Kjo nuk është një ndër historitë tipike të “James Bond”.
Jo për shkak të kostumeve apo makinave të shtrenjta, për të cilat vlen të vrasësh, por nëse kërkoni modelin e kriminelit më mizor dhe negativ, më i përshtatshmi është shqiptari nga Maqedonia Daut Kadriovski.
Në të 50-at e tij dhe i kërkuar në më shumë se 12 vende europiane për krime nga më të ndryshmet, si trafikim armësh, makinash, drogërash dhe qenieve njerëzore, Kadriovski sipas Europolit është në majë të një organizate të veçantë për nga fshehtësia dhe brutaliteti i veprimeve të saj.
Dy cilësi që janë të lidhur ajo dhe aq rastësisht!
“Ne kishim një pjesëtar të organizatës mafioze të Kadriovskit dhe i ofruam të bëhej informatori jonë në këmbim të lirisë”, thotë ish-agjenti i krimit të organizuar në Nju Jork Fred Santoro.
Por ai refuzoi dhe pranoi dënimin prej 30 vitesh burg.
“Ai u kthye ngadalë dhe tha me zë të qetë: Ata do vrasin nënën time, babain tim, vëllezërit e mij, motra e mitja, fëmijët e mij, gruan time dhe çdo njeri që unë njoh. Kështu që, falemnderit, por jo”, tregon Santoro për reagimin e shqiptarit duke shtuar se “shqiptarët janë njerëz të egër”.
Të egër dhe mesa duket më të zgjuar se ariu mesatar, pasi Kadriovski është arrestuar të paktën dy herë.
Herën e parë u arrestua në vitin 1985 në Gjermani për trafik droge. E plasën në burg dhe i sekuestruan vilat, jahtet dhe makinat.
Plani ishte që ta kyçnin brenda dhe t’ia flaknin çelësin tutje, por shumë shpejt bënë gabimin që nuk duhej: e lanë të endej. Dhe ai u end!
Pati akuza ndaj atyre që e ruanin, por fakti është se në vitin 1993, ai ishte nisur për në Nju Jork dhe njerëzit e quanin të arratisur.
Më pas ai u bë bashkëpunëtor i disa prej familjeve mafioze në një zonë ku shqiptarët në përgjithësi dalloheshin si vrasës.
Të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, megjithatë vrasës të mirë.
Kështu, me një këmbë në Nju Jork dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi atë që dinte të bënte më mirë, përveç vrasjes; dhe tani organizata e tij kriminale mendohet se është burimi kryesor i herorinës në Amerikën e Veriut, e cila vjen nga Afganistani, sipas FBI.
Për shkak se, shiheni edhe vetë, Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, është pjesë e një lidhje myslimano-shqiptare me organizatën në hije, Al Kaeda.
Ai ka më shumë lidhje edhe se një central, diçka që i duhet.
Me fjalë të tjera: një lidhje heroinë-për-kokainë me kolumbianët, plus qindra bashkëpunëtorë që trafikojnë drogë në Australi, Kanada, Meksikë, Holandë, Peru, Venezuelë dhe kudo në BE.
Çka na sjell ne tek arrestimi i dytë i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç në një rajon policie në Tiranë, Shqipëri, pas arrestimit nga vendorët dhe Interpoli për trafik droge. Diçka që në terma letrarë njihet edhe si paralajmërimi: Kadriovski u zhduk sërish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose “ka vdekur”.
“Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,” thotë polici i dalë në pension, Eddie Williams.
Por Kadriovski dhe shqiptarët në përgjithësi janë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.
Santoro sjell një detaj interesant.
“Shqiptarët hapën një klub në një vend shumë tradicional të mafias,” thotë ai.
Mafia italiane dërgoi dy gangsterë për të shtrënguar pronarët e rinj për të dhënë pagesat.
Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptarë vendosën të ulen në takim.
Santoro thotë se ajo që ndodhi më pas, e mësuar përmes përgjimeve, e ka surprizuar edhe atë.
Thuajse e gjithë banda e nivelit të ulët shkoi në Bronks të takohej me shqiptarët.
“Shqiptarët i bënë m… në dru, duke u thyer krahët,” thotë Santoro.
Përfundimisht mafia italiane vendosi t’i lërë shqiptarët, për arsye të komplikuara, por mesa duket ‘arsye biznesi’.
Dhe Kadriovski, i gjallë apo i vdekur, akoma i ka gjurmët në shumë biznese të vjetra të tij, nuk ka rëndësi nëse është rrëmbim vajzash të reja për skllavëri seksuale, vrasje kamarierësh sepse përzihen në gjëra apo urdhërimi i një grabitje prej 19 milionë dollarësh përmes internetit, njësoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, për kokën e të cilit janë vënë 5 milionë dollarë, por ka shmangur arrestin dhe tani është në liri.
Kadriovski krijoi një organizatë në bazë të peshës absolute të intensitetit dhe egërsisë, diçka që dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante “një kërcënim ndaj shoqërisë perëndimore”.
Dhe kur mëson se shqiptarët humbën një ngarkesë prej 125 milionë dollarë heroinë nën kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe FBI thotë se përgjigja e parë e tyre ishte të vendosnin nën mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.
Të tjerë mund të pranojnë me gjithë zemër vlerësimin e Motta-s: Prokuroria e Nju Jorkut, Antidroga, Policia e Nju Jorkut, Zyra e Sigurisë së Brendshme, Zyra e Emigracionit, Zyra e Hetimit Tatimor, Marshallët Amerikanë, madje i gjithë Bordi i Kontrollit të Narkotikëve, që ishin pjesë e këtij aksioni.
Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet një kujtesë shumë prezente e faktit se, ndonjëherë më shumë se ç’duam, sistemi nuk punon mirë.
Dhe, me jo më pak se presidentin amerikan, Barack Obama, që vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite më parë, mos prisni që moti të ndryshojë shpejt.
“Kadriovski, I gjallë ose i vdekur, thotë të njëjtën gjë, vërtet,” thotë Hannah Elliott, një revolucionare e vetëshpallur e drejtësisë penale nga Universiteti i Floridas.
“Ndonjëherë, drejtësia nuk shërbehet kurrë”.
Një fakt që do ta kënaqte shumë Daut Kadriovskin, pa dyshim!/ Përgatiti Amarildo Lumani.
Nga Eugene S. Robinson, OZY
http://www.ozy.com/provocateurs/the-most-dangerous-prisoner-no-longer-in-prison/66148
owski nuk ka shqiptar ai eshte kthyer ne puro serb
or owl i gjithe ballkani eshte me shqiptare ….por me duket se je mesuar me enver hoxhen qe te gjithe shqiptaret i bere greke maqedone serbe malazeze boshnjake edhe pse ka pasur nje politike te mirfillte me ndryshime prapashtesa te mbiemerit nga regjistrat familjare te mbiemerit dihet kush eshte ilire shqiptare ..por kjo pune ka filluar heret qe shqiptaret per leke ju sherbyen te tjereve por me keqja eshte se ndryshuan gjuhen e pastaj etnine prandaj edhe shqiptaret duke pare se disa shqiptare po ju pelqente edhe po ndryshonin gjuhen edhe u bene me keqij se serbet doli fjala shkja pra shqiptare i shkaperdhyer nga qumesht ne hirre shkau shkjau .si eshte familjet e mbreterise serbe xhorxhevicet obreneviqet te malit te zi jane me gjake shqiptare me dokumenta serbe etj etj e gjate ka shume eja ketu ne gjermani te tregoj dokumentat e gjate klm mire -ah ah edhe al kaponen e ke me preardhje nga nje katund quhet Qefaluja e Sicilise ku ky fshat eshte i banuar nga arbreshe pra shqiptare kapishe …
@gjergji
ke harruar shqipen o gjergji….
Por nuk harroi ti bashkohet Amarildos dhe gjithe zedhenesve mjerane, te atyre qe po perhapin helm ndaj shqiptareve keto kohe…me apo pa vetedije !
ja!!!eshte koment i shpejt edhe per nga drejteshkrimi ka gabime mese e drejte ,, sorry!!
Al Kapone eshte me origjin nga Agri provinc e Salernos ne Campania dhe jo nga Sicilia.
SHEFI SUPREM I KETIJ SUPER-KRIMINELI ESHTE SALI BERISHA. AKOMA SE KANE KUPTUAR NDERKOMBETARET, SE SHQIPTARET NE BALLKAN JANE TE QERRUAR E TE SHURDHET TASHME NGA SUPER-BANDAT E BISHES BERISHA.
….me “ovski” sllavomaqedonet jua kan fute shqiptarve pa i pyet fare, kurse malazezet dhe serbet gjitheashtu me “vic” jua beren shume shqiptarve si psh. fiset: Shala-Saljic, Gashi-Gasic, Kastrati- Kastratovic, Shkreli-Skreljic, Sopi-Sopic etj., por edhe greqet bene te njejten, si psh. Tourkofagos, emnin e vertete e kishte “Syphil” ia shendrruan ne Syphilis apo
Mahmud Bushatit ia shendrruan ne “Karatafutis Pashas Bushates” andaj keso rastes ka mjafte edhe te ruset si psh “jev”
Dervic gyzeli nuk ka DAUT shqiptar,behet fjale per turkoshqipfoles ,kshq vari kkkkkkkkkk………………
AHHA e vetrtet Dervish Malluta , familja jeme e ka pas mbiemrin Gashi , nkoh t shkive na regjistrun Gashic por kjo osht n koh kur u kon mbretria serbo-kroate-sllovene. Sot ki plot shkije qe i kane keta mbiemra Gashic , Kastratovic, etj.
ky nuk eshte nga Shqiperia po nga Maqedonia , shqipetaret qe kane jetuar ne ish-Jugosllavi sistemi i mbretrise ja ka shtu prapashtesat mbiemrave si VIC, SKI, OVO edhe sot e kesaj dite plot familje shqiptare ende i kane keto prapashtesa . mfal per gabimet ne shkrim
I tere sistemi i unioneve, edukimit dhe ndertimit eshte i kapur nga mafja superegersire italjane e cifute. Cfare karin thote ky artikull pacavure per shqiptaret? NY eshte nje thes mafjozesh ku nese Shqiptaret po hypkan do dalloheshe nga postet politike ku kjo do reflektohej dhe ato mbeten ne dominim absolut Italian, cifut e Irlandez( mafja e west side).
Futja pordhes
Si gjithmone perkthim ordiner dhe fjale per fjale e shqypove te ashtuquajtur gazetare apo perkthyes. Hec e merre vesh ça kuptimi kane ne kenoteksitn me lart fjalite, “.. me te zgjuar se ariu mesatar”, “ka me shume lidhje edhe se nje central”, “..beme nje gabim, e lame te endej, dhe ai u end”, “pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma”, “vrasje kamarieresh sepse perzihen ne gjera”, “kujtese shume prezente e faktit se..”, “dhe me jo me pak se presidentin amerikan”,…
Pra, perkthim tipik fjale per fjale. Duket qe jane “perkthyesa” qe e kane mesuar anglishten nga tatri i kukllave te tipit “Peppa Pig”..
ky nuk eshte shqiptar por jevg maqedonie
Ky eshte shqiptar e jo jevg si qe je ti.Eshte mafioz me klas edhe ate me te larte te permasave boterore.Ka ketu ne Shkup nje familje te madhe dhe te qete.
Foto Alkoholist: Daut Kadriovski 2010
http://www.gazeta-shqip.com/photos/4af7cfd375f36ab3866c95fe5df9dd73.jpg
Miqtë rrëfejnë çfarë ka mbetur nga i famshmi Kadriovski
27/12/2010
Shkup, ditët pas burgut të plakut të alkoolizuar
Politikës së turbullt shqiptare këto ditë iu shtua edhe turbullira që shkaktoi emri i Daut Kadriovskit (Mehmet Hajdini), e për të cilin në faqet e internetit gjenden të dhëna nga më kontradiktoret.
Daut Kadrinovsky
Këto të dhëna varen nga qëllimi i publikimit të tyre, kështu që në faqet e internetit të kontrolluara nga qarqet serbe do publikohen të dhëna për lidhjet e tij me shumë figura të njohura politike shqiptare si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria.
Në të vërtetë bëhet fjalë për një shqiptar nga Maqedonia, i cili ka lindur në fshatin Crni Vrv, në afërsi të Shkupit, në vitin 1948. Për shumë kohë është njohur si një nga trafikantët më të fuqishëm europianë të drogës, arsye për të cilën ka qenë një ndër personat më të kërkuar nga policitë e shumë shteteve të botës. Ai u arrestua disa herë, por gjithmonë ia dilte që ti shpëtonte qelisë së burgut. Herën e fundit u arrestua në vitin 2001, në Golem të Durrësit, nga edhe në nëntor të po atij viti u ekstradua në Itali. Nga burgu italian ai përfundoi në atë të Idrizovës, në vendlindjen e tij.
……
http://www.gazeta-shqip.com/
O TFG-Skata te ngeli K….ne Goje, marshallah marshallah kjo tregon qe ste mban me kolotrypida!
Ajo rrafja qe ju eshte bere atyre mafiozave italian ka ndodhur ne night club in Manhattan pikerisht ne Vertigo , nuk kate beje fare me kete Kadrinovsky , une kam marre pjese vete ne rrahjen e tyre, Semi nga Puka e ka organizuar rrahjen e tyre nga qe ishte i zoti i clubit , megjithse nuk ashte perzier ne rrahje, disa nga Shkodra dhe Laci jan ata qe i kan rraf.
Ju nuk edij se ne ne sa lloj lloj kombesive e paskit fut dautin por dauti asht shqipetar I maqedonis un e njof dautin qe nga viti 1979 ..kom qe ne ni burg me te ne vien te austris ka qen nje djal I vendosur I qet edhe total besnik un gjat gjith vjetve deri sa ka ea ne burg ne golem e kom taku disa here ja qen ni njeri I raspektum I krimit edge ni nder kriminelet ma ne raspekt qe ka pas nentoka europiane po edge kan qen tjera kohna un e njof edhe alex ruden efhe shum e shum te nentokes shqiptare qe jetojn ne new york kom bo burg edhe aty edhe be 313 ne sgqiperij deri sa jom extradu per usa. Kan qen gjeneracijone te vjetra por ne ndrrimin e politikes shqiptare nuk po dihet se kush adht na kriminel tani perpara asht dit kush asht qeni e kush I zoti tani politika I ka marr te gjitha ne dor per sa I perjet amerikanve atje drejtesija asht ne zero . Un kom pravu shum burgje te botes ne gjith kontinentet por anerika asht ma e pa dretesij be planet nje I fbi’ per karijer re vet I mshon njerzve te ktyne shteteve siq jon shqiperija kosova maqedonija we popujt e tyne jon jetima nuk ja kush qe I mbron ashtu ja ra viktim edhe Naser Kelmendi..
Dauti kaqen nji shqiptar nga shuipi i fshatin Cer ni verv per ndryshe maja e zez dhe uni jem nga
ai fshat
te gjithe ju qe keni komentuar ketu.doni te dini te verteten per Daut kadriovskin ai pra eshte shqiptare nga nje fshat te maqedonise qe quhet crni vrv.pa dyshim shqipetare qe une personalisht i ja njofe edhe vellezerit e tij.pra ju qe disa ktu komentoni palidhje thash e te thenme te pasakta.
Faleminderit ato qe kan respekt per Dautin. . Un jam djali i Dautit. Ju te tjer të keni pak kujdes ne internet se nuk dihet kush ësht në anën tjeter të ekranit . Dauti ka vdekur por familja esht gjall .
Shum asht kollaj me fol kur Zoteri Dauti ka ndruar Jet
Po nese ai kishte qen i xhall
Akishte pas naj Mashkull qe ikisht thon Zoteri Dautit nersy diqka apo qe Zoteri Dauti asht Sllav se prapshtesa VIC ose Ovski nuk Don te thot diqka!!!
Te keni jeten djali i dautit e kam njoh e kan pas ne qeli ne burgun e barit deri sa e ekstraduan