FOTOT/ Këto janë armët ruse që kërkon Serbia, për të “frikësuar” jo vetëm Kroacinë!

18 Janar 2016, 09:47Rajoni TEMA
FOTOT/ Këto janë armët ruse që kërkon Serbia, për

Në Ballkan është intensifikuar gara e armatimit, ndërsa serbët kanë drejtuar sytë tek Rusia dhe armët e saj.

Serbia dihet që ka lakmuar sistemin raketor S-300 dhe makineri të tjera të rrezikshme, ndërsa kjo mbështetje ruse u pa pas vizitës së zëvendëskryeministrit të Rusisë – njeriut më të besueshëm të presidentit rus, Vladimir Putin – Dmitry Rogozin, i cili ia paraqiti modelin e këtyre armëve kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiqc

Por, S-300 është vetëm ëndërr, sepse Serbia nuk ka para për to, e as për mirëmbajtje e kësaj makinerie, transmeton Telegrafi.

Por, sipas burimeve të ditores Kommersant, Beogradi ka bërë kërkesë Moskës për sistemin PVO (mbrojtje kundërajrore), pasi Kroacia do të merr nga SHBA-të raketat MGM-140 ATACMS, që mund të shkatërrojnë objektivat në 300 kilometra largësi.

Kërkesa serbe tashmë ka shkuar, ndërsa një komision i dy shteteve për teknikë ushtarake do ta analizojë këtë deri në fund të janarit.

Sipas burimeve, Serbia është e interesuar për sistemet mesatare PVO – TOR dhe BUK.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë po kërkon edhe disa aeroplanë MiG 29.

Ushtria serbe momentalisht ka 10 MiG 29, 11 MiG 21, si dhe dhjetëra aeroplanë vendorë Soko J-22 Orao.

Burimet e ditores ruse thonë se nëse merren vesh palët për sistemin PVO dhe aeroplanët, ato do të dorëzohen nga resurset ekzistuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, me modernizimet shtesë.

“Kjo do të jetë më e shpejta e më e lira dhe do të mundësojë ruajtjen e balancës së forcave në Ballkan”, shkruan gazeta rus.

5 komente në “FOTOT/ Këto janë armët ruse që kërkon Serbia, për të “frikësuar” jo vetëm Kroacinë!”

  1. I zhgenjyer nga censurimi says:

    E kujt po i rruhet se cfare bejne Serbet??? Ndoshta vetem disa filo-sllaveve qe punojne tek Gazeta Tema dhe qe bejne cdo dite propagande Ruso-sllave. Ne nuk trembemi.,sepse i nxjerrim SALIUN QE I SHKATERRON TE GJITHE…

  2. kd says:

    Ti fusin ne b….se nuk na rruhet shume edhe ne Luften e Pare Botrore gjithe ate armatim kishte po lane kockat Alpeve Shwiptare si shkerdhata u bene per gjynah

  3. Lëmi Llukës says:

    Llafazanët tanë , tip Sali Berisha , I njohin mirë luftrat botërore dhe popujt e Botës ( ? ) .
    Me klubin e gjahatarëve e marr Shqipërinë , thoshte armiku ynë Millosheviç !
    Dhe , komentatorët tanë pordhacë , ngopen me lugën bosh -flasin përçart !

  4. ageli says:

    Arme skemi,se i vodhen,i shiten e i prishen,por te pakten paztroni bunkeret se mos na duhen perseri si ne 99 ne luften e kosoves,kur filluan te pastohesjin gjith bunkeret buz kufirit me kosoven.

  5. BENI says:

    Armatosja e Serbise eshte pjese e planit Rus per te dominuar ne Ballkan dhe per te mos lejuar influencen e NATOs,Stategjite serbe jane per tu admiruar pasi nga njera ane ben presion me karten e Kosoves per tu futur ne BE, dhe natyrisht per te perfituar prej saj, ndersa nga ana tjeter kerkon mbeshtetje ushtrake ruse er te qene superfuqi ne ballkan dhe per te qene e pergatitur neser…per te rimar teritoret e humbura.Shqiperia ka patur nje numur te konsiderueshem avionesh dhe te gjithe po i shkateron, kishte dhe 10 mig 21 me pjese kembimi dhe motor te ardhur nga ish gjermania lindore por dhe ato i shkateroj, pra ne vetem shkaterrojme, na ka mbetur mendja NATO…NATO…NATO, po vete ne nuk kemi asnje detyrim per vendin tone, vdo gje do na i zgjidhin komshijte…..po neser kur NATO te shperbehet kush do te na mbroj……., ne nuk kemi strategji,synime, objektiva, nuk vleresojme si duhet mjedisin e sigurise dhe pritshmerite e saj thjesht qeverite kane menduar si te pasurohen vete dhe jo si te krijojme kushte per mireqenje.Po mire more politikane te zgjuar po 28 vendet e NATOs pse armatosen, zhvillojne , teknologji, marin armatime, sisteme , pajisje dhe ato jane pjse e rendesishme e NATOs.Nuk ka turp me te madh per nje vend qe kur i kerkohen te deklaroj kapacitetet operacionale nuk di se cfare te deklaroj se dhe cifte nuk kemi….atehere pse quhet force e armatosur ushtria jone qe eshte e mbushur me te paafte profesionalisht, me zero nga vlerat civile , me zero me xhufke nga armatimi……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje