse sa herë që mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë ka një takim të madh bilateral,prokurorët dhe zyrtarët të tjerë të sektorit të drejtësisë lajmërojnë shtypin se kanë gjetur “prova të reja” ose “kanë bërë progres”, por më pas i kthehen të njëjtit qëndrim.

Trendi i prokurorëve të ndikuar politikisht ka gjasa të përfundojë me daljen në pension të kryeprokurorit aktual. Muajin e kaluar, ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç mbrojti haptazi një provë për zëvendësimin që është politikisht me leverdi për Partinë qeverisëse Progresive.

Koha për veprim

Johannes Hahn dhe BE-ja duhet të kërkojnë veprime dhe jo thjesht fjalë. Ministrat duhet të shkarkohen për servilosje ndaj kriminelëve të luftës.

Veprime të tilla u premtuan kur ministri serb u mbrojtjes bëri vërejtje të ashpra ndaj një gazetareje femër.  Sigurisht që të ofendosh viktimat e krimeve të luftës është e pafalshme.

Nikoliç dhe Vuçiç munden gjithashtu të shkëpusin lidhjet me zyrtarët që janë lidhur me krime lufte. Gjenerali Dikoviç dhe Guri Radosalvjeviç duhet të ndiqen penalisht e jo të mbrohen.

Nga ana e tyre, prokurorët dhe hetuesit mund të fillojnë të ngrenë më shumë aktakuza, aktakuza kundër zyrtarëve të nivelit të lartë dhe aktakuza për operacione mbulimi krimesh.

Momente të tjera historikë në procesin e Serbisë në BE u shënuan nga veprime të ngjashme konkrete, siç ishte dorëzimi i Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiçit në ICTY.

Serbia ka bërë një progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por zgjidhja e krimeve të luftës nuk është një ndër to. Johannes Hahn dhe BE-ja nuk duhet ta kthejnë kokën nga ana tjetër.

Praveen Madhiraju është një avokat për të drejtat e njeriut në Uashington dhe këshilltar pro bono iBytyqiBrothers.org, dhe mund të gjendet tek@BytyqiBrothers.

9 komente në “Mos i jepni Serbisë notë kaluese për krimet e luftës”

  1. BERISHA DHE I GJITH LLUMI I PD-SE LARGOHU. says:

    Humbje kohe, Evropa ka nevoje per Serbine, prandaj shume shpejte Serbia do te jete pjese e Evropes. Per krimet e luftets ne Kosove, Serbia ka bere hapa shume perpara sepse u ndeshkuan shume perfshi edhe Milloshin qe vdiq ne burg dhe konsiderohet i ndeshkuar. Kurse pala e e Kosoves nuk eshte ndeshkuar akoma per krimet e luftes.

    1. al says:

      Me siguri qe do te pyesin ty perpara se te marrin vendim ore zullap te q… mendjen qe te paska lene

  2. grameno says:

    ore ti berisha he 700,000 mi ti ladrofsha,bir shkine hup ne beograd mos flliqe ket portal shqip

  3. nje lexues shqiptar says:

    More Grameno , ne ç’gjuhe flet , o i uruar ? Te kishe folur serbisht , do te kishin kuptuar me mire . Kur e quani vehten shqiptar edhe juve , nje kinez eshte me shqiptar se kosovaret .

    1. DETI JON says:

      Gjuha Shqipe ka dy dialekte të natyrshme.

      Ti njohës i gjuhës shqipe, gjuhës serbisht, gjuhës kineze,

      Do të bëje mirë të njihje që të dy dialektet e Gjuhës Shqipe !

      Mos bëj aspak ironi kundër vëllezërve tanë shqiptar të Kosovës !

      Mos mbill përçarje midis shqiptarëve se kuptohesh lehtë që je lexues “shqiptar” në thonjëza !

    2. Toni KS says:

      Sigurisht nje qen sllav e kupton me mire serbishten.

  4. beni says:

    Serbia gjithnje ka luftuar per krishterimin e jo si kosovaret per islamin!
    E meritojn te jen ne eu se per ato vlera te krishterimit luftuan e luftojn!
    Kosovaret e gjith islami kan nevoje te integrohen si pjes e europes se vlerave dhe jo e radikalizmit e isis,boll me patriotizmin fallsifikatw te kosovarve qe luftojn per pushtet e jo per bashkejetese dhe te integruar ne kulturen e gjergj kastriotit e jo erdoganit e fanatikve e radikalistve islamike!

    1. Toni KS says:

      Vetem nje qorr dhe idiot si ti nuk e kupton se per Perendimin xhihadistat orthodhijaks dhe islamofashist jane njesoj. Per ate e bombarduan Serbine dje, per ate konfrontohen me Putinin sot.

  5. Rracqqiimat Thaci&Mustafa s’kan goje per kto gjera,duhet te flase dikush nga Washington!

    Pthuuuuu q..fsha gjakun e tradhtarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje