Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit Universum në Prishtinë.
Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: «Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi» («Serbs out, peacekeepers in, refugees back»).
Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend.
Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.
«Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj», tha Robertson, raporton Koha.net.
Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, zbuloi përpara studentëve se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare.
Robertson zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretarë i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën.
Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend, me miq të shumtë nga e gjithë bota, të përparojë dhe të integrohet në BE dhe NATO.
Vertet…nga syfeti duket si ramush haradinaj…nese nuk ka tallur menderen kuptohet
As behet llaf qe tall bythen.
zaje dnica duhet detyrimisht te anullohet.sa i perket autonomise te komunave me shumice serbe kjo ne qofte se behet ne asnje menyre nuk duhet te kete lidhje me serbine.
interesant ky thote me krenari qe eshhte shqiptar dhe kosovarii thote nga frika e xhamise qe eshte turk.
Qe kur kane filluar genet njerezore qe te pajisen me pasaporte dhe te regjistrohen sipas shtetesise apo kombesise? Mire ata trapat qe e degjojne dhe e besojne, po ky delli Amerikan kaq injorant te jete, apo thjesht tallet bo…let.
Ka harruar te te pyes ty ore i semure mendore te kishte pohuar se ka gene “greke” nuk besoj se do te shkruaje nje shkrim te tille ore trumykur
Po c’fare trumykur thua. Trumykurit i ke te artikulli, qe kane shkuar per lesh te gjithe dhe jane mbledh si nje tufe injorantesh bashke me kryeinjorantin apo mashtruesin, qe ju mban fjalim si ne kopesht.
Po mire mor vella,pse genjen pa pike turpi kur thua qe kosovaret thone qe jane turq??Cfare kafshe je ti?E ke pare Prishtinen si mbushet ne 28 Nentor?Nese ka ndonje debil(qe dhe mund te jete turk,sic ka greker ne Shqiperi).Ju jeni nje group kafshesh qe perpiqeni te ndani shqiptaret.
Nuk do keni sukses sepse nuk en tradhtaret e pare shqiptare.Shqiptaret kane kaluar shume si ju dhe do kalojne plot te tjere!