Albin Kurti: Më të bashkuara janë vendet e BE, se Kosova me Shqipërinë

24 Janar 2016, 10:30Rajoni TEMA

Ish-kreu i VV, Albin Kurti thotë më të bashkuar janë vendet e BE-së, sesa Kosova me Shqipërinë. Kurti tha se Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë në situatën që ka përfshirë Kosovën, pasi është i vetmi vend që e ka këtë të drejtë.

“Unë mendoj se problemi nuk është që Tirana po ndërhyn, problemi është që Tirana nuk po ndërhyn”,thotë ai.

Kurti deklaron se Serbisë i lejohet të ndërhyjë në Kosovë dhe Shqipërisë jo.

“Do të duhej që Tirana të ndërhyjë dhe është shumë e padrejtë nga ana e kryeministrit të Kosovës, kur dihet që në Kosovë nuk mbeti kush pa ndërhyrë, tani ti, t’i bësh rezistencë nga Shqipëria. Madje nëse ka dikush të drejtë që të ndërhyjë është pikërisht Tirana. Dhe ky pikërisht instancës që ka të drejtë të ndërhyjë i kundërvihet, ndërkohë që ndërhyrjeve të Serbisë nuk i thotë asgjë.

Ai na ka quajtur edhe ne kriminelë, por Vuçiçin e Daçiçin nuk i quan kurrë kriminelë, ndonëse janë përgjegjës për planifikimin e gjenocidit në vitet 1998-1999. Pra e ka gjuhën pakrahësimisht më të ashpër ndaj VV sesa ndaj Beogradit dhe rrjedhimisht e ka edhe reagimin shumë të ashpër ndaj Tiranës sesa ndaj Beogradit”, tha Kurti për Ora News.

Ai shprehet se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë përmbajtje, por vetëm ceremoni.

“Tirana po organizon takime ceremoniale, mbledhje formale me qeverinë e Kosovës, shkëmben vizita po nuk ka shumë përmbajtje, nuk ka shumë substancë. Shumë më të bashkuara janë vendet e BE sesa Kosova me Shqipërinë. Vendet e BE e kanë bankën e përbashkët qendrore, e kanë tregun e përbashkët, e kanë valutën e përbashkët.

Ne këto nuk i kemi me Shqipërinë. Pra Shqipëria dhe Kosova janë shumë më të ndara sesa shtetet e veçanta në kuadër të BE. Ne duhet të krijojmë mekanizma të përbashkëta Kosovë-Serbi. Jo vetëm nënshkruajnë marrëveshje, ceremoniale. Nuk është vetëm mundësi, por edhe obligim”, thekson më tej.

Kurti dha alarmin se në Ballkan do të ketë furtuna të reja pasi ka nisur një garë armatimi mes Serbisë dhe Kroacisë. Ai tha se problemi në Ballkan janë Serbia dhe Rusia.

Jam shumë optimist që do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare ku ne do të dalim subjekti i parë. Por, unë tërheq vëmendjen se zhvillimet në Ballkan të përcillen me shumë vëmendje se ka nisur një garë në armatim midis Serbisë dhe Kroacisë. Unë mendoj se nëse vazhdojnë kështu zhvillimet politike në Ballkan, ku ne nuk hyjmë në BE, ku Serbia lejohet të koketojë edhe me Moskën edhe të integrohet në BE.

Ne do të mund të kemi furtuna të reja dhe nuk duhet të jemi të papërgatitur sic ishim në vitin 89-90-91 dhe mbase siç ishim në vitet 98-99. Shqiptarët edhe më së shumti kanë vuajtur në Jugosllavi, mirëpo kanë luftuar të fundit. Unë mendoj se problemi i Ballkanit më tutje janë Serbia dhe Rusia”, shton.

29 komente në “Albin Kurti: Më të bashkuara janë vendet e BE, se Kosova me Shqipërinë”

  1. e verteta says:

    Shume e vertete.Asnjehere skemi qene bashke ose per me teper tani ku Isa Mustafa e shpreh hapur urrejtjen jo me pakenaqsine ndaj Shqiperise.Po Keshtu dhe Ibrahim Rugova.
    Qysh nga pushtimi Otoman nuk ka pasur kurre nje lidhje te ngushte perbec asaj gjuhesore me Kosovaret. Kultura, traditat dhe mentaliteti i Kosovarit bnuk ka asnje gje te perbashket me Shqiptarin e Shqiperise. Kjo ndasi dhe ftohje eshte me e theksuar me pushtetin e Sali Berishes apo Bashes me vone. Kosovaret nuk pajtohen kurre me fene e te krishtereve shqiptare dhe si pasoje nuk mund te krijojne kurre ate unitet kombetar me shqiptaret per kete arsye.

    Si kosovaret apo shqipfolesit e maqedinise nuk kane dashur kurre bashkim pavaresisht nga ndonje genjeshter nacionaliste.

    1. marion says:

      Nuk eshte bashkimi i Shqiperise me Kosoven shpetimi yne!
      E kunderta eshte me e mire:Cdo shtet me vehte ta zhvilloje politiken,ekonomine etj ashtu sic di dhe do vete!
      Dy vellezer te VARFER kurre nuk duhet te bashkohen se shtojne VARFERINE!
      Per 100 vjet Shqiperia dhe Kosova kemi patur rruge te ndryshme zhvillimi!
      Kosova ka qene e pushtuar gjithmone nga Jugosllavet,ndersa Shqiperia ka qene shtet i pavarur!
      Ate qe beri Shqiperia me LUFTEN NACIONAL-CLITIMTARE,nuk e bete ju,perkundrazi,Kosova krijoi DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!
      Ju e bete Rugoven TRADHETAR, presidenr,bile edhe Berishen Tradhetar e bete HERO!
      Jo kurre nuk duhet te bashkohemi!
      Dashuria e jone per njeri tjetrin si ish vellezer eshte aq FALLCO sa edhe dashuria e nenes qe ka hedhur femijen e vet ne plehra dhe pas 30 vjetesh,kur e sheh veten VETEM,e kerkon femijen per interes!
      VELLAZERI-VELLAZERI,qesja te veje e te vije!

      1. bekimi says:

        ‘e verteta’ e greko-sllaveve’… Shqiptaret e dine te verteten Bashkimin ne shtetin e tyre

      2. bekimi says:

        ‘Marion-is’… Shqiptaret e dine e dine mire cfare dunet te bejne per BASHKIMIN E TYRE KOMBETAR—asgje me pak as me shume se kombet tjera, mos u ‘merakosni’,,,, punet jane mire por Zotri Kurti eshte me i avancuar se politika e dites .kjo ben vec mire kombit!

  2. spartaku says:

    I pari qe eshte shitur te Beogradi eshte RAMUSH HARADINAJ,njeri armik i popullit kosvar.Ai ne bashkpunim me kriminelin e shqiperise Sali Berishen,po shesin interesat e te dy vendeve te Serbija. Nqs vjen ne pushtet opozita e sotem e kosoves,do te kete shperberje te kosoves. Ajo do te kaloi perseri nen proktektoratin e Serbise.Qeveria e soteme ndoshta nuk eshte aq e mire por eshte e ligjeshme.Marreveshjet qe jane bere me Serbin,jane bere me ndermjetesin e Brukselit,dhe jane ne te miren e Kosoves.

    1. e vetrteta says:

      si more spartak,marreveshja per krijimin e republikave serbe brenda per brenda kosoves qoka e mire….”kjo qeveria nuk eshte dhe aq e keqe.se isa Mustafa nuk eshte kelysh i serbise po Haradinaj eshte”…po Thacin, e ke hero, mo…..mendja e shkrete, ose ngeli politika te te shkolluarit te Kristali apo plepat.

      1. Nik says:

        Me shume te shkon “genjeshtra, mashtrimi”
        Shqiperia dhe Kosova do te bashkohen edhe per inat te tradhetareve dhe antishqiptareve!
        Nik

  3. dardania says:

    Per te gjitha veretjet qe shtronAlbin Kurti, i cili eshte nje intelektual i mirfillte ne politiken e Kosoves ,jane shume te drejta . Mendoj se Europa si gjithmon jo qe vetem nuk na ka perfillur ,por i ka bere gjemen Shqiperise duke na percare . Per hire te vertetes ,si Shqiperia dhe Kosova me politiken e tyre per zhvillimin e vendit, duhet te tregonin veten se ne jemi nje popull ,qe punojme per te miren e vendit , nuk duhet te beheshim emer i keq ne Europe ,qe shqipetaret nga te dyja krahet ,nuk dine te ndertojne shtet . Ne me zullumqaret e ndyre qe kapen qeverine
    Jemi bere Shteti me problematik ne te gjithe ballkanin
    Europes ne i dhame nje arme te forte ne dore per te na treguar kush jane Shqipetaret . Shqipetaret jane ne syte e Europes si dhe te Amerikes ,te korruptuar ,pa kulture ,hajdute, vrases ,trafikante . Nje KOLUMBI E DYTE . Serbia ferkon duart nga gezimi per kete popull per kete qeveri te degjeneruar .
    DERISA SHQIPETARET TE NDERGJEGJESOHEN NE PUNEN E TYRE NE JETEN E TYRE ,NE DO TE SHIKOHEMI NGA NDERKOMBETARET SI DELJA E ZEZE E BALLKANIT .

  4. naky says:

    Jam kundra bashkimit. Nese do ndodh do jete fatjeqesi. Nje 10 vjecar do puthemi e do puthemi,pasraj do urrehemi e do urrehemi dhe …lufte e pergjakeshme per pushtet. Ne jemi shqiptaret e pandreqshem.

  5. mohikani says:

    NO EAST NO WEST ALBANIAN WAY IS THE BEST
    EAGLES OF ALL LANDS UNITE

  6. Iliret says:

    I MADHI FISHTA KA THENE : SA MUND TE MBLEDHES NJE THES ME PLESHTA ,AQ MUND TE BASHKOSH DY SHQIPETARE .
    KARKTERISTIKA E SHQIPETAREVE ,SOT QE JETOJ NE EUROPE ,BEJ DALLIMIN MIDIS TYRE DHE NESH .ESHTE SHUME I MADH ,JEMI POPULL PRIMITIV , INTOLERANT , DHE GJUHEN E PERBASHKET NUK E GJEJME KURRE ,
    SPIUNE , DASHAKEQES ,NUK I DUAM TE MIREN VLLAUT,APO SHOKUT . MENDOJME VETEM PERVETE ,ZULLUMQAR ,RRENACAK ,NASHTRUES . KRIMINEL , TE VRASN PER HIC GJE .
    NE JEMII LLUMI I BALLKANIT , KUR JE NE SHQIPERI ,NUK E KUOTON SE KUSH JEMI ,POR SAPO DEL NE EUROPE DUKEN SHQIPETATET POPULLI ME HAJVAN ,PA KULTURE .

    1. Nik says:

      E ka thene Konica jo Fishta ate shprehje!
      Bashkimi i Shqiptareve eshte i pashmangshem!

    2. Cimi says:

      Dhe ti je nga at a qe ketu Na Hiqesh atdhetar I madh me pseudo iliri po ne te vertete je nga at a tipa qe tere jeten mondohesh te mohosh prejardhjen dhe kur te pyesin nga je thua jam o grek o Italian . Funderrina si Ty Ja japin emrin e keq ketij vendi

  7. Tony uk says:

    Na jepni Rexhep Qosen ta bejme president ne shqiperi,ju te tjereve sjam shume i sigurte ne duhet te bashkohemi?!?!?!

  8. Rako Ferra says:

    Ka te drejte kur flet per zhdervjelltesine e politikes serbe e cila duke luajtur ne menyre te perkryere ne fushen e politikes se jashteme do integrohet ne BE duke luajtur ne te dyja krahet.
    Shqiptaret jane naiv dhe politika e tyre e jashteme eshte e paekzistuesheme
    Nuk ndertojne nje politike dhe strategji te perbashket te politekes se jashteme qe duhet ti sherbeje interesave te shqiptareve ne rajon por kane halle se po te kundershtojne dicka e cila vjen perballe interesave te shqiptareve e ofruare nga Brukseli pro serb kane frike se do prishen me Brukselin keshtu qe neneshkruajne cdo gje qe u serviret nga ai!!Shuplaka me e forte qe do ndjejne shqiptaret eshte kur Serbia do behet pjese e e BE dhe ironike eshte se kjo do vi me ndihmen e Shqiptareve(marreveshjet me Kosoven)
    Mefshtesia e politikes se jashteme shqiptare dhe politika e te mbajturit me paterica duke kerkuare gjithmone tutor apo paternializem pa mundur te eci me kembet e vete do te coje ne kete perfundim
    Kur serbia te behet pjestare e BE dhe do te shikojne se sa negative do tejete per interesat shqiptare ky zhvillim politik politika shqiptare do ngelet me gisht ne goje dhe do te jete shume vone per te reaguare
    Tashme eshte momenti i pershtatshem per te penguare cdo integrim te Serbise ne BE para shqiperise dhe celsi eshte KOSOVAdhe lugina e Presheves
    Dhe strategjia dhe qellimi i pare i nje politike te perbashket mbareshqiptare eshte qe Tirana te futet ne BE njekohesishte me Beogradin
    Ne qofte se kjo nuk pranohet nga BRUKSELI PROSERB atehere atehere te pengohet me cdo kusht integrimi i serbise duke vene kushte ne dialogun qe gjoja kerkon Brukseli ndermjet Prishtines Dhe Beogradit por njekohesishte te nxitet faktori shqiptare ne Presheve per kerkim te drejtave njerezore ashtu sic ben pala serbe ne Mitrovice
    Kjo gje do do te pengoje Brukselin pro serb qe nxitohet te hapi portat per serbine pasi do te shikoje se ne Serbi ka akoma probleme te rendesishme per tu zgjidhur para integrimitPra me cdo menyre vonimi i integrimit te Serbise ne BE para Tiranes dhe celsi ndodhet ne duarte e politikaneve kosovare

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    O Albin
    Kush do te vije nga Tirana
    Spartaku ketu lart
    Apo Tony UK
    Me fosilen
    Bej opoziten vete shiko shqipetaret e maqedonise,malit zi se per ketu
    MOS te mbaje mendja
    Ti kesh miq te prishin pune
    Ti kesh armiq….

    1. Tony uk says:

      He kopili nga ferra sa tu desh sot qe te shkruash pa gabime???Nuk kemi ndermend te shohim kriminelin e vucidolsit perjete ne pushtet,prandaj sjam i sigurte per bashkimin!!!

  10. Babai i vertete i Dardanit says:

    Spiun i serbit

  11. QYTETAR says:

    Europa kurve me ne krye Brukselin ,tashme e njeh qe Kosova nuk ka politikan te forte ,prandaj luan me te gjithmon ne krah te Serbise . Mustafa si nje kryeminister pa personalitet ,nenshkruan cdo gje qe ata i servirin . Kosova ka nevoje per njerez te zgjuar dhe trima ,qe mos te dridhen para Europes karakurve .
    Politika e europes ka qene hjithmkn me tefutme shqiperise , ata na konsiderojne si njerez kotj ,komb koti .
    Mustafa duhet te largohet para se te shkataroj Kosoven .
    .

  12. evgjitngrenesi says:

    te lumte albin. je shqiptar i vertete. bashkimi kombetar do te ndodhe pasi te kete ndryshuar situata dhe kultura politike ne shqiperi. partite e sotme sorrosiste shqiptare ,jo vetem qe nuk punojne per bashimin kombetar,por tentojne te copetojne edhe kete shqiperi qe kemi. faj ka edhe populli qe voton keta hajdute antishqiptare. vv-ja duhet te shtrihet edhe ne shqiperi qe te perhapet fryma kombetare dhe te c’kozmopiltizohen shqiptaret e corroditur. nevojitet nje kombetarizim i skenes politike shqiptare, dhe kete kerkohet permbysja e skenes aktuale politike. keto 25 vjet jane nje deshtim i plote i polkitikes bythlepirese shqiptare.
    kemi nevoje per nje albin. jam i sigurte qe nese vv-ja do te garonte ne shqiperi,do te dilte partia e pare. te gjitheve u ka ardhur ne maje te hundes me pd-ps-lsi. duhen zhdukur o popull se po ju shtypin te gjithe me kembe. duhet kryengritje kombetare dhe avni rustem

  13. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Shteti dhe pushteti i Kosovës e ka detyrim kombwtar, shoqëror dhe politik që, për të ndërmarrë veprime me rëndësi të dorës së parë, përndryshe të karakterit strategjik, në aspektin politik, ushtarak, diplomatik, arsimor dhe ekonomik, të bashkërendojë me Shqipërinë dhe me eshtabilmentet politike, shtetërore e pushtetërore shqiptare, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovën Lindore në Serbi e, ndërsjellas. Ka 25 vjet që “njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit”, ngase nuk u zhvillua Kongresi Kombëtar Gjithshqiptar, i cili do të përcaktonte Platformën Kombëtare, Shoqërore dhe Politike; Strategjine Afatshkurtër, Afatmesme dhe Afatgjatë; Programin Minimal, Optimal dhe Maksimal të Kombit Shqiptar, domethënë vijat e bardha, shkelja e të cilave nga kushdoqoftë do të përbënte krim kombëtar. Se nuk ndodhi një gjë e tillë, andaj, nga amebat politike e shoqërore deri te makutërit, djajtë, hienat,, vemjet, hajdutët, spiunët, pra, kriminelët e cdo lloji e kategorie, po e dobësojnë atdheun, po e zvetënojnë frymën kombëtare, atdhedashurinë, përkushtimin, pse jo, edhe qenien tonë kombëtare në të gjitha trojet etnike shqptare në Ballkan dhe në diasporë, fatkeqësisht.

  14. arben says:

    Albin, ta fiksosh mire se ne Shqiptaret nuk duam te jemi bashke me ju Kosovaret. Ka 100 vjet ndarje dhe ju jeni shume te myslimanizuar. Ju jeni me prane lindjes se Perendimit. Shqiptaret e Shqiperise duan vetem perendimin. Me ju na lidh vetem gjuha dhe asgje tjeter. Imazhin e keq ne Shqiptaret si vend Myslyman e kemi marre nga ju. NUK JU DUAM

  15. Kosova says:

    Nuk ka bashkim se nuk ka kultur nuk ka dije nuk ka civilizim….ne kemi hajnin idealizmin tone… Albin mos u lodhe se do zhgenjehesh

  16. Lelegu says:

    Cfare komenuesish idiote. Kosova dhe Shqiperia duhet patjeter te bashkojne ekonomite se vetem keshtu behen konkurrues ne rajon.

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    @ ne radhe te pare s’ jam kopil
    Se s’ kam pase nene nafijen ( qs zbor as aksione as parti)
    Se dyti une shkruaj si me do qejfi
    Se treti un nuk e dua vicidolsin per dy arsye
    Se te gjithe ju proletareve qiraxhinjve te enverit
    Ju beri pronare ju fali shtepite tokat e ish pronareve
    Shkaterroi shtresen e te persekutuarve
    dhe ish pronareve
    Tony UK jeni ju pasardhesit e baballareve
    Qe po e mbani kete vend peng
    Ja ti psh.megjithese thua se jeton jashte
    Ke akoma mendesine e njeriut te Ri.

  18. Kellira says:

    Ne Shqiperi Kombi eshte perpara fesë; ne Kosove tendenca eshte Feja perpara Kombit.
    Si e pret bashkimin nje perfaqesues i padeklaruar i islamit politik?!

  19. Urrani burra kunder bashkimit kombetare. Bashkimi do te ndodhe deshtem, s`deshtem. Rrofte bashkimi kombetare, rrofte Shqiperia etnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje